Infarkti, ambasadori iranian kurohet në Universal Hospital Tirana
Faqja 1 e 1

Ambasadori Iranian në Tiranë Ali Amouie, iu nënshtrua një procedure koronare dhe më
vonë një ndërhyrjeje kirurgjikale by-pass në zemër, në spitalin Universal Hospital Tirana (UHT,) të Premten në mbrëmje vonë pas një shock-u kardiogen si pasojë e infarktit kardiak që po kalonte.
Ambasadori i ri i Iranian në Shqipëri, Z. Ali Amouie, u shtrua në Universal Hospital Tirana në orën 20:30 ditën e Premte, datë 20 Mars 2010 pas një infarkti të rëndë në evolucion.
Ambasadori Amouie erdhi në gjendje shock-u kardiogen në repartin e Urgjencës të Universal Hospital Tirana të Premten në mbrëmje. Pas ekzaminimit të menjëhershëm, u krye proçedura e angiografisë koronare nga mjekët specialistë Dr. Onur Erdogmus dhe Dr. Gerti Knuti.
Arteria e bllokuar e zemrës u lirua por gjendja e analizuar gjatë procedurës indikonte interventin kirurgjikal by-pass. Operacioni u krye nga mjekët kardiokirurgë Dr. Klodian Krakulli dhe Dr. Ernesto Tappainer. Pas operacionit, ambasadori u kurua për tre ditë e gjysëm në Repartin e Terapisë Intensive përpara se ai të transferohej në një nga dhomat private rë ambjenteve të UHT.
"Edhe pse rasti i ambasadorit ishte i vështirë për shkak se ai mbërriti në spital pothuajse në gjendje shock-u kardiak, ai është duke u përmirësuar dhe rikuperuar normalisht", -shpjegon Dr. Krakulli.
Ambasadori më i Ri i sapo emëruar ka mbërritur në Tiranë vetëm dy ditë para se të shtrohej në Universal Hospital Tirana. Duke mos pasur të afërm të tij, kanë qenë zyrtarët e Ambasadës Iraniane në Tiranë dhe një mik i familjes të cilët janë interesuar për të. Familja e Shkëlqesisë së Tij mbërriti në Tiranë të dielën nga Teherani. Gjithashtu, Ai është vizituar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Hasan Asan, ditën e Martë teksa ndodhej në repartin e terapisë intensive në UHT.
Shkëlqesia e Tij z. Ali Amouie ka shprehur në mënyrë të përsëritur falenderimet e shumta për të gjithë stafin e Universal Hospital Tirana për mbështetjen, mikpritjen dhe kujdesin e tyre të mrekullueshëm.
Rreth Universal Hospital Tirana :
Spitali Universal Hospital Tirana është një spital i ri tepër modern, i projektuar për të trajtuar nevojat e kujdesit shëndetësor dhe social të shtetasve shqiptarë dhe atyre të vendeve fqinje. Shërbimet e tij variojnë që nga kujdesi primar bazë deri te ato komplekse kirurgjikale. Me më shumë se 20 specialitete, ky spital me 120 dhoma është i pajisur plotësisht me teknologjinë më moderne për të përballuar nevojat në fushën e kujdesit shëndetësor. Universal Hospital Tirana ofron kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët. Programet e tij të shërbimit dhe marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit i dedikohen rritjes së përsosmërisë në kujdesin ndaj pacientit, tani edhe në të ardhmen.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Defekti në ujësjellës, Tirana pa ujë
» Tirana, 17 ditë pa ujë të pijshëm
» Abuzimi i marihuanës dhe infarkti i zemrës dhe trurit
» Tirana më në fund do të ketë 24 orë ujë dhe drita
» Energjia, Italia me sy nga Tirana

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi