Ermela Mezuraj: Ju tregoj ritakimin pas 8 vitesh me Jotin
2 posters
Faqja 1 e 1
Ermela Mezuraj: Ju tregoj ritakimin pas 8 vitesh me Jotin
Një “po” në heshtje e ka pasur gjithnjë Ermela Mezuraj për Jotin, djalin nga Lezha, me të cilin kishte rënë në dashuri tetë vite më parë, dhe që në zemrën e saj kishte mbetur si një dëshirë e parealizuar. E në 2011-n me fat të Ermelës, rishfaqja e Jotit në jetën e saj ishte një nga gjërat e bukura të vitit, pas shpalljes fituese të “BB4” dhe marrjes së 100 milionëve.Pas ndarjes së zhurmshme nga Ervin Sinjari, djalit nga Tirana me të cilin u njoh në lojën e vëzhguar nga kamerat, Ermela u rikthye në dashurinë e saj të kahershme. Që nga 13 shtatori, kur Ervini vendosi ta thotë direkt në ekranin e “Top Channel” se Ermela kishte nisur bashkëjetesën me një djalë, ajo u përpoq ta mbante të fshehtë dhe larg syve të medias këtë histori. Pas më shumë se gjashtë muajsh bashkëjetesë, ajo vendos ta bëjë publike lidhjen e saj të dashurisë, për të cilën pohon se ndihet vërtet e lumtur. Tregon për planet me Jotin dhe familjen që presin të krijojnë.
Është folur shumë për një rikthim me ish të dashurin tuaj para tetë vitesh. Ç’mund të na rrëfesh?
Po, është e vërtetë, që jam rikthyer me Jotin me të cilin jemi njohur para tetë vitesh, dhe për shkak se mbeti nga ato historitë e parealizuara, mund ta pranoj sot që kam menduar vazhdimisht për të. Erdhën gjërat kështu dhe ne u ritakuam.
Dashuri para tetë vitesh, si ka mundësi që ka vazhduar ndjenja mes jush, duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të jetës dhe distancën mes jush, pasi ai ka jetuar në Itali dhe ti në Shqipëri?
Ka vazhduar kjo ndjenjë, sepse bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë, jo ndjenjë kalimtare, dhe ndaj kjo është arsyeja që pas tetë vitesh ne vazhduam lidhjen tonë aty ku e kishim lënë.
Është e vërtetë që e ke dëshiruar shumë rikthimin te Joti, edhe pas eksperiencës me Ervinin?
Po, e vërtetë është. Unë nuk mund ta fsheh që Joti ka qenë fiksimi i jetës sime, dhe ndihem shumë me fat që pas kaq kohësh e rigjetëm njëri-tjetrin me të njëjtën mendje dhe ndjenjë ndaj njëri-tjetrit, mjaftueshëm për të funksionuar lidhja.
Ndërkohë që prej më shumë se gjashtë muajsh ju bashkëjetoni në një shtëpi. Si po shkon jeta juaj?
Ne bashkëjetojmë në një apartament në Tiranë dhe ndihemi mrekullisht mirë me njëri-tjetrin. Gjërat po ecin natyrshëm dhe shpresoj shumë që të vazhdojnë kështu, pasi ne duhemi dhe kjo është një arsye shumë e fortë që në po jetojmë bashkë.Sa serioze e sheh këtë histori në jetën tënde, duke pasur parasysh që në ndryshim nga lidhja me Ervinin që u mediatizua mjaft, këtë lidhje je përpjekur ta mbash të fshehtë…
Patjetër që e konsideroj si lidhjen serioze të jetës sime. Do përpiqem të jem gjithmonë kështu, pasi qëllimi ynë është ta çojmë përpara këtë lidhje, dhe jo të mbetet një histori kalimtare. Nuk do dëshiroja kurrë një gjë të tillë për lidhjen mes meje dhe Jotit.
Pati komente nga mediat se ju madje në fshehtësi kishit lidhur martesë. Si të tingëllon fjala “martesë’ për tipin tënd?
Nuk jam personi që gjërat e rëndësishme në jetë i bëj në fshehtësi. Martesa është një vendim i shenjtë për çdonjërin prej nesh dhe do bëj maksimumin që ta festoj siç duhet dhe me të gjithë njerëzit që dua.
Është në planet tuaja martesa, pas bashkëjetesës a do të ketë një hap tjetër mes ju të dyve?
Patjetër që do të ketë një hap më shumë, pasi jam në fazën e jetës që e ndiej të domosdoshme të krijoj familjen time dhe të mendoj për fëmijë. Dëshiroj shumë që me Jotin të krijojmë familjen tonë. Kam shumë dëshirë të nis një jetë të qetë dhe familjare, pasi jam argëtuar pa fund me jetën e klubeve dhe me shoqërinë. Me Jotin kemi përputhje edhe në profesion, të dyve na pëlqen arti e televizioni.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Ermela Mezuraj: Ju tregoj ritakimin pas 8 vitesh me Jotin
Ca si shume po luajne dhe keta.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ermela Mezuraj me look te ri, behet flokekuqe…
» Ermela Mezuraj: Nuk do më pëlqente një propozim surprizë…
» Ermela dhe Torosi i futen biznesit…
» Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”
» Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi