Altin Sulku: Ja si xhirova këmbëzbathur në Petrelë
2 posters
Faqja 1 e 1
Altin Sulku: Ja si xhirova këmbëzbathur në Petrelë
Këngëtari tregon karrierën artistike: “Dueti me Erisa Dragoshin ka qenë i mrekullueshëm”Altin Sulku është një këngëtar tashmë i mirënjohur i 5 albumeve muzikore dhe disa videoklipeve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Ndër këngët e tij veçojmë, “ Shelege e vogël, “Fukaraja”, “Beqar do mbetem”, “Jeto e vetme”, “Fryn erë në shpirtin tim”, “Kthema dashurisë”, duet me Erisa Dragoshin, “Kabriolet”, “Potpuri popullore”, “Lule për mbi gur”, “Hajde t’i moj nuse”, “Retë e zeza”, “Ah sevda”, “Sevda”, “Hardhia e rrushit”, “Xhixhile”, “Dale çapkëne e vogël”, “Tunde moj, xhokenë tunde”, “Përse jetoj” e shumë këngë të tjera.
Kur filluat të merreni me këngë?
Që në fëmijërinë time jam marrë me këngë, por krahas këngës jam aktivizuar edhe me Teatrin e Kukullave, me koncerte të pionierëve, në festivalet e fëmijëve, dhe pastaj me këngën në përgjithësi.
E “qani” këngën vlonjate? Çmendoni ju?
Në të vërtetë më pëlqejnë motivet vlonjate dhe kam patur shumë sukses me këto këngë, por jam nga Veriu dhe besoj se ndjehem mirë edhe me këngën “Retë të zeza”, një këngë epike dibrane.
“Kthema dashurinë”. Kështu titullohet një duet më këngëtaren Erisa Dragoshi? Ky duet ka patur sukses?
Është një baladë që u prit mirë. Ishte një ide e imja për një bashkëpunim të tillë, pasi më pëlqente jashtëzakonisht, zëri i Erisa Dragoshit.
Si u ndjetë te kjo këngë? Ke thënë ndonjëherë në jetë: “Kthema dashurinë?
Teksti nuk është shkruar për mua, por ka një fabul që kënga qëndron dhe pëlqehet. Mua nuk më ka ndodhur, por nisur nga ndarja do të thotë që nuk e ke dashur. Nuk e ke gjetur dashurinë dhe nuk ke pse të kthehesh prapa.
Kush ju financon për videoklipet?
Në përgjithësi i financoj vetë. Nuk ka rëndësi kush financon, rëndësi ka që puna të dal sa më bukur.
Diçka gjatë xhirimit të klipeve?
Kur po xhironim te ura e lumit poshtë Kalasë së Petrelës, më duhej të ecja këmbëzbathur për tu ulur poshtë. Ishte një rrugë shumë e keqe.
Keni një këngë me titull “Fukaraja”, sa i pasur është Altin Sulku?
Nuk mendoj se jam i pasur, por as nuk këndoj për t’u pasuruar. Është pasioni dhe përkushtimi për këngën. Me të ardhurat nëpër koncerte e turne besoj që jetoj mirë. “Besoj shumë në Zot dhe agjëroj çdo vit në muajin e Ramazanit. Nuk pretendoj të më pëlqejnë të gjithë, por, më vjen mirë që edhe ata që nuk pëlqejnë këngën time të paktën ma dëgjojnë. Dueti im me Bora Ferën është pritur shumë mirë. Bora ka një zë të mrekullueshëm që premton shumë”.

Re: Altin Sulku: Ja si xhirova këmbëzbathur në Petrelë
pake len kokrren e namit,kjan kuptuar njerezit se je lyps.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi