Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vartësitë që na sundojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vartësitë që na sundojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vartësitë që na sundojnë

2 posters

Shko poshtë

Vartësitë që na sundojnë Empty Vartësitë që na sundojnë

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Mar 2011 - 11:14

Për të thënë që në fillim peshën e robërimit nga gëlltitja e substancave psikoaktive në përmasa të shëndruara në vartësi: ata rijnë të ngulitura në tru për sa jeta. Asnjëherë nuk mund të themi se shpëtuam përgjithmonë. Vartësitë e fituara nga ky lloj substancash në rastin dërmues nuk janë dëshira të tepruara ndaj ahengut apo çdo lloj ahengu tjetër se ata janë prezente edhe pa ndihmën e tyre. Konsumimi është pasojë e dëshirave shtazarake të subjektit. Por të shohim se pse nuk ka mundësi të shkëputjes së sigurt nga këto substanca. Shembulli më i mirë është se edhe pas shum vjetësh abstenimi, mjafton një rikëthim i vetëm për të filluar konsumin. Mjafton që ish alkoholiku vetëm ti marr erë pijes "së vet" për t’iu rrekur gotës. Një përjashtim shum i vogël bën ngadisaherë kokaina për të cilën do të shohim më tutje. Kur të flasim për duhanxhijt, nuk do të shërbehem me asnjë statistikë për të vërtetuar të vërtetuarën nga të gjitha qendrat botërore për shërim dhe statistikë. Unë do të ndalem në rastin konkret të vet bisedave në mes vete kur flasim mbi ata që lan duhanin me muaj e vite. Sa nga ta qëndruan për tërë jetës dhe sa nga ta i u rekën përsëri nikotinit. Disa edhe në mos më shum herë e lanë dhe prap e ngjitën duhanin me arsyetimin e llojit : « Erdhi tezja nga fshati dhe më tregoi se i kishte ngordhur dhija e më ra keq… U mërzita shum për te dhe e ndoza një cigare, sebep dhija e ngjita përsëri këtë …. » Ky është vetëm një ilustrim mes arsyeve banale kur rimirret duhani e pra, nëse dini dikend me të vertetë t’i ketë rrezistuar tentimit, a nuk është ai vallë dikush që i kanoset rreziku i vdekjes së afërt nga duhani...?

Momentet kritike

Gjatë jetës, çdo kush pa përjashtim, kalon, përjeton dhe ndien dobësi në raste të ndryshme si që janë ndarja nga të dashurit, dashuria e humbur, ndjenja e vetmisë, mossuksese shkollore e profesionale e shum të tjera shkaqe të panumërta. Në këto kohë jemi më të ekspozuar kanosjes… Mjafton që njëherë të kërkojmë ikje nga vuajtja nëpërmjet ndonjë mrekullije që na e këthen harenë. Mund të jetë kjo një lojë falas në internet dhe truri haron vuajtjen duke u dhënë pas sensacioneve që sjellë ky aktivitet. Euforia, dopingu, dëshira për të fituar dhe ja, mendimet e lodhshme këthehen dikah tjetër. Shumë mirë në fillim, dhe pasiqë çdokush është i lirë të « shërohet » me lehtësi e pa pasoja eventuale anësore nga ndonjë prodhim farmakologjik, në mënyre naive i nënshtrohet vesit që kalon me furi në vartësi.

Shum më të ekspozuar janë adoleshentët se ata, lojrat i kanë në fillim për argëtim që së shpejti këthehet në katrahurë për ardhërinë e vet si edhe për prindërit që përjetojnë zbarpsjen e fëmisë në shkollim dhe dëshirë për punë. Por, ky grup moshe, është gjithashtu i ekspozuari i parë ndaj drogave të ndryshme që shëndrohen në sëmundje (toksikomania tani konsiderohet sëmundje dhe fatmirsisht kjo tendencë e kaplon gradualisht tërë botën kështuqë kurrimi mer përmasa serioze pa paragjykime fyese) të gjatë dhe të mundimshme për shërim.

Konsumimi i parë kaloi. Pason familiarizimi që vjen menjëherë pas të dytit apo të tretit kontakt dhe tani më flasim për robërim ndaj substancës (apo objektit).

Faktori gjenetik

Duke konsultuar studime të ndryshme gjenetike e psikiatrike, nuk është aspak për të lënë pas dore të dhënat se nuk egziston një gjen i vetmuar i familiarizimit me substancat psikoaktive... Përkundrazi, këto gjene janë në numër të madh. Në këtë kontekst, duhet pasur parasyshe se ata që anojnë gjenetikisht nga një substancë e kur bien në kontakt me të shprehin gatishmëri e anim të lidhen më shpejtë ndaj prodhimit të "njohur" dhe "drita" e gjelbër ndizet menjëherë pasiqë nga e para sekretojnë dopaminë (për një cigare duhan, sekretimi zgjat rreth 20 minuta) kurse ky proces te persona të tjerë zgjat dukshëm më pak. Nëse kësaj dashurie në kontakt të parë ia shtojmë edhe faktorin psikologjik e karakterial, atherë robërimi është i rrufeshëm.

Faktori ikje nga vuajtja

Faktori tjetër është ikja (dalja) nga vuajtja. Mungesa e aftësisë për të duruar dhimbjet psiqike apo fizike çon subjektin që në çdo mënyrë të kërkoj lehtësues të jashtëm. Shpëtimi, sidomos në kohët më të reja është para dore, në çdo kënd e rrugë...

Faktori senzacion

Në këtë grup më së shumti i gjejmë ata që kërkojnë senzacione në ndërmarrje sportive spektakulare. Nga pamundësia për arritje maksimale ose nga kalimi i moshës (plakja sportive), fillon mungesa e kënaqsive të kërkuara dhe paraqitet shpraztia psikologjike për senzacione. Ky grup, më së shumti i bën thirrje alkoholit dhe drogës…

Faktori shum i rëndësishëm që çon shpesh në greminën e vartësisë nga substancat psikoaktive është gjallëria e tepërt e trurit. Këto personë nuk janë në gjendje të përqëndrojnë mendimet e veta në një rradhitje të rendomtë mbi diçka. Ata mendojnë pa pushim mbi qindra e mija gjëra në të njëjtën kohë. Nuk janë asesi në gjendje të shkëputen nga ku varg i pafund dhe mënyra për ngadalsim të eja-shkove trunore zakonisht kërkohet në kokainë…

Faktorët e lartëpërmendur ndihmuan shum në betejën e disa mjekëve shkencëtarë të mirëfilltë që më në fund, në shum shtete vartësia nga substancat psikoaktive të numërohet sëmundje dhe kjo bën të mundshme përcjelljen më adekuate për ndihmë dhe shërim të personave të prekur nga kjo barrë e rëndë psikofizike që demton rëndë edhe shoqërinë moderne në mbarë botën. Sot njihet shkenca dhe specializimi mjekësor në termin mjek-adiktolog e që mer më së miri për sipër kurrimi nga këto vartësi).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vartësitë që na sundojnë Empty Re: Vartësitë që na sundojnë

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 19:12

Na sundojne edhe se besoj se do te na leshojne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi