Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne”

2 posters

Shko poshtë

Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne” Empty Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne”

Mesazh nga Katniss Tue 15 Mar 2011 - 7:13

“Times”-i rrëfen për mbledhjen e Lidhjes së Kombeve në shtator të 1921-shit. Deklaratat serbe shkaktojnë të qeshura në selinë e Lidhjes në Gjenevë

Edwin L. James

GJENEVË – Debati për kërkesën e Shqipërisë ishte ndër takimet më të hidhura që kishte zhvilluar ndonjëherë Lidhja e Kombeve. Lufta po zhvillohej rreth mundësisë së rishqyrtimit të Konferencës së Paqes, ndërsa frynin erërat e urrejtjes raciale dhe religjioze. Delegatët kërkuan që secili nga anëtarët e tjerë të flasë, por kryetari ishte shprehur që të ndërpritej për të mos u dhënë më kohë debateve. Peshkopi Fan Noli tha se Këshilli, i kontrolluar nga Fuqitë Aleate, kishte refuzuar kërkesën e Shqipërisë në betejën e saj për kufijtë kundër fqinjëve të fuqishëm; qeveria e tij apeloi te Asambleja, e cila aktualisht, në trajtimin e kësaj përplasjeje, kishte shënuar progres. Ai kërkoi nga Lidhja që të përpiqej për të vendosur paqen dhe të tërhiqeshin serbët nga territori shqiptar. Por kërkesa e dytë risolli çështjen se cili ishte territori shqiptar dhe i gjithë diskutimi ishte bazuar në debatin për kufijtë. Përfaqësuesi i Anglisë, zoti Fisher, ndërmori qëndrimin e tij, që dy palët duhet të mbajnë nën fre trupat e tyre atje, megjithëse nuk mund të bëhej asgjë, por duhet të priteshin vendimet e ambasadorëve.
Pretendimet greke dhe serbe
Zoti Frangulis e mbështeti këtë dhe më pas mbajti një fjalim të gjatë, duke mbrojtur pretendimet greke për Epirin, të cilin e pretendonin edhe vetë shqiptarët. Zoti Spalaikovitç, përfaqësuesi i Jugosllavisë, i akuzoi shqiptarët për nxitjen e vazhdueshëm të trazirave dhe parashikoi rrjedhjen e konfliktit në një luftë fetare. Kjo shkaktoi një klithmë në qoshen ku ndodheshin përfaqësuesit shqiptarë. Disa delegatë ishin në këmbë dhe përfaqësuesi jugosllav tërhoqi referencën e tij për çështjen fetare. Ai lexoi një numër telegramesh, duke treguar luftimet që po vazhdonin tani atje dhe duke u bazuar në kauzën e tij ai deklaroi se asnjë ushtar serb nuk e kishte kaluar vijën që shtrihet poshtë zonës së përcaktuar nga Konferenca e Paqes, duke përfunduar se luftimi po transferohej në veri të kufirit dhe se kjo po ndodh për faj të vetë shqiptarëve.
Simpatia e shumicës së delegatëve ishte qartë kundër përfaqësuesit serb, edhe kur ai deklaroi se “Ne i duam shqiptarët”. Këtu shpërtheu një e qeshur nga të gjitha anët e sallës. Zëdhënësi grek shkoi në sallën e konferencës dhe tha se Greqia nuk do të pranojë ndërhyrjen e Lidhjes në këtë çështje, pasi ajo nuk mund të bëjë asgjë.
Propozimi për palën shqiptare
Lordi Robert Cecil argumentoi se përderisa shtrohej çështja e paqes ose e luftës, Lidhja kishte të drejtë të ndërmerrte një mision dhe se anëtarët duhet të bëjnë diçka. Megjithatë, ai pohoi se pozita e çështjes ishte bërë e vështirë për të ndërmarrë ndonjë veprim pozitiv. Ai propozoi rezolutën, duke kërkuar që shqiptarët të pranojnë vendimin e ambasadorëve dhe në anën tjetër të garantohen për një komision, i cili në rast të luftimeve të reja të mund të përcaktojnë përgjegjësinë. Pas kundërshtimit nga delegatët e Francës dhe të Greqisë, këto rezoluta ishin miratuar. Në mbyllje, peshkopi Fan Noli tha se në të ardhmen nuk mund të premtojë të pranojë linjën e ambasadorëve, por deklaroi se Shqipëria do të tregohet e arsyeshme.
Përplasja mes Nolit dhe delegatit serb
“Unë jam thellësisht i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë”, - tha ai. “Ne nuk kërkojmë më shumë prej tyre. Ne kërkojmë vetëm të na lënë të qetë. Ne i duam serbët po aq sa ata na duan ne”. Në përgjigje të deklaratës së lexuar nga zëdhënësi serb lihej të kuptohej se ajo mund të jetë shkruar nga kreu i qeverisë disidente të Shqipërisë. Peshkop Noli tha se njeriu, emri i të cilit ishte dëshmi e koniunkturës së Serbisë, as nuk mund ta shkruajë apo ta lexojë një gjë të tillë. Zoti Spalaikovitç qëndronte në këmbë dhe lëshoi një rrëke fjalësh, kuptimi i të cilave ishte që sa më shpejt të jetë e mundur ata mund ta dëbonin qeverinë aktuale të Shqipërisë, pasi mund të vijë të jetojë në Serbi.
Presidenti, përfaqësuesi i Suedisë, zoti Branting, deklaroi se mendimet tashmë ishin thënë dhe debati është mbyllur. E gjithë rrjedha e debatit në tërësi ishte një demonstrim shprehës se sa e mundshme është për Lidhjen e Kombeve, ashtu siç po ecën tani çështja, që të ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm në rastet kur janë të lidhura interesat materiale të vendeve të fuqishme të organizatës.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 27 shtator 1921
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka


Britania: “Të zgjidhen statusi dhe kufijtë e Shqipërisë”

GJENEVË – Në lidhje me situatën në Shqipëri, qeveria britanike ka rënë dakord se duhet të arrihet te një zgjidhje e problemeve të nxjerra në pah së fundi nga qeveria italiane, duke iu referuar nevojës për sigurimin e garancive shtesë për integritetin dhe pavarësinë e Shqipërisë. Thuhet se duhet të arrihet një marrëveshje, jo vetëm rreth çështjes së statusit, por gjithashtu edhe për kufijtë e Shqipërisë.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne” Empty Re: Fan Noli në Lidhjen e Kombeve: “Ne i duam serbët aq sa ata na duan ne”

Mesazh nga Selda Tue 15 Mar 2011 - 10:10

Fan Noli, udhehoqi bisedimet e anetarsimit ne Lidhjen e Kombeve

Fan Noli, perfaqesues i federates "Vatra" te shqiptareve te amerikes sapo kishte mberritur ne Itali, kur Tefik Mborja, nje shqiptar qe jetonte prej kohesh ne Rome dhe qe kishte lidhje me politiken shqiptare e njoftoi se ne adrese te tij kishte mberritur nje mesazh nga Tirana. Mesazhi ishte fare i thjeshte dhe permbante nje leter te Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem te Qeverise se Tiranes, Iliaz Vrionit. Me shume miqesore se sa zyrtare, letra i kerkonte priftit ortodoks te lindur dhe te rritur jashte Shqiperise t'i bente nje sherbim vendit te tij. Nolit i sugjerohej qe te mos kthehej ne Tirane, por nga Roma te nisej per ne Gjeneve ku kishte mberritur nderkohe nje delegacion i parlamentit dhe i qeverise shqiptare. Delegacioni kishte nje detyre te rendesishme dhe fisnike. Ai tentonte te bente gjithe hapat e nevojshme per te mundesuar hyrjen e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhe anetaresimin e saj atje me te drejta te plota. Letra permbante nje sere hollesish mbi avantazhet qe Shqiperia fitonte nga ky akt dhe mbi domosdoshmerine qe i dilte perpara. Ne fund, Vrioni njoftonte Nolin se Qeveria e Tiranes dhe Keshilli i Regjences kishin rene dakort qe nese Noli e pranonte kete detyre, ai te drejtonte delegacionin shqiptar ne Lidhjen e Kombeve. Nje delegacion qe perbehej nga kater vete dhe qe reflektonte te gjitha besimet fetare qe ekzistonin ne Shqiperi.

Nuk ka asnje hollesi qe te deshmoje se si ka reaguar Noli pas kesaj. Ate mbremje ai ka takuar bashke me Mborjen, Baron Aliotin, nje diplomat Italian i njohur ne Shqiperi dhe te nesermen ka nderruar bileten e tij te linjes Rome - Brindizi, prej nga do te nisej per ne Durres me ate tjetren, Rome - Milano - Gjeneve. Shpresa per t'u kthyer ne Shqiperi pas nje mungese 7 vjecare ishte zbehur perkohesisht dhe prifti i Bostonit, kishte marre persiper nje detyre te re. Mengjesin e nisjes, ai i dergonte Konices dhe Federates Vatra ne Boston nje telegram te thjeshte. I njoftonte se perkohesisht kishte hequr dore nga misioni i perfaqesuesit te Vatres ne Parlamentin Shqiptar dhe se kishte marre persiper detyren e Kryetarit te Delegacionit shqiptar prane Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve. "Me shpresen e zotit, shprehej ai, do te kthehem ne Tirane duke sjelle me vete edhe vendin e Shqiperise ne bashkesine e perparuar dhe duke i siguruar asaj nje vend ne ate tavoline qe i takon prej kohesh". U nis po ate mengjes, pa e kuptuar se po shkonte drejt njeres prej betejave te tij me te shkelqyeshme diplomatike dhe drejt njerit prej atyre angazhimeve politike qe do ta bente ate te famshem ne Shqiperi dhe jashte saj. Dhe qe do ta conte kater vjet me vone drejt postit te Kryeministrit te Shqiperise.

Lidhja e Kombeve dhe Shqiperia

Momenti kur Noli u kthye nga rruga per Gjeneve, nuk ishte aspak i favorshem per Shqiperine ne rrafshin nderkombetar. Zhvillimet e diktuara nga lufta e pare boterore dhe nga ndryshimi i rendit te forcave ne Europe kishin krijuar nje situate te ndryshme nga ajo qe kishte qene me 1912 kur Shqiperia kishte shpallur pavaresine. Problemi qendronte me shume ne ate se Traktati i Fshehte i Londres i vitit 1915, kishte marre persiper qe te zhvleftesonte vendimet e Konferences se Ambasadoreve te vitit 1913 qe kishte sanksionuar pavaresine e Shqiperise dhe te bente korrigjime te ndjeshme ne kufijte e atehershem shqiptare. Traktati kishte lene te kuptohej se me nje rend te ri europian dhe ne kushte te favorshme, ekzistenca e shtetit shqiptar edhe mund te vihej krejtesisht ne dyshim. Ky ishte vetem njeri nga problemet. Ne anen tjeter, Italia dhe Greqia kishin mbeshtetur ne menyre reciproke pretendimet mbi kufijte e Shqiperise dhe keto pretendime se bashku me ato Jugosllave, kishin krijuar nje situate aspak te favorshme. Per t'ju sherbyer me mire ketyre ideve, ne fillim italianet dhe me pas Jugosllavet, kishin minuar krejtesisht stabilitetin e brendshem politik shqiptar dhe kishin hedhur idene se nje qeveri e vetme dhe solide nuk mund te ekzistonte ne Shqiperi. Te gjitha keto probleme e kishin bindur Kryeministrin Iliaz Vrioni dhe Keshillin e Larte se nje anetaresim ne Lidhjen e porsakrijuar te Kombeve do te ishte nje garanci perfekte per ekzistencen e Shqiperise dhe per garantimin e kufijve te saj. Vrioni, donte te luante me faktin se kufijte e Shqiperise qene vendosur ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, me 1913 dhe se keto kufij ishin pranuar edhe nga fqinjet. Duke qene pjesetare te Lidhjes se Kombeve, shqiptaret besonin se do te ishin me te mbrojtur nga pretendimet grabitqare te fqinjeve.

Vrioni duket se kishte te drejte dhe idete e tij perkonin ne menyre te cuditshme me ato te Nolit. Ne te vertete, ne nentor 1920, kur Noli la Romen per t'ju drejtuar Gjeneves, situata kishte ndryshuar ndjeshem ne favor te Shqiptareve. Se pari, SHBA - te qe kishin dale nga lufta si nje fuqi e padiskutueshme boterore, kishin lene menjane politiken e tyre te izolacionizmit dhe kishin vendosur te merrnin pjese aktive ne politiken europiane. Presidenti Willson besonte se Lufta Boterore ishte shkaktuar me shume sesa nga problemet nacionale, nga politika e mbyllur e fuqive te medha dhe nga arroganca me te cilen keto fuqi donin te vendosnin ne skenen politike europiane te fillim shekullit. Kjo politike qe kishte filluar me Kongresin e Vienes ne vitet '20 - te te shekullit te XIX - te, nuk mund te vazhdonte me 100 vjet me vone. Kur nje sere shtetesh te vogla, ishin rritur, kishin marre forme dhe po kercenonin fuqine e shteteve te medha. Willsoni besonte se politika e ardhshme europiane duhej te mbeshtetej tek transparenca dhe e drejta e vetvendosjes dhe jo tek politika e kulisave te me te forteve. Ai e kishte mbrojtur ceshtjen shqiptare duke i dhene asaj nje dimension qe nuk e kishte pasur kurre me pare. Noli dukej se besonte tek parimet e Willsonit, te cilat ishin ne thelbin e Lidhjes se Kombeve. Dy vjet me pare, Noli ishte takuar dhe kishte biseduar me Presidentin Amerikan ne Uashington, gjate Kongresit te Vendeve te Shtypura qe ishte mbajtur atje. Ithtar i politikes se re amerikane, Noli besonte se Lidhja e Kombeve do te sillte nje rend te ri boteror, te mbeshtetur mbi sigurine kolektive.

Nga ana tjeter, synimet Italiane dhe Jugosllave per te mbajtur nje Shqiperi te coptuar kishin deshtuar. Me nje intuite te mrekullueshme vetmbrojtjeje, Shqiptaret kishin arritur te organizoheshin dhe te mbanin ne Janar 1920, ate qe njihet ne historine tone si Kongresi i Lushnjes. Evenimenti padyshim me i rendesishem ne historine 100 vjecare te pavaresise shqiptare dhe baza e shtetit te vertete shqiptar. Kongresi i Lushnjes kishte lene menjane qeverine pro italiane te Durresit, kishte unifikuar gjithe faktoret shqiptare ne nje qeveri te vetme me qender ne Tirane, kishte arritur te nxirrte nje dergate te vetme negociatore dhe kishte vendosur rendin ne vend. Per me teper, Italianet u larguan nga Vlora, duke e kuptuar qe pretendimet e tyre territoriale kishin vdekur dhe ne keto kushte nuk kishin me asnje leverdi qe te mbeshtesnin pretendimet greke. Italianet ishin renditur ne kete rast ne krah te njohjes se kufijve te Shqiperise, por me kusht qe Qeveria e Romes te behej garantuese e sovranitetit te Shtetit te ri shqiptar.

Vrioni dhe Noli besonin se ne fund te vitit 1920, Shqiperia i kishte te gjitha kredencialet per t'u prezantuar ne menyre dinjitoze ne bashkesine nderkombetare dhe te gjitha mundesite per te garantuar nje here e pergjithmone ekzistencen dhe kufijte e saj. Por te dy ata e dinin mire se nje beteje e tille nuk do te ishte e lehte dhe se per te fituar ate nevojitej nje perfaqesim perfekt, nje kalkulim i te gjitha mundesive dhe mbeshtetjeve dhe se fundi edhe shume fat. Ne kujtimet e tij, Noli beson se zgjedhja qe ju be atij per te drejtuar delegacionin shqiptar ne Asamblene e pare te Lidhjes se Kombeve ishte per arsye se fliste me te njejten lehtesi anglisht dhe frengjisht dhe se kishte fituar ne SHBA mjaft elemente te nevojshem te retorikes. Analiste te tjere shenojne se Noli dhe petku i tij i priftit ortodoks, do te ishin kunderakuza me e mire ndaj pretendimeve greke se ne Shqiperi ekziston nje qeveri xhonturke dhe se popullsia e atjeshme ortodokse eshte krejtesisht kunder bashkejeteses me nje mazhorance myslimane. Por Robert C. Austin, nje historian kanadez qe ka studiuar me mjaft seriozitet vitet politike te Nolit, ka hedhur nje ide qe mund t'i afrohet shume te vertetes. Sipas tij, vendimi per ta caktuar Nolin ne krye te delegacionit shqiptar ne lidhjen e kombeve dhe per ta lene atje per me shume se nje vit, eshte marre nga Regjenti Sotir Peci. Mik i vjeter i Nolit dhe me pas kundershtar i tij, Peci synonte qe ta mbante Nolin sa me larg nga skena politike shqiptare. Ai ishte i bindur se karakteri i Nolit ishte i demshem ne ato momente dhe se me rrembimin e tij ai do t'i kushtonte shume Shqiperise. Peci mund te kete pasur te drejte, pasi kater vjet me vone, kur Noli iku pas sulmit te Zogut, ai mori me vete dhe nxorri jashte politikes aktive pjesen me te madhe te lidereve shqiptare. Midis te cileve edhe Sotir Pecin qe vdiq i vetmuar ne Athine.

Anetaresimi

Duket se anetaresimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve kishte qene me i lehte se sa e kishte menduar Kryeministri Shqiptar. Se paku keshtu duket po t'ju referohesh datave dhe faktit qe ky u be realitet vetem nje muaj pasi Noli mberriti ne Gjeneve. Por Noli vete nuk mendon keshtu. Ne letrat qe i dergon Kryeministrit Vrioni dhe me pas Pandeli Evangjelit, nje miku te vjeter te tij qe u ngjit ne postin e Ministrit te Jashtem ne Qeverine e re te Iliaz Vrionit, Noli sqaron gjithe kulisat qe cuan Shqiperine ne anetaresimin ne Lidhjen e Kombeve.

Doktor Turtulli, ne emer te Delegacionit Shqiptar ne Gjeneve e kishte paraqitur tashme kerkesen e Shqiperise per t'u anetaresuar ne kete strukture. Kryesia e Lidhjes kishte vendosur qe ajo shqyrtohej me 15 nentor 1920 dhe per ta bere edhe me serioz kete vendim, Asambleja kishte krijuar edhe nje komision qe do te hartonte nje raport per seancen qendrore. Raporti do te ishte baza mbi te cilen do te merrej vendimi i rendesishem, i cili per Shqiperine dukej se ishte shpetimtar. Por komisioni i perbere nga Kanadaja, Italia, Polonia, Franca dhe Cekosllovakia, hasi qe ne fillim ne nje problem serioz, ngritur fillimisht nga Greqia dhe mbeshtetur me pas edhe nga Jugosllavet. Kufijte e Shqiperise qene caktuar ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, por ato nuk qene vendosur zyrtarisht ne vend. Komisioni i kufijve e kishte nderprere punen e tij nga zhvillimet e vitit 1914 dhe nuk ishte kthyer me ne Shqiperi. Perpara nje rasti te tille, Franca propozoi qe kerkesa e Shqiperise te shtyhej dhe Lidhja e Kombeve ta merrte ne shqyrtim kerkesen e saj ne nje nga seansat e tjera. Kur nderkohe te ishin caktuar zyrtarisht kufijte e Shqiperise. Por nje vendim i tille do te thoshte qe kufijte e shtetit te ri te diskutoheshin nderkohe qe Shqiperia nuk ishte anetare e Lidhjes, pra kur nuk kishte te drejte fjale dhe mbrojtjeje per padrejtesite qe mund t'i beheshin.

I gjendur perpara nje situate te tille, Noli veproi me shpejtesi. Diten e trete te mberritjes se tij ai i kerkoi nje takim Herold Nikolson, Sekretar i Pare ne departamentin Kryesor ne Ministrine e jashtme Angleze dhe ja arriti. Noli i sqaroi Nikolsonit se problemi shqiptar do te ishte nje precedent i rrezikshem ne Ballkan dhe se Shqiperia meritonte te kishte ne familjen europiane po ate status qe kishin edhe vendet e tjera. Duket se takimi qe me fat. Nikolson e sqaroi Nolin se problemi shqiptar ishte ne rruge te mbare, se Britania e Madhe ishte e mendimit qe Shqiperia te behej anetare e Lidhjes se Kombeve dhe se per kete do te perdorte gjithe autoritetin e saj. I nxitur nga ky vendim, Noli i kerkoi depuitetit britanik, Obri Herbert, nje mik i vjeter i Shqiperise qe te vinte ne Gjeneve. Herbert, nje politikan i lidhur me Shqiperine, kishte krijuar qe me 1913 nje komitet pro shqiptar ne Londer, duke u bere nje mbeshtetes i flakte i ceshtjes shqiptare. Herbert mberriti vertet ne mes te nentorit dhe filloi punen per te krijuar nje lobing pro shqiptar ne gjirin e komisionit dhe me gjere ne Asamble. Ai e filloi me perfaqesuesin Kanadez, i cili dukej qarte se ishte i ndikuar nga Britania e Madhe dhe me pas me perfaqesuesin e Afrikes se Jugut, Lordin Robert Sesil, qe ishte edhe nje miku i tij. Problemi shqiptar u ndihmua edhe nga fakti se Italia, qe ishte larguar tashme nga Shqiperia, nuk mund te pranonte nje fuqizim te ndikimit grek dhe me pas Jugosllav ne Shqiperi dhe aq me pak te shihte prani ushtarake te ketyre vendeve ne. Pretendimet territoriale te tyre u kundershtuan keshtu edhe nga Italia e cila besonte se nje Shqiperi ne Lidhjen e Kombeve do te ishte nje mundesi me e mire per te frenuar pretendimet greke ne Jug dhe ato Jugosllave ne veri. Po gjate Asamblese se pare, Italia deklaroi se cdo nderhyrje e huaj ne Shqiperi ishte nje kercenim per sigurine dhe qetesine ne Itali.

Ne fund te nentorit komisioni i ngarkuar me shqyrtimin e problemit shqiptar doli ne nje seance per kete problem dhe propozimi i Frances ishte qe ceshtja te shtyhej per me vone. Vendet e tjera abstenuan dhe nuk deshen qe te japin nje gjykim mbi kete ceshtje, ndersa Kanadaja u shpreh ne favor te pranimit te Shqiperise. Atehere kur u duk se vendimi do te ishte shume i veshtire, perfaqesuesi i Afrikes se Jugut, Lordi Sesil, mbajti nje fjalim mjaft te ashper i cili bllokoi te gjitha pretendimet e fqinjeve. Duke u mbeshtetur mbi parimet themelore mbi te cilat ishte krijuar Lidhja e Kombeve, ai sqaroi se nuk do te lejohej kurre qe edhe ky institucion i ri dhe i nderuar te shndrohej ne nje salle kulisash te fshehta, interesash meskine, mbi te cilat qe mbeshtetur diplomacia e shekullit te XIX dhe qe sollen luften e pare boterore. Fjalimi i Sesilit ishte vendimtar dhe Asambleja mori vendimin qe ta votoje kerkesen e Shqiperise ne daten 17 dhjetor 1920.

Robert Austin ne librin per Nolin, por edhe vete Noli ne kujtimet e tij sqarojne se kjo periudhe ka qene vecanerisht intensive dhe e mbushur me takime. Noli arriti qe t'i binde perfaqesuesit e fqinjeve se nje vote e tyre kunder nuk do te ndaloje anetaresimin e Shqiperise, por perkundrazi, do te ndezi edhe me shume armiqesine mes vendeve kufitare. Ai qe i hapur, i qarte, i vendosur, nje kalores i vertete qe kishte vendosur te ecte perpara ne shtigjet qe po i hapeshin vendit te tij.

Me 17 dhjetor, Lidhja e Kombeve e hodhi realisht ne vote ceshtjen e Shqiperise. Kesaj here relatues ishte Lordi Sesil dhe ekspozeja e tij ishte brilante. Procedura qe fare e thjeshte. Me 35 vota pro dhe me shtate abstenime, Shqiperia u be anetare e 43 - te e Lidhjes se Kombeve. Noli u ngjit ne tribune per te mbajtur fjalen e rastit. Nje fjale qe e botuar ne periodikun e parlamentit shqiptar ngjan edhe sot emocionale. Ishte fitorja e pare politike e priftit qe nje dite do te behej Kryeminister i Shqiperise. Ishte anetaresim tek nje strukture qe Noli e idealizonte realisht. Por qe ne me pak se kater vjet do te behej deshtimi me i madh i tij.
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi