Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Theofan Stilian Noli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Theofan Stilian Noli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Theofan Stilian Noli

Shko poshtë

Theofan Stilian Noli Empty Theofan Stilian Noli

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 7:04

Theofan Stilian Noli

Fan Noli ka lindur ne nje dite te shenjte (Theofania ose Epifania qe do te thote Shfaqja e Zotit) , 6 Janar, dhe prej ketij shkaku i eshte vene emri Theofan (shkurt i mbeti Fan).

Noli ka lindur ne te njejten date qe u pagezua Krishti ne lumin Jordan, ne Diten e Ujit te Bekuar. Theofan Stilian Noli u lind me 6 janar te vitit 1882.

Emri i Nolit, Theofan Stilian Noli , eshte lidhur me gjithe kulturen e re shqiptare te shekullit tone, por per fat te keq si shume artiste te medhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheut.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, nje fshat shqiptar ne Traki, afer Adrianopojes, si dhe disa fshatra te tjera afer tij ishin per Nolin nga menyra e jeteses, zakonet e temperamenti, si nje copez e shkeputur nga Shqiperia. Aty shpirti i tij thithi te paster boten shqiptare, kulturen e gjere popullore, mori informacionin e pare per historine e Shqiperise e jeten e kryetrimit Skenderbe. Por midis ketyre dy vendeve zemra e tij e madhe rrahu vetem per Shqiperine, shpirti i tij krijoi gjera madheshtore qe e lartesuan dinjitetin e shqiptarit, kurse ne veprimtarine energjike te perditshme iu perkushtua pavaresise e teresise tokesore te atdheut dhe sidomos demokratizimit te jetes shqiptare.

Pasi kreu ne greqisht shkollen fillore dhe gjimnazin, ne vitin 1900, ne moshen 18 vjecare, ai u largua nga vendlindja per te mos u kthyer dot me dhe shkoi ne Athine. Ne gjimnazin grek ai ishte njohur me letersine antike greke, me letersine evropiane e sidomos me vepren e Shekspiri. Kjo gje i kishte ngjallur atij deshiren per ta zgjeruar kulturen e vet, deshire qe mbeti e zjarrte ne shpirtin e tij deri sa vdiq. Keshtu ky djalosh i ri , me interesa te gjera, shendetlig, por i guximshem e me nje intuite te zhvilluar, i hyri rruges se studimeve, qe per te ishte mjaft e veshtire, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikerisht prej kesaj mungese ai shpejt i nderpreu ato, te cilat do te mund t'i vazhdonte shume me vone, ne nje moshe te madhe. (Vetem me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse me pas ne moshen 55-vjecare, mbaroi konservatorin, dhe ne moshen 63-vjecare mori doktoraten e filozofise per histori).

Per te siguruar jetesen hyri ne nje shoqeri tramvajesh e me pas si sufler ne nje teater. Here-here luante edhe ndonje rol te vogel , por puna ne teater nuk i vleu me teper, sepse e nxiti te shkruante dramen "Zgjimi", ne greqisht, (e cila u ndalua te shfaqej sepse aludonte per levizjen shqiptare per liri), dhe me vone dramen ne shqip "Izraelite e filistine".

Me 1903 shkoi ne Egjipt ku punoi per dy vjet si mesues. Gjate kesaj kohe ai u njoh me patriote te shquar te kolonise shqiptare te Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, te cilet luajten nje rol te rendesishem per drejtimin qe do te merrte jeta e Nolit. Ata e lidhen ate me levizjen patriotike shqiptare edhe ai po ne kete kohe perktheu ne greqisht vepren e Sami Frasherit "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet".

Me 1906 Noli u dergua ne Amerike nga patriotet e kolonise se Egjiptit per organizimin e levizjes kombetare te shqiptareve te atjeshem. Brenda nje kohe te shkurter Noli krijoi shoqerine "Besa-bese", qe me pas u shkri ne federaten "Vatra"si dhe gazeten "Dielli".

Ne Amerike ai u detyrua te beje nje pune te rende qe te siguronte jetesen. Nga gjithe veprimtarite e kesaj periudhe te jetes politike te Nolit, me e rendesishmja eshte shkeputja e kishes ortodokse shqiptare. Per kete qellim me 1908 ai u dorezua prift dhe duke vazhduar traditen e nisur nga Kristoforidhi perktheu shume libra te ndryshem te kishes ne gjuhen shqipe.

Kur u shpall Pavaresia, Noli pershendeti qeverine e Ismail Qemalit, nderkohe qe kishte bere edhe nje udhetim neper Evrope per te mbrojtur ceshtjen shqiptare.

Periudha me e rendesishme e aktivitetit te tij ne te gjitha fushat eshte dekada 1920-1930. Me 1920 ai, se bashku me patriote te tjere, u perpoq dhe arriti te siguroje pranimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve. Me 1921 ai botoi edhe vepren e rendesishme "Historia e Skenderbeut". Gjate viteve `20-24, krijoi nje opozite demokratike ne Parlament.

Me fitoren e klanit te tij, Noli u caktua kryetari i qeverise se re, qe doli prej tij, qe eshte quajtur si qeveria me perparimtare ne Ballkan. Ajo shpalli nje program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizoje.

Revolucioni Demokratik ne Shqiperi u gjend menjehere i rrethuar nga qendrimi armiqsor i Fuqive te Medha, monarkive dhe qeverive evropiane te shteve ballkanike. Nolit iu desh te bente nje perpjekje te jashtezakonshme qe qeveria shqiptare te njihej. Por nderkohe gjithe forcat reaksionare te vendit, te kryesuara nga A.Zogu dhe te ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenare biellogardiste arriten ta rrezojne qeverine demokratike, e cila duke mos patur kohe te realizoje reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkeputur nga populli.

Noli u detyrua te mergoje jashte vendit ne Austri dhe u denua me vdekje ne mungese. Gjithe demokratet revolucionare ne mergim themeluan ne Vjene Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Ne organin "Liria Kombetare" te ketij Komiteti qe dilte ne Gjeneve, Noli botoi shume artikuj kunder armiqtve te ceshtje shqiptare, fashizmit dhe reaksionit dhe disa nga poezite e tij me te mira.

Noliu end neper Evrope plot tete vjet, duke mos pushuar se punuari per Shqiperine, me shprese se do te vinte nje dite qe ai te kthehej perseri. Por me 1932, kur Zogu arriti te forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresen dhe u largua per ne Amerike per te mos e pare me kurre atdheun. Me mire se gjithcka, gjendjen e rende shpirterore te tij ne kete kohe e shpreh poezia "Moisiu ne mal".

Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkeputur perdhe permbyset
Me lot ne sy, me zemer te ngrire
I lyp meshire.
Pse kaqe gjate, Zot, m'arratise,
Pse me perplase, me perpelise,
Pse shpresen dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pervec veprimtarise shume te rendesishme politike, poetike e publicistike, gjate ketij dhjetevjecari Noli perktheu tragjedite e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Ne gjithe kete veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Megjithate si politikan e udheheqes shteti ai humbi, ai deshtoi. Me pas u vendos ne ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime te ndryshme, sic ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive te kishes shqiptare ne Amerike, e cila sherbente si qender e lidhjes se kolonise shqiptare.

Fan Noli mbeti deri ne fund te jetes se tij nje demokrat i shquar. Ky vigan i demokracise e i kultures shqiptare, te i cili vepron me te njejten force intuita e artistit shkencetarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qe shkriu gjithcka per Shqiperine, per fat te keq vdiq larg saj me 13 mars 1965 ne ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Theofan Stilian Noli Empty Re: Theofan Stilian Noli

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 7:05

Theofan Stilian Noli Fannoli

Viril, entuziast, optimist, nxites.

Poetet e medhenj qe me talentin, qartesine, fantazine dhe intuiten e tyre pasqyrojne idete-force te epokes se tyre, jetojne tejmoshes, ata kalojne ne perjetesi si Maratonomaku i koheve te lashta. I tille ishte Noli.

Kur i dhuroj popullit shqiptar " Historine e Skenderbeut" Noli si historian i thelle dhe skrupoloz dhe si artist madhor, theksoj se :
Populli ne pergjithesi masat e thjeshta, jane faktori kryesor ne zhvillimin e kombit. Ai ve ne gojen e Skenderbeut fjalen:
(Lirine nuk jau solla une, por e gjeta ketu mes jush!)

Nje qartesi e tille politike qysh ne ate kohe s'mund te jete e rastit. Fjales " Popull" nuk i jipte nje kuptim formal:ai i ndjente dhe i kuptonte thelle fuqine, mundesine , zotesine dhe talentin e masave. Per te e ardhmja ishte gjithmone me interesante se e kaluara. Me perjashtime te rralla cdo gje e shkroj ne funksion te nje ideje, te nje parimi, te nje ideologjie. Ai e shkroj cdo gje me tendenciozitet dhe me ndergjegje te plote.
Edhe perkthimet e Nolit jane tendencioze jo vetem nga permbajtja e tyre, por edhe nga parathenjet, ku ka kujdes te orientoj drejt lexuesit.
Adaptimi qe i ka bere Omar Kajamit, meriton nje paranteze te shkurter.
Shpesh here kritiket tane dhe te huaj kane shkruar se Noli e ka qanitur, e ka qare me lot perkthimin e Omar Kajamit. Eshte bere edhe nje perkthim tjeter nga persishtja, por perkthimi ka qene per faqe te zeze, por qellimi i perkthyesit ka qene te provonte se Noli s'e ka perkthyer Omar Kajamin, vecse ka marre shkas prej tij dhe ka fluturuar vete si zog i lire. Ketu pa dashur perkthyesi i ka bere nje nder te madh Nolit, duke na i dhen gati origjinal.
Keshtu tek "Rubairat" hasim shifrimin e disa ndjenjave, te cilat petku i zi i censuronte.
Gjithcka e pa ne prizem kombetar dhe patriotik. Kisha autofaqalle, me teper se sa ceshtje fetare, ishte nje problem kombetar ne ate kohe. Shovinizmi grek i kishte hedhur kthetrat thelle ne ortodoksine shqiptare me anen e kishes. Noli i dha grusht shovenizmit grek dhe i tregoi vitalitetin e gjuhes shqipe.

Edhe vjershave me subjekt biblik ai diti t'u jape fryme shoqerore te theksuar:
Sulm kunder tregtareve te flamureve
Proteste kunder atdhèmohuesve
Revolte kunder padrejtesise shoqerore.

Vargu nolian qendron gjithmone pran te shtypurve dhe i ushqen ata me jo meshiren kristiane:
"Po te qelloj armiku ne nje faqe- ktheji tjetren!" - jo me preceptin fetar:
"Vuaj ne kete bote- qe te shijosh boten tjeter!" dhe me afshin e ngrohte revolucionar:
Ngehuni dhe bjeruni, korrni dhe shtypni!

Ne permbysjet e medha te perandorive, ne revolten e popujve Noli shpesh gjente frymezim. Idete e medha jetedhenese ai e lidhi me fatin e memedheut te xhalavitur nga shushunja e brendshme. Aty dolen prej penes se tij:
" Anes lumejve" "Rend o Maratonomak" elegjite per Bajram Currin, Luigj Gurakuqin e te tjera.
Me himin e flamurit ai sulmon te gjithe armiqte e jashtem.
Pati edhe shume armiq. E quajten dhespot, kuqalosh, demagog, pakarakter, ateist etj, po personaliteti i tij u imponua me forcen e idese dhe te artit, ndersa gjithe ata qe s'e denjuan, humben dhe s'ju dihet me as emri.

Edhe ne muzikologji dhe ne oratori Noli dha kontribut te madh. Ai zgjodhi pikerisht temen " Bethoveni" dhe Revolucioni Freng" dhe kjo s'ishte e rastit. Ne lidhjen e Kombeve kur u dergua si perfaqesues i Shqiperise ai foli pa kompromis dhe demaskoi komedine qe luanin te medhenjte mbi kurriz te popujve te vegjel.

Nje problem i pazgjidhur plotesisht ka mbetur: Ceshtja:

Si e mesoi gjuhen shqipe aq mire, duke ndenjur gjate gjithe jetes se tij vetem kater vjet ne Shqiperi?!?!?!?!?!?!?
Studjuesit kane shfaqur keto mendime:
Noli e ka shqipen gjuhen e familjes, ka studjuar Kristoforidhin, veprat e Naimit & Samiut dhe te rilindasve te tjere. Keshtu mundi ta zgjeronte dhe ta thellonte me shume gjuhen shqipe. Keto jane arsye pjeserisht te drejta, por nuk mjaftojne.

Eshte shume zor te mendohet se Noli qe beri te flasin shqip Shakespeare, Servanestin, Longfelloun, Kajamin, Ibsenin, Ilbanjezin, Poen , te mos kete pasur nje durim shume te madh te mesoj shume mire gjuhen shqipe
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Theofan Stilian Noli Empty Re: Theofan Stilian Noli

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 7:06

Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" në Amerikë, në përmbledhjen "Albumi". Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.
Poezia e parë e Nolit është "Tomsoni dhe kuçedra„ (1914), ku Noli shpërthen me forcë kundër tradhtisë së feudalëve me Esat pashë Toptanin në krye. Pas saj Noli botoi poemën "Jepni për nënën", e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqipëtarëve, kudo që të ndodhen, të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë, të cilën elementët anti kombëtare e kanë çuar në greminë.

Cilët bij të tradhëtuan
Dhe të dogjën dhe të shuan
Dhe të lan' o shkab` e ngratë
Pa fole, pa zogj, pa shpatë,
Këta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet që t'i shtypni


Që në këto dy poezi bien në sy dy karakteristika të krijimtarisë së Nolit: frymëzimi nga ngjarjet aktuale dhe qëndrimi i rreptë e i prerë antifeudal. Pas revolucionit të qershorit Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë tij më të fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellë e Dragobisë", "Himni i flamurit„ etj.
Dy të parat janë elegji për L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit, të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji, nga Zogu. Në këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë, e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastr të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e A.Zogut:

Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë,
me tre plumba na i ranë,
na e vranë e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.


………………………………..

Nëno moj, ç'është përpjekur.
Gojëmjalt'e zemërhekur,
Syrgjyn gjallë e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.


Te "Shpella e Dragobisë„ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarisë popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie, por e gjithë poezia shpreh duf, revoltë e kushtrim për luftë;

Thon' u shtri e thonë u vra,
por t'i s'vdiqe or Baba,
as te Shkëmb' i Dragobisë
as te zemr', e djalërisë!.


Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë.
Me ngjyrë epike e emocion të fuqishëm është shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombëtar që simbolizon qëndresën e paepur të popullit tonë gjatë 2000 vjetëve për të ruajtur kombësinë, vazhdueshmërinë e tij.

O flamur gjak, o flamur shkabë
O vend e vatër, o nën' e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
flamur i kuq, flamur i zi.


Poeti pasi rendit gjithë luftrat e mëdha e të gjalla të popullit për liri, nën këtë flamur, thekson një antribut të ri të tij, që e ka përfituar në lëvizjen për demokraci : flamur i madh për vegjëli.
Poezi me motive biblike siç janë "Moisiu në mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti në kamzhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqëzimit", "Shën Pjetri mbi mangall" etj, shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjatë viteve 1920-1924.
Pavarësisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s'kanë as frymë as karakter fetar. Të gjitha së bashku, krijojnë një autobiografi në vargje të Nolit gjatë dhe pas Revolucionit të Qershorit.
Kështu p.sh., në poezinë "Krishti me kamxhik", Noli aludon për rolin dhe programin e vet të viteve 1921-1924. Në këtë konceptim qëndrojnë edhe poezitë "Marshi i krishtit" e "Marshi i kryqëzimit". Krishti simbolizon figurën i cili, si ai, do të jetë mbrojtës i masave të varfëra nga shfrytëzimi dhe tirania. Në këto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmës së paditur për heroin çlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund të arrijnë fitoren e ëndërruar, Në këto poezi, sidomos te "Krishti me kamzhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetër e rëndësishme e Nolit se toleranca duhet përdorur me kujdes. Larot dhe tradhëtarët feudalë duhen shtypur me dhunë, ndryshe ata rrezikojnë fitoren e arritur.
Momente të jetës së vështirë të Nolit në emigracion trajtohen në mënyre alegorike edhe në poezinë "Moisiu në mal". Këtu nëpërmjet simbolit të Moisiut, kryeprofetit të dhjatës së vjetër që simbolizon udhëheqësin, autori flet për përpjekjet e veta, idealet dhe luftën e tij për çlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dëshpëruar për disfatën e tij, por nuk është pesimist për të ardhmen e popullit të tij.
Një nga poezitë më të fuqishme të këtij cikli është "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtëzakonisht të goditura demaskon figurën e Zogut-Baraba.

Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!


Figura e Zogut dhe gjithë tiparet anadollake të qeverisë së tij, Noli i ka demaskuar edhe në poezinë e fuqishme "Kënga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shën Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri në sarkazëm gjithë renegatët e revolucionit:

S'ka e s'ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimër del behari
s'ka si zjarr.


Nga poezitë më të mira të Nolit janë "Anës Lumejve", "Rend or marathoromak". Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve, të vetmit tek të cilët i ka varur shpresat ai. Pas kësaj vjen besimi në fitore, drithërima e poetit që ndjen nga larg se së shpejti do arrijë nëpërmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytëzuesin e pushtetin feudal të Zogut. Ky është dallimi i Marathonomakut të Nolit nga Marathonomaku i Greqisë së Lashtë i cili lajmëroi fitoren ndaj ushtrisë së huaj.
Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit , por poezinë shqiptare në përgjithësi. Vargje si:

Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerë-mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë
Pranë sofrës i pangrënë
Pranë dijes i panxënë
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur


Janë ngjethëse edhe sot dhe mbeten gjithnjë aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja për kryengritjen në këtë poezi dallohet nga gjithë krijimtaria tjetër poetike e Nolit dhe e ka mbështetjen në vetë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, të cilat kishin tronditur prej kohësh jetën shoqërore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku më tepër trajtohet problemi i kuptimit filozofik të dashurisë si forcë jetëdhënëse.
Poezia noliane është një poezi novatore, sepse pasqyron idealet më përparimtare të shoqërisë shqiptare të viteve 20-30, idealet më demokratike, me një forcë artistike të jashtëzakonshme e me një formë origjinale. Shprehja poetike e tij përbëhet nga një mendim sintezë liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese të protestës. Ritmi i marshit i jep kësaj poezie gjallëri të vazhdueshme e tone optimiste. Në vargjet e Nolit realizmi eshte gërshetuar me frymën romantike të ëndërrës e të shpresës, po aq ngushtë sa është gërshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftës për liri shoqërore me tolerancën shoqërore e lirinë e individit Noli ndoqi modelët poetike klasike, por pati një ndikim të ndjeshëm nga poezia popullore. Në poezinë e tij figuracioni popullor i shkrirë në zjarrin e frymëzimit dhe me frazeologjinë e zgjedhur e të pasur të gjuhës së folur ka sjellë vargje me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse. Duke përdorur me mjeshtëri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike të jetës shqiptare.
Krahas veprave të shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masës dhe përpjestimit, gjë që ndihet edhe në prozën e tij të rrjedhshme, konçize, me një kompozicion të saktë. Noli përdori fondin e pasur të gjuhës shqipe, duke aktivizuar edhe fjalë të vjetra e duke krijuar të reja, si dhe duke futur në funksion edhe fjalë të huaja, ndaj themi se është ndër pasuruesit më të shquar të gjuhës sonë.

******

Personalitet i shquar jo vetëm i letërsisë, po i gjithë kulturës shqiptare, Noli dha kontribut të madh në shumë fusha. Ai është poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe përkthyes i rrallë, që me veprat e tij i dha një ngjyrë të re letërsisë shqiptare. Krahas kësaj ai është njeriu i veprimit.
Si patriot i madh ai bëri ç'ishte e mundur në fushën e diplomacisë për ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit, i cili edhe pse dështoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do të shembej shumë shpejt. E gjithë veprimtaria e tij ishte një bazë e fuqishme për zhvillimet e mëvonshme shoqërore, politike, kulturore artistike në Shqipëri. Veprat e tij kanë hyrë në fondin me të cilin kontribuon populli ynë në kulturën botërore.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Theofan Stilian Noli Empty Re: Theofan Stilian Noli

Mesazh nga WebMaster Mon 4 May 2009 - 7:06

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Theofan Stilian Noli Empty Re: Theofan Stilian Noli

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi