Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

5 posters

Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga WebMaster Thu 24 Mar 2011 - 2:20

Iku Emmy! Nuk na përshëndeti. Familjarët, miqtë e saj më të ngushtë dhe kolegët i preu në besë. Nuk ua shtrëngoi dorën dhe as LAMTUMIRË nuk u tha. E veshën me fustanin e nusërisë, e përcollën për në banesën e fundit dhe fytyrën ia mbuluan me Lote. Në mes kuku-ve rënqethëse nëna i kërkonte të thoshte diçka, qoftë edhe për të fundit herë, por… heshtjen e ftohtë mori si përgjigje. Babai… copë ajsbergu në mes të oqeanit. Motrat dhe vëllezërit…vetëm me trup gjendeshin aty.E ndërkohë që gjithë miqtë e tjerë ndanin bashkë ngjarjet e jetuara me të, unë që po shkruaj… kujtoj të parin dhe të fundit ‘takim’ me portretin e saj. Nuk pashë trishtim… as zhgënjim! Përkundrazi, në sytë e saj vura re JETË dhe dëshirë të madhe për të jetuar sekondën, minutin, orët, muajt, vitet…MBREMJEN! Mbase në kokë i rrotulloheshin 1 mijë plane, por tashmë asnjë prej tyre nuk do t’i realizojë kurrë më. E nga ta dinte ajo? Si mund ta parashikonte atë që do t’i ndodhte pas 4 orësh? Cila fantazi e çon njeriun në një moment të lumtur që të mendojë për vdekjen?!

Iku EMMY! Këngëtarja, por mbi të gjitha njeriu, ëndrrat e të cilit iu ndërprenë në mes me dhunë. Kjo botë të dashur miq përbëhet nga tre ditë: dje, sot dhe nesër. “E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dihet nëse do vijë, prandaj jetojeni ditën e sotme”, ka thënë njeriu i mençur Hasan El Basri.

Genc Prelvukaj

Me Emmy-n jemi parë shpesh nëpër angazhimet tona profesionale. Marrëdhënia shoqërore ka qenë e mirë. Shumë shpesh temë bisede kemi pasur mbiemrin e saj, që mua më dukej shumë i çuditshëm e ajo edhe më tepër çuditej sesi unë e mbaja mend kur të gjithë e njihnin si Emmy. Pastaj flisnim edhe për tema të natyrës profesionale. Mendimi im për të nuk mund të jetë ndryshe, përveçse pozitiv dhe tani kur shkruaj më del parasysh ajo vajzë e ëmbël që ishte dhe padyshim si një kolege e matur që kishte respekt ndaj çdo njeriu që e njihte. Ylli gjithmonë mbetet yll, pavarësisht që nga toka iku në qiell. Ngushëllime familjarëve dhe të jenë krenarë për vajzën që e kanë pasur.

Artiola Toska Balla

Më besoni, akoma nuk dua ta besoj që ndodhin këto lloj tragjedish fatale edhe për vajza kaq të reja dhe me shumë ëndrra në jetë! E tmerrshme. Nuk është se kam pasur shumë miqësi me të, por kemi qenë në një koncert në Itali dhe ia kemi kaluam shumë bukur dhe më la mbresa shumë të mira si njeri. Shumë e qeshur, e dashur dhe e çiltër si vajzë. Oh Zot sa keq më vjen. Ngushëllime familjes së saj.

Rovena Stefa

Me keqardhje të thellë dua të flas për këtë ngjarje, që akoma nuk e besoj. Emmy kishte shprehur dhe dëshirën që do të ishte pjesëmarrëse në “Vip Shpija”, që do të fillonte në Kosovë më 1 prill dhe unë u gëzova që do të isha me të, sepse gjithmonë Emmy më ka dhënë përshtypjen e një vajze të mirë, të qetë, të thjeshtë e punëtore. Tani më duket krejt e pamundur që duhet të flas për të në kohën e shkuar. Është një tragjedi e madhe për të gjithë ne, sepse jeta vjen njëherë dhe askush nuk ka të drejtë të ta marrë, përveç Zotit e në këtë rast bëj thirrje për drejtësinë që të zbulojë ngjarjen dhe të mos jetë e mëshirshme.

Emmy paqja qoftë me ty e u prefsh e qetë. Të duam.

Blero Muharremi

Emmy-n e kam njohur si emër më parë, por herën e fundit kur u takova me të ishte 12 dhjetor 2010 dhe gjendeshim bashkë për një koncert në Athinë. Ia kaluam mjaft mirë dhe kam vetëm fjalë të mira për Emmy-n, ishte me të vërtet një vajzë e mrekullueshme. Me të vërtet u ndjeva keq kur mora vesh lajmin. Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi, por Allahu është i madh dhe në të gjithë jemi të asaj rruge, dikush më herët fatkeqësisht e dikush më vonë. Do na mungosh Emmy. R.I.P.

Rozana Radi

Nuk kam fjalë. Jam e shokuar dhe e tronditur. Emmy ishte një vajzë, që e donte shumë jetën. Ishte një vajzë që kishte dëshira pafund. Ëndrra e saj e madhe ishte të bëhej një këngëtare me emër dhe të tillë e njoha. Para shumë vitesh kur donte të realizonte disa këngë për albumin e parë kam punuar me Emmy për disa tekste. E kam takuar në një studio për herë të parë para disa vitesh me vëllain e saj, Andonin. Ajo ishte shumë e lidhur me të dhe çdo gjë që bënte i merrte mendim atij. Një ditë më kërkon që ta prezantoja me një këngëtar të mirë për të bërë një bashkëpunim. Unë flas me Valton Krasniqin, i cili e pranoi ftesën dhe vendosën të bënin një duet të dy, ku tekstin e shkrova unë. “Rastësisht u pamë, gabimisht u ndamë”, ishte kënga që Emmy me të vërtet pati shumë sukses. Gjashtë ditë përpara se të ndodhte kjo fatkeqësi jemi parë në Prishtinë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Të dielën e kaluar erdhi më takoi dhe më tha që do të shkojë në Tiranë dhe se do takohemi përsëri. Kontakti im i fundit me Emmy-n ka qenë një sms nga vetë ajo dhe që nga ajo ditë nuk e pashë më. Ndonjëherë jeta nuk të jep atë që meriton. Ajo tashmë është një engjëll. Do t’i mungojë shumë familjes së saj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Emmy-n. Lutem për të.

Ervin Bushati

Nuk di fjalë të shpreh dhimbjen për humbjen e mikeshës e koleges sime Emmy. Në fakt e kam njohur në rrethana më të afërta nga familjarët e saj, kisha shumë miqësi me njërin nga vëllezërit e Emmy-t. Për herë të fundit që jemi takuar për një kafe ka qenë pak ditë para se të ndërronte jetë. Ajo ishte vajzë plot jetë e plot ëndrra. Ngushëllimet e mia më të përzemërta familjes së saj.

Denis Hasa

Lajmin për aksidentin dhe gjendjen koma, në të cilën Emmy ndodhej e mora nëpërmjet statuseve në facebook dhe të them të drejtën më erdhi shumë keq. Ishim ndeshur nëpër PUB-e, por nuk njiheshim personalisht. Diçka më thoshte se do ta kalonte atë gjendje dhe shpresoja se do i rikthehej jetës, por të nesërmen në mëngjes informohem se Emmy ishte ndarë nga jeta. Ishte një shok, sepse në moshën 21-vjeçare një vajzë është e mbushur me dëshira dhe ëndrra për t’i realizuar në të gjitha planet, jo vetëm në atë profesional. Ideja se ishte ndarë një herë e përgjithmonë nga çdo gjë e saj më dëshpëroi. Nuk e meritonte këtë fund tragjik në të tilla rrethana dhe kaq herët, ndaj i shpreh familjes, miqve dhe fansave të saj ngushëllimet e mia më të sinqerta. U prehtë në paqe. Tashmë nga këngëtare ajo është shndërruar në engjëll.

Linda Halimi

Jam prekur thellë, unë dhe të gjithë ne që e kemi njohur personalisht kur morëm vesh ngjarjen e rëndë. Unë Emmy-n për herë të parë e kam takuar në “Nota-Fest”, ku konkurronim në Shkup. Kemi kujtime qesharake bashkë, ngaqë ajo një natë para festivalit duhej të ikte në Kosovë, e unë do kthehesha me të. Ajo i jepte makinës dhe humbëm rrugën gjatë udhëtimit. Nuk dinim nga të shkonim dhe kemi qeshur shumë, por po vdisnim dhe nga inati gjithashtu, pasi nuk ishte hera e parë që ishim në Shkup. Të premten që kaloi kemi kënduar së bashku në “Magic 4”, unë këndoja këngën “Të dua vërtetë” dhe në refren kam thënë “Të dua vërtetë Emmy”. Ka qenë ndër personazhet më të sjellshëm, të butë e të shoqërueshëm që unë njoh. Zoti e prehtë në paqe, sepse ai e di më mirë pse ndodh gjithçka që na ndodh. Engjëjt i duhen Zotit, prandaj e mori Emmy-n.

Orgesa Zaimi

Me Emmy-n kam pasur më shumë kontakte virtuale, domethënë kemi biseduar për një periudhë me mesazhe në internet, në facebook, nga ku unë mësova se edhe ajo si unë, ishte nga Skrapari. Zbuluam se kishim miq të përbashkët, kemi folur për këngët, pasionin për muzikën, ka qenë pak a shumë koha kur Emmy sapo kishte nxjerrë albumin e saj të parë dhe ishte shumë e lumtur, që ëndrra e saj u realizua. Pastaj jemi takuar në “Kënga Magjike 2008”, ku ishim të dyja konkurrente. Vdekja e saj tragjike më ka prekur jashtëzakonisht shumë, kam më shumë se një orë që shikoj në profilin e saj në facebook këngët, videot, fotot e saj, një vajzë e re e dashuruar me muzikën, një vajzë diellore. Çfarë ka bërë për të merituar një fund të tillë? U prehtë në paqe.

Valton Krasniqi

Kur kam dëgjuar për këtë më ka ardhur shumë keq. Kohët e fundit kemi pasur shumë kontakte në msn, Emmy ka kërkuar nga unë një bashkëpunim, pasi kënga “Rastësisht u pamë” ka bërë boom. Këtë muaj kam shkëmbyer shumë e-maile me të. Herën e fundit ishte në Kosovë dhe më ka telefonuar dhe më ka pyetur nëse kam filluar punën me këngën. Unë e njoh Emmy-n si një vajzë me shumë motivacion. Hapat e parë ajo i ka pasur me mua. Më kujtohet hera e parë kur ka kontaktuar me mua për një bashkëpunim. Isha tek Arian Çani në emision dhe Ariani na bashkoi për një bashkëpunim. Ishte shumë e motivuar për këngën dhe herën e parë që jemi takuar pata përshtypjen se ishte një vajzë shumë simpatike, një vajzë plot me dashuri për muzikën. Emmy ka sakrifikuar shumë gjëra për të pasur sukses në muzikë dhe e ka arritur qëllimin e saj. Kam pasur shumë respekt për të dhe do të mbetet në kujtimet dhe në zemrën time.

Afërdita Dreshaj

Ngushëllime për të gjithë ne, sepse është një tmerr dhe një tragjedi që nuk më hiqet nga mendja. Kur mora vesh për atë që kishte ndodhur, nuk mund ta besoja dhe u trishtova shumë. Ka qenë një vajzë shumë e ëmbël dhe e bukur, çdo herë ka pasur vetëm fjalë të mira për të thënë, unë familjes së Emmy-t i them ngushëllimet më të përzemërta, kurse ne na mbetet të mbajmë kujtimet dhe këngët e bukura që ajo na ka dhuruar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Re: Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga bobi 10 Thu 24 Mar 2011 - 2:22

gjinof

po Kelmendi s'ka lene koment per ate?????
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Re: Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga Arabela Thu 24 Mar 2011 - 2:30

me vjen keq qe pa arritur te mesoj nga gabimet e saj e pesoj shume rende,,, me jete
pavaresisht komenteve nga me te ndryshmet te bera me vjen shume keq,,,sepse mendoj qe asaj i ka munguar nje udheheqje ne jete per ti kaluar pa te renda hapat e jetes.
por mbi te gjitha nuk duhet te harrojme se jeta e saj deri ne ate dite ka qene e caktuar,,,keqardhje e pafatesi por ja qe ca gjera nuk i kemi ne ne dore si njerez :10578: :10578: :10578:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Re: Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga T_o_n_i Thu 24 Mar 2011 - 7:55

R.I.P.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Re: Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:12

Arabela shkruajti:me vjen keq qe pa arritur te mesoj nga gabimet e saj e pesoj shume rende,,, me jete
pavaresisht komenteve nga me te ndryshmet te bera me vjen shume keq,,,sepse mendoj qe asaj i ka munguar nje udheheqje ne jete per ti kaluar pa te renda hapat e jetes.
por mbi te gjitha nuk duhet te harrojme se jeta e saj deri ne ate dite ka qene e caktuar,,,keqardhje e pafatesi por ja qe ca gjera nuk i kemi ne ne dore si njerez :10578: :10578: :10578:
Heres tjeter bjeri me shurt,jo duke mbajt fjalim nejse dakord me ty brava brava brava
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët... Empty Re: Lamtumirë EMMY! Ja si e kujtojnë këngëtaren miqtë dhe kolegët...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi