Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh

3 posters

Shko poshtë

Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh Empty Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh

Mesazh nga WebMaster Fri 13 May 2011 - 5:45

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka udhëtuar këto ditë në drejtim të Bangladeshit, për të dhënë përmes sensibilizimit të popullatës kontributin e tij për UNICEF, organizatës që ndihmon fëmijët anë e mbanë botës. Më 8 maj, Kledi Kadiu, së bashku me regjisorin Alessandro Tresa, të shoqëruar edhe nga një gazetar e një fotograf, është nisur në drejtim të këtij shteti të varfër, në kuadër të fushatës jofitimprurëse “Unë si ti”. Aty ai do të qëndrojë 10 ditë me radhë jo vetëm në kryeqytetin e Bangladeshit – Daka – por edhe në rrethina të këtij shteti të varfër; për t’u përballur me një tjetër realitet, me emocione të forta, shpesh të përjetuara nga lotët në sytë e fëmijëve, skamjes, mjerimit apo sëmundjes. Duke qenë se e ka provuar në kurriz të tij ç’do të thotë “vështirësi”, “emigracion”, “vuajtje”, Kledi Kadiu ka rrëfyer gjithnjë me thjeshtësi rrugën e tij të vështirë, të një shqiptari në emigracion, dhe është treguar i ndjeshëm ndaj temave të solidaritetit. Me “UNICEF Italia”, balerini shqiptar është lidhur fare rastësisht, falë miqësisë me presidentin e saj, Vincenzo Spadafora. Për të sensibilizuar sa më shumë persona që e ndjekin në turnetë e tij nëpër Itali, shpesh në spektaklet e tij ka vënë edhe posterat e fushatave të ndryshme të UNICEF Italia apo ka mbajtur veshur bluza me logon e organizatës. “Unë e di ç’do të thotë të jesh i huaj, ndaj e bëj me kënaqësi një fushatë të tillë. Unë jam i njohur dhe i suksesshëm, e ndiej si detyrë të ofroj jo vetëm imazhin tim, por edhe ndihmë ekonomike për UNICEF-in që aq shumë bën për fëmijët në të gjithë botën”, – ka thënë pak ditë më parë Kadiu. Ndoshta një ditë do të bëhet edhe ambasador i UNICEF-it, ashtu si artistë të tjerë që japin kontributin me këtë organizatë. Para disa vjetësh, Kadiu ka qenë dëshmitar i UNAR, Zyrës Kombëtare Kundër Racizmit. Standard
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh Empty Re: Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh

Mesazh nga Leo_uk Sun 15 May 2011 - 2:29

Me pelqen UNICEF..! Bejne pune te mire..

Bravo Kledi.. !
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh Empty Re: Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:07

bejn pun te mire,bejn.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh Empty Re: Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi