Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VARGJE NGA A.PUSHKINI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
VARGJE NGA A.PUSHKINI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VARGJE NGA A.PUSHKINI

Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:16

Lulja

Nje lulez mes nje libri gjeta
Te thare edhe pa kundermim
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

A per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare
Si dhe kjo luleze ketu?

Perkthyer nga J. Bllaci
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:18

Kujtoj me mall nje çast gezimi

Kujtoj me mall një cast gëzimi:
Përpara sysh m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

N'andrralla jete zhurmëkote,
Në dhembje brengash e mërzi,
Më grishte larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqotë e kohrave që shkuan,
Kështjell' e ëndrrave m'u shemb,
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tënd.

Ç'i ngrysa ditët gjithë brengë.
I zymtë dhe në shkretëti,
Pa perëndi, pa shpresë e këngë,
Pa lot, jetë, e dashuri.

Po ja më shkrepi prap agimi,
Se përsëri m'u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi,
Si engjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gas kjo zemra ime,
Sepse iu kthyen përsëri,
Dhe perëndi dhe frymëzime,
Dhe lot, jetë e dashuri
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:20

LETRA E DJEGUR

Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te çdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:22

Loti

Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

"Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te."

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar, e shtrenjta me ka ikur"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit seç me ra
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten"-trimi tha.

"Husar, ti brenge s'pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje."
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:22

SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" çifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Çelikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i çmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:24

PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithçka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u çfaq ashtu siç ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u çfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 28 Apr 2011 - 3:27

NJE I DJATHTE E NJE I MAJTE

N'historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s'kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini ç'na tha kopuku? "S'më bën përshtypje as plugu"

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s'e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot' dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari "Ma marçin te keqen ke thundra"

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec çakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.

-------------
*Të çmuar
Përkthyer nga J.Bllaci
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VARGJE NGA A.PUSHKINI Empty Re: VARGJE NGA A.PUSHKINI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi