Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore

2 posters

Shko poshtë

Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore Empty Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore

Mesazh nga WebMaster Wed 20 Apr 2011 - 4:31

Do të vijë në një intervistë për faqet e “Bluetooth” me sharmin dhe elegancën që gjithmonë e kanë shoqëruar, një nga zërat më të veçantë të skenës kosovare… Po flasim për Kaltrina Selimin, këngëtaren e njohur të estradës shqiptare e cila që nga dita e parë që është promovuar në tregun muzikor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me këngët e saj. Të gjithë e njohin si këngëtaren e hiteve, pasi ajo qëllon gjithmonë në shenjë me këngët që sjell për publikun shqiptar. Në këngët e saj gjen si ritmin për të kërcyer, ashtu edhe tekstin për ta ndjerë. Sigurisht që nuk mungon asnjëherë perfomanca e saj e shkëlqyer që përplotëson në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e saj skenike. Në këtë intervistë për ne, Kaltrina përcjell informacion për projektet e saj më të reja muzikore. Por, lexues të dashur është shumë interesant rrëfimi i saj pasi përveç të tjerash ajo tregon edhe planet për dasmën…
Si po kaloni këto kohë?
Meqë ditët tani janë më të ngrohta, energjia për të punuar dhe për të dalë më tepër është më e madhe dhe sigurisht po kaloj kohë shumë të bukura.
Kjo stinë është e ngjeshur me koncerte. Si i vlerësoni ofertat dhe nga sa variojnë çmimet?
Mendoj se kam oferta mjaftueshëm, por nuk do të thotë se e pranoj çdo ofertë që më bëhet, sepse jo të gjitha vendet i plotësojnë kushtet për të mbajtur një mbrëmje. E sa i përket çmimit mendoj që kam një çmim të arsyeshëm.
Sa kohë përpara ju bëhen ofertat për koncerte?
Për të qenë më e sigurt për çdo gjë, duke marrë parasysh disa detaje preferoj që t’i pranoj vetëm ofertat që janë afër datës se ftesës… Përjashtim bëhet për sezonin e verës, ku ofertat bëhen disa muaj përpara.
Nga intervista jonë e fundit ju keni realizuar 2 klipe, po si fillim do flasim pak për klipin e këngës “Harromë”. Cilat janë përshtypjet që keni marrë për atë këngë?
Në përgjithësi e kanë vlerësuar si një këngë me një melodi të mirë, të këndshme dhe një tekst shumë aktual.
Sakaq, vetëm pak ditë më parë është publikuar klipi i këngës suaj të fundit “Zero”. Si erdhi ky klip?
Kënga ‘Zero’ është punuar më herët, madje unë e kam lançuar atë në muajin janar, kurse tanimë ia kam realizuar dhe klipin… Kënga me titull ‘Zero’ e kompozuar dhe orkestruar nga kompozitori shumë i njohur Don Arbas dhe me tekst të Bekës, me sa kam kuptuar ka ardhur shumë mirë tek publiku. Klipin e kam punuar me produksionin ‘IMAGINE’ me të cilët kam bashkëpunuar dhe më herët. Kënga është dëgjuar shumë dhe është pëlqyer mjaft, por edhe komentet që kam marr për klipin, ndonëse e kam lançuar këto ditë kanë qenë të gjitha shumë të mira duke e cilësuar si një klip ndryshe nga te tjerët.
Ç’plane keni për momentin?
Tani përveç mbrëmjeve që i kam vazhdimisht, jam duke punuar për projektet e reja. Më konkretisht këto ditë nisem për në Londër ku kam dhe mbrëmje, gjithashtu do ndalem atje edhe për disa ditë pushimi tek i fejuari.
Meqë më dole këtu… Kaltrina me status është e fejuar, dasma juaj është përfolur jo pak gjatë këtij viti në media, ndonëse ka pak muaj që ka hyrë. Cila është e vërteta, megjithëse e dimë që s’ju pëlqen të flisni shumë për këtë pjesë. Do martoheni apo jo gjatë këtij viti?
Përveç planeve të tjera, që sigurisht janë të shumta, me Dritonin kemi biseduar edhe rreth martesës, por a do të ndodhë sigurt këtë vit, nuk e di ta them. Gjithçka varet nga afatet se si i përfundon Dritoni punët e tij në Londër, përveç kësaj kur të kem diçka konkrete në këtë drejtim do të jem e hapur për të gjithë.
Si e imagjinoni veten nuse?
Një ndër dëshirat e mia që nga fëmijëria ka qenë edhe veshja e fustanit të bardhë, kjo besoj se është edhe dëshira e të gjitha femrave. Ditën që do vishem nuse e imagjinoj si diçka shumë të bukur, që nuk mundem ta përshkruaj dot me fjalë.
Cila mendoni se është mosha ideale për t’u martuar një femër?
Personalisht mendoj se moshë më e përshtatshme për t’u martuar është prej 25 deri 28 vjeç, duke e marr parasysh që në këtë moshë je mjaft e pjekur, je koshiente për të gjitha vendimet që i merr në jetë, sidomos për martesën që nuk është diçka e vogël.
Si e imagjinoni dasmën tuaj?
Nuk e imagjinoj një dasmë përrallash, e imagjinoj një dasmë të thjeshtë, por gjithsesi do mundohemi ta bëjmë më së miri, sepse ajo natë do të na mbetet kujtim për tërë jetën.
Do të jeni një nuse tradicionale apo moderne?
Besoj që do bëj një ndërlidhje mes modernes dhe tradicionales.
A di të bëjë Kaltrina punë shtëpie?
Puna rreth muzikës më ka lënë anash në këtë aspekt, duke më bërë paksa përtace, por a di t’i bëj ato? Di, dhe shumë-shumë mirë, madje.
Po të gatuani?
Më parë kur më bëhej kjo pyetje vihesha në siklet, sepse u përgjigjesha që di të skuq vezë, të ziejë makarona, supë dhe asgjë tjetër. Ndërsa tani më pëlqeu shumë pyetja pasi kam dhe çfarë t’ju them më shumë. Kohëve të fundit kam mësuar të gatuaj shumë gjëra, edhe pse është fillimi, ato që po i gatuaj po i bëj shumë të shijshme.
Sa fëmijë ëndërroni të keni?
Kam dëshirë të kem 2 fëmijë, vajzë dhe djalë.
Kujt ia besoni sekretet e zemrës?
Vetëm vetes, është vështirë të t’i mbajë sekretet dikush tjetër.
A është Kaltrina vajzë mami (e llastuar)?
Kam qenë dikur vajzë e llastuar, por me kalimin e viteve besoj që nuk jam më.
Ç’marrëdhënie keni me mamin?
Lidhja ime me mamin është shumë e ngushtë. E kam më shumë shoqe se sa nënë, sidomos e kam shumë të vështirë që jam larg saj shumë herë. Megjithatë përkundër largësisë dëgjohemi shumë shpesh, pasi nuk mundemi të bëjmë njëra pa tjetrën.
Po me miqtë?
Jam person shumë i shoqërueshëm, bëj shumë për miqtë dhe di t’i dua dhe t’i respektoj në maksimum.
Sa ju ka shërbyer bukuria në rrugën tuaj në muzikë? Ka qenë ajo një shtysë për t’u bërë pjesë e botës së spektaklit?
Muzika ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Në një moshë që ndoshta nuk e kam ditur se çfarë është bukuria. Unë jam këngëtare dhe për mua kanë rëndësi komponentët e tjerë që lidhen konkretisht me muzikën.

Eraldo Rexho
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore Empty Re: Kaltrina Selimi: Dasmën time s’e imagjinoj përrallore

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:42

po si e imagjinon fshatareske?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi