Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Edukimi njëgjinor në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Edukimi njëgjinor në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edukimi njëgjinor në Shqipëri

2 posters

Shko poshtë

	 Edukimi njëgjinor në Shqipëri Empty Edukimi njëgjinor në Shqipëri

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Apr 2011 - 10:30

Në vendin tonë, ekzistojnë disa shkolla dhe kolegje njëgjinore, të cilat u vizituan nga kamerat e emisionit të pasdites në Top Channel.
Njëra prej nxënëseve, Uejda Dalipi, me origjinë nga Burreli, dëshmoi se nuk e kishte menduar që një ditë do të bëhej pjesë e një përvoje të tillë të veçantë.

Ajo, prej katër vitesh, studion në kolegjin vetëm për vajza. “Faktikisht nuk më kishte shkuar në mendje që do nisja një kolegj femrash, por mendova një herë, përse mos ta provoj.

Duke menduar se do të ishte një kolegj vetëm për femra, mendova se nuk do të kisha ato komplekse që ndodhin kur në klasë janë edhe djemtë. Kështu, nuk kam nevojë të rregullohem dhe mund të jem e natyrshme në klasë”, deklaroi 18-vjeçarja.

Sigurisht, në zgjedhjet e saj kanë ndikuar edhe imazhi i disa filmave amerikanë, ku tregohen shumë nxënës që preferojnë të studiojnë në kolegje të tilla njëgjinore.

Megjithëse në Shqipëri ekzistojnë vetëm dy kolegje të tilla, nëpër botë kjo është një tendencë e përhapur dhe Australia e Britania e Madhe mbajnë rekordet për shkollat njëgjinore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është praktikë e zakonshme që të aplikohen lëndë të ndara midis gjinive. Drejtori i kolegjit të tillë, Armir Hosein Azgari, flet për arsyet përse janë të dobishme institucione të tilla.

”Arsyet që na shtynë në hapjen e një shkolle vetëm për vajza shtrihen në aspektin shkencor dhe atë social. Përsa i përket aspektit shkencor, ekspertët kanë bërë shumë studime dhe kanë arritur në përfundimin se aftësitë përthithëse midis vajzave dhe djemve nuk janë të njëjtat.

Si rrjedhojë, mënyrat më specifike për gjinitë e ndryshme janë më të efektshme në edukimin e meshkujve apo femrave. Duke u nisur nga suksesi i saj, kjo praktikë ndiqet në shumë vende të botës”.

Kjo formë të edukuarit ka shumë aspekte pozitive dhe negative. Midis gjërave të mira, argumentohet se mungesa e seksit të kundërt në ambientet e shkollës lejon nxënësit që të përqendrohen më shumë tek edukimi i tyre.

Mbi këtë vendos theksin edhe Muazez Dautaj, një mësuese që ka përvojë të gjatë mësimdhënieje si në shkollat publike, edhe në këto formë kolegjesh.

”Shkolla njëgjinore ka përparësitë e saj në krahasim me shkollat e përzjera”, tha Dautaj. “Vajzat në shkollën publike janë shumë më të preokupuara se sa këto në kolegjet njëgjinore”.

Një tjetër argument që rreshtohet në anën e këtyre shkollave, është ajo e të qënit më komod nga ana e nxënësve, pasi studimet kanë treguar se të rinjtë janë më të aftë të shprehin mendimet e tyre në ambientet ku janë në shoqërinë e të njëjtit seks.

Megjithatë, ka edhe shumë argumente kundër, me kryesorin që duket se është mungesa e përgatitjeve të të rinjve për jetën reale, ku ata duhet të përballen me situatat e përziera dhe të punojnë me kolegë të seksit tjetër.

Kjo mënyrë shkollimi, mund të shkojë deri atje sa të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme sociale apo dashurore të nxënësve.

Edlira, një ish-nxënëse e një kolegji të këtillë, tashmë ka përfunduar Universitetin dhe ajo thekson se nuk është përballur me probleme të tilla.

”Nuk mbaj mend të kem ndierë ndonjëherë vështirësi në ambientimin në ambiente dygjinore. I gjithë përkushtimi im për Universitetin ka qenë krejt tjetër se sa të merresha me ndasitë e ambientit”, deklaroi Edlira.

”Nuk duhet menduar se shkolla njëgjinore është tërësisht e shkëputur nga koncepti shumëgjinor i shoqërisë”.

Ajo për të cilën skeptikët dhe dashamirësit e edukimit në sistemin njëgjinor bien dakord, është disiplina, arma më e fortë e kolegjeve në edukimin e nxënësve të tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Edukimi njëgjinor në Shqipëri Empty Re: Edukimi njëgjinor në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 2:58

Gjeja qe te behen vajza me te ndershme,jo se behen me te perveluara.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi