Tetovari që preku Hollywoodin
5 posters
Faqja 1 e 1
Tetovari që preku Hollywoodin
“Në atë kohë kisha një jetë përplot me plane dhe ide siç zakonisht kanë të rinjtë që ënde nuk e kanë gjetur thirrjen e tyre apo nuk janë orientuar drejtë profesionit të tyre të jetës. Ishte kohë e ëndërrimeve dhe unë po shijoja laramaninë e përjetimeve që kisha duke jetuar në mes Tetovës dhe Gjermanisë”, kujton ai duke shtuar se Tetova i ofroi atij gjithë atë çka ofron vendlindja kurse Gjermania ia dha atij horizontin më të gjerë për tu zhvilluar si aktor.
Gresa Kraja
Aktori që u bë i famshëm me filmin “Koha e Kometës”, Blerim Destani, rrëfen mbi jetën e tij para se të fillonte seriozisht të merret me aktrim dhe prodhim të filmave. Destani tregon për jetën e tij që e bënte dikur në Tetovë para se të bëhej protagonist i filmave evropianë dhe atyre amerikanë.

Blerim Destani përveç aktrimit që tashmë i është bërë profesion ka edhe hobi të tjera. Ai thotë se “Në moshë të re kisha pasion aktrimin, futbollin, veturat e shpejta dhe në përgjithësi gjërat e bukura. Tani aktrimin e kam profesion, ndërsa hobi e kam futbollin”.
Por kur koha nuk i premton që të marrë pjesë në ndonjë lojë futbolli ai me gjithë qejf e përcjell ndonjë ndeshje të rëndësishme. “Aktrimi më merr shumicën e kohës pasi është profesion që kërkon përkushtim të madh, ndërsa në kohën e lirë mundohem që sa më shumë të shijoj nga ato gjëra që i kam hobi dhe pasion”, pohon ai.
Por fama duke se nuk e ka ndryshuar atë dhe dashurinë që ai e ndjen ndaj Tetovës.
“Tetova është qyteti i fëmijërisë sime, dhe së këndejmi është edhe thellë në mua falë përjetimeve të fëmijërisë që janë edhe përjetimet më të fuqishme të çdo njeriu”, thotë Destani, duke shtuar se “jam i lidhur shumë, edhe pse kohëve të fundit nuk kam pasur edhe aq kohë që të jem fizikisht atje. Por përherë jam në njëfarë lidhjeje me miqtë e mi që jetojnë dhe asnjëherë nuk harroj të pyes se çfarë ka të re andej”.
Blerim Destani kujton herën e parë që ka luajtur në një film. “Eksperiencat e para ashtu siç zakonisht ndodh me eksperiencat e para karakterizoheshin me një pasion dhe përkushtim të pakufishëm dhe me mungesë njohurish për teknikat e xhirimeve. Gjithçka bëhej me pasion edhe pse mungonin shumë parakushte teknike”, rrëfen ai duke mos fshehur lumturinë që karriera e tij po i shënon ngritje të vazhdueshme. Destani ende e ruan pasionin e fillimit të karrierës. “Ndërsa sa u përket kushteve teknike të produkcioneve kam pasur privilegjin t’i njoh të gjitha, përfshi këtu edhe produksionet hollywoodiane”, pohon ai.
Destani gjithashtu pranon se për një aktor shqiptar, është mjaft e vështirë të depërtojë në skenën botërore. “Marrja e roleve është vetëm faza e parë, më pas pason faza e interpretimit para kamerës. Ajo që është karakteristikë e filmave evropian dhe hollywoodian janë përgatitjet. Në fazën përgatitore gjithçka, deri në detajet më të imta provohet, ndërsa vet faza e produksionit është e lehtë falë pikërisht përgatitjeve të mira”, thotë ai.
Destani i vullnetshëm dhe i dashuruar në profesionin e vet, parapëlqen zhanrin e komedisë, edhe pse edhe të tjerat zhanre nuk i lë anash. “Deri tani nuk kam luajtur vetëm në ‘science fiction’, më pëlqejnë të gjitha zhanret, me rëndësi është që filmi të ketë tregim universal dhe personazhi im të jetë shtyllë e rëndësishme në storien e filmit. Do të parapëlqeja më shumë të luaj në komedi, pasi ky është zhanri që më së paku e kam eksploruar. Dhe në komedi mendoj se mund të prezantohem shumë më ndryshe se sa më njeh publiku në rolet e deritanishme”, thotë ai.
Blerimi që tashmë ka aktruar përkrah yjeve hollywoodiane si Rhona Mitra, Robert Duvall, Bill Murray dhe Sissy Spacek, thotë se është një kënaqësi e pashpjegueshme “të kesh rastin të ndjekësh proceset e tyre përgatitore është një privilegj i madh. Ndërsa të këmbesh emocione para kamerës me Robert Duvall është një ëndërr e realizuar”.
Në të ardhmen ai ka dëshirë të bashkëpunojë me emra të tjerë të njohur të Hollywoodit.
“Çdo brez aktorësh e ka përfaqësuesin e vet më karakteristik. Nga aktorët e brezit të mesëm kam dëshirë të punoj me Sean Penn, shkaku është shumë i thjeshtë. Më pëlqen shumë mënyra se si ai i gdhend nga brenda personazhet që i interpreton”, tregon Destani dhe shton se “nga regjisorët do të pëlqeja shumë të punoja me Darren Aronofsky. Është regjisor shumë karismatik, më pëlqen këndvështrimi i tij si se i sheh fenomenet shoqërore. Ai edhe kur bën filma me produksione të mëdha e ruan estetikën e filmit të pavarur”.
Blerim Destani, edhe pse ka luajtur me shumë emra të njohur, ka dëshirë të vazhdojë të marrë pjesë në filma shqiptar apo filma me tematikë shqiptare. “Është e domosdoshme që sa më shumë producent të dëshmuar ndërkombëtar të qëndrojnë pas projekteve tona”, thotë ai. Për të ardhmen e afërt, Blerim Destani ka shumë plane.
Ai tregon se viteve të fundit ka bashkëpunuar me produksione evropiane, kurse në planet e afërta hyjnë edhe disa oferta nga filma amerikanë. Blerim Destani premton mjaft role cilësore në angazhimet e tij në të ardhmen. Deri tani ai ka interpretuar në filma si “Koha e Kometës”, “Dossier K”, “Get Low”, “The Berlin Project”, etj./Yllpress/StrugaSot

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Tetovari që preku Hollywoodin
Yyyyyyy i tetoves qenka ky???
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Tetovari që preku Hollywoodin
Ky ka lind ne Gjermani..por pjesen me te madhe te femijerise e ka kaluar ne Tetove.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Tetovari që preku Hollywoodin
Po,dhe me konkretisht,eshte nga nje fshat i Tetoves ,Bozovc
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Tetovari që preku Hollywoodin
Me vjen mire qe ka arrit ne ate shkalle talenti,edhe suksese te kete.
Te pakten di shqip,edhe jo si ajo Dushku qe s'di nje fjale

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Tetovari që preku Hollywoodin
suksese te metejshme................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi