Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
4 posters
Faqja 1 e 1
Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
Nuk e dimë ende nëse është një pasion i vërtetë dashurie, apo një histori që ka filluar nga një marrëdhënie pune dhe është kthyer në një lidhje intime. Bëhet fjalë për një lidhje të krijuar mes këngëtares 36- vjeçare Aurela Gaçe dhe menaxherit të saj, një djalë zeshkan nga Tirana, disa vite më i ri se ajo, rreth 30 vjeç.Ata janë parë gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, sidomos këtë javë, pas përfundimit të xhirimeve të klipit “Feel the passion”, këngë me të cilën Aurela do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e 56-të të Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest), që do të organizohet në datat 10-14 maj në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë. Pasi ka realizuar klipin që vetë këngëtarja ka pohuar në media se i kushtohet edhe turizmit shqiptar, Aurela ka vendosur të bëjë disa ditë relaks, ndërsa thuhet se vetëm para pak ditësh është larguar drejt Greqisë me menaxherin e saj, që është djali që shihni në foto dhe me të cilin thuhet se ajo tashmë ka krijuar një lidhje. Aq shumë kohë kalojnë bashkë, sa tashmë Aurela shihet shumë pak në shoqërinë e mikeshave të saj artiste, siç e kemi parë gjithmonë që pas kthimit të saj nga Amerika.
CILI është menaxheri në krah të Aurelës
Në fakt dihet që, qoftë edhe për natyrën e saj shumë të mbyllur përsa u përket çështjeve private, Aurela hyn te këngëtaret që nuk është përfolur për lidhje, ndoshta edhe për faktin se pas shumë vitesh që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeta e saj ka qenë gjithmonë në lëvizje. Por, Aurelës, tashmë që po përgatitet për një sfidë të re në karrierën e saj, që është konkurrimi në Eurosong, i duhet të jetë më e pranishme në Tiranë, ndërsa po bën përgatitjet e fundit për garën e madhe. Dhe, duke qenë e pranishme më shumë këtu, nuk mund të shpëtojë nga komentet se me cilin shoqërohet ajo në Tiranë.
Pikërisht këto ditë, kur ka marrë komentet nga miqtë dhe gazetat për cilësinë e klipit të ri, ku ajo shfaqet nën simbolikën e shqiponjës, nuk është munduar aspak ta mbajë fshehur djalin me të cilin po kalon më shumë kohë. Për gjithçka që ka të bëjë me look-n dhe, pse jo, idetë profesionale, kujdeset një menaxher, i cili ka qenë pranë saj qysh në Festivalin e 49-të të Këngës. Djali që shihni në foto është nga Tirana dhe quhet Skerdi. Ai tashmë ka marrë përsipër edhe menaxhimin e Aurelës për t’u përfaqësuar në Eurosong si fillim, por edhe për koncertet e saj. Siç e shihni në foto, është diku rreth moshës 30 vjeç dhe më parë ka jetuar në Greqi. Ai është marrë me menaxhimin e këngëtarëve dhe balerinëve të huaj për koncerte e party të ndryshëm. Skerdi njihet në rrethet artistike të Tiranës, po ashtu edhe në klube për faktin se ka sjellë artistë dhe balerinë të huaj në disa klube e Tiranës.
Edhe pse ai u shfaq shumë i afërt në krah të këngëtares në muajin dhjetor, në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH, ata u kujdesën që të mos binin në sy se mes tyre ekzistonte diçka më shumë se një marrëdhënie pune. Paparaci ynë ka realizuar këto foto pas kuintave të Festivalit të Këngës tre muaj më parë, ndërsa djali zeshkan ishte pothuaj personi i vetëm që i qëndronte afër këngëtares, duke u kujdesur për çdo detaj të performancës së saj, por edhe për një suport shpirtëror. Duket një marrëdhënie e bukur për këngëtaren vlonjate me shumë vite në skenë dhe e pëlqyer në këngët e saj Pop dhe Soul.
Pas rikthimit nga Amerika në 2007, Aurela ka realizuar disa këngë, si: “Hape Veten”, me të cilën fitoi “Kënga Magjike 2007”, “M’u thanë sytë”, “Jehonë” (feat. West Side Family), “Bosh”, “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel). Kjo e fundit është cilësuar si kënga më e suksesshme, pasi ka arritur 4.5 milionë klikime në Youtube. Ne i urojmë këngëtares po kaq sukses edhe në jetën e saj private.

Re: Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
cudi e madhe qesh qesh qesh se mos eshte e para qe vete me cun me te ri,,ashtu ua merr mendja
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
na rreshkiti edhe kjo ...na mori rrugen e.... qesh qesh
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Aurela Gace, zbulohet lidhja me një djalë më të ri
ket pun ka kjo,smerret me gjona te tjera.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni
» Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni
» Aurela Gaçe sjell këngën e saj më të re, “Tranzit”
» Aurela Gaçe vjen me këngë të re (VIDEO)
» Aurela Gaçe bëhet nënë, vjen në jetë Grace

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi