Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria

2 posters

Shko poshtë

Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria Empty Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria

Mesazh nga WebMaster Mon 14 May 2012 - 12:59

Altin Lala, refugjati që “pushtoi” dhe u kthye në ikonë në Hanover.Kur ai erdhi në kampingun e kombëtares, në Harburin e vogël pranë Hamburgut, askush nuk e njihte. Dhe nuk kishte se si. Altin Lala ishte “arratisur” fare i vogël nga Shqipëria. Kur ende nuk i kishte mbushur të 16-t, ai së bashku me tërë shokët e ekipit përfaqësues të U-16, në vitin 1991 nuk u kthyen më në Shqipëri. U shpërndanë si zogjtë e korbit nëpër Gjermani.Shtypi i atyre viteve shkroi diçka, por më pas ngjarja u harrua… Shqipëria kishte halle dhe probleme më të mëdha ato kohë. Dhe ja tani, pas 6 vitesh, në radhët e kuqezinjve shfaqet ai i harruari dhe i arratisuri, Altin Lala. Ashtu i vogël, trup imët dhe flokëgjatë, nuk ta mbushte syrin. Madje edhe trajneri i Shpresës asokohe, Sulejman Mema, nuk dinte asgjë për vlerat e këtij futbollisti të ri.
Por edhe ai ishte thyer para këmbënguljes së të riut për t’u provuar, pa pretendime për më tepër. Djaloshi Lala e kishte kapur rastin fluturimthi. Pak kohë përpara ndeshjeve Gjermani – Shqipëri, ai i kishte telefonuar trajnerit Mema dhe i kishte kërkuar që të bënte një provë me ekipin Shpresa.
Shpenzimet i merrte përsipër vetë, donte që trajneri vetëm ta shikonte një herë dhe nëse nuk i nevojitej, ai mund të largohej. Para kokëfortësisë dhe logjikës së ftohtë të djaloshit, që fliste nga Gjermania, Mema u dorëzua dhe e grumbulloi me Shpresën. Kështu Altini u vesh kuqezi. Me këtë rast takoi shokët dhe hoqi njëfarë soji edhe mallin për Shqipërinë, ku kishte lënë familjen.
Djali “plangprishës” tani u kthye në shtëpi. Aventura e Lalës me Shpresën nuk zgjati shumë. Talenti dhe aftësitë e tij dallonin. Trajneri i Kombëtares së asaj kohe, Astrit Hafizi, e grumbulloi dhe e aktivizoi me të rriturit në turneun e Maltës, në vitin 1998.
Aty Kombëtarja fitoi mbrojtësin e saj të djathtë, inteligjent, luftarak e të kudondodhur, që quhej Altin Lala.Qysh nga ajo kohë, nga ndeshja në ndeshje, Lala rritej në moshë, por më shumë rritej edhe si një futbollist profesionist, i domosdoshëm për kuqezinjtë e Shqipërisë.
- Më është dashur mjaft punë, mund e djersë për të arritur deri këtu, – tregon Lala. – Jeta ime nuk ka qenë bahçe me lule. Nuk do t’i harroj kurrë ditët e para në Gjermani. Isha thuajse kalama. Nuk dija të flisja, nuk kisha asnjeri ku të mbështetesha, qoftë edhe tek ndonjë i afërm, apo farefis. Dija vetëm të luaja futboll dhe dëshiroja të bëhesha futbollist. Isha kapur fort pas kësaj ëndrre, aq sa isha bërë skllav i saj. Dhe tani nuk jam i zhgënjyer. Madje kur kthej kokën pas dhe shikoj se ç’kam arritur, i harroj të gjitha ato që kam hequr.1. Pak kohë pas qëndrimit në Gjermani, Altini u sistemua në një kamp refugjatësh, në Fulda. Po fusha e futbollit e tërhiqte si magnet djaloshin nga Tirana. Ashtu me gishta, me këmbë e duar siç dinë të merren vesh vetëm shqiptarët, Altini u kërkoi gjermanëve ta linin të luante edhe atë. Ata u befasuan nga aftësitë e këtij djaloshi njeri pa njeri. Menjëherë e përfshinë në radhët e ekipit të të rinjve të Borusias së Fuldës.
Aty luajti për dy vjet, për të kaluar më pas në ekipin e të rriturve të Fuldës, që luante në kategorinë e tretë. Këtu Altini ishte një gjysmëprofesionist dhe si të thuash, jeta e tij kishte marrë udhë. Ai e kishte bërë zgjedhjen. Në vitin 1998, Altini pati dy gëzime njëherësh. Ai veshi fanellën kuqezi dhe u bë titullar i kombëtares së Shqipërisë dhe ndërkohë nënshkroi një kontratë me ekipin “Hanover 96″ në Bundesligën 2.
Tani ai nuk ishte më i panjohur. Emri i tij gjithnjë e më tepër do të mbushë faqet e shtypit sportiv gjerman. Lala, edhe në Hanovër, shpejt do të fitonte fansa. Me natyrën e tij të qetë, por hokatare, Altini do të bëhet edhe kripa e ekipit. Veç jo vetëm për natyrën dhe karakterin, por edhe për lojën dhe rendimentin në fushë.
Aty ai nuk të hap rrugë. Aftësitë e mira fizike, inteligjenca në lojë dhe talenti, e bënë Altinin ndër lojtarët kryesorë dhe më të rëndësishëm të Hanovrit që synon ngjitjen në Bundesligë. Për çudi, ndryshe nga Shpresa, nuk luan mbrojtës i djathtë, por lojtar i lirë në mesfushë, që shihet sa në mbrojtje aq dhe në ndihmë të sulmit. Ai edhe pse i huaj, u imponohet drejtuesve të klubit të Hanovrit dhe fiton besimin e trajnerit të tij, që e konsideron Lalën një perlë të “Hanovrit 96″.
Edhe për tifozët ai kthehet në simbol. Gjermanët, në pamundësi për ta shqiptuar mbiemrin e tij, sa herë ai e kapte topin, këndonin në korr “La-la-la”. Ndërkohë, në shkallët e stadiumit, ku luante Hanovri, nuk do të mungonin bashkatdhetarët e tij, nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Për ta, Altini është njëherësh edhe krenari dhe simboli i atdheut të tyre. Ata e shikojnë atë duke luajtur dhe krenohen me aftësitë dhe talentin e tij, i cili i bën që mendja t’u fluturonte dhe për pak orë Shqipëria t’u afrohej e të ishte me ta.
2. Kalimi nga Fulda në Hanovër, edhe pse i hapi perspektiva të reja, i krijoi një hendek Altinit. Dhe djaloshi 23-vjeçar kishte të drejtë. Ai në Fulda kishte lënë zemrën… Një vajzë e quajtur Viktoria nga një familje refugjatësh italianë, e kishte bërë rob të sajin. Ishin njohur aty në Fulda fare të rinj dhe ishin dashuruar me njëri-tjetrin.
Kështu që rruga nga Hanovri në Fulda, në kohën e lirë për Altinin do të ishte jo vetëm e shpeshtë, por edhe e dashur dhe e papërfillshme. Por do të vinte një kohë, që kësaj “aventure” i duhej dhënë fund. Altini dhe Viktoria vendosën që të shkurtojnë largësitë dhe të martohen. Dhe kështu bënë.
Dasmën nuk e bënë në Gjermani, por në Itali. Më saktë, në Melisa, në një pikë buzë detit Mesdhe, ku familja e bashkëshortes së ardhshme, ka një hotel turistik me 4 yje. “U bë një dasëm e madhe dhe e bukur, – tregon i ati i Altinit, Doda. – Ishte një dasmë italo-shqiptare, e cila nuk ndryshon thuajse asgjë nga ato tonat, për sa i përket zakoneve.
Familja e nuses i ruante me rreptësi traditat e familjes italiane. Kjo, ndoshta edhe për faktin, se pranë Melisas jetonin mjaft arbëreshë, shumë prej të cilëve ishin miq të familjes dhe të ftuar në dasmë.
Në atë dasmë të Melisas, në atë korrik të 1999-tës, krushqit nga ana e dhëndërit, ishin të paktë. Ishte familja Doda, e ëma, i ati, motra e martuar dhe i vëllai i Altinit, që shkonin nga Tirana. Me ta u bashkua edhe një shok i Altinit somalez, që vinte nga Gjermania. Këta plotësonin numrin 250 vetëve, që morën pjesë në ceremoninë e celebrimit në kishën e Melisës dhe pastaj gëzuan deri vonë duke kërcyer e kënduar nën tingujt e muzikës italiane, që shoqërohej nga zëri i tre këngëtarëve pjesëmarrës në San Remo.
Ishte një dasmë, ku kishte të ftuar nga të gjitha kontinentet. E në këtë konglomerat miqsh nuk mungoi edhe vallja ballkanase me motive shqiptare e interpretuar nga njerëzit e Altinit dhe arbëreshët e Italisë. Thënë shkurt, ishte një dasëm që do të kujtohet gjatë në Melisa për nga hareja, luksi dhe shkëlqimi.

3. Çifti Lala jeton në Hanovër. Me të mund të komunikosh lehtë nëpërmjet telefonit edhe pa qenë Altini në shtëpi. Mjafton të dish të flasësh një nga gjuhët ndërkombëtare dhe menjëherë, e shoqja, Viti, siç e thërrasin miqtë dhe në familje, do të përgjigjet me lehtësi e shkathtësi. Se Viktoria është një poliglote e vërtetë. Ajo ka studiuar për gjuhë të huaja dhe zotëron italishten, gjermanishten, spanjishten, anglishten dhe frengjishten.
Në sajë të kësaj aftësie, ajo para martesës ka punuar si përkthyese në një bankë, punë të cilën tani e ka ndërprerë, qysh kur është martuar dhe jeton në Hanovër, për t’iu përkushtuar më tepër të shoqit, që ka nevojë për përkujdesjen e saj. Por ndërsa flet me Altinin për aftësitë poliglote të së shoqes, ai thotë: “Shtoni edhe gjuhën shqipe, sepse edhe atë ka arritur ta mësojë.
Ajo tani i di disa fjalë dhe e kupton, por më ka kërkuar libra të gjuhës shqipe ngaqë dëshiron ta mësojë mirë dhe me gramatikë”. E në vazhdim të bisedës me Altinin mëson se Viti interesohet mjaft për Shqipërinë dhe ka një dëshirë të zjarrtë ta prekë vendin ku ka lindur i shoqi. Dhe ajo ka të drejtë.
Ashtu siç Altini është bërë pjesë e pandarë e saj, ajo do të bëjë të sajën edhe Shqipërinë, vendlindjen e të shoqit, i cili nuk len ditë pa i telefonuar familjes së tij në Tiranë, atij që ajo i përkushtohet me plot dashuri dhe që me talentin e tij tani është bërë simbol krenarie për tifozët e Hanovrit dhe një “ambasador” i mirë për të gjithë bashkatdhetarët e tij refugjatë në Gjermani.
Lamtumira
Nga Dritan Lundra
Minuta e 84-t. Hanover luan kundër Kaiserslautern. Të 49 mijë tifozët e në Hanover nisin festën. Skuadra ka siguruar Ligën e Europës, por në fushë, për të fundit me fanellën e skuadrës është paraqitur Altin Lala, kapiteni legjendar i kësaj skuadre. Vetëm 6 minuta lojë për të përshëndetur kapitenin e tyre, por që mjaftojnë për të nderuar emrin simbol të kësaj skuadre. 6 minuta lojë, por festa vazhdon pas përfundimit.
Një skuadër e veshur e gjitha me numrin 8 (numri i Lalës), një stadium, i cili si magji nxjerr koreografinë e fillimit të ndeshjes, ku lehtë do lexoje “Danke Altin Lala”. Më shumë se kaq askush nuk do e mendonte. Megjithatë çdo fillim ka një fund, por është mrekulli që fundi të jetë si ai i Lalës. E ne nuk mund ta bëjmë atë që Hanover i ka bërë Lalës, por mjaftohemi vetëm me një shprehje, natyrisht jo në gjermanisht, por në shqip e me plot gojë: “FALEMINDERIT ALTIN, FALEMINDERIT PER TE GJITHA EMOCIONET QE NA KE DHENE ME FANELLEN KUQEZI”!
Nga Shqipëria në Gjermani
Askush nuk do ish menduar dy herë në ato vite të tmerrshme. Këtë gjë ka bërë edhe Lala në fillimet e viteve ‘90. Te Dinamo, ku luante të gjithë e njihnin talentin e tij, por të luaje futboll në Shqipëri më shumë ish masakër sesa kënaqësi. E në këto kushte ai vendos të migrojë. Zoti i sjell një turne në Gjermani, ku Lala shkon e nuk kthehet më prapa. “Ka qënë viti 1991, – kujton përgjegjësi i asaj kohe në këtë skuadër 16-vjeçarësh, Bujar Lubani. – U nisëm për në Gjermani në një turne, ku edhe vetë ishim koshientë që shumica e futbollistëve nuk do të ktheheshin më.
Kështu ish koha. Turneu ish në Frankfurt dhe ekipi ynë ish mjaft i mirë. Sinqerisht që Lalën nuk e njohja dhe kur e kam parë për herë të parë nuk do mendoja se do bëhej ky që është sot. Ish i imët në trup dhe me mendjen time nuk premtonte. Por që në ditët e para dhe aq pak sa ndenjëm pashë një pasion dhe vëzhgova se ish një luftëtar i vërtetë. Altini dinte të luante dhe të luftonte për çdo top.
Nuk mund të them se ish ndonjë talent i madh, por pasioni dhe puna e bënë të tillë, pra kapiten të kombëtares tonë dhe njëkohësisht edhe të Hanoverit. Mbaj mend që nga grupi prej 18 futbollistësh 12 mbetën në Gjermani dhe u kthyen vetëm 6. Trajnerë bashkë me mua kanë qenë edhe Besnik Çela dhe Mexhid Haxhiu. Megjithatë kur kamë parë lamtumirën e Lalës më ka kapur një emocion i jashtëzakonshëm.
Kjo sepse më kujtohet fare mirë largimi i tij, kujtoj edhe ditët e vështira që ka kaluar, por pasioni dhe puna (të cilët kurrë nuk i kanë munguar atij djali) triumfuan edhe ndaj jetës së vështirë. E në këto kushte ai nis një jetë normale si çdo refugjat i zakonshëm, por në asnjë moment pa iu ndarë fushës së futbollit.
Jeton me miqtë e tij, por duke qenë edhe më i vogli, qoftë në moshë, por edhe në trup të gjithë e duan, por më shumë e respektojnë. Në ndeshjet e provincës së Fuldes, një qytet i ftohtë dhe asnjëherë në majat e futbollit gjerman, Lala shpërthen. Shënon gola pa fund, edhe pse pozicioni ish mbrojtës aq sa bie menjëherë në sy, bie në sy të një menaxheri nga Berlini, i cili pas një ndeshjeje e fton për një shtëtitje. Një shëtitje, e cila do ish edhe “telebingo” për Altinin.
Ai kish parë gjithçka të mirë dhe gjithçka të duhur për një futbollist. I druajtur dhe pa asnjë dëshirë Lala pranon e pas shëtitjes vjen një shoping në supermarket. Merr gjithçka që i duhet një djaloshi për të marrë, por nuk jep fjalën për kontratë, pranon “dhuratat” por premton se do i ndajë me shokët. Në fund “dorëzohet” pranë pavionit të mishit. Merr sa i duhet e në fund pranon, ndonëse me zemër të thyer të shkojë ku dëshiron menaxheri. Stacioni i parë ka qënë Borusia Fulde e më pas do niste edhe karriera e tij profesioniste me Hanoverin.
Kanë thënë…
Sulejman Mema (trajner i skuadrës Shpresa 1997)
Ka qënë një ditë me shi. Ne kishim mungesa në krahun e djathtë të mbrojtjes sepse Sina kish kaluar me skuadrën kombëtare. Mos gaboj u dëmtuar Sinani dhe trajneri Hafizi kërkoi edhe një futbollist nga skuadra U-21. Në hollet e hotelit më afrohet një djalë me flokë të gjata, por shumë i rregullt. Nga trupi nuk ma mbushi mendjen. Do luanim në Braunshvejk kundër U-21 të Gjermanisë.
Më tha vetëm dy fjalë. Profesor, unë jam Altin Lala, luaj në Gjermani përse nuk më provon një herë edhe mua. Luaj ku të ketë nevojë skuadra, por roli natyral është në krahun e djathtë të mbrojtjes. E pashë me vëmendje, por nuk ka mbushi syrin, megjithatë vendosa ta marr, në fund të fundit ne kishim një më pak, asgjë nuk do humbisnim. Nuk e vura re që me vete kishte edhe çantën e sportit dhe i them ik merr materjalet dhe paraqitu nesër në stërvitje. Me një buzëqeshje çarmatosëse më drejtohet.
Profesor, unë jam gati. Në seancën stërvitore, natyrisht që e kisha jashtë planeve për të luajtur në formacionin bazë dhe përqëndrimi im ish plotësisht te futbollistët që do aktivizoheshin. Në një moment më afrohet zëvendësi im, Bashkim Koka, i cili më thotë. “Sule shife pak këtë që na erdhi dje, është i jashtëzakonshëm”. Me një sy shikoja skuadrën dhe përgatisja skemat, ndërkohë me një tjetër ndiqja çdo lëvizje të Lalës. Ishte i jashtëzakonshëm.
Pas seancës stërvitore, kur do vendosnim formacionin isha në dilemë, ta fusja ose jo nga minuta e parë. Por si gjithmonë vendos diçka tjetër dhe lala e ka nisur ndeshjen nga stoli. Një pjesë e parë ku Gjermania dominoi dhe e mbylli 2-0. Në pushim jam futur në dhomat e zhveshjes dhe i kam thënë. Altin bëhu gati. Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë emocion të veçantë. Pjesa e dytë ka qenë shumë e barabartë dhe më i miri në mënyrë absolute ka qenë Altin Lala.
Kaq ka mjaftuar, ku mbase edhe rastësia të ndikonte që ne fitonim një futbollist, mbase nga më të mirët e kombëtares shqiptare në kohëra. Mbas ndeshjes e kam përgëzuar dhe në mbrëmje jam takuar me Hafizin, trajnerin e kombëtares. I kam thënë, shiko, kam zbuluar një futbollist që as në ëndërr nuk e ke parë ndonjëherë, është i paparë.
Astriti kish mendjen të ndeshja e kombëtares dhe më ka thënë ta shohim njëherë. Ta shohim, por nuk kish se çfarë të shihte, Altini ish i përgatitur dhe direkt në turneun pasardhës në Maltë, Hafizi e grumbullon dhe Lala bëhet lojtar bazë i formacionit.

Astrit Hafizi, trajner i kombëtares 1997
Sula me fliste, por unë mendjen e kisha te ndeshja. Luanim kundër Gjermanisë dhe vërtet humbëm port ë shënosh tre gola në Hanover kundër kombëtares gjermane dhe të pëshosh në minutën e 92-të kjo ish tragjedi. Por futbolli i ka këto dhe pas përfundimit fola edhe një herë me Memën. Më tregoi për cilësitë e Lalës, prej të cilit kish mbetur i mahnitur.
Vetë nuk e kisha parë ndeshjen, por i besova një trajneri me shumë eksperiencë si Mema. Nuk kish gabuar. Në janar do zhvillohej turneu i Maltës. Ne ishim të ftuar. Altini n e kisha në listë, por nuk kisha vendosur për ta futur në formacion. Mos harrojmë në atë kohë në skuadër ishin lojtarë me shumë emër dhe eksperiencë si Strakosha, Haxhi, Xhumba, për të vazhduar me Rudi Vatën, apo Taren e Rakllin.
Megjithatë që në momentin e parë në stërvitje mënyra e lojës së tij më mrekulloi. Nuk dinte të fliste, por vetëm vraponte dhe çdo gjë që i thuhej e konceptonte menjëherë dhe gjithmonë bënte atë që duhej bërë. Nuk kam hezituar më gjatë. Së bashku me Sejdinin, ndihmësin tim vendosëm ta fusim menjëherë në formacion.
Dukej që kish tipare mesfushori, por ne kishim nevojë për mbrojtës të krahut të djathtë, sepse në qendër, në atë pozicion që quhet mesfushor shkatërrues luante Rudi Vata. E aktivizuam në rolin e mbrojtësit të djathtë, aty ku kish luajtur edhe me kombëtaren U-21. I jashtëzakonshëm.
Megjithatë, Altini nuk ish vetëm i jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Ai për skuadrën ish edhe një trajner në fushë. Me lalën çdo trajner në Botë do ndihej komod. E kjo sepse ai dinte të bënte atë që i thonte trajneri, por nga ana tjetër dinte të motivonte edhe shokët e skuadrës. Nuk mund të them asgjë më shumë se sa një lojtar i jashtëzakonshëm e akoma më shumë të flas me superlativa si njeri.
Hans Peter Brigel
Nëse Hafizi e ka zbuluar si futbollist, njeriu që e ka ngritur në piedestal, duke i besuar gjithë mesfushën ka qenë Hans Peter Brigel, trajner i kombëtares shqiptare. Pas golit të shënuar në Zvicër, kur kemi humbur në një ndeshje vërtet mjaft të mirë, pas përfundimit të saj, Brigel do deklaronte. “Futbolli vendoset edhe nga episode. Nuk luajtëm keq, mund edhe të fitonim.
Dua të veçoj në këtë ndeshje Altin Lalën. Ka zhvilluar një ndeshje perfekte, jo sepse shënoi, por ai ish lideri i vërtetë i skuadrës në këtë takim”. Të njëjtat fjalë edhe pas fitores 3-1 në Shkodër kundër Rusisë, mbase një nga ndeshjet më historike të Shqipërisë. Goli i parë i Lalës me Kombëtaren e Brigel do shprehej. “Një nga fitoret më magjike me skuadrën shqiptare. Të gjithë ishin të mrekullueshëm, por goli i Lalës i dha skuadrës sigurinë e duhur, ashtu sikundër loja e tij në mesfushë”.
Shifra
79 ndeshja ka luajtur Lala për skuadrën kombëtare
Janar 2008 Ndeshja e parë me kombëtaren shqiptare
29 mars 2003, goli i parë shënuar në karerën e tij kundër Rusisë
3 gola ka shënuar ai me kuqezinjtë. Kundër Rusisë, Zvicrës (11 qershor 2003) dhe San Marinos (16 gusht 2006)
1 gol ka shënuar Lala në Bundesligën I, kundër Hamburgut (5-0)
13 gola ka shënuar ai me Borusia Fulde dhe Hanover në Bundesligën II
326 ndeshje ka luajtur Lala, si profesionist në Gjermani
30 korrik 1998 debutimi i parë në Bundesligën II me Hanover (1-0 kundër Karlsruhe)
39 korrik 2004 pas 6 vjetësh bëhet kapiten i Hanoverit, shirit që e mban deri në vitin 2008
6 maj 2012 ndeshja e fundit në karrierë në Bundesligën I (Hanover-Kaiserslautern 2-1). Lala luan vetëm 6 minuta
11.10.2011 ndeshja e fundit me kombëtaren shqiptare…
15 minuta Kaq ka zgjatur pas përfundimit të ndeshjes festa dhe njëkohësisht përshëndetja e 49 mijë tifozëve në stadium
Bajern Amator do jetë destinacioni i tij i ardhshëm


Ndeshjet me Kombëtaren shqiptare
1998 7 0
1999 6 0
2000 3 0
2001 6 0
2002 4 0
2003 5 2
2004 7 0
2005 9 0
2006 6 1
2007 9 0
2008 6 0
2009 1 0
2010 – –
2011 – –
Total 79 3
Pergatiti Bashkim Tufa Sporti Shqiptar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria Empty Re: Altin Lala: Si u arratisa nga Shqipëria

Mesazh nga Anakonda Tue 15 May 2012 - 18:46

ke shpetu po hajde
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi