Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjedhjet 2011 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjedhjet 2011 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet 2011

+17
jona_shk
Yll Qielli
bobi 10
Leo_uk
kasperi
tironse
Golden
Darius
Aristogata
Tonii
Arabela
WebMaster
Lolita
Daku
dajti modh
Docteur
Єямєℓiиdå
21 posters

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 1:25

NUMERIMI GJATE NATES

VAZHDON NUMËRIMI
ORA 05:40- Procesi i numërimit të votave në kryeqytet duket se po ecën ngadalë. Deri në këto momente është numëruar vetëm një kuti votimi me 450 vota, nga të cilat PD ka 240 vota ose 53.8% dhe PS 210 vota ose 46.2%.

Mund të themi se ka nisur numërimi edhe në Korcë, ku janë numëruar gjithsej 3 kuti me 954 vota. PD ka marrë 441 vota ose 46,2%, ndërsa PS ka marrë 513 vota ose 46,2%.

TEPELENË, NUMËROHEN 6 NGA 7 QENDRAT E VOTIMIT, KRYESON PS
ORA 05:00- Duket se gjithcka po shkon drejt përfundimit në Tepelenë, ku deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë numëruar 6 nga 7 qendrat e votimit që janë gjithsej. Kështu kryeson bindshëm me 1590 vota kandidati i PS, I ndjekur nga ai I LZHK me 817 vota dhe më pas renditet kandidati i PD me 372 vota.

Ndërkohë që edhe në Lezhë vazhdon numërimi i votave. Janë numëruar deri në këto momente 7 kuti me në total 2674 vota. PD ka rreth 1481 vota, ndërsa PS 1193.
Në Fier janë numëruar 2282 vota në 8 kuti. PS ka 1337 vota ose PS 51,5% ndërsa PD 945 vota ose 41,4%.

VIJON PROCESI I NUMËRIMIT
ORA 04:45- Në Elbasan deri në këto momente janë numëruar 3580 vota në 7 kuti, ku PD ka marrë 1530 vota dhe PS ka 2050 vota.
Në Tiranë janë numëruar gjithsej 100 vota, prej të cilave PD 64 vota, PS 36 vota.
Edhe në Peqin kandidati i PD kryeson me 1250.
Një tjetër rezultat vjen nga Himara, ku janë numëruar 4 kuti gjithsej me 577 vota. Kështu PS ka marrë 248 vota ose 42,98%, PD 195 vota ose 33, 80%, MEGA 4 vota ose 0.69% dhe PBDNJ 130 vota ose 22,53% vota për Bollanon.

NIS NUMËRIMI NË TIRANË
ORA 04:20- Edhe në kryeqytet numërimi ka nisur në orët e para të mëngjesit. Fillimisht ka nisur të numërohet KZAZ nr. 55 që përkon me zonën e Laprakës.

NUMËROHET KUTIA E PARË NË HIMARË, KRYESON PS
ORA 04:08- Kutia e parë në Himarë është numëruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga 119 vota të numëruara deri në këto momente PS ka marrë 68 vota prej tyre, PBDNJ 24 vota, MEGA 2 vota, dhe PD 25 vota.
Deri në këtë orë janë numëruar 1237 vota në 5 kuti edhe në Berat, ku 622 vota shkojnë për PD dhe 615 vota të tjera për PS.

VIJON NUMERIMI VOTAVE, JA REZULATET E PARA NË DISA QARQE
ORA 03:40- Vezhguesit e TvNews24 kane sjelle rezultatet e para te numerimti te votave ne disa qarqe ne vend.
Në Elbasan janë numëruar në total 3022 vota ku PS rezulton me 1711 vota ndersa PD 1311 vota.
Në Fier numërohen në total 2012 vota ku PD ka 829 vota kurse PS 1183 vota.
Në Vlorë numërohen 3288 vota ku PS ka 1799 vota kurse PD 1489 vota.
Në Berat numërohen në total 947 vota ku PD ka 490 vota ndërsa PS 457 vota.
Ne Lezhe numërohen 2245 vota ne 6 kuti, ku PD ka marre 1190 vota dhe PS 1055 vota.

BLLOKOHET NUMËRIMI PËR BASHKINË E KORCËS
ORA 03:20- Korespondentja e Korcës, Enkelejda Skënderasi raporton se në KZAZ nr.28 që i përket edhe Bashkia e Korcës është bllokuar procesi i numërimit të votave pas një incidenti.

Një militanti i PD ka goditur me shuplaka nënkryetarin e bashkisë Sotiraq Pilo. Ka mjaftuar ky incident që të largohen vëzhguesit dhe të kërkohet pajisja e tyre me autorizim. Në këto momente vijon të jetë i bllokuar numërimi, shton Skëndersasi.

NUK KA FILLUAR ENDE NUMËRIMI PËR HIMARËN
ORA 03:10- “Situata në dukje e qetë. Prezenca e shtetasve grekë me stuatus të pavcaktuar, ata kanë ndikuar së tepërmi tek votuesit. Janë përfaqësues të organizatës Panepiriote që drejtohet nga Nikolas Gejxh. Vetëm ndonjë mrekulli mund të shkaktojë humbjen e Bollanos në Himarë”,- raporton gazetari i NEWS24 Artan Hoxha.

Ka pasur vetëm një incident në mbylljen e procesit të votimit. Pikërisht në momentin e mbylljes së votimit, mbështetësit e Bollanos kanë penguar komisionerin e PD të hypte në makinat e vëzhguesve që transportonin kutitë,por kjo situatë u zgjidh. Kutitë e votimit të Himarës kanë arritur në Vlorë por nuk ka filluar ende numërimi”, u shpreh Hoxha.

KQZ: JA REZULTATET E PARA
ORA 03:00- Sipas rezultateve të Para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se është numëruar një kuti votimi në Delvinë, nga e cila 99 vota shkojnë për kandidatin e PS dhe 171 vota për atë të PD. Po sipas KQZ, janë numëruar 5 kuti edhe në Kucovë, ku PS ka marrë rreth 1064 vota, PD 935 vota.

VIJON NUMERIMI VOTAVE, JA REZULATET E PARA NË DISA QARQE
ORA 02:50- Vezhguesit e TvNews24 kane sjelle rezultatet e para te numerimti te votave ne disa qarqe ne vend.
Në Elbasan janë numëruar në total 2474 vota ku PS rezulton me 594 1375 ndersa PD 1099 vota.
Në Fier numërohen në total 1182 fletë votimi ku PD ka 469 vota kurse PS 713 vota.
Në Vlorë numërohen 660 vota ku PS ka 380 vota kurse PD 280 vota.
Në Berat numëorhen në total 414 vota ku PD ka 200 vota ndërsa PS 214 vota.
Ne Lezhe numërohen 2245 vota ne 6 kuti, ku PD ka marre 1190 vota dhe PS 1055 vota.

VIJON NUMERIMI VOTAVE
ORA 02:30- Deri në këto momente në Bashkinë e Elbasanit janë numëruar rreth 4 kuti me 2392 vota. Për PS shkojnë 1366 vota ose 57.11%, ndërsa për PD 1026 vota ose 42.89%
Tre kuti rezultojnë të jenë numëruar edhe në Fier. PS me 60.03%, ndërsa PD 39.06%.
Edhe në Vlorë është numëruar kutia e parë e votimit. Shpëtim Gjika i PS ka rreth 54.00%, ndërsa Ardian Kollozi i PD ka 46.00% të votave.Dy kuti jane numëruar edhë në Bashkinë e Beratit. Decolli i PD kryeson me 48.31% ndërsa Nasufi i PS 51.69%.

VIJON NUMERIMI VOTAVE, JA REZULATET E PARA NË DISA QARQE
ORA 02:25- Në Elbasan janë numëruar në total 1128 vota ku PS rezulton me 594 vota ndersa PD 534 vota.
Në Fier numërohen në total 807 fletë votimi ku PD ka 286 vota kurse PS 521 vota.
Në Vlorë numërohen 100 vota ku PS ka 54 vota kurse PD 46 vota.
Në Berat numëorhen në total 414 vota ku PD ka 200 vota ndërsa PS 214 vota.

NUMËROHEN KUTITË E PARA
ORA 01:25- Numërohet kutia e parë e votimt në qytetet Elbasan e Lushnje. Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Qazim Sejdini ka marrë 191 vota, ndërsa rivali i tij Durim Hushi i Aleancës për Qytetarin ka rreth 186 vota.

Në Lushnje, Fatos Tushe i Aleancës për të ardhmen ka 191 vota dhe Albert Sanxhaku i Aleancës për Qytetarin ka 186 vota. Ndërkohë janë numëruar rreth 105 vota në Berat.E përkthyer kjo në përqindje, për Qazm Sejdinin 50.66% ndërsa për Durim Hushin 49,3%.
Rezultatet e para edhe në Fier. Në kutinë e parë të numëruar rreth 350 vota shkojnë për Baftjar Zeqon e Aleancës për të Ardhmen dhe 160 për rivalin e tij Ilir Bele. Në përqindje, Zeqo 68,63% dhe Bele 31,37%.

PJESËMARRJA NË RANG VENDI DERI NË 19:00
ORA 20:30- KQZ ka bërë me dije përqindjen e votimeve në rang vendi deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të saj, kjo është pjesëmarrja: Burrel 57,5%, Bulqizë 61,1%, Durrës, 31%, Krujë 66,3%, Elbasan 50%, Gramsh 53,4%, Peqin 59,1%, Librazhd 58,3%, Fier 38,1%, Lushnje 46,3%, Ballsh 44,2, Gjirokastër 51%, Tepelenë 46,1%, Përmet 38,9%, Korcë 44,7%, Ersekë 51,7%, Pogradec 50,8, Bilisht 60,6%, Kukës 65,6%, Krumë 77%, Bajram Curr 58.3%, Lezhë 39.3%, Rrëshen 51,5%, Lac 44%, Shkodër 38%, Pukë 77,9%, Koplik 60%, Tiranë 47,3%, Kamëz 28,6%, Kavajë 38,5, Vlorë 42,2%, Sarandë 38,4%, Delvinë 45,6%. Në rang vendi pjesëmarrja e përgjithshme.


Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 1:27

TIRANE
Ora 13:02 -Në Tiranë Edi Rama i PS9275 vota, ndërsa Basha i PD7918 vota ndërsa Milloshi me 98 vota. Jane numeruar 30 kuti nga 485 kuti.
Në KZAZ nr 47 në shkollën “Hasan Prishtina” ka nisur numërimi në orën 12:00. Ndërkohë që në KZAZ nr 54 e instaluar në shkollën “Avni Rustemi” në njësinë nr 10 nuk kishte nisur numërimi as rreth orës 12. 30 minuta, për shkak të problemeve me dokumentacionin e komisionerëve. Pranë KZAZ, e cila ka në administrim 25 qendra votimi janë instaluar edhe vëzhgues të huaj.
Në bashkinë Kamëz janë numëruar 10 kuti nga 52. Suli i PS ka kryeson me 2169 kundrejt kandidatit PD i cili ka 2164

KZAZ 53, e njësisë nr 9 ndërpritet numërimi rifillon ne 16:00. Komisionerët janë larguar për të bërë pushim. Do rifillojë në orën 16.00. Në katër prej tyre kryeson Rama në një Basha. Ndërpritet numërimi në 4 KZAZ të Tiranës. Në KZAZ numër 47 të njësisë numër 3, është bllokuar numërimi për shkak të mungesë së diplomës së një komisioneri. Ndërsa në KZAZ 55, 58 e 59 ndërprerja është bërë për shkak të lodhjes së komisierët.

KZAZ 54 TIRANE S'KA NISUR NUMËRIMI
Ajo eshte instaluar në shkollën ‘Avni Rustemi’. Në këtë KZAZ janë 25 qendra votimi me 22.ooo votues, pjesmarrja rreth 50 %. Problem ardhja me vonesë e kutive, listat e partive dorëzuar me vonesë. Trajnimi i komisionerëve nuk ka filluar .

RUBIK FITON PS
Ora13:36- Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt , kandidatit të PS Mark Ruci me 1087 vota.

BERAT, POLICANIN E FITON PS
Ora 13: 22 Kryeson Fadil Nasufi i PS me 2633 kundrejt Ilir Devolli i PD- LSI me 2526. Janë numëruar 18 nga 74 kuti votimi.
Në Kucovë kandidati i Aleances per te Ardhmen, Bardhyl Gjyzeli kryeson me 350 vota ndaj rivalit të tij.
Në Polican perfundon procesi i numerimit fiton Adriatik Zotkaj, i PS me 1446 vota. Ne komunen Kutall fiton Shpetim Vrapi i PS me 4650 kundrejt Sules qe ka 4530 vota.

VLORE
Ora 13:30 Kryeson Shpetim Gjika i PS me 4717 vota, kundrejt Ardian Kollozit PD me 3784 vota. Jane numeruar 14 kuti nga 86.
Është bllokuar procesi i numërimit në KZAZ 63 që përfshin komunat e Vlorës, pasi janë konstatuar fletë tepër në kutitë e votimit, ndryshe nga sa ishte shkruar në procesverbal. Probleme janë hasur në komunën Qendër, ku bën pjesë dhe Narta ku dje Tv NEËS 24 filmoi një votuese teksa po tentonte të votonte me kartën e dikujt tjetër, por u ndalua nga komisionerët.

GJIROKASTER
Ora 13. 30 Janë numëruar 9 kuti nga 27. Deri tani kryeson kandidati i PS me 1911 vota, kundrejt kandidatt PD me 1477

ELBASAN
Ora 13. 31 Kryeson Qazim Sejdini i PS me 5224 vota kundrejt Durim Hushit te “Aleanca per Qytetarit” me 3497 vota. U numeruan 19 nga 96

KUKES
Ora 13:10 Kryetari aktual Hasan Halili i PD-së ka marrë 3299 vota përballë kandidatit PS, Alfred Cenko i cili ka marrë 1949 vota. Janë numëruar 11 kuti votimi nga 18.

FIER
Ora 13.11 Kandidati i PD-së Ilir Bele ka 3167 vota ndersa Baftia Zeqaj i PS 44 62vota. Janë numëruar 24 nga 83 kuti.

LEZHË
Ora 13:11 Kryeson Viktor Tusha i PD- LSI me 3263 ndersa Gjok Jaku i PS me 3170 vota. Jane numeruar 16 nga 24 kuti votimi.


KORCE
Ora 10. 33 Kryeson Niko Peleshi i PS me 3213 vota kundrejt Andrea Mano i PD me 25 20 vota. Janë numëruar 12 kuti nga 62

LUSHNJE
Ora 13:24 Kryeson Fatos Tusha i PS me 1849 vota, kundrejt Albert Sanxhaku PD me 1344 vota. Numërohen 10 kuti nga 64 vota.

GRAMSH
Ora 12. 45 Numërohen 6 kuti nga 11 kuti votimi. Deri tani 1859 vota janë për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, kundrejt kandidatit PD 1054 vota


POGRADEC
Ora 12:35- Kryeson PS me 1428 vota, kundrejt koalicionit “Aleanca për Qytetarin” me 909 vota. Janë numëruar 5 nga 28 kuti gjithsej.

KORCE
Ora 10. 33 Kryeson Niko Peleshi i PS me 3213 vota kundrejt Andrea Mano i PD me 25 20 vota. Janë numëruar 12 kuti nga 62

SHKODER NIS PROCESI I NUMERIMIT
Ora 12:35 Në Shkodër ka nisur procesi i numerimit ne te gjitha KZAZ-te. Ne oren 10.20 u njoftua per nisjen e procesit te numerimit vetëm në 1 nga 3 KZAZ. Në KZAZ numër 42 që përfshin zonën e mbishkodrës dhe Vuat të Dejës nisi numerimi sot paradite.Në KZAZ numër 41 janë 80 kuti për tu numëruar.

PERMET FITON PS
Ora 12. 35 Përfundoi procesi i numërimit duke nxjerrë fitues Gilberto Jaçen e PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Goxhës i LSI i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

HIMARE FITON GORO I PS
Ora 11. 30 Perfundon procesi i numerimit. Fiton kandidati i PS-se per kryetar bashkie Gjergji Goro me 30 vota me shume se kandidati i PBDNJ, Bollano. Sipas rezultatit PS ka marre 1574 vota, PBDNJ 1472 dhe PD 560 vota. Ndërkohë që në këshillin bashkiak PBDNJ ka fituar numrin më të madh të anëtarëve.

RRËSHEN
Ora 08:30 Deri tani 2997 vota shkojnë për PS, ndërkohë që 2113 vota shkonë për PD. Janë numëruar 18 nga 20 kutitë


DURRËS NUK KA NISUR PROCESI I NUMERIMIT PER KRYETAR BASHKIE
Ora 10:00 – Në Durrës nu ka nisur procesi i votimit në 2 KZAZ, përkatësisht në KZAZ numër 9, ku komisionerët vendosen qe dje të nisin sot përcesin e numërimit të votave për shkak të problemeve që hasen me lidhjen e internetit. Nuk ka nisur numerimi i votave per kryetar bashkie pasi komisionerët nuk kanë paraqitur diplomën e tyre të noterizuar gjë që është në shkelje të kodit. Numerimi do nis ne 11.00 Funksion vetëm KZAZ numër 10e Shijakut, janë numëruar 5 kuti nga 20 të tilla. PD 1839 kundrejt PS 706.

TEPELENË FITON PS
Ora: 09:41- Përfundon votimi.Termet Peci i PS fiton me 1741 vota, kundrejt ish kryetarit të bashkisë së Sevo Mici kandidat i PD 730 vota. Kandidati i LZHK Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

BILISHT, Ne MIRAS fiton PD
Ora 10. 12 Në komunën MIRAS të të rrethit të Devollit fiton Kryeart Fejzo, me 2561 vota dhe kandidati për "Aleancën për të Ardhmen", Arben Latka, ka 2015 vota. Ende nuk ka filluar numërimi i votave për bashkinë e Bilishtit.

RRESHEN FITON PS
Ora 09. 39 Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00
PEQIN FITON PD
Ora 09 35 Përfundon procesi i numërimit. Ilir Rrushi i PD rizgjidhet kryebashkiak. Fiton 1755 vota, ndaj Naim Teqes i PS 905 vota. Rezultati ne KZAZ nr 16

DELVINE FITON PD
Ora 08: 45 Bashkinë e Delvinës ka përfundu votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD, me 2114 vota. Kandidati PS, Dashamir Hado ka marre 1114 vota

ERSEKE FITON PS
Ora 09:00 Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i "Aleancës për Qytetarin" i cili ka marre 1232 vota.

PUKE FITON PD
Ora 08: 30 Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj , Beqir Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Cështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 1:35

Per momentin Rama eshte ne fitore ne Tirane, ne Durres nuk ka filluar numerimi akoma
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 1:50

Nga numri i votave deri në orët e drekës, rezulton se kandidati i Partisë Socialiste, Edi Rama, është në avantazh ndaj rivalit demokrat Lulzim Basha për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit, sot po kryhet procesi i numërimit të votave.

Bashkëpunëtorët e NOA raportojnë se momentalisht ka një ndërprerje në disa prej KZAZ-ve për të rifilluar numërimin pas pak orësh për shkak të një ndërprerjeje pushimi.

Të dhënat e deritanishme flasin për dominancë të Edi Ramës tek KZAZ nr 46 ku po numërohen votat e kutive të qendrave të votimit të njësisë nr 2.

Deri tani janë numëruar votat e shtatë kutive ndër 54 që janë në total. Atje dominon Edi Rama.

Sakaq nga të dhënat e orës 14.00 është përfunduar numërimi i votave tek dy qendra të tjera.

Në njërën prej tyre Lulzim Basha ka 420 vota dhe Edi Rama 364 vota.

Kurse në tjetrën, Edi Rama ka 399 vota dhe Lulzim Basha 248 vota.

Këto kuti votimi i përkasin zonave të njësisë nr 2 e cila shtrihet nga sheshi Skënderbej, rruga Qemal Stafa dhe deri në Sauk. E po ashtu, përfshin bulevardin Dëshmorët e Kombit, deri te rruga Arkitekt Kasemi duke përfshirë Qytetin Studenti, Shkollën e Baletit, etj.

Një tjetër informacion i minutës së fundit vjen nga Njësia nr 8.

Mësohet se kutia e parë kja sjellë si rezultat 435 vota për Bashën dhe 322 për Ramën.

Kjo zonë përfshin bulevardin Zogu i Parë deri te Selvia, rrugën Siri Kodra, atë Riza Cerova, etj.

Sakaq në të gjithë vendin po vazhdon procesi i numërimit të votave.

Bëhet e ditur fitorja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në Aleancën për të Ardhmen në Himarë ku procesi ka përfunduar.

Sakaq zëdhënësja e PS raporton dhe bashki të tjera të fituara:

“Në Himarë, Rrëshen, Përmet, Sarandë e Gramsh kanë fituar kandidatët tanë. Po ashtu pritet fitore edhe në Durrës e Pogradec”, – tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

Nga KQZ thuhet paraprakisht se PD ka fituar bashkinë e Peqinit.

Sakaq, nga Aleanca për Qytetarin nuk ka deri tani ndonjë dalje publike. Mbrëmë pak pas mesnate, kandidati për Tiranën Lulzim Basha tha se do të priste vetëm shpalljen zyrtare të rezultatit për tu shprehur mbi zgjedhjen ose jo të tij.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 22:26

Vazhdon numërimi në Tiranë, kryeson Basha

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri.

Nga 179 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit “aleanca për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 8 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.

Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 45609 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45601 vota.

Ndërsa në disa njësi bashkiake procesi i numërimit është pezulluar gjatë natës ndërkohë që pritet të nisë mëngjesin e sotëm.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Docteur Mon 9 May 2011 - 22:30

ec aty bravo i qofte edhe nje endacak me fitu do me pelqente vetem rama jo njeriu me i degjeneruar qe nuk mban toka me
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Docteur Mon 9 May 2011 - 22:33

hehe qyteti im qenka degjeneru PS ne fakt anjehere ska pas fitu
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 23:32

Mistreci shkruajti:ec aty bravo i qofte edhe nje endacak me fitu do me pelqente vetem rama jo njeriu me i degjeneruar qe nuk mban toka me

Dakord me ty.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 0:18

Zgjedhjet, në Tiranë Basha ne avantazh, shkarkohen komisioneret PS ne Njesine 10

TIRANE- Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e dytë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale. PS-së donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, gjithashtu vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së, duke bërë që disa bashki nga të djathta të drejtohen tani e tutje nga kryebashkiakët e majtë. Në Tiranë Basha kalon në avantazh te lehte. PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ fiton Gjirokastren, Saranden, Permetin, Himaren, Tepelenen, Gramshin, Burrelin, Rreshenin, Gramshin, e Lacin. Kryeson edhe në Elbasan, Berat, Vlorë, Fier, Korcë. PD e Aleanca për Qytetarin Demokratët fiton Kukesin, Bajram Currin, Puken, Peshkopine, Peqinin, Rrogozhinën dhe Delvinën e Lezhen. Kryeson në Shkodër. Në Durrës kandidati Vangjush Dako i PS-se ne avantazh ndaj rivalit demokrat Ferdinand Xhaferraj.

TIRANE, BASHA NE AVANTAZH, SHKARKOHEN KOMISIONERET PS NE NJESINE 10
Ora 12:51 Në Tiranë janë numëruar 191 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe numerimi vazhdon vetem,ne 4 nga 11 KZAZ e Tiranes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 48 384 kundrejt Ramës qe ka 47 718 vota.

Në KQZ, ne oren 11. 20, raportohet mbi proesin e numërimit në njësitë bashkiake në Tiranë. Në njësinë bashkiake nr 1, KZAZ 45 vazhdon procesi i numërimit. Në KZAZ 46 e njësise nr 2, KZAZ 47 në njësinë 3 e KZAZ nr 4 është pushim. Në KZAZ 49 e njësisë 5, në KZAZ 50 te njësia 6 vazhdon numërimi. Në KZAZ 51e njësisë 7, KZAZ 52 e njësisë 8, KZAZ 53 e njësisë 9, KZAZ 54 e njësisë 10 pushim, ndërsa punohet në KZAZ 55 të njësisë nr 11.

Ne oren 11. 43 KQZ vendos me 6 vota shkarkimin e grupeve të numëruesve PS në KZAZ 54 në njësinë nr . 8 . Deri në orës 12: 30 minuta PS duhet të dërgojë numëruar të tjerë. Grupet e numërimit braktisën vendin e numërimit duke lënë fletët e votimit në tavolinë dhe duke mos i mbyllur në kuti.

Në komunën Kashar është mbyllur numërimi, dhe ka fituar kandidati i PD-së me 5540 vota, ndërkohë që PS ka fituar 4290 vota. Në bashkinë e Vorës është mbyllur votimi dhe ka fituar sërish kandidati i PD-së me 4349 vota, kundrejt PS me 3425

Ne Kamez kandidati i PD, Mziu eshte ne avantazh.

Ndërkohë që në njësinë nr 4 numërimi ka vazhduar deri në mëngjes por tani është ndërprerë deri në orën 13:00 pasi numëruesit kanë kërkuar pushim. Janë numëruar gjithsej 28 kuti votimi dhe deri tani Basha është në avantazh me gati 200 vota. Basha ka 7826 vota ndërsa Rama ka 7524 vota. Ndërkohë që ka 15 kuti votimi ende pa u numëruar.

FIER E LUSHNJE KRYESON PS
Ora 12: 55 Ne Fier kandidati i PS kryeson bindshëm me9692 vota kundrejt PD me 7803vota. Nderkohe qe jane numeruar 54 kuti nga 83. Ne Lushnje, numërohen 35 kuti nga 64. PD-LSI 4353 vota PS 6445 vota

SHKODER VAZHDON NUMERIMI,PS MERR 2 KOMUNA, PD 1 e VAU I DEJES
Ora 12: 54 Në Shkodër procesi i numërimit vazhdon. Janë numëruar 24 kuti nga 95 kuti gjithsej, ndërkohë që kandidati i PD-së është në avantazh ndaj atij të PS. Lorenc Luka ka 5307 ndërsa Uruci i PS ka 3165 vota.

Ndërkohë që në bashkinë Vau i Dejës ka fituar kandidati PD me një diferencë mjaft të vogël ndaj kandidatit të PS. Në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe ka perfunduar numerimi dhe ka fituar kandidati i PD. Ne Koplik nuk ka nisur ende numerimi.
Në komunën Bushat fiton kandidati i PD Zef Hila me 4949 vota, ndaj kandidatit të PS. Në komunën Gruemirë fiton kandidati i PS fiton Lirim Nehani me 2144 vota
Në Komunën Rrethina, fiton Kleves Muja kandidati i PS-së, me 3262 vota kundrejt Hardollit te PD-se

OSBE/ODIHR Dita e zgjedhjeve e qete por numerimi i ngadalte
Ora 12. 33 OSBE-ODIHR bëri të ditur raportin paraprak për zgjedhjet vendore 2011 ku kritikoi ashpër partitë politike për shumë vonesa që i sollën procesit ndërsa përmendën dhe përmirësime të dukshme.Vëzhduesit e huaj bënë të ditur sot në një konferencë për situatën e vëzhguar prej tyre nga nisja e fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe procesin aktial numërimit.OSBE-ODIHR: "Polarizimi partiak ndikim negativ tek qytetaret dhe ne KQZ. Dita e zgjedhjeve e qete, por numerimi i ngadalte. Raporti final pas 2 muajsh "


COROVODE FITON LSI
Ora 11: 00 Bashkinë e Corovodës e fiton kandidati i LSI-së Nesim Spahiu me 1710 vota kundrejt PS me 1200 vota

VLORE, KRYESON PS
Ora 10 55 Në Vlorë janë numëruar 62 kuti nga 86 gjithsej. Në avantazh kryebashkiaku aktual Shpëtim Gjika me 17171 nderkohe qe PD ka 13605 vota. Në Nartë gjatë natës u blloku numërimi për 30 minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, duke shkaktuar kaos, dhe debate, por më pas procesi i numërimit ka ecur normalisht.

NE KORCE NE AVANTAZH PS,POGRADEC FITON PS
Ora 10: 47 Në Korcë vazhdon numërimi i votave dhe Niko Peleshi kryeson me 9160vota, ndërsa Andrea Mano i PD-së ka 7523 vota. Në Korcë janë numëruar 34 kuti votimi nga 62 gjithsej. Në Pogradec fiton kandidati i PS. Artan Shkëmbi, i cili merr dhe mandatin e tretë për kryetar bashkie. Shkëmbi ka fituar me një diferencë prej 1800 votash ndaj rivalit të tij PD.

FUSHE KRUJE FITON PS
Në Fushë Krujë ka fituar kandidati i PS, Gjon Bardhi, Numërimi është mbyllur në mesnatë. Ndërkohë që në Krujë në epërsi të lehtë është kandidati i PD-së, por numërimi ecën ngadalë.

KONISPOL FITON PS
Ora 09: 08 Në bashkinë Konispol fitues është kandidatja socialiste Mimoza Arapi me 1570 vota ndërsa kandidati PD Petrit Mullaj ka 1300


DURRES DAKO 14 VOTA ME SHUME SE XHAFERRAJ
ORA 08: 48 Në Durrës numërimi ka vazhduar edhe gjatë natës. Janë numëruar 43 kuti nga 165 kuti votimi, dhe Vangjush Dako ka dalë në një avantazh të lehtë duke grumbulluar 9492 vota ndërsa Xhaferraj ka marrë 9478 vota. 14 vota diference mes dy kandidatëve.

ELBASAN KRYESON PS
Ora 08: 30 Në Elbasan vazhdoi numërimi sot në mëngjes, pas një ndërprerjeje për pushim të komisionerëve. Sejdini kryeson bindshëm me 7777 vota kundrejt Hushit të PD me 5170 vota. Janë numëruar 28 kuti votimi nga 96 gjithsej.

LEZHE, FITON VIKTOR TUSHA I PD- LSI
Ora 07:00 Në Lezhë është mbyllur numërimi i votave dhe ka fituar kryetari aktual i bashkisë së Lezhës Viktor Tusha, i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Tusha ka fituar me 4933 vota Kundrejt PS Gjok Jakut me 5631 vota. PD ka fituar me një diferencë votash prej 302 vota


NUMERIMI GJATE NATES

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH NDAJ BASHES
Ora 04:30- Në Tiranë Edi Rama i PS ka marre 41 131 vota, ndërsa Basha i PD ka 40 886 vota deri në orët e para të ditës së martë.
Gjithsej duhen numeruar 485 kuti. Aktualisht jane numeruar 162 kuti votimi.

Në Bashkinë Kamëz janë numëruar 25 kuti nga 51. Rakip Suli i PS ka 7748 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 6151 vota.


BLLOKOHET NUMËRIMI NË VLORË, NUK KA ENERGJI NË KZAZ. 61
Ora 03:30- Në Pallatin e Sportit në Vlorë, aty ku është instaluar edhe KZAZ. 61 është ndërprerë procesi i votimit, pasi mungon energjia elektrike. Komisionerët e PS hedhin akuza ndaj komisionerëve të PD, duke i bërë ata përgjegjës të këtij bllokimi.

LAC, POGRADEC, BERAT, SHKODËR, FIER, KAVAJE, VLORE, DURRËS, LUSHNJE E KORCE, JA REZULTATET PARAPRAKE
Ora 03:20- Vijon numërimi dhe në këto orë të vona të mbrëmjes në disa Bashki të tjera të vendit ku PS kryeson.
Në Lac janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota kurse PD me 2 377 vota.

Në Pogradec janë numëruar 21 nga 28 kuti në total ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.

Në Durrës vijon numërimi I votave ku janë numëruar vetëm 26 kuti nga 165 kuti. Rezultati deri tani është PS me 5696 vota kurse PD me 5750 vota.

Në Berat janë numëruar 38 kuti nga 74 në total nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, kurse PD me 5 270 vota.

Në Shkodër janë numëruar 18 kuti nga 95 në total nga ku PS ka marrë 2495 vota kurse PD me 4185 vota. Në Shkodër në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për sot dhe do të nisë rinumërimi të martën paradite.

Ne Fier jane numeruar 42 kuti nga 83 ne total ku PS ka marre 8297 vota kurse PD 5891 vota.

Ne Kavaje jane numeruar 28 kuti nga 30 gjithsej nga ku PS ka 5403 kurse PD 4632 vota.

Ne Vlore jane numeruar 39 nga 86 kuti ne total ku PS ka marre 11610 vota kurse PD 9383.

Në Korcë janë numëruar 27 kuti nga 62 që janë gjithsej. PS kryeson me 7036 vota, ndersa PD ka 5519 vota.

Ne Lushnje Në KZAZ nr. 20 në Lushnje është duke vazhduar ende numërimi i votave për bashkinë e këtij qytet. Aktualisht është në avantazh kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 6445 vota, kundrejt PD-LSI 4353 vota. Janë numëruar gjithsej 35 kuti nga 64.

GJERMENI: TENDECË PËR TË BLLOKUAR PROCESIN NË NJËSINË NR.5
Ora 03:15 Probleme në KZAZ nr. 49 në kryeqytet, e cila i përket njësisë bashkiake nr.5. Në të gjitha tavolinat nuk po numërohet asnjë kuti, pasi sic deklaron deputetja e PS Eglantina Gjermeni ka 2 orë që procesi është bllokuar nga komisionerët PD-LSI, të cilët sipas saj po zvarrisin qëllimisht procesin.

“Ka gati dy orë që pretet të ndërroheshin turnet. Nuk kanë ardhur vëzhguesit e PD dhe LSI duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme procesin, kjo pasi votat e numëruara deri tani kanë qënë në favor të PS. Kjo më duket jashtë cdo standardi zgjedhjesh”, tha deputetja e PS.

NË VLORË KRYESON PS, NË SHKODËR PD
Ora 00:05- Deri në mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës janë numëruar 36 kuti votimi nga 86 që janë në total, ku fitues është kandidati i PS Shpëtim Gjika me 9231 vota, ndërsa Kollozi i PD ka 7768 vota. Nga skaji jugor shkojmë në veri në Shkodër, aty ku kryeson PD me 2517 vota, kundrejt PS me 1466 vota. Në Shkodër janë numëruar 12 kuti nga 95 që janë gjithsej.

(s.g/e.m/d.b/m.a/BalkanWeb)
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 1:25

TIRANE - ora 14:15

EDI RAMA --- 49 837 vota
LULZIM BASHA - 50 091 vota
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 1:27

DURRES - ORA (14:00)

VANGJUSH DAKO (PS): 10 740 vota
FERDINAND XHAFERAJ(PD) 10 570 vota


Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 1:33

PERFUNDON NUMERIMI NE KAMEZ,
SHPALLET FITUES XHELAL MZIU (PD)
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 4:19

Ne Tirane deri tani rezultati......‎58449 BASHA 57844 RAMA
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Tue 10 May 2011 - 5:05

ERMELINDA po deshe me sakte shiko VOA zerin e AMERIKES .. :lol!:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Tue 10 May 2011 - 7:20

Mistreci shkruajti:hehe qyteti im qenka degjeneru PS ne fakt anjehere ska pas fitu
. do jete kavaja lol .. ooooooo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Daku Tue 10 May 2011 - 7:42

Une Votova dhe ne lagjen time PS do te marre nje fitore te madhe qe do beje diferencen me "lulin e vogel".
Shqiperia ne pergjithesi "ndeshkoj" Qeverine me Vote popullore .
Kjo tregon se njerzit jane te lodhur nga ky regjim.

Risi ishin Zgjedhja e nje gruaje si kryebashkake dhe kjo ka ndodhur ne Burrel ku ish mesuesja fitoj nen siglen e PS, nje shenje qytetarie dhe emancipimi per Burrelin.
Fitorja e PS ne Kavaje ku men fund kavajsit u zgjuan , per nje ndryshim pasi eshte nje nga qytetet qe nuk eshte vene dore kurre .
Per tu pershendetur fitorja ne Himare e kandidatit te PS , me ne fund e hoqem Pleren Bollano.

Me Vjen keq per Shkodren qe ca si kane bere dhe akoam behet dele e qeverise.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Lolita Tue 10 May 2011 - 7:44

un personalisht jam per fitoren e BASHES ,e meriton te vij ne pushtet dhe ta pastroj nga funderrinat qe e kan mbuluar tashme prej vitesh
Lolita
Lolita
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4479
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Daku Tue 10 May 2011 - 7:49

Zgjedhjet 2011 Saddddddddddddddddddddd

Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Tue 10 May 2011 - 7:52

Daku shkruajti:Zgjedhjet 2011 Saddddddddddddddddddddd

.. nuk eshte ndeshkuar PD ,por eshte ndeshkuar klani qeverise berisha ..
llogarit kur sja ka dhone voten edhe KAVAJA ooooooo ooooooo ooooooo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Daku Tue 10 May 2011 - 8:00

Ne Patos fiton nje tjeter FEMER nen siglen e PS

Rama eshte me i hapur ndaj seksit femer e keni vene re sa femra jane deputete ne PS e tashme e kryebashkiake.
Sdesha me thene berisha Dajto per respekt te Ermelindes qe e ka te vetin :)
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Daku Tue 10 May 2011 - 8:05

Zgjedhjet 2011 11237342490705314690660



Pamje nga TV KLAN dhe Ullirin e ka bo me dy gishta Sander Frangaj


Edituar për herë të fundit nga Daku në Tue 10 May 2011 - 8:07, edituar 1 herë gjithsej
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga WebMaster Tue 10 May 2011 - 8:06

Amon vetem Saliu me Ramen mos te jete
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Tue 10 May 2011 - 8:06

po mire mer lol ca te keqe ka .mund ta keshe edhe bab por kur zbon zbon ,,,ka vite mo qe na eshte bo si ai i dikurshmi .. 111111 shyqyr thuj qe po vjen dita me thy qafen 111111 111111 .
Sa per ERMELINDEN kam rrespekt 9999 9999
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Daku Tue 10 May 2011 - 8:08

Nje tjeter Femer fiton ne Konispol per PS
Rama e mundi berishen me gra ket rradhe :P:P
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga WebMaster Tue 10 May 2011 - 8:10

Degjoni ketu tani ketu diskutohet per nje person qe ka vrare edhe ka prere qe po ta kem perballe un ne lule te ballit ja plas fishekun ...Rrespekt kam edhe une per Ermelinden po disa gjona si toleroj as per familjen time me vjen keq te shprehem ne kete menyre po ka ber krim edhe ishalla i vjen dita ti paguaj nje nga nje
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Tue 10 May 2011 - 8:14

Daku shkruajti:Nje tjeter Femer fiton ne Konispol per PS
Rama e mundi berishen me gra ket rradhe :P:P
..
lol deri sa ka more KAVAJEN qe ka qene e para ne SHQIPERI per demokraci llogarit sa keq ka punu sal berisha 111111 111111 le te maje vicidolin ouhoo tani ouhoo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 10 May 2011 - 9:51

Ore ju respektoj edhe une...edhe sa per mua vazhdoni folni sa te doni, se po jam demokrate ngaqe jam mbesa) te dal si te dal nuk i marr merzi.

ja fotoja...keshtu eshte rezultati per momentin

Zgjedhjet 2011 22576816113023728411315
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Wed 11 May 2011 - 4:09

Ermelinda shkruajti:Ore ju respektoj edhe une...edhe sa per mua vazhdoni folni sa te doni, se po jam demokrate ngaqe jam mbesa) te dal si te dal nuk i marr merzi.

ja fotoja...keshtu eshte rezultati per momentin

Zgjedhjet 2011 22576816113023728411315
.. te rrespektoj ERMELINDA, po si ka qene kjo harte ne 1992. dhe si duket sot .. e kupton sa mbrapsht ka punu. sali berisha ...gjithsesi PD mua me pelqen po jo me kete njeri qe e drejton sot .. ishalla,,PD din te largohet nga sali berisha .. sic u largu PS, nga fatos nano dikure .. ose do perfundoje si LSI me ilir meten ...
GJithsesi ,me keto zgjedhje ka fitu SHQIPERIA ................................. ooooooo ooooooo ooooooo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Arabela Wed 11 May 2011 - 6:09

eshte shpejt,,akoma nuk ehste numeruar gjysma :type: :type:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Wed 11 May 2011 - 7:11

Arabela shkruajti:eshte shpejt,,akoma nuk ehste numeruar gjysma :type: :type:
e shikon harten qe na ka sjelle ERMELINDA ti ARABELA vetem 6 qytete okama si ka dale i zoti th_chocolate
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 11 May 2011 - 10:31

Numerimi eshte drejte fundit...ne fitore eshte Edi deri tani
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 12 May 2011 - 9:38

‎452/485 kuti 1182 vota Basha me shume se Rama
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 13 May 2011 - 1:35

GARA per TIRANEN - 471/485 kuti, Basha 583 vota avantazh
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Fri 13 May 2011 - 11:05

Ermelinda shkruajti:GARA per TIRANEN - 471/485 kuti, Basha 583 vota avantazh
.. si u bo ere kush do na qerasi me kafe ooooooo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Tonii Fri 13 May 2011 - 11:11

Ermelinda shkruajti:‎452/485 kuti 1182 vota Basha me shume se Rama

po me shum vota me kosovar se Tironsat sja dhan voten e degjeneruan ne lagjet e bllokut myslym shyrit e te kumuna e parisit


Edituar për herë të fundit nga Tonii në Fri 13 May 2011 - 11:14, edituar 1 herë gjithsej
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 13 May 2011 - 11:13

Basha vazhdon te jete perpara..... celebrate005
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Aristogata Fri 13 May 2011 - 11:14

celebrate005 celebrate005 yessss
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 13 May 2011 - 11:17

Aristogata shkruajti: celebrate005 celebrate005 yessss

Edhe ti moj... celebrate005
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga dajti modh Fri 13 May 2011 - 11:17

Tonii shkruajti:
Ermelinda shkruajti:‎452/485 kuti 1182 vota Basha me shume se Rama

po me shum vota me kosovar se Tironsat sja dhan voten e degjeneruan ne lagjet e bllokut myslym shyrit e te kumuna e parisit ..
po ska faj se ne tironcit jemi rrugeve ...ska mundesi me i dhone vote tirona lul bashes ..po pale nga i ka mbledh
724516 724516
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Darius Fri 13 May 2011 - 11:18

nuk po e mbyllni kete teme se keni kthyer forumin ne politik..?
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zgjedhjet 2011 Empty Re: Zgjedhjet 2011

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi