Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
2 posters
Faqja 1 e 1
Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
Tashmë Alma e ka treguar për të gjithë historinë e martesës së detyruar kur ka qenë 15 vjeçe dhe faktin që e braktisi bashkëshortin natën e parë të martesës. Brenda shtëpisë së “Big Brother” ajo ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj italian, Antonio. Alma i thotë Marielit se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe me 350 vetë dhe tregon edhe për fustanin që do të veshë..Prova e javës i ka vënë si gjithmonë në lëvizje banorët. Me këtë rast, ‘Vëllai i Madh’ i ka punuar një rreng Ergysit dhe Marielit, duke u dhënë mundësinë banorëve të tjerë që t’i përgjojnë përmes një ekrani, ndërsa ata bëjnë sikur realizojnë provën. Ogreni mërzitet për faktin që Marieli bën thashetheme për të me Ergysin...Prova javore 12: Rekordet e “Big Brother”...Pasi mblidhen të gjithë në sallon, Ergysi u komunikon provën javore. Faza e parë e kësaj prove javore ka të bëjë me thyerjen e disa rekordeve të vendosura në formatet e “Big Brother”-it në botë. Banorët do të ndahen në tri skuadra. Skuadra e parë përbëhet nga Alma, Ermela, Klodjana, Mirjeta dhe Neda. Ato duhet të qërojnë dhe të grijnë për një orë, 2 kazanë me qepë në oborrin jashtë shtëpisë. Ky rekord është vendosur nga “Big Brother” në Poloni. Skuadra e dytë përbëhet nga Ogreni dhe Petriti, të cilët duhet të ndajnë dadot nga vidat dhe t’i pastrojnë grason. Rekordi australian i kësaj prove është 3 arka për një orë e gjysmë.
Skuadra e tretë përbëhet nga Ergysi dhe Marieli. Ata duhet të shkojnë në dhomën jeshile, ku gjendet një sasi farash. Dy banorët duhet t’i ndajnë nga njëra-tjetra dhe më pas t’i qërojnë me duar. Detyra e tyre është të thyejnë rekordin e Finlandës: 2 kg fara për dy orë.
“Vëllai i Madh”, rreng Marielit dhe Ergysit
Të gjithë banorët shkojnë në vendet ku i ka urdhëruar ‘Vëllai i Madh’. Të parët që fillojnë nga prova janë Ergysi dhe Marieli. Ata ndajnë në fillim farat e zeza nga farat e kungullit dhe më pas duhet t’i qërojnë. Dy djemtë kujtojnë se do t’u bëjnë një lojë banorëve, por në fakt ‘Vëllai i Madh’ po u bën një rreng. Në sallon është vendosur një monitor, i cili ndizet dhe banorët afrohen afër tij për të parë Ergysin dhe Marielin. Të dy djemtë fillojnë të bëjnë thashetheme për Ogrenin dhe ‘Vëllai i Madh’ vendos që të ndërpresë audion në atë moment. Ogreni thotë se nuk e priste që Marieli të bënte thashetheme për të, ndërsa Mirjeta dhe Klodi i dalin në mbrojtje Marielit dhe thonë se ai nuk ishte duke thënë ndonjë gjë të keqe për të. “Pse ti nuk flet për të?” - i thotë Klodi. “Jo, për Marielin asnjëherë”, - i përgjigjet Ogreni. Më pas banorët thurin plane se si do t’i gënjejnë djemtë duke u treguar për mbarëvajtjen e provës së tyre. Marieli dhe Ergysi bisedojnë midis tyre, por këtë radhë biseda ka në qendër Mirjetën. Marieli tregon se ndihet shumë mirë me Mirjetën, sepse ajo është e lirshme me të. Ogreni flet me zë të ulët me Nedën në lidhje me bisedën që ka dëgjuar të bëjë Marieli me Ergysin në lidhje me të. Atij i ka mbetur shumë hatri nga Marieli dhe thotë se Ergysi ka ndikuar shumë tek ai.
Banorët gënjejnë Ergysin dhe Marielin
Vajzat dalin jashtë në oborr dhe fillojnë të thurin planin për të gënjyer Ergysin dhe Marielin, që gjithçka të duket reale. Sipas planit të tyre, Mirjeta duhet të qajë, por si fillim ato duhet të inskenojnë debatin. Bie gongu, duke i lajmëruar banorët se “prova” mbaroi. ‘Vëllai i Madh’ u thotë banorëve se ata duhet të hyjnë në shtëpi. Ergysi dhe Marieli hyjnë në sallon duke kënduar dhe mendojnë t’i gënjejnë banorët, duke u thënë se kanë qëruar më shumë se 2 kg fara. Të dy banorët hyjnë në sallon dhe fillojnë të sajojnë, ndërkohë edhe banorët e tjerë bëjnë të njëjtën gjë, duke i thënë Ergysit dhe Marielit se ata nuk e kanë fituar provën dhe ndoshta shkaku ka qenë se nuk kishin muzikë që t’i stimulonte si ata të dy.
Mirjeta improvizon debat, Marieli e mbron
Në vazhdim të lojës, vajzat fillojnë të shtiren sikur debatojnë me njëra-tjetrën. Ato sillen sikur janë nervozuar me Mirjetën, e cila e ka lënë “provën” përgjysmë, sepse kishte alergji nga qepët. Mirjeta thotë se e kishte të pamundur që të vazhdonte më, ndërsa vajzat e “sulmojnë” duke i thënë se ishte faji i saj që ato humbën “provën”. Ergysi dhe Marieli mendojnë se gjithçka është reale, dhe Marieli merr pozicionin mbrojtës ndaj Mirjetës. Ai ngre zërin dhe u thotë vajzave se Mirjeta e ka pasur të pamundur të vazhdojë provën dhe ato duhet ta kuptojnë. “Unë nuk shqetësohem kur ti ia fut kot”, - shprehet Alma për Mirjetën. “Pse ju e dini që ajo ia fut kot? Ju nuk e ndjeni se çfarë ndjen ajo”, - shprehet Marieli, duke i dalë në mbrojtje. Marieli dhe Mirjeta dalin jashtë për t’u shkëputur nga “sulmi” i vajzave. Ai fillon t’i flasë ëmbël dhe ta qetësojë, sepse mendon se ajo është e nervozuar nga vajzat. Mirjeta vazhdon të shtiret si e mërzitur dhe Marieli detyrohet të përdorë batuta qesharake për t’ia ngritur humorin.
Neda dhe Ogreni, për Melën: Mundohet të krijojë aleancë me ne
Ndërsa qëndrojnë të shtrirë në krevat, Neda dhe Ogreni fillojnë të bëjnë thashetheme, dhe kryesisht i referohen Ermelës. Ata thonë se Ermela tenton herë pas here që të vendosë në shënjestër edhe ata të dy, por tërhiqet sapo shikon që nuk ia del dot. “Mundohet të krijojë aleanca”, - shprehet Neda. Ogreni thotë se ajo i shikon ata si lojtarë të fortë dhe për këtë arsye mundohet që të ketë relata të mira. “Ka punë puna të keqen xhaxhi, nuk është aq e thjeshtë me ne”, - shprehet Ogreni. Ai thotë se Ermela shpesh herë tenton ta sulmojë, duke i thënë se ai kështu mund të sillet edhe në jetën e përditshme, duke dashur që ta nxjerrë keq përpara publikut, por ai ka besim tek vetja se Ermela nuk do t’ia arrijë dot qëllimit të saj.
Ermela për Ogrenin dhe Nedën: Mund t’i sulmoj kur të dua
Ermela flet me vajzat për Nedën dhe Ogrenin. Ajo thotë se nuk i ka pëlqyer fakti që Neda e ka përqafuar Petritin kur ai e kishte ofenduar më parë. Ermela kujton shprehjen e Nedës, që ka thënë se nuk lidhet e nuk fle me një mashkull brenda shtëpisë. Sipas saj, nëse do të dojë, ka plot material për ta sulmuar. Alma kërkon të mos përfshihet në bisedë, ndërsa Ermela vazhdon të tregojë se ajo rri me Ogrenin dhe Nedën thjesht për t’u shoqëruar. Ajo thekson se nuk kërkon të bëhet pjesë e “turmës” dhe t’i dalë kundër. Më pas Ermela fillon të bëjë thashetheme për Ogrenin. Ajo thotë se Ogreni ka ndenjur për orë të tëra me Petritin kur ai i kishte ofenduar të dashurën. Në atë moment në sallon shkon Neda dhe vajzat ndërpresin bisedën. Pak më vonë Neda dhe Ogreni shkojnë sërish në krevatin e tyre dhe shkruajnë letër urimi për ditëlindjen e shoqes së Nedës. Neda thotë se ajo ka qenë shtysa kryesore që Neda të hynte në shtëpinë e “Big Brother”.
Marieli, një tjetër poezi për Mirjetën
Ndërsa pret Mirjetën që përgatitet për gjumë, Marieli i shkruan asaj një tjetër poezi. Mirjeta shkon shtrihet pranë tij dhe duket pak e mërzitur. Për t’i ndryshuar humorin, Marieli i lexon asaj poezinë, në të cilën ai shpreh dashurinë e madhe që ka për të dhe i premton se ai do të jetë gjithmonë pranë saj dhe do ta ndihmojë sa herë që ajo të ketë nevojë, edhe pse ai e quan “e zonja e vetes”. Mirjeta, pasi dëgjon me vëmendje poezinë, falënderon Marielin për fjalët e bukura, e puth në buzë dhe e përqafon fort. Pas kësaj nuk vonon shumë dhe dritat e dhomës fiken.
Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
Marieli dhe Alma, pasi janë zgjuar, bisedojnë. Alma tregon për nipin e saj 8-muajsh, Samuelin, dhe shprehet se ka harruar ta urojë më 4 mars. Biseda mes tyre vazhdon për planet që ka Alma për dasmën e saj. Ajo fillon t’i tregojë Marielit për idenë që ka se si mund ta organizojë dasmën. Alma thotë që kërkon të bëjë një dasmë të madhe në Shkodër me rreth 350 vetë dhe tregon për fustanin që dëshiron të veshë atë ditë. Marieli e pyet nëse do t’i ftojë të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother”, por Alma i përgjigjet duke i thënë: “Nuk i dua në dasmë për sy e faqe njerëzit”.

Re: Alma: Dua të bëj një dasmë të madhe në Shkodër
beje se e meriton................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time

Similar topics
» Një dasmë e ndaluar
» Dasmë nën tingujt e himnit të Championsit
» Këngë dhuratë vëllait për dasmë
» Rumani, dasmë në kishën prej akulli
» ALMA PAPAMIHALI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi