Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

4 posters

Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 2 May 2011 - 9:56

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Rregulli nr. 1

Kurrë, mos dysho në vetvehte.
Ajo ç’ka ndjen, është gjithmonë e drejtë.
Madje edhe sikur tëgjithë njerëzit e botës po të mblidhen dhe
të thonë të kundërtën, ato që ndjen ti, janë të drejta për ty.
Ato mund të ndjejnë ndryshe, mund të mendojnë ndryshe, por
kjo nuk do të thotë se, ato që ndjen ti janë të gabuara, vetëm
tregon që je ndryshe nga ato...



Rregulli nr. 2

Kurrë mos u turpëro për faktin që je ndryshe.
Nëse nga njerëzit që ke përreth, nuk gjendet asnjëri që mendon
si ti dhe që s’të kupton, dije se je në vend të gabuar.
Atëherë pikësynimi yt duhet të jetë, për të gjetur vendin dhe
njerëzit duhur...



Rregulli nr. 3

Kurrë mos u pendo dhe mos kërko falje, për ato që ke bërë në
të kaluarën.
Thjesht kujtoji vetvehtes se, ato që ke përjetuar për ty kanë
qenë një mësim i rëndësishëm.
Me këtë përvojë, të gjitha dituritë që ke përfituar shqyrtoi me
kujdes, gabimet që ke bërë dhe nëse do të përballesh sërish me
të tilla raste, mendo mirë se si do të manovroje dhe përgatite
veten për ndodhitë e radhës.
Vazoja e thyer nuk mund të ngjitet më, por mund të tregohet
kujdes që të mos thyhen vayo të tjera në të ardhmen…



Rregulli nr. 4

Aq sa është e mundur, mos i’a jep akujt të drejtën që të marrë
vendime në emrin tënd, por njëkohësisht mos harro që edhe të
tjerët mundet të kenë të drejtë.
Kjo është jeta jota, dhe është e drejta jote po ashtu që t’a
jetosh atë, sikurse ke dëshirë vetë, por dëgjoji edhe të tjerët
dhe mundohu që t’i kuptosh këndvështrimet e tyre…




Rregulli nr. 5

Me përjashtim të familjes, në lidhjet që ke me njerëzit e tjerë,
kurrë mos i lër në plan të dytë kërkësat e tua dhe mos e gënje
veten me imagjinata.
Gjithmonë vlersoje dhe mos e ler pas dore vetvehten.
Kurrë mos prefero që të zemërohesh, për faktin që të mos
zemërohen të tjerët. Nëse ti je në gjendje që ti bësh ballë
zemërimit, po ashtu munden t’i bëjnë ballë edhe ato.
Nëse njeriu që ke pranë, nuk mendon aspak për lumturinë tënde
dhe bëhet gjithnjë shkaktar që ti të zemërohesh, atëherë kjo do
të thotë që ai njeri, nuk të vlerson aspak.
Mos mendo se këto lloj njerëzish ndryshojnë dhe me kalimin e
kohës do të të vlersojnë.
Njerëzit e vetëm që të duan pa interes dhe që do të bëjn gjithshka,
të pamundurën për ty, janë vetëm familjarët e tu dhe askush tjetër…




Rregulli nr. 6

Me frikën e humbjes, ose vetëm e vetëm se don të besosh njerëzit
që janë para teje, mos i besoni kollaj fjalëve të bukura dhe të ëmbla
të tyre.
Dashuria gjendet në shpirtin e njeriut, në sytë e tij, në sjjelljet,
në tonin e zërit, tek vlerat që të jep dhe të ç’mon, tek sakrificat
që bën për ty.
Njerëzit duke vlersuar shumë fjalët e bukura, dashamirëse, fillojnë e
ndahen shpjet.
Fjalët dashamirëse dëgjoj, por dashurinë e vërtetë mundohu që t’a
gjesh tek sjelljet e atyre që kë përpara.
Jo për faktin se duhet ti besosh, por për faktin se është i vërtetë
duhet t’iu besosh fjalëve të atij që ke përballë…




Rregulli nr. 7

Gjithmonë dëgjoje zemrën.
Se ç’farë është e drejtë për ty në jetë, i vetmi që mundet t’a thotë
këtë gjë është, zëri përbrenda.
Dhe si rrjedhojë mosoni se si të flisni me zërin tuaj të brendshëm.
Ç’do ditë ndaji pak kohë vetvetes për të qëndruar i vetëm me të dhe
për të dëgjuar ato që të thotë zemra.
Mos e dëgjo thjesht në mënyrë që të veprosh ndryshe, apo për t’a
bindur për të kundërtën, por dëgjoje vetëm e vetëm për të gjetur
dhe kuptuar ato që ndjen në të vërtetë ajo.
Nganjëherë zëri përbrenda të thotë që të bësh atë më të vështirën,
ose thotë ato ç’ka nuk ke aspak dëshirë t’i dëgjosh.
Mos u tremb aspak por vetëm vazhdo t’a dëgjosh zërin tënd përbrenda...



Rregulli nr. 8

Gjithmonë mundohu të sillesh mirë ndaj vetvehtes.
Duaje atë dhe tregohu i mëshirshëm ndaj saj. Kur bën gabime,
mos e kritiko dhe zemëro vetvehten pa t’u dhimbsur aspak.
Por bëj të kundërtën dhe jepi kurajo se gjithshka do të kalojë.
Kur je i trishtuar, kur prekesh në shpirt, kur ndjen dhimbje,
kur ndjeheni të mërzitur, trego kujdes për vetvehten ashtu
sikurse tregohet kujdes ndaj një të sëmuri. Angazhohu me
aktivitete që vërtet të pëlqejnë pa masë dhe të bëjnë të
ndjehesh mirë, në mënyre që t’a nxjerrësh vetvehten nga
situata të tilla…




Rregulli nr. 9

Kurrë mos harro se, në jetë gjithshka e ka një çmim dhe kurrë
mos e lër vetvehten në boshllëk, thjesht për të mos paguar
çmimin e diçkaje.
Për shembull, nëse lëndon dikënd, çmimi që do të paguash në
këtë rast është, humbja e besimit që ai njeri kishte për ty.
Nëse je në një lidhje me dikënd që nuk të don, mos u tremb
aspak për faktin se do të mbetesh i vetëm nëse i jep fund kësaj
lidhjeje, por bëj ç’ka është e mundur dhe që kjo lidhje të marrë
fund sa më shpejt, pasi çmimi që do të paguash, nëse nuk heq
dorë nga kjo lidhje është, të jetosh i burgosur dhe pa dashuri.
Nëse trembesh dhe ke frikë që të jesh ndryshe nga të tjerët,
dhe për këtë fakt imiton të tjerët, duke u sjellur apo folur si ata
thjesht për t’u dukur apo për t’u bërë si ata, çmimi që do të
paguash është, humbja e rrespektit që ke për vetvehten.
Nga ana tjetër s’duhet të harrosh se ç’mimi për t’u paguar që të
jesh vetvehtja është, të mbetesh edhe i vetmuar nganjëherë.
Atëherë sërish rikujtoi vetes se, në ç’do mënyrë që të jetosh, e
ke një ç’mim për t’a paguar.
Por ajo ç’ka vlen më shumë është se, para se ti hedhësh hapat,
duhet të dish dhe t’a kesh të qartë çmimin që do të paguash, pasi
në këtë mënyrë mundesh edhe t’a kuptosh nëse i’a vlen apo jo që
t’a paguash atë çmim dhe si rrjedhojë e ke më të lehtë për të marrë
vendimin.




Rregulli nr. 10

Bëhu i butë dhe i dashur përpara njerëzve dhe si do që të jetë puna,
mundohu që të mos flasësh në atë mënyrë duke i thyer në shpirtë.
Mos hidhëro asnjeri me dijeni dhe thjesht për të lehtësuar dhimbjen
tënde, kurrë i mos lëndo të tjerët…




Rregulli nr. 11

Ashtu sikurse në jetë miku më i madh i vetvehtes tënde je ti, edhe
armiku më i madh i saj mundesh që të jesh prap ti.
Zgjidh dhe vendos nëse, do të jesh mik apo armik i vetvehtes.
Të gjitha dhimbjet në jetë mundesh që t’i kapërcesh e t’ju bësh ballë.
Mbi së gjithash mund t’ia dalësh mbanë për të qenë i gëzuar dhe i lumtur.
Nëse ke dëshirë dhe pak vullnet po ashtu, mundesh që të heqësh dorë
dhe t’i lësh mënjanë veset e këqija dhe t’ia nisësh sërish nga e para.
Nëse ke dëshirë po ashtu, mundesh ti ndërtosh vetvehtes një tjetër jetë të re.
Kuptohet të gjitha këto arrihen, nëse ke vendosur që të jesh miku i vetvehtes…




Rregulli nr. 12

Kurrë mos hiq dorë nga fakti i përfitimit të përvojës.
Le të jetë e vështirë sa të jetë, ngrihu në këmbë sërish dhe
vazhdo rrugën.
Për të mësuar sa më mirë jetën, do të kesh nevojë për përvojë.
Nëse në zemër ke plagë të shkaktuara nga dashuria, mos e mbyll
vetvehten përjetë në dashuri.
Nëse në shpirt ke plagë që të shkaktuara nga padhimbshuria e të
tjerëve, jetës mos i merr mëri dhe mos e mbyll vetvehten të jetosh
në një botë të errët.
Nëse trupi juaj ka përjetuar dhe kaluar shumë dhimbje, mos e mpij
dhe mos e lër vetvehten.
Mos harro se;
Njeri i mençur është, ai që e ka jetuar vërtetë jetën.
Guximtar është, ai që mundet të vazhdojë pa frikë.


Marrë nga një faqe e huaj…

Përktheu: Saimiri, Maj - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 4 May 2011 - 2:16

Rregulla te domosdoshme pasi qe jane te pakte ata qe jane te kenaqur me veten sado te arrijne ne jete, duan dhe me shume.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga T_o_n_i Wed 4 May 2011 - 2:17

pse reee me 12 edhe u rreg. kjo puna e UNIT
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 4 May 2011 - 2:20

Kjo pune nuk rregullohet asnjehere, por jane disa nga pikat parimore qe duhet ti kete gjithkush parasysh, ne jete...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 4 May 2011 - 2:21

..duke mos harruar qe te jesh vetvetja gjithmone.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga T_o_n_i Wed 4 May 2011 - 2:22

724516 ahhh sikur te ishin te gjith te ndergjegjshem ne keto pika
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 4 May 2011 - 2:24

Ehhh sikur gjithshka te ishte ashtu si te donim ne, s'do te kishim aspak nevoje te rropateshim e te vuanim ne jete, per me mire, keshtu qe edhe jetes, mbase s'do i mbeste ndonje kuptim i madh.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga T_o_n_i Wed 4 May 2011 - 2:27

take it easy plako se jeten para e kemi e si dihet behet edhe me mire
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 4 May 2011 - 2:29

Ashtu eshte, ndaj keto shpresa na mbajn akoma gjalle. [You must be registered and logged in to see this image.]
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga T_o_n_i Wed 4 May 2011 - 2:31

724516 kshu te do partia rrespekte
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Anakonda Thu 16 Feb 2012 - 19:29

Rregulla shume interesante per tu lexuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja… Empty Re: 12 Rregulla ose Këshilla për të qenë vetvehtja…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi