Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ora e lindjes e përcakton karakterin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ora e lindjes e përcakton karakterin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ora e lindjes e përcakton karakterin

Shko poshtë

Ora e lindjes e përcakton karakterin Empty Ora e lindjes e përcakton karakterin

Mesazh nga Anakonda Sat 23 Jun 2012 - 19:30

Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar
karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe
varet nga ora e lindjes.

Nëse jeni të lindur...

Nga ora 0
deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i
shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë,
aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky
konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.

Nga ora 01 deri në orën 02
Fuqia,
autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj
më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë
falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi.
Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së
gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

Nga ora
02 deri në orën 03 Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni
disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por
në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i
keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më
shumë durim nuk do t’ju bënte keq.

Nga ora 03 deri në orën 04
Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të
qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj
të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë
financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.Nga ora 04 deri në orën 05
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të
përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe
vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet
(Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u
kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në
depresion.

Nga ora 05 deri në orën 06
Më së miri ndiheni kur
keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj
(Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që
ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që
t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të
rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në
mënyrë të përkryer.

Nga ora 06 deri në orën 07 Jeni sharmant dhe
visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe
gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë
dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria
juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.

Nga ora 07 deri në orën 08
Gjërat
i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në
gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini
edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni
mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe
imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga
takti.Nga ora 08 deri në orën 09 Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër
për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni
që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë
shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e
re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni
aventurierë të lindur.

Nga ora 09 deri në orën 10
Për ju në
mënyrë të vazhdueshme janë të domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) që
të mund të jeni aktivë (Marsi). Falë talentit të madh për organizim dhe
disiplinë gjithnjë e realizoni qëllimin të cilin ia keni vënë vetes.
Ndiheni mirë kur i ndihmoni të tjerët, para së gjithash anëtarët e
familjes suaj. Veç kësaj keni edhe vlera të tjera.

Nga ora 10 deri në orën 11
Për
ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet
klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak.
Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë
(Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që
aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me
miq të sinqertë.

Nga ora 11 deri në orën 12
Veçmas jeni të
suksesshëm kur bëni punë "prapa kulisave". Në një rast të tillë vërtet
mund të arrini gjëra të mëdha. Sa herë që ia dilni të siguroni qetësi të
mjaftueshme (Saturni) që t’i mbushni bateritë (peshqit), realizoni
karrierë të shkëlqyeshme në fushë të artit dhe në këtë drejtim asgjë nuk
mund t’jua zërë rrugën.

Nga ora 12 deri në orën 13
Çdo pune i
shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni
shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në
kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore
(Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë,
vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.

Nga ora 13 deri në orën 14
Mendime e të tjerëve shpeshherë i merrni afër zemrës. Për këtë arsye nganjëherë mendoni se çdo gjë që është thënë ose është bërë ndërlidhet vetëm me ju.
Jo rrallë, për të vërtetë e merrni vetëm atë që ju mendoni se është e
vërtetë. Ndoshta pikërisht kjo veçori ju sjell suksese të
jashtëzakonshme në punë.

Nga ora 14 deri në orën 15
Partnerit
tuaj jetësor i qëndroni besnik deri në fund të jetës (Venera). Mirëpo në
qoftë se e hetoni se në jetën e tij nuk zini një vend qendror (luani),
menjëherë kërkoni partner tjetër. Arti dhe aktrimi zënë vend të
rëndësishëm në jetën tuaj. Për fëmijët je i gatshëm që të sakrifikosh
gjithçka.

Nga ora 15 deri në orën 16
Afirmim të plotë
përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni
ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga
vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë.
Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin,
fjalët e rënda dhe fyerjet.

Nga ora 16 deri në orën 17 Paraja për
ju luan rol të rëndësishëm. Për këtë shkak mendoni (demi) se në pjesën e
parë të jetës duhet të arrini diçka (Jupiteri). Në tërë këtë ju bën
mirë aftësia juaj që të ngriheni mbi përditshmërinë dhe mashtrimet e
imëta, sikundër edhe mundësia që gjërat t’i parashikoni që më parë.

Nga ora 17 deri në orën 18
Përderisa
të jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerëzit do t’ju vlerësojnë
edhe privatisht edhe në biznes. Jeni person shumë praktik dhe me sukses
ia dilni me njerëzit që u kundërvihen planeve tuaja. Me këtë rast prirja
juaj për detajet (virgjëresha) shpesh di t’jua zërë rrugën drejt
realizimit të qëllimeve (Saturni).

Nga ora 18 deri në orën 19
Vetëm
në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (peshorja) mund t’i realizoni
qëllimet tuaja jetësore (Saturni). Në miqësi ju duhet shumë durim në
mënyrë që t’ia dilni në krye me vetveten. Rreziku më i madh qëndron në
faktin se partneri mund t’ju mbulojë mekërkesa të mëdha, të cilat ju në shtigje të gjata nuk mund t’i përmbushni.

Nga ora 19 deri në orën 20
Prirja
juaj për të rrezikuar do t’ju mundësojë ngritje të madhe në shoqëri.
Për shkak të kërkesave seksuale (akrepi) të theksuara (Venera),
rrezikoni që të humbni vlera të tjera në një lidhje të qëndrueshme,
sikundër janë besnikëria, kujdesi i dyanshëm dhe interesat shpirtërore.
Në esencë, për gjithçka që bëni do të duhej të kishit masë.

Nga ora 20 deri në orën 21
Ekscitimi
i të riut dhe të panjohurit (shigjetari) ju nxit për ndërmarrje kulmore
(Marsi). Eliksir jetësor i keni udhëtimet e largëta në vendet ekzotike.
Besnikëria deri në varr llogaritet ndër karakteristikat tuaja. Falë
optimizmit, pas rënies së madhe përsëri do të qëndroni në këmbët tuaja.

Nga ora 21 deri në orën 22
Nga
frika se mos ju lëndojnë (peshqit), njerëz të tjerë shpesh mendojnë se
jeni i ngadalshëm dhe inert. Mirëpo, kur ju njohin, binden se rrethit i
ofroni shumë ngrohtësi dhe bashkëndjesi. Kujdes të madh u kushtoni
dëshmive të dukshme të dashurisë (Venera) dhe befasoheni shumë nëse
gjërat nuk janë ashtu sikurse i keni menduar.

Nga ora 22 deri në orën 23
Jeni
jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të
tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të
vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të
duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është
virtyt!Nga ora 23 deri në orën 24
Me orën tuaj sundon i ashtuquajturi diell i
natës. Ai simbolizon dritën e brendshme. Jeni të prirë (akrepi) për
veprimtari okulte (Dielli). Në jetën e përditshme nuk i doni
kompromiset. Motoja juaj jetësore është: "gjithçka ose asgjë", ndërsa në
dashuri jeni të prirë për posesivitet dhe xhelozi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi