Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira

2 posters

Shko poshtë

Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira Empty Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Apr 2011 - 10:49

Të ndaluara të paguajnë ndokënd për të bërë fëmijë për ta në vendin e tyre, gratë sterile udhëtojnë deri edhe në Ukrainë në kërkim të nënave zëvendësuese.

Nga Dorotea Nikolova në Varnë, Sofje, Kharkov, Kiev, Brasov, Timishoarë dhe Beograd

“Të mos pijë alkool, as duhan, të mos marrë drogë dhe të hajë shëndetshëm.” Ndërsa rendit rregullat që duhet të zbatojë nëna e saj zëvendësuese e ardhshme, zëri i Rumjana Nençevës 34-vjeçare, dentiste nga Varna e Bullgarisë, bëhet më i hollë e më i qetë.

Nençeva ka ardhur në Ukrainë të kërkojë një nënë zëvendësuese. E diagnostifikuar me kancer në uterus në qershor 2008, ajo nuk mund të lindë fëmijë. Nençeva bën pjesë në një dukuri gjithnjë e më të shpeshtë ku gratë nuk mund të mbesin shtatzana dhe, ngaqë në vendin e tyre ndalohet shtatzania zëvendësuese, udhëtojnë mijëra kilometra deri në Ukrainë të marrin me qira mitrën e një gruaje tjetër.

Viktima të stigmës së shoqërisë kundër grave pa fëmijë, veçanërisht në Ballkan, ato përballen edhe me ashpërsinë e ligjit në shumicën e vendeve në lidhje me zëvendësimin me pagesë.

Ato i tërheq Ukraina për shkak të ligjeve të buta mbi zëvendësimin komercial, infrastrukturës relativisht të zhvilluar mjekësore si dhe çmimit.

Shumica e grave që i drejtohen Ukrainës vijnë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika, zakonisht vetëm ato mund t’i përballojnë pagesat. Por një numër gjithnjë e më i madh, si Nençeva, janë profesioniste të shtresës së mesme nga Ballkani për të cilat kostoja është prapseprap një sakrificë e madhe.

Stafi në Qendrën Ndërkombëtare të Amësisë Zëvendësuese (QNAZ) në Kharkov të http://www.surrogate-mother.ru/eng/ Ukrainës i thotë Nençevës se ajo nuk është e vetmja grua me atë emër nga Bullgaria që ka udhëtuar më se 2.000 km deri në Kharkov.

“Kemi shumë paciente nga Ballkani,” thotë gruaja e Qendrës. Ndërsa është atje, Nençeva dallon një udhëtare tjetër nga Ballkani, Snezhanën, një maqedonase rrumbullake në të katërdhjetat.

Gruaja pas tavolinës shpjegon me etikë komerciale që Nençeva ka dy opsione për të zgjedhur një surmama, fjala ruse për nënë zëvendësuese. Doktorët në klinikën Feskov, ku zhvillohen procedurat e nevojshme mjekësore, mund të zgjedhin një grua që ta mbajë fëmijën, ose Nençeva vetë mund të zgjedhë nga lista e gjatë e Qendrës.

“Kemi një databazë të pasur kandidatesh,” vazhdon gruaja, “bjonde, brune, gra me sy blu, tipe sllavike, me lëkurë të errët, ose ato me arsim të lartë. Nëse treguesit e saj mjekësorë nuk përputhen me tuajt, përzgjedhja mund të përsëritet.”

Pse Ukraina?

Për gratë që duan t’i shpëtojnë tabusë së mungesës së fëmijëve dhe që nuk duan të adoptojnë, zgjidhja e vetme është gjetja e një nëne zëvendësuese që do ta mbajë vezën e tyre deri në maturim.

Gjithsesi, për shumicën e qeverive, zëvendësimi ngre dilema serioze etike, kryesisht lidhur me gratë që paguhen të mbajnë fëmijë për dikë tjetër.

Kjo është arsyeja që asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk e lejon zëvendësimin komercial dhe pse gratë që kërkojnë mitër me qira duhet t’i drejtohen lindjes në Ukrainë, Rusi, Gjeorgji, Kazakistan, ose edhe më tej në Indi.

Në BE, Austria, Gjermania, Suedia, Franca, Hungaria dhe Italia ndalojnë çdo formë zëvendësimi, me pagesë ose jo. Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Greqia e lejojnë zëvendësimin për sa kohë që nuk përfshihet asnjë element komercial.

Në dallim nga kjo, ligji ukrainas është më i përshtatshmi në lidhje me zëvendësimin në Evropë. Neni 123.2 i Kodit të Familjes së Ukrainës http://www.ukraine-surrogacy.com/legislation thotë që gratë mund të marrin kompensim financiar për të mbajtur fëmijën e dikujt tjetër, dhe ligji nuk vendos kufi mbi sasinë e parave që mund të paguhen.

Ligji gjithashtu garanton të drejtat ligjore të nënës biologjike ndaj fëmijës apo fëmijëve lindur në mitrën e nënës zëvendësuese. Nuk kërkohet asnjë proces adoptimi apo urdhër gjykate. Gjithë procesi rregullohet nga nënshkrimi i një kontrate mes agjencisë apo klinikës, nënës biologjike dhe nënës zëvendësuese.

Me anë të kësaj, nëna zëvendësuese heq dorë nga të gjitha të drejtat ndaj fëmijës mbajtur në mitrën e saj. Në certifikatën e lindjes futen vetëm emrat e prindërve biologjikë.

Valeri Zukini, nën-president i Shoqatës Ukrainase të Mjekësisë Riprodhuese (ShUMR), thotë se 150 deri në 200 amësi të paguara zhvillohen në vend çdo vit.

Gati gjysma e grave që marrin me qira mitrat e këtyre grave ukrainase janë të huaja, zakonisht nga ShBA-të, Britania, Franca, Suedia dhe Italia, por edhe nga vendet e Ballkanit.

Më lirë në Kiev

Ligji nuk është arsyeja e vetme pse gratë që kërkojnë mitra me qira vijnë në Ukrainë. “Arsyeja kryesore… është çmimi,” mëton Marina Vasilieva, koordinatore e pacientëve në Nju Lajf, qendër zëvendësimi që hapi një zyrë të përhershme në Kiev në mars të këtij viti.

Qendra në Kharkov në fillim i kërkoi Rumjana Nençevës rreth 21,760 euro për shërbimet e saj. Çmimet varen nga gjendja e ovareve të gruas biologjike dhe nëse ajo kërkon dhurues sperme apo jo.

Nju Lajf në Kiev paguhet në dollarë. Çmimi i saj është më i lartë, afërsisht 35.000 dollarë, [26.000 euro], http://www.ukraine-surrogacy.com/Financial përfshirë dhurimin e një veze.

Kjo është megjithatë vetëm një e treta e çmimit që paguhet në ato shtete amerikane si Florida, Nevada, Nju Hempshajër dhe Kaliforni që e lejojnë zëvendësimin komercial. http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/Surrogate+Motherhood

Për lëshimin me qira të mitrave të tyre, agjencitë në Ukrainë u paguajnë nënave zëvendësuese nga 7.000 [5.080 euro] në Kharkov deri në 12.000 dollarë amerikanë [rreth 8.700 euro] në Kiev.

Përveç kësaj, prindërit e ardhshëm pritet që t’i paguajnë grave rreth 200 euro në muaj për shpenzime rrjedhëse, apo gjithsej 1.550 euro për krejt shtatzaninë. “Ata gjithashtu paguajnë shpenzimet mjekësore gjatë shtatzanisë dhe për monitorimin,” shpjegon Vasilieva.

“Kushtet për nënat zëvendësuese janë shumë të mira sa i përket Ukrainës,” thotë ajo por thekson se të qenit nënë zëvendësuese nuk është pasaportë e menjëhershme drejt pasurisë.

Një banesë e thjeshtë në kryeqytetin Kiev kushton rreth 80.000 dollarë amerikanë [rreth 58.000 euro]. Vasilieva vëren që kjo është të paktën gjashtë herë pagesa mesatare që fiton një nënë zëvendësuese.

Gjithsesi, ligji ukrainas nuk e kufizon numrin e shtatzanive zëvendësuese që mund të kryejë një grua.

Nëse kriza e fundit financiare ka rritur numrin e mitrave të mundshme për qira, Vasilieva këmbëngul që shumë nëna potenciale zëvendësuese ende motivohen, të paktën pjesërisht, nga altruizmi i thjeshtë.

Rekrutimi i nënave zëvendësuese kandidate bëhet kryesisht përmes internetit dhe nga përfaqësuesit rajonalë të agjencisë Nju Lajf, që punojnë në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

“Në çdo kohë, databaza e kandidateve të Nju Lajfit përfshin mes 20 e 25 grave, të gjitha me të paktën një fëmijë të tyrin,” thotë Vasilieva.

“Mes tyre ka gra me diploma të shkollës së mesme dhe atyre vokacionale, si dhe studente dhe diplomante universiteti,” vazhdon ajo.

Përveç nivelit të arsimit, profili i një kandidateje në databazë do të përshkruajë peshën e saj, punësimin dhe punëdhënësin. Përzgjedhja përfundimtare bëhet nga një psikolog.

Shumë shtrenjtë për Ballkanin

Ndërkohë që çmimet në Ukrainë janë shumë më të ulëta sesa në ShBA, ato janë tepër sipër asaj çka mund ta përballojnë shumica e njerëzve në vendet e Ballkanit. Janë të rënda shumë për Ani Dimovën, një grua të re e të brishtë nga Asenovgradi i Bullgarisë.

Ajo ende kujton e tronditur kur mësoi si adoleshente që nuk mund të lindte fëmijë. “Në fillim prindërit u përpoqën të ma fshihnin,” thotë ajo.

“Isha 14 vjeç dhe sapo kisha përfunduar kontrollin në spital. Shkova jashtë dhe i prita në makinë. Kur doli nëna, kishte lot në sy.”

Megjithëse e qeshur nga natyra, Dimova thotë se herë pas here i kujtohet që nuk mund të lindë fëmijë. “Kam menduar të shkoj diku ku zëvendësimi është i mundshëm, por çmimet janë shumë të larta,” shprehet ajo.

“Nuk janë për neve. Për në Ukrainë, të duhen rreth 50.000 leva bullgare [rreth 25.600 euro] të kursyera.”

Dimova thotë se kur e dëgjoi historinë, ish-shefja e saj, Dimitrina Popova, u ofrua të mbante fëmijën e saj nëse do të ndryshohej ligji për të lejuar zëvendësimin në Bullgari.

Popova 36-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, kujton reagimin e vajzës së saj adoleshente kur ia shprehu dëshirën e vet: ‘“Ti je e çmendur!’ i tha ajo.” Por Popova s’mund të bëjë asgjë për Dimovën aktualisht. Bullgaria i ndaloi të gjitha format e zëvendësimit më 2007.

E frustruar nga çmimet e larta të udhëtimit jashtë dhe ndalimi i zëvendësimit në vend Dimova shkoi në dhjetor 2009 të takonte Kalina Krumovën, deputete bullgare, për t’i kërkuar të niste një debat të ri mbi zbutjen e ndalimit aktual të zëvendësimit.

Krumova e ngriti çështjen para parlamentarëve dhe në publik në mars 2010. Interesi i shtuar publik mbi këtë çështje, mbështetur nga ekspertë mjekësorë, etikë dhe ligjore, çoi në thirrje për lehtësimin e ndalimit të zëvendësimit, për sa kohë që nuk do të kishte element komercial të përfshirë në proces.

Aktualisht, Krumova dhe një ekip specialistësh po punojnë mbi ndryshimet e propozuara për legjislacionin aktual lidhur me zëvendësimin.

Radina Velçeva, drejtuese e fondacionit Iskam Bebe (Dua një fëmijë) Foundation, e mbështet një zbutje të pjesshme të ligjit aktual. “Përfitueset duhet të jenë gra të martuara me moshë mes 18 e 43 vjeç, për të cilat lindja e fëmijës është provuar si e pamundur,” thotë ajo.

Nënat zëvendësuese nuk do të marrin pagesë, por gjykatat do ta miratojnë pagesën e disa shpenzimeve për mbajtëset, si kostot mjekësore, ushqimi, veshjet dhe mbështetja psikologjike. Këto do të mbulohen nga prindërit biologjikë.

Me gjithë këtë, në Bullgari mbesin pyetje të ngritura lidhur me çdo reformë në lidhje me ndalimin e zëvendësimit. Fani Davidova, eksperte ligjore për organizatën jo-qeveritare Programi i Aksesit në Informacion që është një shërbim i këshillimit të qytetarëve,, http://www.aip-bg.org/aip.htm paralajmëron që ndryshimet nuk duhet të jenë të ngutshme.

Davidova, që shkruan për çështjet e adoptimit dhe adoptoi një djalë më 2006, thotë se prindërit pa fëmijë duhet të kërkojnë opsione të tjera në fillim, si adoptimi dhe përkujdesja.

Ndërkohë, Tolina Mladenova nga Sofja thotë se do të bëhej nënë zëvendësuese nëse do të ishte e ligjshme. Financiarisht e sigurtë në të katërdhjetat, ajo mban mend që i shpjegonte dy fëmijëve të saj që asaj do t’i pëlqente “t’ia jepte barkun një mamaje tjetër që dëshiron fëmijë”.

“Ata u alarmuan pak,” shton ajo. “Më pyetën se ç’do të ndodhte me të. U thashë se nuk do të ishte i joni. “Do të kujdesemi për të në barkun e mamit dhe pastaj do ta largojmë”.”

Në Rumani, zëvendësimi nuk është i paligjshëm. Andrea Parvu, pasi lexoi një artikull gazete për një star televizive që me gjasë kërkonte një nënë zëvendësuese, vuri një njoftim në internet në mars 2010 duke shpallur që ishte e gatshme ta jepte me qira mitrën.

“Doja të ndihmoja dikë që s’mund të ketë fëmijë. Dhe, sigurisht, [ta bëja] për paratë,” thotë Parvuja, e cila ka një vajzë tre-vjeçare dhe jeton në Brasov. Ajo u bë person me interes për shtypin dhe TV-në, http://www.adevarul.ro/locale/brasov/Brasov-_Mama-surogat-inchiriez_uterul_pentru_28-000_de_euro_0_229777052.html por për çudi të saj, askush nuk e pranoi ofertën që bëri.

“Kam përshtypjen se Rumania nuk është ende gati për këtë,” thotë ajo. Beson që njerëzit kishin frikë t’i përgjigjeshin haptazi reklamës së saj mbasi ajo fitoi publicitet.

Ndalimi në Ballkan

Ndikuar nga interesi i përbashkët në integrimin evropian, vendet e Ballkanit po e ndalojnë zëvendësimin. Në Serbi, e cila aspiron të hyjë në BE, një debat i shkurtë mbi rregullimin e zëvendësimit u përmbyll me ndalimin e plotë të tij në fillim të vitit 2010.

“Kishte hamendësime që do të komercializohej,” shpjegon Mima Fazlagiç, gjinekologe nga Beogradi. Kroacia kandidate për në BE e nxori jashtë ligjit zëvendësimin sipas një ligji të ri mbi pjellorinë mjekësore më 2009.

Para se Bullgaria ta ndalonte zëvendësimin më 2007, nuk kishte ligj mbi mjekësinë riprodhuese në vend dhe ishin bërë disa dhjetëra procedura në vitet 1990, kujton Dr. Pavleta Tabakova. http://www.reprobiomed.net/ekip.htm Ajo mbikëqyri disa lindje zëvendësuese në klinikën e saj private në Sofje http://reprobiomed.eu/index.html përpara se të jetësohej ndalimi.

Shtatzania e parë zëvendësuese që drejtoi ajo rezultoi në lindjen e dy binjakëve në fillim të viteve 1990s. Nëna biologjike e kishte hequr uterusin por dhuroi vezën, thotë Tabakova.

“Ishte gazetare,” shton ajo, “Megjithëse së pari nuk kishte ndrojtje të fliste publikisht, tani ajo refuzon ta bëjë këtë. Kam pasur bile një rast ku vjehrra mbajti fëmijën e nuses së vet.”

Mungesa e legjislacionit mbi zëvendësimin në Maqedoni, http://star.vest.com.mk/default.asp?id=123141&idg=6&idb=1865&rubrika=Revija
Mal të Zi dhe Bosnjë, nënkupton që gratë që kërkojnë nëna zëvendësuese në këto vende janë në një situatë të paqartë ligjore.

As në Rumani, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian bashkë me Bullgarinë më 2007, nuk ka ligj që rregullon zëvendësimin. Më 2005, parlamenti rumun miratoi një projekt-ligj mbi shëndetin riprodhues që do ta kishte lejuar zëvendësimin jo-komercial, por presidenti Trajan Basesku e hodhi poshtë.

Lindjet me zëvendësim nuk ishin të padëgjuara në Rumani gjatë viteve 1990. Rasti i parë i njohur i një nëne zëvendësuese rumune që lindi fëmijë ndodhi më 1998 në klinikën Bega në Timishoarë të Rumanisë perëndimore.

“Emri i tij është Daniel,” tregon Dr. Ioan Munteanu http://www.fiv-munteanu.ro/fertilizare_in_vitro.php i cili drejtoi klinikën Bega në atë kohë. Deri më 2004, Dr. Munteanu mbikqyri 15 procedura zëvendësimi. Por tani ai është shumë më plak dhe nuk ka zhvilluar procedura të tjera, ndërkohë që nuk është hapur ndonjë klinikë tjetër zyrtare zëvendësimi prej atëherë.

Disa nga klientet e Dr. Munteanus folën publikisht. Një nga të parat ishte Livia Killian, djali i të cilës, Kristiani, tani 12 vjeç, lindi prej një nëne zëvendësuese në klinikë.

Kur Kristiani ishte i vogël, Killiani pozoi për një fotografi të botuar vite më vonë në gazetën Banateanul më 2004. Por sot ajo preferon anonimitetin.

Sipas antropologut social bullgar Haralan Aleksandrov, klima e sotme më konservative mbi zëvendësimin, dhe heshtja që e rrethon këtë temë, pasqyron fuqinë e vlerave patriarkale në rajon.

“Nuk duhet të flitet për vuajtjen,” thotë ai. “Nuk ka qëllim të keq këtu, thjesht kështu sillet kultura jonë.”

Në Varnë, pas javësh komunikimi në internet me klinikën në Ukrainë, Rumjana Nençeva është kthyer në pikën e nisjes.

Doktorët në klinikën e Kharkovit kanë nxjerrë përfundimin që ovaret e saj edhe pse s’kanë mbaruar krejt, janë afër fundit të jetës. Të pasigurtë se a ka vezë të përdorshme, klinika ka vendosur të mos e pranojë. Nençeva e ka të vështirë të vendosë se ç’do të bëjë.

Ani Dimova po mendon të shkojë në një vend ku zëvendësimi lejohet. Për ndalimin aktual të Bullgarisë, ajo thotë: “Nuk dua të mendoj se do të jetë e ndaluar përgjithmonë.”

FUND

“Epidemia e sterilitetit”

Sipas Shoqërisë Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë, ShERNjE, më 2010 një në gjashtë çifte vuan nga steriliteti.
http://www.eshre.eu/ESHRE/English/Guidelines-Legal/ART-fact-sheet/page.aspx/1061

Deri në 35 për qind të rasteve ShERNjE thotë se kjo është për arsye psikologjike tek gruaja. Një mesatare prej nëntë në 100 gra në botë mes moshës 20 e 44 vjeç nuk mund të lindin fëmijë.

“Steriliteti po kthehet në epidemi pikun e së cilës nuk e kemi mbërritur ende,” thotë Georgi Stamenov, drejtuesi i një prej qendrave kryesore të shëndetit riprodhues në Sofje, Nadezhda (Shpresa).

2. Mallkimi i Ballkanit

Në shoqëritë e Ballkanit, tabuja e mungesës së fëmijëve është veçanërisht e fortë. Këtu, “paaftësia e konceptimit të fëmijës dhe lindjes së tij gjykohet si jo-normale,” thotë psikologia bullgare Jana Paçolova.

“Nëse njerëzit e marrin vesh, gruaja përjeton turp, vështrime qortuese, qëndrime negative, pëshpëritje pas shpine, izolim dhe tregim me gisht nga shoqëria,” shton ajo.

Frika ndaj grave shterpe në Bullgari është transmetuar brez pas brezi. Folklori tregon se mungesa e fëmijëve është mallkim dhe sëmundje. Nëse një tregtar prek një grua shterpe, biznesin e tij do ta marrë lumi. Edhe vajzat e reja duhet t’u shmangen. Duke prekur një grua pa fëmijë, ato rrezikojnë pjellorinë e vet, sepse mungesa e fëmijëve është ngjitëse.

Në kulturat tradicionalisht patriarkale, fëmija dhe prodhimi i fëmijës legjitimojnë pozitën e gruas dhe përcaktojnë statusin e saj në shoqëri, sipas antropologut social bullgar Haralan Aleksandrov. “Vlera e gruas varet nga zgjatimi nga ana e saj e vijës së gjakut dhe vazhdimit të familjes,” thotë ai.

“Është e vështirë të përfytyrohet terrori që ndjen fisi kur përballet me faktin se një grua që i përket atij nuk mund të lindë fëmijë,” vëren antropologia Antonina Zheljazkova nga Sofja.

Në disa pjesë të Ballkanit, përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe Rumaninë Perëndimore, familjet e një gruaje pa fëmijë do të përballen me këtë dilemë duke i dhanë asaj fëmijën e një të afërmi për ta rritur si të vetin, sipas Violeta Stanit, psikiatre fëmijësh në Timishoarë të Rumanisë Perëndimore. http://star.vest.com.mk/default.asp?id=2191&idg=1&idb=197&rubrika=Revija]

Nga ana tjetër, tek romët, paaftësia e një gruaje për të lindur mund të çojë në anullimin e martesës. Në bashkësinë Kardash në Bullgari, vjehrra mundet bile edhe ta dëbojë një nuse shterpe. http://www.ceeol.com/aspx/issuedetails.aspx?issueid=75062394-a7a5-47c5-a7ae-0420a3a91907&articleId=b234b8ed-bf61-4f46-b5ce-645000c7327a]

Arsyet mjekësore për t’iu kthyer zëvendësimit

1. @Histerektomia.
Të dhënat nga Eurostati, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, http://ec.europa.eu/health/ph_information/dissemination/diseases/reproductive_en.htm tregojnë se çdo vit mesatarisht 120 nga 100.000 në BE i nënshtrohen histerektomisë – heqjes së uterusit dhe organeve të tjera riprodhuese.

2. Sindroma Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser [MRKH], sipas të cilës gratë lindin pa uterus ose me uterus të pazhvilluar, është një arsye tjetër pse gratë i drejtohen zëvendësimit.

3. Gratë me sëmundje të rralla, si:
- sklerozë e shumëfishtë;
- sëmundje të endometriumit [uterus lining], uterusit;
- dështime zemre, renale apo organeve të tjera;
- gra me organe të transplantuara;
- disa lloje kanceri.

Andrea Parvu shpjegon pse donte ta jepte me qira mitrën. Intervistë e bërë më 23 qershor 2010.

P: Më tregoni për veten.
P: “Jam 25 vjeç, e martuar, me një vajzë të vogël. Jetoj në Brasov, kam diplomuar në shkollën vokacionale të thurjes së pëlhurave dhe hyra në punë menjëherë pas diplomimit. Atëherë isha 17 vjeç. U martova 22 vjeç.”

P: Dhe burri juaj?
P: Ai punon në mirëmbajtjen e instalimeve të ngrohjes në Bukuresht dhe Pitesti. Kthehet në shtëpi një herë në javë kur punon në Bukuresht dhe çdo natë kur është në Pitesti.

P: Si jeni financiarisht?
P: Gjendja financiare nuk është aq e mirë. Rroga e tim shoqi është më e mirë se e imja. Por unë dua ta bëj këtë [të jetë nënë zëvendësuese] për të ndihmuar. Mos më keqkuptoni. Ka shumë familje që s’mund të kenë fëmijë. Gjithsesi, arsyet e mia janë të shumta.

P: A njihni ndonjë nga këto familje?
P: Jo personalisht, por kam takuar disa në internet dhe i kam parë në TV.

P: Kur menduat së pari të bëheshit nënë zëvendësuese?
P: Dhjetorin e kaluar, ose janar 2010. Lexova për një star të TV-së që tha se kishte probleme të lindte fëmijë dhe po kërkonte një nënë zëvendësuese. Ka disa kandidate që presin të bëhen nëna zëvendësuese në internet, jo vetëm unë.

P: Cila është arsyeja juaj e veçantë për t’u bërë e tillë?
P: Të ndihmoj dikë që s’mund të ketë fëmijë. Dhe, sigurisht, [ta bëj] për paratë.

P: Keni folur me ndonjë avokat për të parë a është e ligjshme?
P: Mësova shumë nga interneti, që është i ligjshëm [zëvendësimi]. Unë mbaj fëmijën e tyre; qelizat e tyre implantohen në mua. Fëmija merr një certifikatë nga unë dhe nga i ati, jo nga im shoq. Vijon procedura e adoptimit. Unë duhet ta dorëzoj fëmijën dhe t’ia jap nënës së tij biologjike, e cila duhet ta adoptojë.

P: Ç’ mendon bashkëshorti juaj për këtë?
P: Ai pajtohet dhe më mbështet. Nuk do ta bëja pa dijeninë e tij… Jam konsultuar me të në çdo hap.

P: Çka kërkuat ju saktësisht në propozimin për t’u bërë nënë zëvendësuese?
P: Të më ndihmojnë, reciprokisht. Unë i ndihmoj ata të kenë fëmijë dhe ata më ndihmojnë financiarisht. Gazetat ekzagjeruan dhe thanë se doja 27.000 euro, por s’është e vërtetë. Aspak s’është kështu. Nuk jam grua me kërkesa të fryra.

P: Ç’ përgjigje morët për propozimin tuaj?
P: Sapo u botua artikulli në Ziarul de Brasov dhe në TV, askush nuk më kërkoi – as për zëvendësimin, as për ndonjë informacion tjetër. Kam përshtypjen se Rumania nuk është ende gati për këtë dhe është e mundshme vetëm me të huajt.

P: Kur e vendosët së pari reklamën?
A: Në mars. Im shoq dhe unë filluam të mendonim për këtë në janar, por kaloi kohë para se të vendosnim. Isha e interesuar në aspektin ligjor.

P: Kur e vendosët reklamën, a morët telefonata nga Rumania?
P: Jo. As edhe një.

P: Cili ishte reagimi përreth jush?
P: Më kritikuan shumë. Disa kolegë e miq më mbështetën, por janë ata që thanë se nuk e kisha mirë.

P: Ju vjen keq pse thatë “Dua të bëhem nënë zëvendësuese”?
P: Jo, nuk më vjen.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira Empty Re: Gratë i drejtohej lindjes për nëna me qira

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 19:17

Eu cfare nuk po dalin keta kohet e fundit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi