Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vec një amanet,amanet, - kam biri im.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vec një amanet,amanet, - kam biri im.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vec një amanet,amanet, - kam biri im....

Shko poshtë

Vec një amanet,amanet, - kam biri im.... Empty Vec një amanet,amanet, - kam biri im....

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 14 Mar 2011 - 7:49

Vec një amanet,amanet, - kam biri im....
Poeti Mëhill Simon Velaj u lind në Gllogjan të Pejës, Lugu i Baranit Kosovë, më 20 korrik 1957. Ka mbaruar studimet për Gjuhë - Letërsi. Ka punuar arsimtar për nëntëmbëdhjetë vjet si një mësues i përkushtuar shpirtërisht pas botës fëminore. Ishte kjo botë që i zgjoi ftymëzimin, duke u bërë një urë lidhëse me penën, talentin, muzën e pasionin në letërsinë për fëmijë. Këtë burim të pashtershëm frymëzimi dhe vargjesh për botën fëminore, ai e quan “çelës magjik”, - ku gjej veten e qetësoj shpirtin - siç shprehet poeti. I do aq shumë fëmijët sa ka vargje pafund që ua kushton ish-nxënësve të tij, të cilët janë përjetësuar në shpirtin e zemrën e autorit. Në vitin 1995 boton librin e parë për fëmijë “Gërshetat e Aulonës”. Botimi i këtij libri tregon se ai gëzon trinomin

POET - NJERI - DASHURI NJERËZORE!

Megjithëse larg Kosovës, kjo nuk e ka penguar aspak që ai të kontribuojë për çështjen kombëtare shqiptare, për çështjen e Kosovës që ai e do aq shumë. Është një aktivist i shquar, dhe në synimin e tij që të përhapë bashkim njerëzor, paqe, dije, urtësi, ndër shqiptarë është aq këmbëngulës sa ia arrin. Ka botuar disa libra me poezi, si “Gërshetat e Aulonës”, “Metamorfoza e rruzullit”, dhe është bashkëautor i disa antologjive letrare, të botuara nga Fotjonart - ”Itaka e fjalës” dhe “Zemra prindërore” nga bashkësia virtuale “Mëmëdheu”.

Shkruan herë pas here në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot” në SHBA, në shtypin shqiptar në Kosovë dhe website-t, dhe forumet e bashkëatdhetarëve në internet. Mëhill Velaj është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, që prej themelimit të saj, në vitin 2001 dhe që nga viti 2004 është nënkryetar i Shoqatës. Është një dashamirës entusiast, optimist i artit e letërsisë, i të bukurës e të madhërishmes, në art e histori, sa nuk kursen jo vetëm talentin, kontributin e tij intelektual, bamirës e shpirtëror, por edhe sponsorizon financiarisht në lulëzimin dhe përjetësimin e tyre. Se cilat janë dashuritë e poetit, hobet, pasionet, kalvari i dhimbjes dhe i sakrificave për të jetuar e mbijetuar, për një Kosovë të Pavarur, për njerëzit e tij më të dashur, që vunë jetën në altarin e Lirisë për çështjen kombëtare shqiptare, ne do t’i lexojmë e këndojmë në këtë vëllim të ri poetik. Është një vepër që, për nga rrjedhshmëria e vargut, fuqia e figuracionit, kadenca, rimat e përzgjedhura, fjala e pasur shqipe etj., paraqet një arritje të ndjeshme në krahasim me krijimtarinë e botuar më parë.

Jeton dhe punon në qytetin e bukur të Stamfordit, CT, ku menaxhon me sukses bizneset e familjes në industrinë kulinare. Krahas menaxhimit të tyre, ai i përkushtohet edhe krijimtarisë letraro-artistike. Eshtë babai i pesë fëmijve: dy djem dhe tre vajza, krenar për ta dhe atë çka fëmijët e tij kanë zgjedhur në jetën e tyre. Vajzat e poetit Velaj ndryshe nga pasioni i të atit për letërsinë, kanë zgjedhur sportin e bukur të futbollit (soccer). Janë yje të futbollit dhe kanë adhurues të shumtë. “Lule që rritemi ne gurë” është libri i tretë i këtij autori.









Nga Mëhill Velaj

Rrëfimi
Albesa qëndronte më këmbë në mes të dhomës të një apartamenti të vogël në periferi të qytetit. Ishte akoma e zemëruar dhe e dëshpëruar, kur kujtonte atë natë. Mundohej ta largonte nga mendja. Në fakt, e kishin porositur për ta harruar e për të mbyllur gojën.
“Ndonjë ditë tjetër po, por jo sot”,- i tha vetes, duke psherëtirë thellë. Ishte kapitur sa nuk kishte fuqi të merrte frymë. Ndjeu aromën e alkoolit përzier me erën e nikotinës së cigareve. Gazeta të hedhura kudo nëpër dysheme e bishta cigaresh. Shenjat rrethake të buzëve të pista dalloheshin në gotat e zbrazëta mbi tavolinë. Televizori në qoshe të dhomës ishte i hapur. Hodhi sytë drejt tij. Pa fytyrën e urryer të Milosheviqit. Vazhdonte të qëmtonte çdo gjë, me shpresë se mos gjente ndonjë rrugëdalje për të ikur nga sytë këmbët.
Por, edhe ajo fije shprese u shua, në çastin kur dëgjoi se dikush po rrëmonte në frigorifer në kuzhinë. Kaloi me të shpejtë përmes dhomës dhe sakaq u gjend të dera e kuzhinës. Ai “dikushi” po kërkonte ndonjë shishe vere a vodke mes shisheve të shumta në frigorifer. Ai ndjeu praninë e saj dhe ktheu kokën menjëherë. Ishte një burrë i gjatë me uniformë militare, sy bojëqielli që dallonin qartë në fytyrën e tij të kuqe si copë mishi nga alkooli i tepërtë që kishte pirë. Në gjoks i vareshin shumë medalje. Diku në distancë nga jashtë ndjeu zhurmën e frenave të një makine.
Ajo pa dritat të vezullonin në dritare e më pas të shuheshin. Shumicën e grave dhe fëmijëve nuk e dinte se ku i kishin çuar dhe çfarë bëhej me ta. Dëgjoi tringëllimën e bagazhit të makinës dhe njerëz që flisnin serbisht. - Çfarë po mendon,- e pyeti ai, duke iu afruar.
- Asgjë,- tha Albesa.
- E di farë mendon, por nuk jam këtu të diskutoj për atë çka ti mendon ose çka ke ndërmend të bësh. Ti do të vish me mua,- t tha ai, duke e tërhequr fort nga dora.

- Jo në asnjë mënyrë, - iu kundërvu ajo, duke e shtyrë fort.
- E vetmja rrugëzgjidhje për ty është të vish tani me mua, ose do të shohësh nënën tënde të përdhunuar dhe njërin sy të nxjerrë. Do të të vras edhe vëllain e vogël. Sapo i sollën me kamion. Albesa u përtyp dhe shtrëngoi nofullat, duke u përpjekur të bindte veten e saj që kurrë nuk do ta lejonte atë të guxonte ta prekte, ose t’i vriste nënën dhe vëllain. Një curilë gjaku i rrodhi në cep të buzës. Tjetri u përkul dhe mori një kartëpëcetë të flakur në dysheme.

- Merre këtë dhe fshij gjakun,- i tha ai, duke ia zgjatur atë. Albesa e mori dhe me kujdes fshiu gjakun. Burri e kapi fort nga bërryli, duke e tërhequr dhe e nxori jashtë. Hapi derën e kamionit të porsambërritur. Albesa pa të ëmën së bashku me vëllain të përqafuar me njëri-tjetrin që po qanin dhe më tutje disa militarë serbë po dhunonin një grua e një vajzë të re. U tmerrua.
- Mos! Mos! Lërini! Mos i prekni, o katila,- u tha Albesa mes klithmës dhe ngashërimit që nuk mundi ta përmbante.

- Në rast se ju dëshironi ta shihni atë të gjallë përsëri, qëndroni këtu e mos bëzani, biles as frymë mos merrni, të nxirrni një fjalë, se do t’u marr shpirtin. Mos mendoni se do më dridhet dora. Do t’u vras që të gjithëve,- iu drejtua ai atyre, duke u tundur pistoletën para fytyrës.
Albesa mblodhi veten.
- Mendon se mund t’ia arrish qëllimit,- iu drejtua përsëri, po kësaj here me zë të vakët.

Nuk ia ndante sytë për asnjë çast në atë errësirë pa hënë, kur mjegulla e reve kishte mbuluar yjet lart në qiell. Era që po frynte, sa vinte po bëhej më e fortë, duke zbehur çdo zhurmë a lëvizje që militarët bënin dhe klithmat e ngashërimet e viktimave. Ai vazhdonte të ulërinte dhe tundte armën akoma. Albesa nuk po guxonte të klithte ose të ndalonte kundërshtonte atë, me frikën se mos ata i vrisnin të tjerët në kamion. Papritur ai thërriti njërin nga militarët në emër:
- Po komandant! Këtu jam,- iu përgjigj militari.
Albesa hodhi sytë te medaljet që varreshin në gjoks. ”Qenka komandanti i tyre. Kushedi sa ka vrarë, sa krime ka bërë dhe është dekoruar”,- mendoi me neveri dëshpërim, frikë dhe pasiguri.
- Nxito! Merri e çoi sa më larg të gjithë,- ulëriti komandanti, përsëri me atë zërin e vrazhdë nga alkooli.

Pa hezituar, Albesa bëri përpara dhe i qëndroi përballë:
- Mos guxoni t’i prekni!
- Ne do t’i cojmë në ferr,- ulëriti ai dhe e qëlloi fort në fytyrë vajzën. Militari tjetër nuk foli asnjë fjalë. Komandanti tërhoqi vajzën nga krahu dhe e plasi në dyshemenë e dhomës. Dëgjoi zhurimën e makinës teksa largohej. Nëpër mjegull shihte komandantin serb të lëviste poshtë e lart dhomës. Ia lidhi duart nga prapa kurrizit.
- Më jep fjalën që nuk do të bërtasësh, - i tha ai, duke ia afruar fytrën e tij shumë pranë të sajës. Ajo pohoi me kokë. Ndjeu dorën e tij të shtrëngonte nyjën e shamisë që po i lidhte gojën. Përpiqej të kundërshtonte, por nuk kishte mundësi. - Mos u mundo ta zgjidhësh, në rast se nuk dëshiron ta shuplakoj fytyrën tënde të bukur përsëri. Askurrkush nuk e di se ku jemi,- iu hakërrye përsëri ai, gjithë kënaqësi. - Që të të zgjidh duart e gojën, duhet të pranosh e t’u nënshtrohesh kushteve të mij.

Ndjeu përsëri fyrmën e alkoolizuar të tij. Albesën nuk e çuditse më dhuna e tij. Ai do të bënte gjithçka vetëm e vetëm ta detyronte atë të shkonte me të. Dhe, kjo më pas të dukej si dëshirë e saj dhe jo jo e tij çka mendonte me të vërtetë. Nuk i besoi aspak edhe kur ai i tha se të tjerët do t’i lëmë të lirë, po ashtu edhe ty. Por, mesa po shihte, po ndodhte e kundërta. Ai iu afrua përsëri dhe i zgjidhi shaminë e gojës.
- Tregohu e zgjuar! Është koha që të zgjidhni? Do të vish me mua?
- Çfarë do të bësh, po qe se unë kundërshtoj. Ju po kërkoni shumë. Ju po vrisni familje të tëra, popullin tim, me fuqinë tuaj djallëzore. Ju po vrisni fëmijët, biles keni hyrë deri aty ku ngjizet jeta. Ata janë vetëm fëmijë, që nuk dinë të dallojnë armikun nga miku. Vëllezërit e mi të gjakut shqiptar janë kudo, i gjithë populli im është trim, ndonëse po përballet me pasojat e veprimeve tuaja, jo nga frika dhe hakmarrja, por ata besojnë në idealin e lirisë, se kjo tokë na përket neve,- i tha ajo, mes dhimbjes, trishtimit e krenarisë.
- Me të vërtetë ti nuk po arrin të kuptosh se çdo të thotë liri, pasojat që mund të kesh për ta fituar atë liri, por e ke gjuhën si të dhelprës,- i tha ai dhe filloi ta qëllonte me shkelma kudo.

Nga jashtë u dëgjua një klithmë e lemerishme. Ishte angullima e ndonjë kafshe të egër. Komandanti serb kërceu me të shpejtë, zgjidhi litarin nga byzylykët e duarve të saj. Albesa gjeti pak kohë t’i fërkonte ato. Ndjeu duart e tij ta rroknin fort e ta vërvitnin në ajër, në një gjest që i futi tmerrin. Pa marrë ende frymë, donte të ulërinte. Ndjeu këmbët të preknin dyshemenë. Ai e shtyu fort mbi të. Ndjeu duart e tij teksa shqyenin rrobet e saj. Përpiqej ta ndalonte, por ai vazhdonte ta qëllonte në fytyrë. Ndërsa përpiqej të shpëtonte nga kthetrat e asaj bishe, ajo përfytyroi një çast Norën e Kelmendit, duke u hedhur nga shkëmbi.
Mblodhi veten. Nuk kishte më frikë nga ai, më shumë sesa i trembej fatit të njerëzve të saj, kur dëgjoi atë klithmën. Biles akoma më tepër i trembej tashmë fatit të saj. Duke kafshuar buzën fort të mos thërriste, ajo kishte vetëm pak kohë për t’i bërë ballë terrorit që po përjetonte. Duke luftuar me panikun që e kishte kapur, i dha forcë vetes dhe mesa fuqi kishte goditi komandantin serb në organet gjenitale.
Ai ra pa ndjenja përtokë. Albesa u çua me të shpejtë, rrëmbeu armën e tij dhe e qëlloi tre herë. Flaku atë në një qoshe të dhomës. Vrapoi jashtë. Ndjeu ftohtësirën e erës t’i rrihte gjoksin e zbuluar. Ndjehej sikur po notonte në ujë të ftohtë nga dridhjet e shumta në trup. Sa vinte po ngrinte akoma më shumë. Diku në thellësi, i zuri syri një dritë të zbehtë. Vraponte sa kishte forcë nëpër verrishtat e fshatit, paçka se ndjente dhimbje në nyjat e këmbëve nga gërvishtjet e tyre. Donte të ulërinte. Kryqëzoi krahët mbi gjoksin e zbuluar të saj, duke lëvizur drejt dritës me hamendje.
Mundohej të hapte sytë plotësisht, por nuk kishte mundësi. Ngriti sytë drejt qiellit. Dalloi gjysmëhënën në errësirën e pafund të qiellit dhe disa yje nëpër të. Kur u ndodh pranë dritës së zbehtë, dalloi që ajo vinte nga një kasolle. Iu afrua dritares. Vështroi në brendësi të saj. Disa fëmijë dhe dy burra flinin përtokë. Fare pranë vatrës, një burrë e grua po bisedonin. I njohu. Ishin njerëzit nga rrethi i Gjakovës, të cilët ishin strehuar aty nga bombardimet që kishin filluar prej disa ditëve. Trokiti lehtë në xham.


- Kush është,- dëgjoi zërin e burrit.
- Jam Albesa,- mundi të thoshte dhe ra pa ndjenja për tokë.

Kur u përmend brenda kasolles, Albesa dëgjoi dikë të rënkonte. Kyçet e duarve i dhimbnin akoma. - Kush është ai që rënkon,- pyeti ajo.

Luljeta iu përgjigj, tek po i thoshte të është e bija. Ajo mes rënkimeve po luftonte me urinë dhe zemërimin.

- Mama! Mama! Shkitë sapo ikën, - dëgjoi zërin e frikshëm dhe të dëshpëruar të një vajze. Luljeta iu afrua të bijës dhe e mori ndër krahë. Vajza e vogël ishte tmerruar dhe trembej në gjumë. Albesa vështronte supet e Luljetës që dridheshin nga ngashërimi. Pa thënë asnjë fjalë, Albesa u çua në këmbë dhe iu afrua të dyjave. U fërkonte shpatullat dhe mundohej t’i qetësonte. Me pak fjalë, ajo u tregoi gjithë historinë e saj.
Luljeta ishte ulur pranë dritares me një pamje të dëshpëruar. Vështronte serbët si po plaçiktnin dhe u vinin zjarrin shtëpive rrotull. Ndjeu batarenë e plumbave mbi çatinë e shtëpisë. Më pas vuri re flakët që filluan të dilnin nga ajo. Era që frynte, ndihmoi flakët të përhapeshin me shpejtësi nga ndërtesa në ndërtesë. Djali i vogël po flinte në djepin poshtë tavolinës. Hodhi përsëri sytë nga dritarja. Një grup militarësh po i drejtoheshin shtëpisë së saj. Me të shpejtë rrëmbeu fëmijët e bëri për nga dera e pasme e shtëpisë që të nxirrte në oborrin e komshisë.
Në mes të oborrit gjetën të gjyshen të shtrire me fytyrën për tokë. Kishte gjak në triko, të mpiksur në flokët dhe në anën e fytyrës së saj. Nuk kishte asnjë shenjë jete.U përkul dhe i vuri veshin te zemra. “Është akoma gjallë”,- u tha fëmijëve. Sakaq hoqi përparsen, e grisi dhe ia lidhi kokën. E mori në krahë dhe bënë për nga shtëpia e saj. Militarët serbë pasi kishin plaçkitur gjithçka, kishin qëlluar gjyshen me armë në përpjekje për t’i ndaluar ata dhe u larguan duke i marrë të birin me vete.
Luljeta qëndroi përgjithë asaj nate zgjuar. Vështronte me trishtim të gjithë ata që flinin në dhomë. Gjyshja kishte temperaturë dhe ajo i ndërronte kompresat me ujë të ftohtë. Herë pas here binte në komë. Kishte humbur shumë gjak. Ndërsa po ecte përgjatë korridorit, vuri re që dera ishte gjysmë e hapur. Mbylli paksa sytë, duke u përpjekur të sillte ndërmend nëse e kishte mbyllur derën a jo. Drejtoi dritën e dorës për nga dera përsëri. Papritmas një hije burri i gjatë u shfaq te pragu i derës. Burri ishte i gjatë, saqë kalonte mbi kokën e saj. E kapi fort nga kyçet e duarve, duke ia përdredhur. Luljeta ulëriti nga dhimbja dhe drita e dorës ra përtokë mes të dyve. Ndjeu dorën e madhe të tij t’i zinte gojën. Ai ishte i dehur dhe duke e shkundur fort i tha:


- Asnjë zë, se ta theva qafën!

Dora e madhe rrëshqiti poshtë dhe e zuri për gryke. Luljeta u tmerrua. Ia nguli vështrimin atij e nuk ia hiqte. - Sa burra janë në shtëpi,- e pyeti ai, pa ia hequr duart nga gryka.

Ajo nuk u përgjigj. Ai ia shtrëngoi më shumë fytin.

- Mos u mundo të më gënjesh mua. Unë i pashë disa dhe atë plakën e plagosur, që ndoshta ka vdekur tani. Ku është municioni?

Ai e goditi fort në fytyrë.
- Trego, se do të t’i vras të gjithë.

Rrëmbeu Luljetën dhe u drejtua për nga stalla e bagëtive. Mes ulërimash e përpjekjesh për të shpëtuar, ai e përdhunoi disa herë. Zhurmë këmbësh u dëgjuan. Disa militarë serbë u shfaqën përsëri me drita dore në derë. Të gjithë ishin cakërqejf e të dehur. Nën dritën e zbehtë, ajo mundi të shihte djersët dhe jargët e tij. Si nëpër mjegull nga era e stallës, i pa të tjerët të lidhur që po i futnin në kamionin jashtë shtëpisë. Gjyshja kishte vdekur. Ashtu të vdekur e lanë në mes të dhomës. Tërhoqën zvarrë edhe Luljetën dhe e përplasën në grumbullin e të tjerëve në kamion. Fëmijët të tmerruar iu afruan të ëmës. Më pas militarët i vunë flakën shtëpisë. Ndërsa kamioni u nis, ata shikonin shtëpinë të flakëronte së bashku me gjyshen që digjej brenda. Ku po i çonin?! Luljeta e raskapitur shtrëngonte fëmijët pas vetes së saj. Mëngjesi i gjeti zgjuar Albesën, Luljetën dhe gratë e tjera në kasolle, duke i treguar njëra-tjetrës dhimbjet që po përjetonin. Në mbrëmje erdhën, i morën dhe i çuan në qendren e rehabilitimit në Prishtinë…

Epilog

Albesa Gashi, pas rehabilitimit të gjendjes së saj shëndetsore dhe psikollogjike, mbaroi studimet për drejtësi. Gjatë kohës që ishte në universitet, ajo punonte herë pas here si ndihmësgjyqtare dhe më pas u bë një nga gjyqtaret më të përkushtuara e të mirënjohura në Prishtinë. Gjithashtu, ajo i hyri specializimit në ligjin për të drejtat dhe barazinë gjinore në familje dhe në shoqëri. Albesa gjithashtu u bë një avokate për gratë e abuzuara nga lufta në Kosovë, jo vetëm kaq por ajo shkoi edhe më larg, duke shkruar librin rreth kësaj, jetës së saj dhe grave e vajzave të dhunuara.
Duke kërkuar më shumë informacion jetik, ajo u takua me shumë gra dhe vajza të tilla, duke ndarë ndjenjat e mendimet së bashku, të cilat treguan shumë aspekte të tragjedisë, njerëzit që serbët ua kishin vrarë e zhdukur ose varrosur për së gjalli në një varr të përbashkët. I duhej të shkonte kudo në Kosovë për të mbledhur faktet themelore për viktimat e të mbijetuarit nga krimet monstruoze të horrorit serb ndaj grave e vajzave të reja, përdhunimit të tyre nga forcat militare serbe, tronditjes dhe tmerrit të patreguar që ato përjetuan. Ajo u shndërrua në një figurë mjaft të dashur e të respektuar. Dhe mbi të gjitha Albesa Gashi ishte një idealiste e flaktë për pavarësinë e Kosovës.
Stamford, CT USA





EMRI IM GJENDET KUDO


Emri im gjendet;
Në komponentët e lotit,
Në përbërjen e plisit,
Në pikën ndarëse të kufijve,
Në pikëpyetjet e historisë,
Në prangat e të burgosurve,
Në shkronjën e fundit të fjalës LIRI.

Emri im gjendet i shkruar kuqezi,
Kudo ka gjak shqiptari,
E dashura ime e përjetshme Shqipëri!

Disa gazeta

Katërqind faqe gazete
Katërqind mesazhe turpi.
Katërqind tabela jete
Katërqind shpime plumbi.
Katërqind faqe grindje
Katërqind kënde trillimesh.
Katërqind faqe përçarje
Katërqind forma mashtrimesh.

HIJA E RINISË SË HERSHME


Mëngjeseve,
Sapo dielli ja bën me sy,
Ajo bymehet.

Drekave,
Sapo vapa e mbështjellë në gji,
Ajo tkurret.

Mbrëmjeve,
Sapo hapë krahët ta përqafoj.
Ajo ikën prej meje duke më thënë:

Kam frikë nga errësira


DHEMBJA E NDARJEVE


Njerëzit ndahen nga njëri-tjetri
Me ndjenja të vrara,
Përqafime qarëse,
Shikime që zgjojnë sentimente,
Fjalë që heshtin
Në emër të tyre dhe të vetes.

Me dhembjet e ndarjeve tona

Përlotet Kakavija
Tek bën projekte pune Greqia.
Gjëmon Rozafa në Shkodër
Tek Shqipen
Gjuhë të Dytë zyrtare shpall Italia.

Sa ndjenjë e keqe qenka
për mua si poet,
Të shoh dhembjet e ndarjeve tona
(Për të risuar qelizat trupore të botës)

Të kthehen në një medikament...

MASAKRA


Mbi pesëdhjetëmijë njerëzve,
Nga pleq në fëmijë,
Jetën ua kthyen në vdekje,
E vdekjen ua mbollën në sy.

Mishin ua shqyen nga kockat,
Identitetin nga shpirti ua fshinë,
Trupin u munduan t’ua nëpërkëmbin,
Por fytyrat s’arritën t’ua nxijnë.

Elegji për Nënën

Gjethet po largoheshin atë nëntor me trishtim,
u lutej era gjetheve me lotë e përgjërim..,
dallëndyshet iknin larg-larg në fluturim,
Dhe viti plak kërrusur drejt shekujsh me nxitim.
-.-
Si ëngjëll nën dritën e qirinjve,
nëna ime...
është falur gjithë jetën, edhe
kur nën bardhësinë e shamisë së kokës,
ofshante ftohtësira e vdekës.
-.-
Vec një amanet,amanet, - kam biri im,
bëlbëzoi nëna - me zërin në agoni:
Kujdesu për trëndafilat e oborrit tonë,
Flladet e tyre shpërthejnë gonxhet e brezave ,
në vazhdimësi....!
-.-
Do të iki , iki, larg -larg aty ku hëna ndrit,
më fton për në bardhanën e parajsës.
Edhe kur zogjtë të ikin në fluturime,
Ju qëndroni këtu-në kopështin tim,
Ju jeni dallëndyshet e jetës sime....!
-.-
Nëna fluturoi drejt hënës zemerbardhë........
në atë vranësirë vjeshte, qielli derdhte lot,
Buzagazi i saj, dhuronte dashuri, mirësi...
.......Qirinj..qirinj...ndriconin rrugën e saj,
aty ku hëna e ftonte në trapezën
e përjetësisë....,
-.-
Gjethet po largoheshin atë nëntor me trishtim,
u lutej era gjetheve me lotë e përgjërim....

Posted by AGJENCIONI FLORIPRESS at e diel, mars 13, 2011
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi