Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë

2 posters

Shko poshtë

Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë Empty Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë

Mesazh nga WebMaster Mon 16 May 2011 - 10:10

Kur bota e trazuar e të dashuruarve ka çaste trandjeje, është pikërisht dashuria që e shpëton botën! Megjithatë, 14 shkurti, sikur është një farë testi se sa mund t’i qëndrojë dashuria kohës dhe se a ka nevojë ajo për t’u kultivuar përmes vëmendjes, dhuratave dhe fjalëve të ëmbla.Nuk thuhet kot se, edhe një fije e barit e ka vlerën e arit, nëse merret nga dikush që e do dhe e ëndërron. Po si e shënojnë çifti (i lumtur) i artistëve, Naim Abazi e Mihrije Braha, këtë festë?

Jeta është enigmë, fati është i fshehur. Fshehtësia juaj u bë publike, pikërisht meqë fati deshi ashtu.
Kur jeni njohur dhe çfarë ju tërhoqi tek njëri-tjetri?
Naimi: Tek Mihrija që në takimin e parë në vitin 1984 më ka tërhequr bukuria, ndërsa më vonë më bëri për vete edhe më shumë mençuria e saj.
Mihrija: E kam thënë edhe më parë, Naimi sikur ka qenë në ëndrrat e mia dhe kur e takova për herë të parë, në vend u dashurova në të dhe më ka tërhequr mençuria, elokuenca dhe vendosmëria e tij.

Dhe çfarë ndodhi më pas?
Mihrija: Më pas, u deshtë një periudhe jo e gjatë dhe pas kryqëzimeve të shumë shikimeve plot zjarre dhe pas takimeve të shumta, një mbrëmje, Naimi, të më thotë se më do dhe, unë, nuk hezitova fare, por ia thash se edhe unë e doja.

Ju afruan shijet e përbashkëta?
Naimi: Po, dhe është fat i madh e i rralle që të puqen dëshirat, shijet dhe ëndrrat përnjëherë dhe përgjithmonë.

Mihrije, na e përshkruani momentin kur re në dashuri, si e përjetove atë çast jetësor?
Mihrija: Çfarë të them, njeriu sado ta thotë, ta përshkruaj apo edhe ta këndoj, vështirë ta thotë saktë atë ndjesi aq të bukur kur gjënë njeriun e zemrës. Mendoj se është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në atë kohë.

Sa kohë zgjati njohja juaj, deri në zyrtarizimin e lidhjes suaj?
Mihrija: Jo shumë pas takimeve të para, sepse e thashë edhe më parë, neve sikur ishim bërë shumë më herët për njëri-tjetrin dhe çasti i takimit ishte edhe çasti i qartësimit të mendjeve dhe zemrave të dashuruara.

Si ndodhi propozimi për martesë? Ishte romantik?
Naimi: Propozimi për martesë ndodhi më vonë, ne të dy të dashuruar, kemi bashkëjetuar gati 8 vjet e pastaj jemi martuar zyrtarisht.

Kur e keni dhuruar përqafimin e parë?
Mihrija: Atë natë kur Naimi duke me përcjellë për në shtëpi, më tha se më do dhe kur Zoti më bekoi përgjithmonë, atë natë jemi përqafuar dhe puthur pa fund.

A, ishte romantik, siç e prisnit…një puthje do të thoshim me pak helm dhe shumë mjaltë?
Mihrija: Ishte diçka shumë e bukur që të ndodhë një herë në jetë për të vazhduar pastaj pa fund deri më sot, është mjaltë, mjaltë…mjaltë!



Çka iu pëlqeu më së shumti tek Mihrija?
Naimi: T’ua them të drejtën, çdo gjë, Mihrija në sytë e mi, hyjnizohej.

Dashuria juaj duket sikur një ëndërr, nga e cila nuk dëshironi të dilni kurrë nga ajo (kjo) ëndërr”?
Mihrija: Dashuria është një ëndërr e bukur që jetësohet nëse dashuron pa fund dhe pa kushte, andaj s’duam të dalim nga kjo ëndërr e bukur.

Poeti i njohur,Visar Zhiti thotë se njeriu nuk bie në dashuri, por lartësohet në dashuri?
Naimi: Njeriu lartësohet, fisnikërohet dhe rrotullon edhe botën kur dashurohet, e, nëse kjo dashuri finalizohet me trup e me shpirt, atëherë s’ka ndjesi më të bukurv

E ndjeni veten njeri me fat, apo Ti, Naim, jeni ai që ia keni hapur rrugën fatit?
Naimi: Po ndjehem me fat që e kam gjetur njeriun e zemrës Mihrijen, pastaj edhe ia kemi hapur rrugën fatit, sepse dashurinë e kemi kultivuar thellë në shpirt.

Me cilën shprehje jeni dakord: “Njeriu dashuron vetëm një herë në jetë”, apo “Dashuron sa herë i jepet mundësia”?
Mihrija: Për mua vlen e para, pra njeriu dashuron vetëm një herë në jetë dhe, nëse bëhet fjalë për më shumë dashuri, atëherë edhe aty vetëm njëra është e vërteta.

Ke qenë i gatshëm për të dashuruar ndonjëherë tjetër, të themi pa qëllim, por me ndjenja dhe shikim?
Naimi: Pasi njoha Mihrijen, çdo ëndërr e bukur u skalitë dhe u ëmbëltua në këtë dashuri.

Është më mirë të jesh i dashuruar, apo të të dashurojnë?
Naimi: Në një dashuri përrallore, si kjo e jona, është mirë të jesh i dashuruar.

Shën Valentini… Si e vlerësoni këtë festë, pasiqë ka shumë njerëz që mendojnë se nuk duhet të ketë një ditë speciale për të dashuruarit, në një kohë që të gjitha ditët duhet të jenë të veçanta dhe speciale për ta. Naim, çka mendon, Ti?
Naimi: Kur dy njerëz dashurohen çdo ditë është speciale, por njeriu vet dashurisë ia ka dhuruar këtë ditë, këtë festë, sepse dashuria e meritonte një ditë, një shenjë, apo një përmendore shpirtërore.

E shënoni ju këtë festë dhe nëse po, si?
Naimi: T’ua themi të drejtën, ne, shpesh herë për shkak të impenjimeve të shumta, nuk mundemi të jemi vetëm shijues të festës, por sikur jemi autor dhe kreatorë të bërjes së festës.

Lidhur me Shën Valentinin, me saktë tri ditë më pas, do të jetë edhe Festa e Pavarësisë së Kosovës. Do t’ju gjejë diku duke kënduar 17 shkurti?
Mihrija: Jemi në kulm të përgatitjes së spektaklit Odeon dhe atë ditë do të jemi në festë dhe në punë.

Keni ju një përkufizim të dashurisë, me fjalë që nuk janë thënë e dëgjuar ndonjëherë? Besoni se, ndërmjet gjithë marrëzive që ndodhin në jetën e njeriut, dashuria është e vetmja që ka një dozë hyjnore, qiellore, dhe e vetmja, marrëzi që ia vlen?
Naimi: Dashuria nuk ka të bëjë me atë çfarë ti pret të marrësh, ajo ka të bëj me atë që ti do të japësh, e cila është gjithçka.

A i besoni thënies se, dashuria do ta shpëtojë botën?
Naimi: Po, vetëm dashuria e ka kultivuar jetën, shpirtin dhe botën.

Thuhet shpesh se një njeri njihet nga gjërat e vogla. Cilat janë ato gjëra “të vogla“ që sipas jush e bëjnë Naimin të jetë Naimi i vërtetë? Mund të zbuloni ndonjë ves, mani apo gjëra pa të cilat e përditshmja dhe jeta juaj nuk do të ishte kjo që është
Mihrija: Naimi është shumë energjik dhe elokuent, i sinqertë, parimor dhe i rreptë, por asnjëherë apatik.



Deri tani keni thënë vetëm fjalë të mira, për punën që bëni, por dihet dhe është i pashmangshëm debati, nganjëherë i nxehtë, apo të themi i ngrohtë. Për çka debatoni më shpesh?
Naimi: Edhe debatojmë ndonjëherë, madje edhe me zë të lartë, por çdo herë jepemi para argumenteve të sakta dhe reale.

Kur diskutoni diçka, një temë të caktuar, kush është ai që sjell argumente më të forta?
Naimi: Unë jam ai që jap argumente më të forta dhe për fat, Mihrija, i pranon edhe kur ka ndonjë doze maskilizmi në to.

Duke qenë kaq e suksesshme, normalisht kritikat janë pak të vështira për t’u “gëlltitur”. Sepse, rrufeja godet në Olimp! Kush është kritiku juaj më i madh?
Mihrija: Sigurisht rrufeja godet majat dhe prandaj jemi shumë të kujdesshëm që të mos e cenojmë këtë fushë të përbashkët me rrethin, por ta kultivojmë, sofistikojmë dhe evoluojmë. Kritiku im më i madh, prapë, mbetet, Naimi.

Ju kanë prishur punë xhelozitë?
Mihrija: Dashuria jonë e madhe ka vrarë çdo smirë apo xhelozi, ndërsa në mes nesh, çdo gjë ka qenë e sqaruar me kohë.

Ç’është xhelozia, në rastin tuaj: një mënyrë e shprehjes së dashurisë, apo një mënyrë e shprehjes së ndenjës së pronësisë?
Mihrija: Është pjesë e dashurisë, është mburojë e saj deri sa nuk kalon përtej kufijve të morbiditetit.

Jeni ndjerë ndonjëherë keq, për gjërat që iu kanë ndodhur?
Mihrija: Jemi ndjerë keq në momente madhore për gjithë kombin dhe vendin, përndryshe problemet tona i kemi zgjidhur dhe i zgjedhim vet pa rënduar jetët e të tjerëve.

Kënga më e bukur e dashurisë që ti ke dëgjuar, ndonjëherë?
Naimi: Lotët nëpër faqe…

Çka vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë, “më mirë mos te isha i tillë”?
Naimi: Nuk e di, do të doja vetëm ti them vetes, stop, se nuk mund ta rregullosh botën…!

Mihrije, ju shquheni për veshjen dhe për përkushtimin ndaj punës. Nuk jeni këngëtare që nxitoni dhe dilni dosido. Kam përshtypjen se çdo këngë e juaja kërkon sakrificë dhe shumë mund (arti është i vështirë, kur bëhet mirë e më dëshirë)?
Mihrija: Së pari, respekt për jetë e mot për ata që kultivojnë dhe konsumojnë atë që ne krijojmë. Neve kemi shumë kujdes në çdo paraqitje, është skena ajo që adhurohet dhe që kultivon shijet.

Me veshjet e shtëpisë, zakonet dhe shërbimet shtëpiake, jeni po kaq e këndshme për syrin e Naimit?
Mihrija: Naimi thotë se po….ha, ha, ha, më mirë pyeteni atë!

Po të japim një mundësi të lavdërosh pa modesti vetën tënde. Çfarë pëlqen më shumë tek ti?
Mihrija: Sinqeriteti dhe vendosmëria e rrezatimi pozitiv.

Porosia juaj për të gjithë ata që janë të dashuruar, ose janë në prag të dashurisë?
Naimi &Mihrija: Asgjë më të bukur, asgjë më të rrallë se sa dashuria e çiltër e ngrohtë dhe e parë. Dashuria shëron njerëzit, atë që e dhurojnë dhe ata që e marrin.

Faleminderit dhe urime e gëzuar Festa e përbotshme e dashurisë.
Mihrija & Naimi: Urime të gjithë të dashuruarve!

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë Empty Re: Naim & Mihrija: Dashuria që ndajmë bashkë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:02

shpresoj te vahzdoni keshtu gjithe jeten...........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi