Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteret e dëshirës seksuale femërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteret e dëshirës seksuale femërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e dëshirës seksuale femërore

Shko poshtë

Misteret e dëshirës seksuale femërore Empty Misteret e dëshirës seksuale femërore

Mesazh nga tironse Tue 26 Apr 2011 - 20:41

Mendoni se seksi më i zjarrtë bëhet kur jeni të rinj dhe trupi është në periudhën e tij më të mirë? Të dashura gra, gaboheni nëse mendoni kështu. Nëse në moshën 20-vjeçare, marrëdhënia është më pasionante, kjo nuk do të thotë se me kalimin e viteve, ajo zbehet, sepse fuqia bie dhe nuk ndihet më e njëjta kënaqësi.
[You must be registered and logged in to see this image.]Një marrëdhënie është më e kënaqshme në moshë të re apo madhore? Si ndikojnë ndryshimet e trupit mbi erosin? Transformimi i jetës në shtrat në moshën 20, 30, 40, 50 dhe 60-vjeçare. Zbulimi i sekreteve të cilat nuk i njohim dhe arritja e kënaqësisë në çdo moshë

Mendoni se seksi më i zjarrtë bëhet kur jeni të rinj dhe trupi është në periudhën e tij më të mirë? Të dashura gra, gaboheni nëse mendoni kështu. Nëse në moshën 20-vjeçare, marrëdhënia është më pasionante, kjo nuk do të thotë se me kalimin e viteve, ajo zbehet, sepse fuqia bie dhe nuk ndihet më e njëjta kënaqësi.

Trupi në moshën 20-vjeçare

Në këtë moshë, trupi është “i përkryer”. Cikli i menstruacioneve është stabilizuar dhe gjatë ovulimit “libido” është në maksimumin e vet: dëshira seksuale rritet falë estrogjeneve dhe androgjeneve. Në këtë moshë rritet po ashtu eksitimi dhe sekretimi, për këtë arsye, është më e lehtë të arrihet orgazma. Megjithatë mosha 20-vjeçare nuk është e lidhur domosdoshmërisht me “shpejtësinë seksuale”. Shumë vajza i kalojnë problemet që lidhen me imazhin e tyre dhe eksitimin e shpeshtë të trupit. Në vitet kur ato kërkojnë stabilitet në jetë, si në atë profesionale dhe sentimentale, seksi është më shumë eksperiment sesa shijim. Ankthi është gjithnjë i pranishëm në jetën e tyre.

Në moshën 30-vjeçare

Në këtë moshë, trupi nuk është më aq perfekt, fillon dalëngadalë ndryshimet e para. Testosteroni, që në moshën 20-vjeçare është në nivelin maksimal, fillon gradualisht të pakësohet. Por mos u dëshpëroni. Lajmi i mirë është se në këtë moshë, numri i orgazmave shtohen. Nëse kur ishit 20 vjeçe, nuk kishit mësuar ta vlerësonit trupin tuaj, bëjeni tani dhe mos humbisni më kohë.

Si pasojë, edhe seksi bëhet më argëtues: nuk keni më nevojë të bëni performanca para partnerit, apo t’i magjepsni me gjestet tuaja. Është momenti i duhur për të mos i paragjykuar më femrat e tjera dhe të përqendroheni te vetja e te nevojat tuaja. Fakti që jeni në garë me gratë e tjera nuk sjell gjë tjetër veçse pakënaqësi, dhe kjo gjë nuk është aspak e mirë për ju. Bukuria e femrave të tjera nuk ju bën ju të dukeni më pak e bukur. Mos e nënvlerësoni rininë tuaj, vetëm sepse mendoni se pjekuria është më e rëndësishme, sidomos në shtrat. Bukuria dhe rinia janë po aq të rëndësishme sa pjekuria në shtrat.
[You must be registered and logged in to see this image.]Në moshën 40-vjeçare

Nga studimet dhe sondazhet e ndryshme rezulton që në moshën 40-vjeçare, femrat duan të bëjnë më shpesh seks sesa kur janë të reja. Por problemi është se në këtë moshë vagina fillon të humbasë elasticitetin dhe si pasojë të dobësohet. Edhe eksitimi mund të bëhet më i vështirë për t’u arritur. Por nuk ka asgjë që nuk shkon tek ju. Mund të përdoren xhelëra lubrifikues për të arritur më lehtë orgazmën. Megjithatë edhe kjo fazë e jetës ka avantazhet e saj. Femrat fitojnë më shumë siguri në vetvete dhe shumë prej tyre zbulojnë se janë me të vërtetë tërheqëse.

Bëni një eksperiment: merrni një fotografi të gjyshes dhe nënës suaj kur kanë qenë sa ju: ajo që ju bie menjëherë në sy është fakti se ju jeni më të reja se ato. Kur jeni 20 vjeçe kërkoni gjithmonë vëmendjen e të tjerëve. Por sensualiteti juaj nuk duhet të bazohet vetëm mbi mendimin që të tjerët kanë për ju, por si e shihni ju veten me sytë tuaj. Seksi mund të mos jetë më aq i zjarrtë sa në fillim, por sërish ju bën të ndiheni mirë dhe ju kënaq.

Në moshën 50-vjeçare

Në këtë moshë është koha e menopauzës, edhe pse ajo mund të mos jetë shfaqur ende. Një nga problemet që sjell kjo moshë është tharja vaginale, muret e saj janë më të holla dhe më pak elastike. Bie dëshira për të bërë seks, femrat e kanë të vështirë të eksitohen, ndiejnë ankth, depresion dhe vuajnë nga humori i keq që shkaktohet nga një trup i cili vazhdon të ndryshojë (për keq). Por jo të gjitha këto shqetësime janë të pranishme te 50-vjeçaret. Shumë femra e përjetojnë mungesën e menstruacioneve si një çlirim dhe janë më të gatshme ndaj eksperimenteve seksuale.

Seksi mund të jetë si vera: sa më shumë të rrijë, aq më e këndshme bëhet. Edhe me femrat ndodh e njëjta gjë: me kalimin e viteve bëhen më të mira. Për to, fakti që bëhen më egoiste në shtrat është avantazh. Nëse në moshën 20 dhe 30-vjeçare janë të gatshme të shtiren që gjoja arrijnë orgazmën për të mos lënduar partnerin, kur janë 50 vjeçe “bëjnë gjimnastikë në shtrat” jo për të vënë në lëvizje muskujt, por për të ndier kënaqësi. Kështu në këtë moshë, ndonjëra prej tyre mund të bëjë gjëra të cilat nuk ka guxuar t’i provojë kur ishte e re, sepse tani ndihet më e sigurt në vetvete. Problemi është se nuk mund të bësh seks kur ke pak vetëvlerësim.

Trupi në moshën 60-vjeçare

Disa sëmundje që lidhen me moshën janë armiket e erosit. Artriti, reumatizma, diabeti dhe pirja e disa ilaçeve mund të ndikojnë negativisht në nivelin hormonal. Megjithatë ulja e nivelit të “libidos” mund të jetë normale. Një jetë seksuale e kënaqshme nuk është e lidhur me rininë, por vazhdon të zgjasë edhe në pleqëri. Për këtë arsye është e rëndësishme të mbani në formë trupin me ushtrimet e duhura. Duhet të adaptoni një stil jetese të shëndetshëm dhe ta pranoni trupin tuaj ashtu siç është: seksi në moshën 60-vjeçare mund të jetë më i kënaqshëm se në moshën 30 dhe 40-vjeçare, falë përvojës së madhe në jetë.
tironse
tironse
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1452
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/03/2011
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : kuajt , e udhetimet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi