NGA NAIM KELMENDI
2 posters
Faqja 1 e 1
NGA NAIM KELMENDI
NAMË RUGOVASE
U lafsh ne gjak ujk i pangopur
e te ardhte vera e zeze,
e mos e tjefsh qyqen ne rremb
e te rafte mishi cope-cope
e era njeri mos te ardhte
egur u befsh ujk i pangopur.
U lafsh ne gjak ujk i pangopur
e te ardhte vera e zeze,
e mos e tjefsh qyqen ne rremb
e te rafte mishi cope-cope
e era njeri mos te ardhte
egur u befsh ujk i pangopur.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
DASHURI
Me vite me shekuj
e njejta force
me terheq kah ti.
veshtire
se mund te shpiket
fjale tjeter mashtruese
per ta pershtatur
zjarrin e Prometeut
ne Zot ne Njeri.
Me vite me shekuj
e njejta force
me terheq kah ti.
veshtire
se mund te shpiket
fjale tjeter mashtruese
per ta pershtatur
zjarrin e Prometeut
ne Zot ne Njeri.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
GJAKU PO TË KËRKON
Gjaku po te kerkon
ishull i larget
te gjitha kenget e mia
ne truallin tim
hiresise tende i kendojne
ne varken pa busolle
lundrojme hullirave
gjaku po te kerkon
ishull i larget.
Gjaku po te kerkon
ishull i larget
te gjitha kenget e mia
ne truallin tim
hiresise tende i kendojne
ne varken pa busolle
lundrojme hullirave
gjaku po te kerkon
ishull i larget.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
SHKËLQIM I ZI
Ai erdhi ai shkoi si erdhi
ai erdhi prape ashtu si shkoi
ai shkoi ashtu si erdhi me kuterbim
dhe serish erdhi
me shkelqimin e zi
dhomen na e mbushi
zhurme te mistershme
mjer ata me fatin e qenit
qe u rreshtuan si kafsha
pa tru e pa sy pas shkelqimit tij.
Ai erdhi ai shkoi si erdhi
ai erdhi prape ashtu si shkoi
ai shkoi ashtu si erdhi me kuterbim
dhe serish erdhi
me shkelqimin e zi
dhomen na e mbushi
zhurme te mistershme
mjer ata me fatin e qenit
qe u rreshtuan si kafsha
pa tru e pa sy pas shkelqimit tij.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
FJALËE DREJTË
E dua zjarrin e saj
dhe hirin dhe prushin
koken e saj te forte
e dua edhe atehere
kur s´kemi gjume ne sy
per ta thene te verteten
para syvete botes
edhe sikur te na pushkatojne
qe ne mengjesin e pare.
E dua zjarrin e saj
dhe hirin dhe prushin
koken e saj te forte
e dua edhe atehere
kur s´kemi gjume ne sy
per ta thene te verteten
para syvete botes
edhe sikur te na pushkatojne
qe ne mengjesin e pare.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
FRINGO
Guri në valë
koha në Flakë
kujdes.
Natën kujdes
në Mesnatë
Ditën kujdes
në Mesditë
midis
Skiles e Haridbes
kujdes bregun.
Guri në valë
koha në Flakë
kujdes.
Natën kujdes
në Mesnatë
Ditën kujdes
në Mesditë
midis
Skiles e Haridbes
kujdes bregun.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
NË FUNDIN E ÇDO LOJE
shikim mbi lule merr hov
zemra i pëlcet bardhësisë
pse rrini heshtur
farë e kuptimit
mes njerëzish
shikim mbi lule merr hov
zemra i pëlcet bardhësisë
pse rrini heshtur
farë e kuptimit
mes njerëzish
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
SHQIPONJAT
S´është e vërtetë
se mund të bien
e të mos ngrihen
nëntëdhjetëenëntë herë
sikur të bien
edhe njëherë do të ngrihen.
fundi le të jetë
fillim i vërtetë.
S´është e vërtetë
se mund të bien
e të mos ngrihen
nëntëdhjetëenëntë herë
sikur të bien
edhe njëherë do të ngrihen.
fundi le të jetë
fillim i vërtetë.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR
Flori Bruqi: Olimpi shqiptar
(Pikëpamje/kritikë/vlerësime/poetikë...)
Fjala e redaktorit
PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR
Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…
Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina

FLM ,shume znj.Klea qe sollet kete pjese nga Olimpi
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
Re: NGA NAIM KELMENDI
nga shaban cakolli Today at 1:20 pmNaim Kelmendi
Poezi
SHQIPTARËT
I kanë të gjitha ato
Që nuk i kanë të tjerët
Tjerrin holl derisa s’këputet
Kur zihen me njëri-tjetrin
Për gjëra të imta
Që s’i peshon kandari
Pabesitë ua bëjnë pas shpine
Të huajt me dorën e të vetëve
Nëpër secilën rrugë që shkelin
U duhet të ecin përmbi gjarpërinj
Kurdo që nisen dhe kahdo
Ngatërrohen në kurthat e fqinjve
Armiqtë për ta shkruajnë elaborate
Histori tmerresh për t’i zhbërë
Shqiptarët shumohen si degë pemësh
Dhe pipat u mbijnë sërish nga rrënjët
S’i kanë asnjë nga ato
Që kanë të tjerët
Prishtinë,shtator 1999

Ai erdhi prapë ashtu si shkoi
Ai shkoi ashtu si erdhi me kutërbim
Dhe sërish erdhi
Me shkëlqimin e zi
Dhomën na e mbushi
Zhurmë të mistershme
Mjer ata me fatin e qenit
Që u rreshtuan si kafsha
Pa tru e pa sy pas shkëlqimit tij
Tetor,1999
Ai erdhi ai shkoi si erdhi
Ai erdhi prapë ashtu si shkoi
Ai shkoi ashtu si erdhi me kutërbim
Dhe sërish erdhi
Me shkëlqimin e zi
Dhomën na e mbushi
Zhurmë të mistershme
Mjer ata me fatin e qenit
Që u rreshtuan si kafsha
Pa tru e pa sy pas shkëlqimit tij
Tetor,1999
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
MISTERI
Në mes të asaj që është
Dhe asaj që nuk është
Gjithmonë ekziston
Një vijë kufiri
Që s’mund të kapërcehet
Sillem e sillem rreth vetes
Duke kërkuar ato që më mungojnë
Tetor, 1999
Në mes të asaj që është
Dhe asaj që nuk është
Gjithmonë ekziston
Një vijë kufiri
Që s’mund të kapërcehet
Sillem e sillem rreth vetes
Duke kërkuar ato që më mungojnë
Tetor, 1999
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
FJALË E DREJTË
E dua zjarrin e saj
Dhe hirin dhe prushin
Kokën e saj të fortë
E dua edhe atëherë
Kur s’kemi gjumë në sy
Për ta thënë të vërtetën
Para syve të botës
Edhe sikur tan a pushkatojnë
Që në mëngjesin e parë –
Ruhot,qershor,1999
KRIMET
Dalin nga Kutia e zezë e mendjes
Ata që i kryejnë ato
Kanë duart e përgjakura
Të Pons Pilatit
Ia behin njëherë
Bëjnë masakër kohëve
Në emër të besimit pa zot
Në emër të urrejtjes së tjetrit
Pas tyre vijnë njerëzit
Rigat e shiut dhe pak diell
Ato prapë i lëviz krimbi e dalin
Nga Kutia e Zezë e mendjes
Pejë,qershor,1999
E dua zjarrin e saj
Dhe hirin dhe prushin
Kokën e saj të fortë
E dua edhe atëherë
Kur s’kemi gjumë në sy
Për ta thënë të vërtetën
Para syve të botës
Edhe sikur tan a pushkatojnë
Që në mëngjesin e parë –
Ruhot,qershor,1999
KRIMET
Dalin nga Kutia e zezë e mendjes
Ata që i kryejnë ato
Kanë duart e përgjakura
Të Pons Pilatit
Ia behin njëherë
Bëjnë masakër kohëve
Në emër të besimit pa zot
Në emër të urrejtjes së tjetrit
Pas tyre vijnë njerëzit
Rigat e shiut dhe pak diell
Ato prapë i lëviz krimbi e dalin
Nga Kutia e Zezë e mendjes
Pejë,qershor,1999
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
MUNDJA E PËRBINDSHAVE
Fundi ishte i tyre
I imi sërish Fillimi
Dhe Zgjimi nga fara nga Hiri
Miliona orë terri në robëri
S’ishte ndonjë lojë fëmijësh
Librat,shkollat,lapsat,fjalët
Burgu m’i ka rrufitur e prangat
Edhe ëndrrat pranë agut
Kur i kam ëndërruar shqip
Oborrin e kanë rrethuar policët
Dhe zogjtë kur i kam lakmuar
Tek ngjiteshin thik në ajër të lartë
Ora policore pastronte rrugët me gjak
I tyre ishte Fundi e kam ditur
Si një e një që bëjnë dy
I imi prapë Fillimi
Zgjim nga Fara nga Hiri
Prishtinë,nëntor,1999
Fundi ishte i tyre
I imi sërish Fillimi
Dhe Zgjimi nga fara nga Hiri
Miliona orë terri në robëri
S’ishte ndonjë lojë fëmijësh
Librat,shkollat,lapsat,fjalët
Burgu m’i ka rrufitur e prangat
Edhe ëndrrat pranë agut
Kur i kam ëndërruar shqip
Oborrin e kanë rrethuar policët
Dhe zogjtë kur i kam lakmuar
Tek ngjiteshin thik në ajër të lartë
Ora policore pastronte rrugët me gjak
I tyre ishte Fundi e kam ditur
Si një e një që bëjnë dy
I imi prapë Fillimi
Zgjim nga Fara nga Hiri
Prishtinë,nëntor,1999
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NGA NAIM KELMENDI
KAPËRCIMI I UJËRAVE TË TURBULLTA
Ato ndodhin e vërshojnë
Një mot me të veten
Më mirë të mos u bëhesh urë
E të mos kapërcejnë përmbi
Kurrrizin tënd askushët
Pas tyre shkruhen ato
Që janë për t’u shkruar
Pejë,qershor 1999
Ato ndodhin e vërshojnë
Një mot me të veten
Më mirë të mos u bëhesh urë
E të mos kapërcejnë përmbi
Kurrrizin tënd askushët
Pas tyre shkruhen ato
Që janë për t’u shkruar
Pejë,qershor 1999
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» Poezi nga Naim Kelmendi
» "SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR"-NAIM KELMENDI
» Naim Frashëri --- Jeta,Analiza,Poezi
» Naim Frasheri
» Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"
» "SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR"-NAIM KELMENDI
» Naim Frashëri --- Jeta,Analiza,Poezi
» Naim Frasheri
» Flora Kelmendi " Kurr mos Hesht"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi