Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

4 posters

Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga WebMaster Sun 22 May 2011 - 9:39

Pasi zhgënjen publikun, këngëtarja largohet drejt Amerikës.Një alibi e ngritur jo pa qëllim nga një këngëtare me shumë vite eksperiencë në skenë, që nuk e pranon dot dështimin. Aq shumë nuk e pranon, saqë vendos të ndërtojë një alibi të tipit “këndova me beb 3-muajsh në bark”. Këngëtarja 36-vjeçare, Aurela Gaçe, e cila përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurosong, që u mbajt në Gjermani, me këngën “Feel the pasion”, shkoi me një ambicie të madhe, por e vërteta ndodhi që e la Shqipërinë jashtë finales. Gjatë intervistave të ndryshme që ajo dha për gazetarët e huaj pas konkurrimit në natën gjysmëfinale ku debutoi e treta, Gaçe u pohoi atyre se ndihej e shokuar dhe se fajin për humbjen nuk e kishte aspak ajo si këngëtare. Por komentet e shumta të publikut, në të gjitha sitet e mundshme në internet, ishin në masë kundër asaj. Aurela u konsiderua “fajtorja” që i hoqi shansin Shqipërisë për të konkurruar në finale. Dhe Aurela, shpejt e shpejt mendoi se si ta shuante këtë zhurmë, që i dha një minus karrierës së saj muzikore. Me rikthimin e saj në Shqipëri, mendoi të krijonte një histori më të madhe me një lajm të krijuar nga jeta e saj, duke aluduar se do të eklipsonte lajmin e skualifikimit në Eurovizion. Që në datën 14 maj, kur komentet e këqija për zërin e saj, theksin e keq të anglishtes dhe, më tepër për egërsinë e saj në perfomancën skenike, ajo në profilin e saj të fansave në Facebook dha papritur një lajm tjetër, si për të
justifikuar arsyen e dështimit, ndërsa thotë”: ”…sepse kam një engjëll brenda qenies sime që po rritet përditë dhe këndoi në duet me mamin e vet në skenën e Eurovizionit. Pres fëmijën tim të parë”. Dy ditë më vonë, këngëtarja ka vazhduar me statuse të tjera rreth këtij lajmi, ndërsa shprehet se: “Sa kam dashur të bëhem nënë gjithë këto vite dhe koha shkonte e dëshpërohesha, se nuk po e takoja atë që do ta doja shumë e të isha gati të kisha fëmijën… pasi kurrë nuk doja të sillja në jetë një fëmijë që nuk do të ishte fryt i një dashurie të vërtetë dhe Zoti më do, ma solli çdo gjë siç e ëndërroja”. Duke e përfunduar këtë njoftim nga jeta e saj me një tjetër status, ku thotë: “Ju falënderoj të gjithëve… Doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën dhe e gjeta… edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu me i lumtur… nuk më ndal dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”. Dhe përfundojnë këtu statuset e saj në lidhje me shtatzëninë për të vazhduar me një udhëtim të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nesër në mbrëmje do të jetë në një koncert gala në Manhattan, NY, për 20-vjetorin e Gazetës Iliria. Më pas, udhëtimet e saj për koncerte do të vazhdojnë në Chicago dhe Michigan. E për një femër shtatzënë, kaq shumë udhëtime të zgjatura dhe tension nuk do të mund të përballoheshin, fakte që shtojnë dyshimet për këtë shtatëzani të servirur si lajm nga vetë Aurela. Ndërkohë që, për sa i përket lidhjes së saj të dashurisë dhe burrit ideal të cilin ajo e dashuron vërtet siç thotë në këto statuse, mbetet për t’u diskutuar. Kjo, për faktin pasi kur gazeta “Panorama” publikoi disa javë më parë lajmin e historisë së dashurisë me menaxherin disa vite më të ri, Aurela u përpoq ta mohonte me telefonata gjithë arrogancë në redaksi. Kjo pasi ajo ishte në prag të pjesëmarrjes së saj në Eurosong dhe nuk i interesonte që vëmendja të përqëndrohej tek lajme nga jeta e saj private, pasi për momentin i interesonte vetëm Eurosongu. Ndërsa tani që zhgënjeu publikun e saj shqiptar, ky lajm rozë nuk i mjaftoi aspak. E ftuar në një program televiziv grek pas konkurrimit, ajo pohoi se në Eurovizion kishte kënduar me një beb 3-muajsh në bark. Po ky lajm u përforcua me intervista të marra nga ndonjë gazetë në Shqipëri. Gjithsesi, tani për t’i shpëtuar çdo lloj zhurme, ka menduar më mirë të shkojë ca larg, derisa gjithçka të mund të harrohet, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që sapo ka përfunduar klipin e saj të xhiruar këto ditë me kosovarin Mc Kresha, të titulluar “Cash”, ku sërish kemi një dëshmi kundër faktit të shtatëzanisë, pasi aty ajo shfaqet pothuaj si një kozmonaute që bën akrobaci në xhirimet e klipit të ri.

REDONA SADIKU
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga Daku Sun 22 May 2011 - 9:53

Vallaj uroj qe Aurela te ngeli me barre, se aq shume sa ka kalu neper duar ajo e ka bo fertele furren :P
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 22 May 2011 - 9:58

Ou si paska mund te genjej per dicka te tille....
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga WebMaster Sun 22 May 2011 - 10:00

Daku shkruajti:Vallaj uroj qe Aurela te ngeli me barre, se aq shume sa ka kalu neper duar ajo e ka bo fertele furren :P

Hahahaha furra te dalte ne ball jerebi hahahaha furre amon ore hahaha spo them gjo se do e ndyse fare qesh
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga Daku Sun 22 May 2011 - 10:02

lol po e kom tamon qe them ashtu .
Nuk them gjo jo , po pse ma ve ne ball paj zotin se na bo piss :P
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 17:50

si ka guxuar te genjej per dicka te tille.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni Empty Re: Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi