Keshilla popullore
2 posters
Faqja 1 e 1
Keshilla popullore
Keshilla popullore shqiptare te nxjerra nga libri "Perla Shqiptare" i autorit Hilmi Kolgjegja.
Atë që di e flet - dëgjoje! Atë që di e nuk flet - gërmoje! Atë që nuk di e flet - përzeje!
Bota pa kasap nuk rri, por ti kasap mos u bëj!
Budallait zemëroju për aq sa di ai!
Bujar në sofër të huaj mos u bëj!
Djalit të shtëpisë së mirë, edhe gomar të bëhet, mos i hip në shpinë, se të rrëzon e mbetesh sakat!
Fjalën mos e nxirr pa e peshuar!
Fjalës së drejtë mos iu zemëro!
Fjalës së mirë të hasmit dhe ditës së mirë të dimrit mos u beso!
Këshilltari më i mirë për punë është ora.
Kur miku rri me hasmin tënd, hiq dorë prej tij.
Kur një budalla të mund me fjalë, mos u çudit, sepse guri i thyen gjithnjë stolitë.
Kur nuk të dëgjohet fjala në një rreth budallenjsh, mos u habit, sepse zërin e ëmbël të lahutës, përherë e mbyt gjëmimi i lodrës.
Kur të falin gomarin, mos e shih nga dhëmbët!
Kur e di se një lajm i hidhur e lëndon zemrën e tjetrit, mundohu që lajmin t'ia sjellë një tjetër.
Kurrë mos u gëzo tepër për një të mirë, dhe kurrë mos u hidhëro tepër për nje të keqe, punët merri ashtu si të vijnë.
Kurrë mos kujto se di çdo gjë dhe kurrë mos e tepro me të ngrënë.
Kurrë mos kij mëshirë për të ligjtë, sepse u shkakton dhimbje të mirëve!
Më mirë pi një litër verë, sesa një gotë raki! Më mirë dëgjo këshillën se qortimin!
Mëngjesin haje vetëm, drekën me shokë; darkën në daç haje, në daç mos e ha!
Mik në qeveri mos zer, gruas mos i beso, dhe inatin e mbrëmjes ruaje për në mëngjes!
Mikut mos i trego çdo të fshehtë, se një ditë mund ta bësh armik dhe hasmin mos e lufto me çdo mjet, se dikur mund ta bësh mik!
Mos thuaj fjalë të papeshuara se pastaj ke për t'u penduar!
Mos pi duhan pa shti gjë në gojë!
Mos fol sa di ti por sa di kuvendi!
Mos bëj çdo gjë që ke në dorë, se të gjitha në këtë botë lahen!
Mos fut kripë në groshë të huaj!
Mos e prek gjarprin në bisht, se të zë në gisht!
Mos prano lëvdata nga të tjerët, se hyn në radhën e budallenjve!
Në do të rrosh mirë, barkun mbaje lehtë, këmbën ngrohtë e kokënftohtë!
Mos e zër litarin në gojë, në shtëpinë e të varurit!
Në pus të ri pi ujë, por në të vjetrin mos pështy!
Në do të flasin mirë për ty, kurrë mos fol mirë për vete!
Në do të mos kesh xhelat mbi krye, mos merr vajzë të përkëdhelur!
Njeriut tënd as mos i merr, as mos i jep borxh, se humb hem paratë, hem mikun!
Para pushkës, mbrapa mushkës e afër pashës mos rri! Puno të bësh emër se pastaj punon emri për ty!
Pijanecit që thotë jam turbulluar, mos i beso, se po të jetë ashtu, nuke thotë atë fjalë!
Që të rrosh gjatë, mendjes mos i ngarko me shumë se duhet! Sa të mundësh bëju mjek i vetvetes! Shëndetin ruaje sa e ke, se e kërkon e s'e gjen!

Re: Keshilla popullore
aahahaha shpesh prej ketyre keshillave i perdorin edhe gjyshet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kuzhina popullore
» Veshje Popullore Shqiptare
» Anektodat dhe satirat popullore
» ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE
» Tekste Kengesh Popullore Shqiptare...
» Veshje Popullore Shqiptare
» Anektodat dhe satirat popullore
» ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE
» Tekste Kengesh Popullore Shqiptare...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi