Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qytetrimi –edukimi apo shthurje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetrimi –edukimi apo shthurje

+3
Emona
Daku
Aяtємιѕα
7 posters

Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Qytetrimi –edukimi apo shthurje ?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 18 Feb 2012 - 5:06

,,Qytetërimi s`është diçka e lehtë për tu arritur . Ka vetëm dy rrugë për t`ia dale në krye: rruga e kulturës ose ajo e shthurjes “
Oscar Wilde

Të jesh njeri i qytetëruar , një njeri me edukatë , një tip origjinal sot është një gjë të cilën e lakmojmë po thuajse të gjithë . Çështja është te botëkuptimi ynë dhe tek metodat me të cilat shoqëria e sotme pretendon të arrijë tek qytetërimi dhe origjinaliteti.
Në emër të këtij qytetërimi sot tek një pjese e rinis kosovare, por edhe tek moshat e tjera mund të hasim forma nga më të çuditshmet , më qesharake , më banale dhe më të neveritshmet të të shprehurit , të veshjes dhe të veprimeve . Kudo mund të hasim në (njerëz ) të rijnë që në çdo mënyrë dëshirojnë të ikin nga vetvetja , që kanë turp nga ajo që janë , që duan ta fshehin origjinën e tyre qoftë kombëtare , fetare ose vendbanimin .
Të rinj me tatuazhe të frikshme , me vath në vetulla, me thonjtë të paprerë janë të mbushura rrugët e Kosovës . Ata mundohen t`I imitojnë idolet e tyre dhe t`i ngjajnë sa më shumë jetës perëndimore e harrojnë se me këtë vetëm se mund t'i ngjajnë njerëzve të egër të Bevianës që nga mania e të qenit sa më origjinal , e të qenit ndryshe nga ç`janë , varin në qafë një kuti konserve të zbrazët.
Një pjesë jo e papërfillshme e vajzave kosovare, në kokë kanë krijuar bindjen se lakuriqësia , moskontrolli i asaj që thonë , thithja e duhanit e vese të tjera si këto të bëjnë të qytetëruar .
Edhe shumë nga të ashtuquajturat yje të estradës kosovare as nuk marrin mundimin të lodhen për tekstin apo muzikën e një kënge . E rëndësishme është që sa më shumë ta vën' në dukje gjoksin e tyre dhe t`I potencojnë sa më tepër prapanicat dhe të bëjnë lëvizje të çmendura e të pakontrolluara që na kujtojnë njërin e sëmurë mbrenda të cilit kishin hyrë djajtë në filmin e profetit Jezus .
Nuk besoj se asnjë njëri me intelekt normal do ta quante kulture të vësh një thes në kokë dhe të dalësh në rrugë siç bënin femrat në Afganistanin e sunduar nga talebanët, por një femër e ndershme nga një prostitute dallohet nga fjalori që përdor nga veprimet që kryen , dhe nga rrobat që vesh.
Çdo sy e do të bukurën, çdo gjuhë e do të ëmblën dhe çdo zemër e do të mirën, por çoroditja dhe degjenerimi s`mund të kenë brenda vetes as hijeshi, as ëmbëlsi dhe as mirësi .
Vërtet është tragjike t`i japësh vet së keqes përmasa të një rëndësie të jashtëzakonshme, jo pak nga njerëzit e kohës sonë me vetëdije apo jo e bëjnë këtë. Ata aq shumë janë të zënë duke i ,,edukuar” të tjerët sa nuk i mbetet kohë ta edukojnë vetveten . Ata janë të dashuruar marrëzisht pas ideve të tyre mediokre sa nuk ka vend për idetë e të tjerëve , ata pretendojnë që edhe të tjerët të jetojnë sipas shijes së tyre dhe kur flasin për civilizimin e tyre pa fre fillojnë e bëhen interesant e kur flasin për të tjerët që nuk janë të sojit të tyre fillojnë e këpusin budallallëqe .
Sot nëse nuk je ,,kuller “, ,,reper” , ,,shmeker” dhe po nuk iu përshtate moralit e nuk u bashkove rreth flamurit të tyre do të përballesh me rrebeshe akuzash , etiketimesh e fyerjesh nga më të ndryshmet .
Jeta është e tillë dhe kohërat ndryshojnë , nuk mund të jetosh në absurd por nuk mund të jetosh pa e pranuar absurdin . Në një mbishkrim të gjetur në një papirus shumë të lashtë gjendej ankimi ,,Ah ky brezi i ri “ ! Por unë shpesh pyes veten : Ç`është e tërë kjo, qytetërim apo çthurje …?
Agron Jashari – Adoniss
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Daku Sat 18 Feb 2012 - 7:47

PO flas per Tiranen ku jetoj, besoj se cdo dite e me shume po shuhet dhe ajo pak pjese qytetare qe ka mbetur.
"Dyndjet" e medha post viteve 90 sollen dhe nje hallakatje te vlerave qe dikur ky qytet kishte.
Po ti marr me shembuj per ta bere me te thjeshte.
Plerat.
Gjithmone i kemi hedhur ne koshin ku eshte vendi te mbeshtjella mire me qese qe te mos krijohet rremuje ose ererat e keqija te mos demtojne ambjentin perrreth, e kemi hedhur atje dhe pse pak larg si ne mes te vapes, shiut apo debores , por kam shume komshinj qe mi hedhin nga dritaret dhe varen ne rrushin tim , i lene neper shkalle .
Rradha.
Gjithmone kemi mbajtur rradhe per te blere dicka , dhe kemi bere dhe detyren morale qytetare duke ja leruar nje me te moshuari apo nje femre .Ndersa sot askush nuk respekton askend, behet Far West dhe degjoon lloj lloj ofendimesh .
Shkolla.
Dikur ishte nder te ishe me i miri i klasas i shkolles , ndersa kultura e lekut qe eshte futur sot te demoralizon tek shikon dike qe nuk meson hic dhe ka te njejten note me ty.
Ligji.
Nje fature qe te vjen duhet paguar, nje gjobe qe merr duhet paguar sepse nga te tilla gjera mbahet nje shtet, ruhet rendi, pra kshu funksionojne hallkat e zinxxhirit te madh te shtetit.Por qe kur ka hyre ne pune "miku" dhe me nje telefon zgjidh gjithcka, ose nuk paguan fare dhe nxjerr kallashin kur te vjen policia tek dera dhe kete gje e rreghullon me pjesemarrje te rregullt neper mitingje ??!!
Femrat.
Dikur nje femer respektohej si te ish motra jone dhe kur ajo nuk na pranonte , apo na lodhte serish e respektonim , sot dhe pae njohur fare e kapim prej krahu ne mes te rruges si te sih lecke dhe kur nuk pranon i themi - ik mi s*** m...i .

S;po zgjatem me , por te tilla gjera te bejne dhe ty qe je nje qytetar i pergjegjshem ne te gjitha kuptimet dhe kur gjen plerat tek cepi pallatit, ti paguan te gjitha detyrimet jo s eke frike po se duhen paguar, ti qe ke studiuar per kaq vite e nuk gjen pune e vendin tend e ka zene nje i paafte, ti qe rrespekton si femren, si mashkullin, si nje te moshur , si nje rom dhe bota rreth teje nuk i ben a ste vjen dhe ty te heqesh dore nga QYTETERIMI !!!!
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Emona Sat 18 Feb 2012 - 7:53

S'ka te bej fare me Edukaten, Shthurje komplet ,dhe ndryshim nga kultura dhe eduakta ,imitim ''I modernizimit Europjan''...!!
Ajo pak eduakt ne qoftse e kishin edhe ate e kan humb....duke mundua te arrin nivelin e edukates ,modernizimit si ''Qytetar''

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Anakonda Sun 4 Mar 2012 - 19:36

Eshte shthurje e edukimit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Jun 2012 - 5:43

Qytetërimi s`është diçka e lehtë për tu arritur . Ka vetëm dy rrugë për t`ia dale në krye: rruga e kulturës ose ajo e shthurjes “
Oscar Wilde

Të jesh njeri i qytetëruar , një njeri me edukatë , një tip origjinal sot është një gjë të cilën e lakmojmë po thuajse të gjithë . Çështja është te botëkuptimi ynë dhe tek metodat me të cilat shoqëria e sotme pretendon të arrijë tek qytetërimi dhe origjinaliteti.
Në emër të këtij qytetërimi sot tek një pjese e rinis kosovare, por edhe tek moshat e tjera mund të hasim forma nga më të çuditshmet , më qesharake , më banale dhe më të neveritshmet të të shprehurit , të veshjes dhe të veprimeve . Kudo mund të hasim në (njerëz ) të rijnë që në çdo mënyrë dëshirojnë të ikin nga vetvetja , që kanë turp nga ajo që janë , që duan ta fshehin origjinën e tyre qoftë kombëtare , fetare ose vendbanimin .
Të rinj me tatuazhe të frikshme , me vath në vetulla, me thonjtë të paprerë janë të mbushura rrugët e Kosovës . Ata mundohen t`I imitojnë idolet e tyre dhe t`i ngjajnë sa më shumë jetës perëndimore e harrojnë se me këtë vetëm se mund t'i ngjajnë njerëzve të egër të Bevianës që nga mania e të qenit sa më origjinal , e të qenit ndryshe nga ç`janë , varin në qafë një kuti konserve të zbrazët.
Një pjesë jo e papërfillshme e vajzave kosovare, në kokë kanë krijuar bindjen se lakuriqësia , moskontrolli i asaj që thonë , thithja e duhanit e vese të tjera si këto të bëjnë të qytetëruar .
Edhe shumë nga të ashtuquajturat yje të estradës kosovare as nuk marrin mundimin të lodhen për tekstin apo muzikën e një kënge . E rëndësishme është që sa më shumë ta vën' në dukje gjoksin e tyre dhe t`I potencojnë sa më tepër prapanicat dhe të bëjnë lëvizje të çmendura e të pakontrolluara që na kujtojnë njërin e sëmurë mbrenda të cilit kishin hyrë djajtë në filmin e profetit Jezus .
Nuk besoj se asnjë njëri me intelekt normal do ta quante kulture të vësh një thes në kokë dhe të dalësh në rrugë siç bënin femrat në Afganistanin e sunduar nga talebanët, por një femër e ndershme nga një prostitute dallohet nga fjalori që përdor nga veprimet që kryen , dhe nga rrobat që vesh.
Çdo sy e do të bukurën, çdo gjuhë e do të ëmblën dhe çdo zemër e do të mirën, por çoroditja dhe degjenerimi s`mund të kenë brenda vetes as hijeshi, as ëmbëlsi dhe as mirësi .
Vërtet është tragjike t`i japësh vet së keqes përmasa të një rëndësie të jashtëzakonshme, jo pak nga njerëzit e kohës sonë me vetëdije apo jo e bëjnë këtë. Ata aq shumë janë të zënë duke i ,,edukuar” të tjerët sa nuk i mbetet kohë ta edukojnë vetveten . Ata janë të dashuruar marrëzisht pas ideve të tyre mediokre sa nuk ka vend për idetë e të tjerëve , ata pretendojnë që edhe të tjerët të jetojnë sipas shijes së tyre dhe kur flasin për civilizimin e tyre pa fre fillojnë e bëhen interesant e kur flasin për të tjerët që nuk janë të sojit të tyre fillojnë e këpusin budallallëqe .
Sot nëse nuk je ,,kuller “, ,,reper” , ,,shmeker” dhe po nuk iu përshtate moralit e nuk u bashkove rreth flamurit të tyre do të përballesh me rrebeshe akuzash , etiketimesh e fyerjesh nga më të ndryshmet .
Jeta është e tillë dhe kohërat ndryshojnë , nuk mund të jetosh në absurd por nuk mund të jetosh pa e pranuar absurdin . Në një mbishkrim të gjetur në një papirus shumë të lashtë gjendej ankimi ,,Ah ky brezi i ri “ ! Por unë shpesh pyes veten : Ç`është e tërë kjo, qytetërim apo çthurje …?

Agron Jashari – Adoniss
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Anakonda Tue 26 Jun 2012 - 6:03

edhe edukimi edhe shthurja ben pjes ne qyteterimin;por ndikon edhe vet presioni i njerezve qe te therron;jan nje ser aryesh qe e bejn te ndikoj qyteterimi(kulturore,sociale,ekonomike;gjinore)mendoj se esht shthurje;ne ditet e sotshme gjithshka po shkon per keq..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga dajti modh Tue 26 Jun 2012 - 6:10

varet ku jeton ???????
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Ariel Tue 26 Jun 2012 - 9:24

Nuk e lexova me siper...
Por qyteterimi eshte kulture....
Edukata merret sigurisht nga nje familje me kulture...
Shthurja ska te bej me qyteterimin se ke dhe katunari qe jan hardallos me shume se qytetaret iihhaa.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Emona Tue 26 Jun 2012 - 12:15

Tema u bashkua ne 1

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetrimi –edukimi apo shthurje Empty Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi