Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta

2 posters

Shko poshtë

Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta Empty Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta

Mesazh nga WebMaster Wed 15 May 2013 - 23:21

Që prej pak ditësh balerinët tanë Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani janë testimonial të një fushate të Shoqatës Italiane tëMultisklerozës (Encephalomyelitis disseminata) dhe ftojnë fansat që të dhurojnë për kërkimet kundër kësaj sëmundjeje. Ata kanë realizuar një video për të sensibilizuar opinionin publik të vendit fqinj. Një video e thjeshtë, pa shumë kosto, për mos të rënë ndesh me qëllimin e saj, ku sigurisht të dy bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë: kërcejnë, nën tingujt e “Crazy Tango” të Anastasovskit dhe përcjellin mesazhin nëpërmjet zërit në sfond.Që prej vitit 2006 në Itali funksionon ligji që taksapaguesit mund të falin 5 të mijtat e taksave të tyre ndaj shtetit për një qëllim humanitar. Shoqata Italiane e Multisklerozës (Associazione Italiana Sclerosi Multipla) bën thirrje që kjo pesë për mijë të shkojë për të financuar kërkimin shkencor dhe universitar gjatë deklarimit të të ardhurave. Dhe për këtë ka zgjedhur balerinët tanë. “Unë në Itali jam vendosur gati përpara 20 viteve, po ashtu dhe Anbeta për një kohë të gjatë punon dhe jeton në Itali. Programi “Amici” dhe pjesëmarrja në aktivitete kulturore të tjera ka bërë që të zgjerohet harta e njohjeve në masën e të rinjve, si nëpërmjet TV po ashtu dhe interpretimeve në teatër. Për më tepër pjesëmarrja ime në disa edicione të ‘Progetti di Danza’ në Rai 5 për tre vjet dhe pjesëmarrja e Anbetës në skenat e teatrove ne Bratislavë me baletin ‘Romeo e Giuletta’, kanë surprizuar publikun. Besoj se kanë qenë këto shtysat e AISM për të bërë propozimin e pjesëmarrjes sonë si imazh i saj, për të ftuar fansat tanë për të dhuruar një pjesë të pallogaritshme të kursimeve personale për kërkime shkencore”, – ka thënë Kledi për MAPO Weekend.

Ata, në të vërtetë, me të marrë propozimin nga shoqata italiane për këtë fushatë që do zgjasë për rreth një vit, kanë pranuar dhe janë angazhuar për ta realizuar sa më shpejt që mesazhi të përhapej menjëherë.

“Jemi shumë të lumtur që vullnetarisht jemi bërë imazhi i kësaj fushate, jo vetëm sepse kemi miq dhe njohim të sëmurë me Multisklerozë, por sepse duke e njohur pak këtë sëmundje të rëndë dhe deri tani të pashërueshme, e cila zbulohet edhe në moshë shumë të re, mendojmë që mund të ndihmojmë përpjekjet e shkencës për të shpëtuar jetë njerëzish. Është pra një detyrim dhe nder në të njëjtën kohë”, – thotë Kledi, i cili vazhdon të flasë dhe në emër të Anbetës. “Dëshirën dhe kontributin tonë në artin e bukur të baletit nuk mund ta veçojmë nga detyrimi dhe kontributi ynë edhe për shoqërinë. Një gjë e tillë nuk na bën të tërhiqemi prapa, sepse siç thotë dhe Anbeta ‘secili mund të kontribuojë edhe me një buzëqeshje”, thotë Kledi Kadiu.
Për të, ky nuk është angazhimi i parë social. Më parë ka prezantuar imazhin e tij në fushatën e UNICEF, që ka pasur si qëllim sensibilizimin e shoqërisë për sjelljet diskriminuese kundrejt fëmijëve të emigrantëve. “Kam kuptuar dhe ndjerë shumë qartë atë që integrimi, përballja dhe bashkëjetesa mund të parandalojnë pengesat kulturore dhe mentalitetin që ekziston sot. Kjo është një tematikë që unë e kam shumë përzemër dhe impenjimi im për UNICEF-in është zgjeruar në një përvojë tjetër edhe në Bangladesh për një projekt që synon të luftojë shfrytëzimin e punës së minorenëve.” Dhe tashmë për të bëhet dhe një projekt më shumë, i ngjashëm për nga fryma. “Nga UNICEF në AISM, unë nuk kam menduar dy herë për një impenjim social; nëse vite më parë theksoja që ‘karriera nuk është e gjithë jeta’ sot me zë të lartë theksoj ‘Jeta është mbi të gjitha”.

Somario

Në fund të spotit dëgjohet që Kledi i thotë një batutë në shqip Anbetës, të cilën regjisori Claudio Bonoldi e ka lënë në versionin përfundimtar. “Mund të më ngresh tani”, i thotë Anbeta Kledit në italisht dhe ai ia kthen në shqip “rri aty, rri aty” që e bën kolegen dhe mikeshën e Kledit të qeshë.

Çaste të arta

Anbeta Toromani ka luajtur para pak kohësh në Teatrin Kombëtar të Bratislavës në baletin “Romeo dhe Xhuljeta” të Sergej Prokofiev, në rolin e Xhuljetës, përkrah Alessandro Macario, balerin i parë i Teatrit San Carlo të Napolit, në rolin e Romeos. Kledi Kadiu së fundmi ka marrë pjesë në “Contemporary Tango” që ka mbushur çdo ditë teatrin Vascello në Romë, turne i cili mbylli sezonin janar-prill 2013 dhe do rikthehet në tetor. Ai prej tri sezonesh vazhdon angazhimin e tij me “Progetti di Danza” te Rai 5, i cili sezonin tjetër do jetë me titullin “Danza”, pa harruar shkollën e baletit ” Kledi Dance”. Por tashmë për Kledin është dhe një projekt tjetër në Shqipëri. Ai së shpejti do të nisë programin “Duartrokitje” në Agon Chanel. MAPO

Share this:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta Empty Re: Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 5:26

sa i famshem qe u bo kyyy
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi