Marty dështon në paraqitjen e provave
2 posters
Faqja 1 e 1
Marty dështon në paraqitjen e provave
Në Strasburg është mbajtur dje një takim i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, që është fokusuar në akuzat për trafikim të organeve në Kosovë gjatë konfliktit në vitin 1999.
Në këtë takim mori pjesë edhe autori i raportit, Dick Marty. Takimi ishte i mbyllur për gazetarët, por pas mbledhjes anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se zoti Marty kishte dështuar në paraqitjen e provave lidhur me akuzat që ka ngritur dhe ka akuzuar anëtarët e PE-së, se ishin kritikë ndaj raportit të tij.
“Problemi ishte se ai e paraqiti raportin e tij në mënyrë të ashpër. Pastaj, ne i bëmë pyetje në mënyrë po të ashpër dhe ai filloi të na sulmojë neve”, ka deklaruar për të përditshmen “Irish Times” anëtari gjerman i PE, Bernd Posselt.
Edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack konfirmoi se reagimi i Marty pas pyetjeve të europarlamentarëve ishte shumë i ashpër.
“Në fund ai ishte aq i furishëm sa na sulmoi të gjithëve ne, duke na akuzuar se jemi të njëanshëm, sepse sipas tij ne i njohim këta njerëz në qeverinë e Kosovës”, deklaroi Pack.
Ajo ka nënvizuar se gjatë seancës Marty nuk ka paraqitur asnjë emër të dëshmitarëve apo viktimave të trafikut të organeve që ai pretendon se është kryer nga lidershipi kosovar.
Dështimi i paralajmëruar
"Irish Times"
Një takim me tensione është mbajtur në Strasburg, në kuadër të komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin Evropian, për dyshimet mbi trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Dhjetorin e kaluar, politikani zviceran, Dik Marti, ka prezantuar një raport në Këshillin e Evropës, në të cilin është thënë se ka bazë për dyshimet mbi trafikimin e organeve të 300 të burgosurve serbë nga UÇK-ja.
Raporti i tij e ndërlidhë kryeministrin e Kosovës dhe ish liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, me akuzat për trafikim.
Raportet fillimisht janë shfaqur në vitin 2002, por zyrtarë të lartë në EULEX besojnë se ato janë të pabaza dhe se hetimet e kryera në 2004-ën, nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë për të sugjeruar se ka pasur trafikim organesh.
Më 10 mars, zoti Marti ka prezantuar gjetjet e tij në komitetin për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit Evropian. Gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në takim, por pas tij, anëtarët e PE-së kanë thënë se zoti Marti ka dështuar të ofrojë dëshmi për akuzat, ndërkohë që edhe ka akuzuar eurodeputetët, se janë kritikë ndaj raportit të tij për shkak të anshmërisë së tyre.
"Problemi është se raportin e tij ai e ka prezantuar në një formë të mprehtë dhe ne kemi ngritur pyetje në formë gjithashtu të mprehtë dhe ai filloi të na sulmojë", i ka thënë përfaqësuesi gjerman në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, të përditshmes "Irish Times".
"Ai duhet të përgjigjet dhe jo të sulmojë njerëzit që ngrejnë pyetje", ka thënë zoti Posselt, duke e cilësuar raportin si joserioz dhe se dëshiron të dëgjojë fakte serioze dhe jo polemikë. Doris Pak, gjithashtu eurodeputete gjermane, ka thënë se "reagimi i Martit ka qenë fyes". Sipas saj, së paku 90 për qind të eurodeputetëve që kanë ngritur pyetje në adresë të Martit kanë qenë shumë kritik ndaj raportit.
"Në fund, ai u tërbua dhe filloi të na sulmojë të gjithëve, duke na akuzuar se jemi të njëanshëm, sepse i njohim personalisht njerëzit në qeverinë e Kosovës…Natyrisht, unë i njoh ata. Unë kam punuar në këtë rajon për 24 vjet", tha zonja Pak, duke nënvizuar se Marti nuk ka ofruar as emra dëshmitarësh, viktimash e madje as nuk ka specifikuar se cilat organe dyshohet se janë trafikuar.
"Irish Times" ka kërkuar mendimin e zotit Marti, por ai ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e raportit ose rezultatin e takimit të mbajtur. Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se duhet të ketë një program për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë para se ai të mund të ofrojë detaje për dëshmitarët e trafikimit të organeve

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Marty dështon në paraqitjen e provave
E lezova kete lajmin, si gjithmone shqiptaret jane shume , shume dobet ne marketing dhe e paraqesin veten dobet..
Kur ky idioti Marty doli me ate raportin qelbanik, gjithe media britanike kaloi ne ekstrem ne akuza per Shqiptaret duke i vendosur ne faqe te pare... Edhe BBC ne faqen e vet web e kishte lajm kryesor..
Sot qe raporti i tij vertetohet qe ka mangesi, nuk ka prova dhe eshte nje trillim i sherbimeve sekrete Serbe, askush nuk shkruan asgje.
Shqiptaret duhet te reagojne fuqishem politikisht edhe te mundohen ta bejne sa me publik kete deshtim.Ndaj ketij Marty duhet ngritur padi ne gjykate.

Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Similar topics
» Marty thirret në imunitet
» Dështon gjyqi i Ruzhdies
» Masakra e Vidohoves, deshton procesi
» Avokatët braktisin “Gërdecin”, dështon seanca
» Durres, deshton grabitja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi