Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur nuk e gjeni "Princin e kaltër" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur nuk e gjeni "Princin e kaltër" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur nuk e gjeni "Princin e kaltër"

Shko poshtë

Kur nuk e gjeni "Princin e kaltër" Empty Kur nuk e gjeni "Princin e kaltër"

Mesazh nga tironse Sat 23 Apr 2011 - 21:01

Rrotull teje të gjithë duken të lumtur dhe të dashuruar. Po ti përse je akoma vetëm? Mund të ketë shumë arsye, por disa "ekspertë" kanë evidentuar 10 gabimet më të zakonshme të cilat duhen riparuar.
[You must be registered and logged in to see this image.]

1. Mendon ende për ish-in

Edhe nëse thua se gjithcka ka mbaruar, ish-i yt mbetet ende një kujtim, nga i cili është e vështirë të lirohesh. Një tunel që nuk tregon asnjë dritë ne fund. Behu i/e fortë dhe clirohu prej së shkuarës.E kaluara është kapitull i mbyllur i jetës tënde. Përgatitu për aventura të reja.

2. Je një pre tepër i/e vështirë

Në dashuri fiton kush luan, por jo kush është i pakapshëm. Normal që loja është e kendshme, por nëse kërkon një histori të rëndësishme mos u trego shumë kokëfortë. Duhet të jesh vetvetja dhe origjinal, mos ki frikë të tregosh ndjenjat dhe ndonjë dobësi tënden.

3 Kërkon vetëm dashuri me plot romancë

Ndoshta problemi yt në dashuri është nëse ke shumë pretendime, kërkon një histori si nëpër filma, plot me të papritura të këndshme. Perfeksioni nuk ekziston dhe nga partneri/ja duhen vlerësuar edhe defektet.

4. Ke shumë frikë

Shpesh të kujtohet se sa herë të kanë thyer zemrën. Negativiteti largon dashurinë dhe të bën që te mbetesh vetëm për shumë kohë. Evito që të biesh në pesimizëm. E ardhmja do të ofrojë gjëra të mira nëse ke dëshirë për një aventurë të re.

5.Beson vetëm në dashuritë virtuale

Interneti dhe rrjetet sociale kanë krijuar varësi. Historitë online të dashurisë janë romantike, por kur përballesh me realitetin gjërat janë krejt ndryshe.Gjetja e njerëzve të rinj përmes interntetit është ok, por mos lejo që raporti të mbetet vetëm virtual. Njohja tradicionale është më e mirë.

6. Nuk do të humbasësh pavarësinë

Ky është një prej gabimeve klasike që njerëzit mbeten vetëm. Largohesh prej cdo lidhjeje të re, sepse ke frikë mos humbet lirinë dhe pavarësinë tënde, por harron se largon shansin për një dashuri të madhe. Nuk ka marrëdhenie serioze nëse kërkon të jesh plotësisht i/e pavarur. Mos harro: vetëm nuk mund të jetohet...

7. Je viktimë e stereotipeve

Shpjegimi është: Burrat janë tradhtarë, gratë janë shumë kërkuese...Duhet të heqësh dorë nga përgjithësimet. Cdo histori është ndryshe nga të tjerat dhe me dashuri mund të thyesh të gjitha barrierat.

8. Kërkon histori torturuese

Ka raste që njerëzve u pëlqen që të vuajnë prej partnerit. Ata gjejnë ngushëllim te miqtë. Kujdes! Dashuria pasionante është e bukur, por nuk mund të zgjasë shumë. Një marrëdhënie serioze bazohet te normaliteti dhe jo te ngjarjet tronditëse që të trazojnë shpirtin orë e cast.

9. Mendon se nuk është momenti i duhur

Në këtë moment duhet të mendosh për punën, për t'u dobësuar, nuk ke kohë për një histori serioze sepse ke të tjera objektiva dhe impenjime. Por duhet të heqësh dorë nga racionaliteti dhe gjetja e justifikimeve. Dikush po pret për ty dhe përgatitu për një aventurë që mund të të ndryshojë jetën.

10. E merr me shumë nxitim

Historitë e mëdha krijohen me baza dhe kërkojnë kohën e duhur. Mos u nxito duke u lidhur me personin e parë që të del përpara, ndoshta nuk është i duhuri. Merr kohën e duhur për të gjetur shpirtin binjak.
tironse
tironse
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1452
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/03/2011
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : kuajt , e udhetimet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi