Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

3 posters

Shko poshtë

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik Empty Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Mesazh nga WebMaster Fri 4 Mar 2011 - 7:00

Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore ka miratuar grupin e punës për hartimin e dosjes. Muzikologu Vaso Tole, njëkohësisht kryetar i grupit, shprehet se eposi do të kandidojë në listën e trashëgimive të rrezikuara. Dosja duhet të përfundojë në mars të vitit 2012.

Nga sot, një grup pune do të nisë punën për hartimin e dosjes së “Eposit të Kreshnikëve” për në UNESCO. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore. Dosja parashikon kandidimin e eposit në listën e trashëgimeve të rrezikuara. Sipas muzikologut Vaso Tole, kryetar i grupit të punës që përbëhet nga studiuesit Zymer Neziri nga Kosova, Shaban Sinani, Agron Xhangolli, Gjovalin Shkurtaj, Olsi Lafe dhe Esat Ruka, globalizimi dhe faktorët ekonomikë rrezikojnë zhdukjen e këtij eposi, veçanërisht në trevat shqiptare, ku lahutarët nuk numërohen më shumë se dhjetë të tillë. Lahuta, si instrumenti thelbësor i muzikës së eposit, gjithnjë e më shumë po del nga qarkullimi. Grupi i punës brenda një viti do të hartojë një dosje që sipas Toles nuk do të jetë thjeshtë teknike. Në të do të parashikohen masat që duhen marrë për mbrojtjen e kësaj trashëgimie origjinale shqiptare, do të parashikohen mundësitë e popullarizimit të eposit për masën e gjerë të popullsisë e po ashtu, realizimin e një sërë aktivitetesh që do ta sjellin më afër këtë trashëgimi shpirtërore jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë të huaj.

Afati i fundit është marsi i vitit 2012, por Tole shprehet optimist për marrjen në konsideratë nga UNESCO të kërkesës së tyre. Në fakt, kjo shënon të dytën përpjekje për hartimin e një dosjeje, përmes së cilës do t’i propozohej UNESCO-s marrja në mbrojtje e “Eposit të Kreshnikëve”. Një hap i tillë u nis që në vitin 2010, ku një grup i përbashkët pune me studiues kosovarë e shqiptarë nisën punën për hartimin e dosjes. Grupin e drejtonte studiuesi Zymer Neziri, i cili sot është pjesë e grupit të ri të punës. Puna e tyre hasi në vështirësi të mëdha financiare, për shkak të mungesës së mbështetjes institucionale, ndërkohë që Tole shprehet se Kosova, duke mos qenë anëtare e OKB-së, e rrjedhimisht as e UNESCO-s, nuk kishte të drejta për propozime të tilla. Sipas Toles, futja e “Eposit të Kreshnikëve” në listën e trashëgimive shpirtërore të rrezikuara, do të sillte rivlerësimin e kësaj tradite. Një tjetër vendim është marrë parimisht në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Trashëgimisë. Këshillit të Ministrave do t’i propozohet që Festivali Folklorik i Gjirokastrës të organizohet më 2012, gjë që përkon edhe me festimin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në fakt, kjo është në njëfarë mënyre një përmbushje e kërkesës që festivali i Gjirokastrës të realizohet një herë në tre vjet, e jo në pesë vjet, siç ka qenë më parë.

Zoti Tole, sapo është krijuar një grup pune për hartimin e dosjes së “Eposit të Kreshnikëve”. Cilat do të jenë detyrat e këtij grupi?

Në mbledhjen e djeshme, Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore mori në konsideratë propozimin që një nga dukuritë më përfaqësuese të trashëgimisë shpirtërore të Shqipërisë së Veriut dhe jo vetëm të saj, të mund të kandidojë në një nga listat që ka UNESCO për këtë trashëgimi dhe më konkretisht të veprave që konsiderohen në rrezik. Nga dje u ngrit një grup pune, i cili në përputhje me standardet e UNESCO-s do të përgatisë brenda një viti dosjen për ta paraqitur në UNESCO. Grupi i punës përbëhet nga specialistët më të mirë të kësaj fushe: studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, studiuesi Shaban Sinani, Agron Xhangolli dhe Gjovalin Shkurtaj si përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Olsi Lafe si drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MTKRS dhe Esat Ruka, si drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike. Afati i fundit i paraqitjes së dosjes është në mars të 2010-s.

Çfarë do të përmbajë dosja e Eposit të Kreshnikëve?

Nuk do të jetë një dosje teknike, por në të do të parashikohen ndërmarrje që kanë të bëjnë me popullarizimin e kësaj dukurie në shtresat e popullatës, do të parashikohen në të masat që duhen marrë në pikëpamje ligjore për mbrojtjen e kësaj dukurie, si edhe do të parashikohet organizimi i disa aktiviteteve qoftë të karakterit popullarizues apo shkencor, për ta bërë të pranishëm Eposin e Kreshnikëve në publikun vendas dhe të huaj. Grupi i punës nuk do të bëjë vetëm hartimin e dosjes, por do të ndjekë edhe realizimin konkret të këtyre veprimtarive.

Ju synoni që Eposi i Kreshnikëve të bëhet pjesë e veprave në rrezik. Pse keni zgjedhur këtë kategori?

Arsyeja se pse Eposi i Kreshnikëve kandidon në listën e veprave në rrezik ka të bëjë me faktin që globalizimi, arsyet ekonomike por edhe historike, bën që lahuta, kjo vegël muzikore që është në esencë të eposit, të dalë nga qarkullimi. Besoj se regjistrimi në këtë listë do të sjellë rigjenerimin dhe rivlerësimin e kësaj tradite që ka ndikuar edhe në formatimin e mënyrave të të kënduarit me çifteli, sharki dhe në krejt korpusin e muzikës veriore.

Cilat do të jenë pikat e forta për të argumentuar domosdoshmërinë e marrjes në mbrojtje të këtij eposi?

Eposi i Kreshnikëve është një dukuri shumë origjinale e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, e cila ngërthen jo vetëm një dukuri muzikore, por edhe një dukuri gjuhësore, gjuhën e kënduar, mjedisin ku ka lindur dhe është unikale në pikëpamje të llojit. Ne do të japim argumente të forta dhe jam i bindur që UNESCO, në këto raste reagon shumë pozitivisht kur sheh sensibilitetin e një vendi për sa i përket ruajtjes së një dukurie që rrezikohet për të vazhduar jetën e saj normale.

Në Kosovë ishte ngritur më parë një komision ku merrnin pjesë edhe specialistë shqiptarë, për të hartuar dosjen e propozimit të Eposit të Kreshnikëve në UNESCO. Tashmë kemi një komision të ri. Pse ky ndryshim?

U mendua fillimisht të bëhej kërkesa, duke përfshirë edhe Kosovën, por për arsye që lidhen me faktin që Republika e Kosovës duhet të nënshkruajë konventa të UNESCO-s, të cilat ende nuk janë nënshkruar, nuk i njihet e drejta për të bërë këtë kërkesë. Në fakt, te ne tradita e lahutarëve është më e rrezikuar se sa në Kosovë në pikëpamje të përhapjes. Kosova ka disa zona, kryesisht në Malësinë e Rugovës, ku kjo traditë ruhet goxha mirë. Kjo vjen për efekt të ruajtjes së fortë që i bëhet jetës tradicionale në atë zonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik Empty Re: Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Mesazh nga Aristogata Fri 4 Mar 2011 - 7:23

Eposi i Kreshnikve perben nje nga trashegimit me te cmuara letrare dhe artistike qe kemi,ndaj nuk duhet len kurrsesi te humbas vlerat por duhen nderrmarr bindshem iniciativa per ruajtjen e kesaj trashegimie
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik Empty Re: Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Mesazh nga Durrsaku Fri 4 Mar 2011 - 7:27

kreshniket e fundit u vrane nga qeveria HAKLAJT
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik Empty Re: Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi