Në kërkim të gjurmëve të humbura ilire
2 posters
Faqja 1 e 1
Në kërkim të gjurmëve të humbura ilire
Gjurmët e humbura të arkitekturës greko-ilire për shkak të rindërtimit në kohën e Mesjetës, në periudhën veneciane dhe turke, kërkon t’i zbulojë pikërisht në Shkodër profesori polak i arkeologjisë, Piotr Dyzcek, i cili mbërriti në Shqipëri në fund të vitit të kaluar për të prezantuar projektin e tij të gërmimeve. E pikërisht dje Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka miratuar, mes shumë projekteve për gërmimet arkeologjike që do të bëhen gjatë këtij viti, edhe projektin e gërmimeve për herë të parë në qytetin e Shkodrës, iniciuar në fakt nga Qendra e Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga profesor Dyzcek. Gërmimet e këtij Universiteti për të zbuluar gjurmët “e humbura” ilire kanë nisur që në vitin 2000, por në Malin e Zi e pikërisht në zonën e Risan-it. Në 10 vjet gërmime stafi i profesorit polak ka zbuluar në këtë zonë një thesar me 4600 monedha ilire e nisur nga ky fakt, por dhe nga fakti që Risani ka qenë kryeqendra e mbretëreshës Teutë, ai konkludoi në përfundimin se vendi ku duheshin vazhduar gërmimet për gjetjen e gjurmëve ilire e të mbretërimit të Teutës është pikërisht qyteti i Shkodrës. Gërmimet në Shkodër do të fillojnë më 1 maj e do të zgjasin përgjatë gjithë muajit. “Gërmimet tona do të përqendrohen rreth kalasë së Rozafës, për të qenë më specifik në rrëzë të kalasë së Rozafës. Por për qendrën e gërmimeve ne do të përdorim metodat teknologjike” - pat shpjeguar projektin e tij profesor Dyzcek për gazetën MAPO. Ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në mbledhjen e tij të djeshme në MTKRS ka miratuar projektet shkencore të gërmimit të planifikuara për t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik për vitin 2011, ku si projekt të ri ka përfshirë pikërisht atë të Universitetit të Varshavës. Një pjesë e mirë e projekteve, që janë në fakt vazhdimësi, do të zbatohen në një bashkëpunim dypalësh ndërmjet Institutit Arkeologjik, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve të huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, greke, amerikane dhe italiane, grupe të cilët janë shpërndarë ndërkohë në gjithë Shqipërinë, që nga Apolonia, Finiqi, Butrnti etj.
Shkodra si një nga qendrat më të rëndësishme ilire
“Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme të ilirëve. Dhe pavarësisht kësaj të dhëne, në Shkodër nuk janë bërë gërmime për periudhën ilire. Nëse atje janë bërë gërmime sporadike, ato i kanë përkitur periudhës romake të vonë. Ne shpresojmë që në këtë zonë të zbulojmë qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teutë. Janë vetëm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për kohën që udhëhoqi, ajo rivalizoi Perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Nga gërmimet tona kemi bindjen se ilirët kanë jetuar shumë mirë dhe nuk ka diferencë me Romën për nga niveli i jetesës. Deri para pak kohësh ka mbizotëruar mendimi se ilirët kanë qenë primitivë dhe kanë qenë grekët ata që u kanë imponuar kulturën e tyre, por unë mund të them se ilirët kanë qenë po aq të zhvilluar.”- pat deklaruar në intervistën e tij për MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe të Universitetit të Varshavës për gërmimet në qytetin e Shkodrës. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmët e “humbura” të ilirëve mund të gjenden në rrethinat e Shkodrës, është bazuar në vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh të tij jo vetëm në biblioteka të ndryshme por dhe gjatë gërmimeve në terren. Teza e tij tashmë është bërë e njohur edhe në vendet e tjera të rajonit, të cilat sigurisht që nuk kanë qenë aspak entuziaste. Profesori i pyetur para disa muajve rreth projektit të tij, në fakt e ceku fare pak këtë temë. “Kjo nuk është një çështje politike, kjo ka të bëjë me historinë. Megjithatë, mund të them që ka patur xhelozi diku më shumë e diku më pak për këtë iniciativë.”- u shpreh ai duke anashkaluar debatin rajonal e duke u përqendruar në gjetjen e fakteve konkrete për të mbrojtur tezën e tij mbi qytetërimin ilir.
Gjithsesi, rezultatet e këtij projekti do të prezantohen në konferenca ndërkombëtare e botime shkencore, ku sigurisht vendin kryesor do e zënë botimet në revistat e dy qendrave respektive bashkëpunuese; Revista Iliria e Institutit Arkeologjik dhe buletinet Novensia dhe Archeologia të Qendrës së Studimeve për Europën Juglindore në antikitet, pranë Universitetit të Varshavës. Do të parashikohet gjithashtu edhe realizimi i një ekspozite mbi Shkodrën dhe Mbretërinë ilire, që di t’i paraprijë gërmimeve shqiptaro-polake.
Bashkëpunim ndërinstitucional
Përveç projekteve në fjalë, që janë vazhdim i atyre të realizuara gjatë vitit 2010, këtë vit do të fillojë edhe një projekt i ri, që është emërtuar “SHKODRA”, që do të realizohet në sajë të një bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Arkeologjisë, i përfaqësuar nga dr. Saimir Shpuza, dhe Qendra e Studimeve Antike për Europën Juglindore - Universiteti i Varshavës, i përfaqësuar nga prof. Piotr Dyczek. Duke vlerësuar rëndësinë e madhe historike që kanë zbulimet që pretendohet të bëhen në këtë zonë të Shkodrës, në përcaktimin ndërmjet të tjerave për herë të parë të topografisë antike të një prej qyteteve tona më të rëndësishme, ky projekt shënon edhe një bashkëpunim shumë të gjerë ndërinstitucional, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Shqipërisë, Ministria Polake e Shkencës, Bashkia Shkodër, Instituti i Monumenteve të Kulturës, MTKRS, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Parku Arkeologjik janë përfshirë në këtë projekt madhor.
Gërmimet për një afat 5-vjeçar
Brenda këtij projekti, të programuar për 5 vjet (me fushata që do të zgjasin nga 4 deri në 6 javë në vit), autorët planifikojmë të kuptojmë topografinë e qytetit si dhe të përcaktojmë linjën e murit fortifikues të qytetit të poshtëm, pra atë që në gjuhën e përditshme është Muri që rrethon Kalanë e Rozafës. Projekti synon të identifikojë lagjet kryesore të qytetit, agorasë/forumit, sanktuarëve dhe portit. Gjithashtu, nga gërmimi dhe gjetjet do të arrihet të realizohet një kronologji urbane për qytetin e Shkodrës, nga fazat më të hershme deri në ato më të vonat. Objektivi kryesor i projektit është ndërmarrja e 5 fushatave arkeologjike në qytetin e Shkodrës. Qëllimi është që të përfitohen informacione të rëndësishme përsa i takon shtrirjes dhe arkitekturës së qytetit. Në kuadër të këtij programi do të kryhen survejime gjeofizike, gërmime, si dhe studim dhe publikim i të gjitha gjetjeve.
Ekspeditat në të gjithë Shqipërinë
PERIUDHA PREHISTORIKE
Kallamas/Korçë, 1-30 gusht (Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Parisit)
Gërmimet në Kallamas kanë si qëllim realizimin e dy objektivave kryesorë që konsistojnë në klasifikimin, studimin dhe regjistrimin e materialeve nga vendbanimi i Kallamasit.
Maligrad, 1-30 korrik (Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti i Marrëdhënieve Kulturore Ndërballkanike i Athinës)
Fushata e këtij viti ka për qëllim organizimin e gërmimeve në suprinën e ishullit, për të sqaruar karakterin e rrënojave.
Vashtëmi (Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Cincinatit)
Për kërkimet e këtij viti është planifikuar zhvillimi i gërmimeve në dy sektorë në vendbanimin e Neolitit të Hershëm të Vashtëmisë.
PERIUDHA E ANTIKITETIT
Lezhë, 10 gusht-30 shtator (Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti Arkeologjik Gjerman i Berlinit)
Do të synohet në vazhdimin e gërmimeve arkeologjike në lagjen romake në Sek. B jashtë mureve rrethuese, pranë ndërtimit termal.
Apolonia, 1-10 shtator (Instituti Arkeologjisë dhe Universiteti Lyon II, Francë)
Gërmimet do të kryen në sektorin G të banesave romake dhe në agoranë e qytetit antik të Apolonisë.
Teatri i Apolonisë, 15 shtator-30 tetor (Instituti i Arkeologjisë dhe Shkolla gjermane e Romës)
Fushata e gërmimeve të teatrit në Apoloni 2011 do të synojë në hapjen e plotë të orkestrës, në mënyrë që ajo mund të bëhet e vizitueshme edhe për turistët.
Hadrianopol, 1-30 gusht (Instituti Arkeologjik dhe Universiteti Macerata në Itali)
Do të vazhdojnë gërmimet në teatrin e Sofratikës, të zbuluar shumë vite më parë, si dhe do të ndiqet zbulimi i nekropolit romak që shtrihet në fshatin Sofratikë, 600 m larg Hadrianopolit.
Finiqi, 1-30 shtator (Instituti i Arkeologjisë dhe Departamenti i Antikitetit i Universitetit të Bolonjës, Itali)
Gërmimet e vitit 2011 në qytetin antik të Foinikes do të jenë vazhdim i kërkimeve të përbashkëta dhjetëvjeçare shqiptaro-italiane të ndërmarra në këtë qendër.
Antigonea, 15 maj-15 qershor (Instituti i Arkeologjisë)
Do të vazhdojë gërmimi në portikun e qytetit, për të krijuar lidhjen e tij me qendrën e qytetit antik, duke e kthyer atë në një monument të vizitueshëm.
Dimali, 10 korrik-10 gush (Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Këlnit, Gjermani)
Një aspekt i fushatës së këtij viti në qytetin antik të Dimalit do të jetë gjurmimi intensiv në dy site në qytetin e poshtëm, njëri në lindje të akropolit dhe tjetri në jug të agorasë, me përmasa 30 x 30 m.
Periudha e Antikitetit të vonë dhe Mesjetë
Butrint, qershor-korrik (Instituti i Arkeologjisë, Fondacioni Butrinti dhe Parku Butrinti)
Ky projekt do të synojë në: Vazhdimin e gërmimeve në Forumin e Butrintit, Survejim mbi vendbanimet e periudhës Veneciane dhe Otomane dhe studimi i gjetjeve të dala nga gërmimet.
Monumenti i 40 Shenjtorëve, Sarandë, 1-31 gush (Instituti i Arkeologjisë)
Gërmimet do të përqendrohen në dy drejtime kryesore: në gërmimet e ambienteve jashtë kishës, gërmime në pjesën perëndimore të kishës, pjesa e jashtme e sterna 5 dhe 6, shkallarja veriore dhe jugore dhe në dokumentimin grafik dhe përpunimin e materialit arkeologjik.
Bylis, 1-31 maj (Instituti i Arkeologjisë dhe Shkolla Franceze e Athinës)
Do të kryhen punime gërmimi dhe konsolidimi në Kompleksin Peshkopal, Monumentin e Terencianit dhe në Sektorin B të banesave.
Grazhdani, Dibër 1-30 shtator (Instituti i Arkeologjisë)
Ekspedita në kalanë e Grazhdanit do të përqendrohet në: kullën juglindore, murin jugor, pjesën jugperëndimore të murit rrethues dhe në varrezën që shtrihet brenda dhe jashtë mureve të kalasë.
Lezhë (Instituti i Arkeologjisë dhe Shkolla franceze e Romës)
Vëmendja do të përqendrohet në materialin e varrezës mesjetare të qytetit, studim i materialit të gërmuar dhe përfundimi i gërmimit të strukturës baptismale të kishës extra-muros.
Koman, korrik-gusht, (Instituti i Arkeologjisë dhe Shkolla Franceze e Romës)
Do të synohet në përcaktimin e funksionit dhe natyrës së ndërtesave, zbulimi i ndërtesave me funksion domestik dhe artizanal.
Elbasan, (Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës)
Do të vazhdojë gërmimi në Lagjen romako-bizantine jashtë mureve të Castrumit, që do të përqendrohet te bazilika paleokristiane.
Harta Arkeologjike Nënujore e Bregdetit Shqiptar (Dr. Adrian Anastasi)
Do të kryhet jo vetëm studimi i detajuar i materialit arkeologjik. Është kryer skedimi dhe studimi i gjithë materialit arkeologjik nënujor nga gjetjet e rastësishme të peshkatarëve apo zhytësve amatorë dhe të sjella në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Re: Në kërkim të gjurmëve të humbura ilire
Sa here mallkoj veten.
Pse Iliret s'lane nje shkronje pas,qe gjithkush abuzon-keqperdor mbi ate kulture.
Aleks tema eshte serioze,edhe nqs ke per te thene dicka thuaje,edhe vleresoje.

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Similar topics
» Si të gjejmë objektet e humbura?
» Iluzionet e humbura te Almes
» Qytetrimet e humbura! [Foto]
» Perënditë ilire
» Fiset ilire
» Iluzionet e humbura te Almes
» Qytetrimet e humbura! [Foto]
» Perënditë ilire
» Fiset ilire
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi