Ermela Mezuraj: Nuk do më pëlqente një propozim surprizë…
3 posters
Faqja 1 e 1
Ermela Mezuraj: Nuk do më pëlqente një propozim surprizë…
Edhe pse nuk e ka marrë ende në dorë 100- milionëshin e “Big Brother”, reality-show-t ku triumfoi jo vetëm falë strategjisë së saj, por edhe koherencës që diti të ruajë me çdo konkurrent- duke qenë në çdo çast vigjilente, Ermela Mezuraj i ka bërë llogaritë; pjesa më e madhe do të shpenzohet për një shtëpi në Tiranë (që dihet se sa mund të kushtojë!!!), ndërsa shuma që do të mbetet do të përdoret për një ndërhyrje të nevojshme kirurgjikale për të ëmën.Të dyja këto synime, tanimë thuajse të përmbushura, biondina nga Vlora i ka bërë me dije që kur merrte pjesë në “Big Brother”, teksa me njërin apo tjetrin banor bisedonin se “nëse” dikush prej tyre do të rezultonte fituesi, ç’mund t’u bënin parave. Për një master, aq shumë të dëshiruar prej 24-vjeçares që ka mbaruar studimet për Punë Sociale, nuk mbeten të holla… Vetëm nëse, siç thotë ajo, do t’ia bënin ofertë nga ndonjë universitet… Llogaria që ka bërë Ermela është e drejtë, pasi në Shqipëri janë jo të pakta rastet kur u ofrohen bursa studimi Miss-eve e Mister-ëve, modeleve etj etj., kështu që pse jo edhe fitueses së një reality-show?! Megjithatë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara në kohën e duhur (pasi ambicia nuk i mungon), shpejt Ermela Mezuraj mund ta gjejë veten edhe me një pozicion të dëshirueshëm pune, siç është shprehur ajo, në tv, të ëndërruar prej kohësh. “Unë jam marrë për një kohë të gjatë me botën e televizionit dhe ka rezultuar me sukses. Ofertat për të prezantuar programe televizive nuk më kanë munguar, por unë e kam pak të vështirë të vendos, pasi kontrata që kam nënshkruar me Top- Channel më limiton. Di vetëm që deri tani Top-Channel nuk na ka aktivizuar asnjë nga konkurrentët pjesëmarrës në Big Brother”, thotë ajo për “Standard”, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje pyetjes se përse nuk e kemi parë ende në ekran bukuroshen me sy të shkruar, për të cilën u tha se do ishte bashkëprezantuese e “Portokallisë”. Ndërkohë që po përpiqet të vërë në vijë gjithë të sipërpërmendurat, sikurse e dini të gjithë, Ermela po jeton edhe një histori dashurie me Ervin Sinjarin, me të cilin krijoi një lidhje që brenda Big Brother-it. Por, a do të ketë mes tyre diçka serioze, pra më tepër se thjesht një lidhje, ky është kurioziteti i të gjithë fansave, që kur Ervini deklaroi publikisht që kishte ndërmend t’i propozonte Ermelës me një unazë shumë të kushtueshme. Ja ç’thotë në lidhje me këtë vetë 24-vjeçarja: “Jam një tip që nuk i pëlqej surprizat, aq më tepër në një lidhje… Mendoj se propozimet e mëdha kanë nevojë për baza konkrete, që kur të arrij në pikën që të mund të them “po”, ky të jetë një veprim i menduar mirë, pra një vendim i marrë bashkërisht, jo surprizë.
Ermela, është thënë se ti “je e lindur për botën e televizionit”. Tani që je pranë tij (për të mos thënë “në të”), çfarë planesh ke pasi me siguri ofertat nuk kanë munguar?
Unë jam marrë për një kohë të gjatë me botën e televizionit dhe ka rezultuar me sukses, por një nga sukseset më të mëdha është padyshim pjesëmarrja në reality- show-n Big Brother. Ofertat për të prezantuar programe televizive nuk më kanë munguar, por unë e kam pak të vështirë të vendos, pasi kontrata që kam nënshkruar me Top- Channel më limiton. Di vetëm që deri tani Top-Channel nuk na ka aktivizuar asnjë nga konkurrentët pjesëmarrës në Big Brother.
Nuk di a e ke vënë re, por Torosi, të cilin ti pas daljes nga Big Brother e ke konsideruar një mik të vërtetë, (së bashku me Jonelën), të ka bërë një publicitet të paparë, qoftë edhe përmes facebook…
Unë i falënderoj që të dy ata, sepse jo vetëm më kanë mbështetur në reality-show-n Big Brother, por janë gjithashtu miq të mirë në jetën e përditshme. Si Toros, ashtu edhe Jonela, janë me të vërtetë nga ata që cilësohen “tipa”, persona të cilët edhe në një ditë me kohë të vrenjtur sjellin diellin kudo që ndodhen.
Tani je një vajzë milionere (100-milionëshe siç të kemi cilësuar). A do i përdorësh këto para veç shtëpisë dhe operacionit për mamanë, edhe për një master, siç është shkruar në shtyp?
Dy të parat janë shumë të vërteta, pra blerja e shtëpia dhe ndërhyrja kirurgjikale që duhet të kryejë mamaja ime; por ta mbyllim më mirë këtu listën se nuk dalin më lekët pastaj… Hahaha. Për një master më duhet të punoj shumë ose-ose nuk do të ishte keq një ofertë … hahahah.
Në fakt, na kanë thënë se ti po i prish të gjitha lekët me shopping, dashurinë e madhe të femrave… Sa e vërtetë është kjo?
Shopping bëj, natyrisht vetëfinancohem me aq mundësi sa kam, sepse duhet, megjithatë them se nuk po e teproj, pasi jam një kursimtare e mirë. (Qesh)
Le të kalojmë pak te Ervini, i dashuri yt jo vetëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Si po shkon marrëdhënia juaj, po jetoni bashkë apo secili në shtëpinë e vet?
Unë kam qenë në shtëpinë e Ervinit për të takuar nga afër nënën e tij, por pastaj pjesën tjetër të kohës e kalojmë secili në shtëpinë e vet.
Si do ta prisje ti një propozim surprizë nga Ervini (që ndoshta tanimë, me gjithë këtë bujë mediatike nuk do të ishte më surprizë)? A ke aq ndjenja dashurore për të sa për t’i thënë “po”?
Jam një tip që nuk i pëlqej surprizat, aq më tepër në një lidhje… Mendoj se propozimet e mëdha kanë nevojë për baza konkrete, që kur të arrij në pikën që të mund të them “po”, ky të jetë një veprim i menduar mirë, pra një vendim i marrë bashkërisht, jo surprizë.
“Vip Shtëpia” dhe “Portokalli”. Këto janë dy spektaklet për të cilat kemi dëgjuar se ti dëshiron të lësh gjurmë. Sa të vërteta ka në këtë mes?
Për aq kohë sa të mos kem të limituar kontratën me Top- Channel, sikurse e thashë edhe më sipër…

Re: Ermela Mezuraj: Nuk do më pëlqente një propozim surprizë…
prap kjo na doli ...kush ka nerma te merret me kete prap reeee whackbutt
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Ermela Mezuraj: Nuk do më pëlqente një propozim surprizë…
po kush eshte ai qe merret me me ty.........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ermela Mezuraj me look te ri, behet flokekuqe…
» Ermela Mezuraj: Ju tregoj ritakimin pas 8 vitesh me Jotin
» Qfarë surprize i bëri nënës së tij!
» Surprize ne Serie A, Napoli mposht Juve-n
» Ledrit do t’i pëlqente një fillim i ri për popullin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi