Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit

2 posters

Shko poshtë

Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit  Empty Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit

Mesazh nga Katniss Mon 7 Mar 2011 - 0:21

Shkencëtarët kanë gjetur receptorët kanabinoidë në shumë organe, përfshirë edhe trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe shpretkën.

Burimi: Molecular Psychiatry

Efektet e dëmshme afatgjatë të marihuanës përfshijnë edhe rrezikun për infarkt të miokardit dhe goditjes në tru, si shtesë e çrregullimit të kujtesës dhe mësimit. Substanca aktive e marihuanës, e quajtur delta-9- tetrahydrocannabinol, besohet se i shkakton këto efekte duke u lidhur me receptorët kanabinoidë të lokalizuar në tipat e caktuara të qelizave të organeve të ndryshme. Shkencëtarët kanë gjetur receptorët kanabinoidë në shumë organe, përfshirë edhe trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe shpretkën.

Në këtë studim, shkencëtarët kanë hulumtuar nëse përdorimi i vazhdueshëm i marihuanës mund të shoqërohet me ndryshimet në proteinat e gjakut, me qëllim që të verifikojnë nëse anomalitë në proteinat e identifikuara mund të kenë lidhshmëri me efektet tjera anësore të marihuanës. Studimi është realizuar me analizimin e 18 përdoruesve të fuqishëm të marihuanës dhe 24 vullnetarëve jo përdorues. Personat me gjendje të rënda shëndetësore, siç janë çrregullimet psikiatrike, hipertensioni, dëmtimi i kokës, HIV-pozitivët, të varurit nga alkooli dhe përdoruesit e drogave tjera, ishin përjashtuar nga ky studim. Proteinat e gjakut ishin matur te të dy grupet, te vullnetarët jo përdorues dhe te përdoruesit e marihuanës, duke përdorur një metodë të re e cila ka potencial të identifikojë proteinat e reja të shënjestruara. Kështu është treguar se apolipoproteina C-III (apoC-III) ishte shumë e rritur te personat të cilët abuzonin me marihuanën.

ApoC-III është pjesë e familjes së proteinave të cilat ndërveprojnë me lipoidet dhe u ndihmojnë atyre të hyjnë dhe të dalin nga qeliza. ApoC-III është e përfshirë në transportimin e triglicerideve dhe pengon zbërthimin e tyre. Rritja e nivelit të apoC-III në gjak ndodh paralelisht me rritjen e nivelit të triglicerideve. Edhe pse ende nuk dihet se si rritet niveli i apoC-III te përdoruesit e fuqishëm të marihuanës, kjo proteinë mund të jetë pikërisht arsyeja pse disa nga përdoruesit e fuqishëm të marihuanës janë të rrezikuar nga infarkti i zemrës dhe goditja në tru. /Telegrafi/
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit  Empty Re: Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit

Mesazh nga Anakonda Thu 14 Jun 2012 - 5:48

te marresh mariuhanne do te thot te besh aleance me vet vdekjen;nuk e kuptoj sesi shum te rinj marrin mariuhanne edhe nuk i kuptojn pasojat qe ka per zemren dhe per trurin;as per prov nuk do e merrja mariuhannen asnje lloj droge me sakte
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi