Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër

3 posters

Shko poshtë

Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër Empty Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër

Mesazh nga WebMaster Mon 11 Apr 2011 - 0:22

Duhan pirja, kequshqyerja dhe jeta sedentare kanë rritur numrin e personave të prekur nga problemet kardiake. Këto sëmundje mbajnë vendin e parë për numrin e vdekjeve në vend. Sipas mjekëve specialistë, përveç ndryshimit të mënyrës së jetesës, teknikat e reja të trajtimit janë sfida më e madhe e sistemit shëndetësor në trajtimin e këtyre sëmundjeve. Këto ishin temat kryesore që u diskutuan në Konferencën Shkencore mbi çështjet e kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë moderne të mbajtur dy ditë më parë në spitalin Hygeia në Tiranë. Në të merrnin pjesë mjekë kardiologë shqiptarë dhe të ardhur nga Athina,të cilët kanë shkëmbyer eksperiencat ndërmjet tyre. I pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Të gjitha ndërhyrjet që mbulojnë 95 për qind të radiologjisë, kryhen sot në Shqipëri me cilësi mjaft të lartë. Sot këtu ofrohen shumë shërbime, gama e të cilëve po shkon duke u kufizuar në ato përqindje normale të shkëmbimit të pacientëve në vende të ndryshme të botës, tha ministri. Në spitalin e ri Hygeia janë kryer tashmë 100 ndërhyrje kirurgjikale, duke shënuar një rekord në Shqipëri, atë të shkallës 100% të mbijetesës për pacientët me ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Ajo që duhet thënë është se shkaku i këtyre sëmundjeve të zemrës lidhet me mënyrën e jetesës, duhan pirjen dhe mënyrën e ushqyerjes si dhe më aktivitetin fizik. Nuk na lejohet ne, vendeve të Ballkanit, që të gabojmë duke lejuar rritjen e të sëmurëve me zemër, duke njohur mirë shkaqet e tyre, nisur nga eksperiencat e vendeve të tjera të zhvilluara si Britani e Madhe, vendet skandinave e të tjera, ka deklaruar Karatzas Nikos, drejtor i klinikës kardiologjie, Hygeia në Athinë. Sipas tij, spitali Hygeia garanton shërbim të plotë ndaj pacientit me shqetësime kardiologjike që nga parandalimi, diagnostikimi dhe deri stadin e trajtimit të tij, duke ofruar paralelisht siguri maksimale për pacientin.
Bashkëpunimi i bluzave të bardha
Kjo është Konferenca e 3-të Shkencore e organizuar nga HHT-ja. Gjatë konferencës, grupi prej 25 anëtarësh i mjekëve grekë dhe shqiptarë të grupit Hygeia, paraqiti zhvillimet e fundit në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në nivel botëror. Qëllimi ynë ishte dhe mbetet që të sjellim një epokë të re në shërbimet shëndetësore në Shqipëri. Rezultatet e para na japin forcën që të vazhdojmë duke qenë të fokusuar në të njëjtin objektiv: cilësia e shërbimeve të ofruara dhe siguria e pacientit, u shpreh ministri i Shëndetësisë Vasili, i cili përshëndeti punimet e kësaj Konference.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër Empty Re: Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër

Mesazh nga Anakonda Tue 16 Oct 2012 - 0:33

Ehe ky duhani po cti besh se trinjt shqiptar se largon dot...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër Empty Re: Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 16 Oct 2012 - 0:40

Une them qe nga ushqimet......ngaqe skane mundesi te hane mire dhe te ken nje diet stabile, han brumra dhe yndyre teper. Po e them se sa her shkoj vet e shoh ndryshimin ketu me atje.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër Empty Re: Alarmi, pse po shtohen në Shqipëri të sëmurët me zemër

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi