4 rregulla për të ngrënë shëndetshëm
Faqja 1 e 1
4 rregulla për të ngrënë shëndetshëm
Ndërsa sezoni i verës është fare pranë, frika nga prova e kostumit të banjës i ka mbërthyer të gjitha femrat të cilat kanë nisur një sërë dietash. Por për të mos bërë sakrifica pa fund mjafton që të ndiqen katër rregulla të thjeshta, për të ngrënë shëndetshëm dhe për të qëndruar në formë. Blini atë që iu bënë mirë- Nëse iu pëlqejnë shumë biskotat dhe çokollatat dhe jeni i gatshëm që ti hani shumicën e tyre brenda një kohe të shkurtër, shmangni blerjen e tyre. Nëse do i mbanit në dollap, me siguri që do lëshoheshit para tyre. Për të kënaqur dëshirën për gjëra të ëmbla, blini fruta dhe shtydhini, në mënyrë që ti pini si lëng. Bëni pazar me rregullin e ylberit- Frigoriferi duhet të mbajë të gjithë ngjyrat e frutave dhe perimeve të stinës, të pasura me elementë ushqyes, vitamina dhe kripëra minerale. Provoni edhe shije të reja, si fruta ekzotike, apo produkte që nuk i keni provuar më parë. Planifikoni një menu javore- Në fillim për të shmangur që të bini në tundimin për tu dhënë pas ushqimeve të shpejta dhe shumë kalorike, provoni të planifikoni një menu javore, të thjeshtë por të saktë, në mënyrë që ta zbatoni. Në këtë mënyrë do të blini vetëm përbërës të shëndetshëm të cilët duhen për të përgatitur vaktet, dhe në këtë mënyrë nuk do të dilni nga “tema”. Krijo fast- foodin tënd të shëndetshëm- Hiqni nga kuzhina gjithçka që mund t’iu shëndoshë. Krijoni fast- foodin personal por me ushqime të shijshme dhe të shëndetshme. Mes tyre është kosi i frutave, një fetë salmon apo një puding të cilit mund ti shtoni fruta
noa.al
noa.al
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rregulla Geeks! ose Rregulla Absolute
» Miqësi e shëndetshme, trup i shëndetshëm
» Sa na kushton nevoja për të qenë të shëndetshëm
» Lumturia vjen duke ngrënë ... Ushqimet që na gëzojnë
» Ricky Martin dhe i dashuri Carlos ngrene nje balone
» Miqësi e shëndetshme, trup i shëndetshëm
» Sa na kushton nevoja për të qenë të shëndetshëm
» Lumturia vjen duke ngrënë ... Ushqimet që na gëzojnë
» Ricky Martin dhe i dashuri Carlos ngrene nje balone
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi