Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE

Shko poshtë

BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE Empty BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 22:14

BACI - LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE

Shkruan: Afrim Morina - Prishtinë, 13. 04. 2010

E nderuara familje Viça!
Të nderuar të pranishëm!
Mekanizmat që përdor pushtuesi për të mbajtur në robëri një komb, po të njëjtat mekanizma duhet krijuar për tu çliruar. Kjo moto kishte fillet e para në vitin 1984, por për kohën ishin të hershme. Duhej punuar me shumë në propagandë, sepse propaganda titiste ishte e konsoliduar bukur mirë nga shqiptarët që përdornin metodat gebelsiane duke i dhënë përparësi propagandës së verdhë, që me çdo kusht të ç’vleftësonin punën e pa lodhur të veprimtarëve për çështje kombëtare. Kjo kast politike me burizanët e vet gazetar e njerëz të letrave, lehtësonte punën fashizoide serbo sllave. Ndërsa numri i veprimtarëve dita më ditë rritej dhe punohej me vetëmohim për të bindur bashkë -kombësit për të drejtat që duhet fituar dhe e kot ishte të pritnin ndërgjegjësimin e udhëheqësve shqiptarë në radhë të parë dhe asaj serbo sllave. Në këto rrethana shqiptarët do të hyjnë në vitin 1989.

Rrethanat politike në Evropë dhe Jugosllavi

Viti 1989 paralajmëronte ndryshime të mëdha në gjithë Evropën. Në Gjermani do të bie Muri i Berlinit. Në Rumani do të bie Çaushevski. Lëkundeshin themelet artificiale BRSS, nga e cila do të shkëputën Estonia e Lituani. Pakti i Varshavës kishte filluar ta zhbëhej dhe gjeostrategjia e gjeopolitika pësonin ndryshime të mëdha. Gjithë kësaj nuk mund t’i ikte edhe Jugosllavia që mbante gjysmën e kombit shqiptar të robëruar me dhjetëvjetësha, ndërsa hegjemonizmi serb mundohej që të shtinte nën kontroll klasik edhe kroatët e sllovenët. Manifestimi në Gazi Mestan, për gjashtëtqindë vjetorin e Betejës së Kosovës, nxori në pah gjithë mllefin serbo sllav kundër shqiptarëve dhe nga atje jepej mesazh i qartë për fatin e tyre në të ardhmen. Ky mesazh vjen edhe nga Lazar Mojsovi për “zbulimin” e ekzistimin të “Shtabit” te shqiptarët, një alibi për të rënduar thundrën e dhunës dhe bindur njësit federale për rrezikun që po vinte nga shqiptarët. Kjo politikë hegjemoniste më vonë u reflektua edhe në KQ të LKJ, në të cilin sllovenët shprehen haptazi qëndrimin e vet kundër kësaj politike, ndërsa kroatët pritnin ditë më të mira.Veprimtarët e çështjes kombëtare vriteshin, burgoseshin, maltretoheshin në format më brutale. Pothuajse gjysma e shqiptarëve ishin të trajtuar në forma të ndryshme nga UDB- ja serbe, malazeze dhe maqedone. Ky brutalitet dhe mospërfillja e kërkesave të drejta të shqiptarëve shtonte taborin e mos kënaqësisë dhe në vitin 1989 të gjitha rrugët e trojeve shqiptare do të mbusheshin nga demonstruesit për realizimin e kërkesave të tyre. Me 2 Nëntor do të vriten Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhe për shkaqe shëndetësor Fadil Vataj do të detyrohet t’i nënshtrohet shërimit intensiv, ku më vonë edhe do të vdes nga kanceri. LPRK do të dobësohet shumë, sepse humbi tre udhëheqësit militantet e saj. Vetë rrethanat politike në këtë hapësirë dhe më gjerë kushtëzonin që edhe shqiptarët të organizoheshin më mirë, sepse gjasat për një marrëveshje paqësore ishin varrosur. Prandaj në kuadër të LPRK filloi të artikulohej edhe mendimi i krijimit të mekanizmit ushtarak, si mjet i realizimit të programit politik. Pjesa dërmuese e kreu të saj në të gjitha nivelet ishte kundër kësaj ideje, prandaj një pjesë e saj do të shkëputet dhe me 19 Nëntor të viti 1989 do të formoj Frontin e Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar. Ata menjëherë do të nisin të punojë në planin politiko ushtarak, do të krijoj celulat e veta, do t’i ndaj territoret e okupuara shqiptare në zona veprimi, do të tubojë rreth vetës pjesën më militante jo vetëm të LPRK por edhe të të gjithë atyre që shpëtimin e shihnin nëpërmjet krijimit të ushtrisë. Veprimtaria do të zgjerohet edhe në mërgatën tonë dhe kreu i saj do të merr qëndrim që të kontaktojë me organet udhëheqëse të Shqipërisë. Do të priten nga Presidenti Ramiz Alia. Ai bashkë me kabinetin e Tij do të tumirë këtë organizim dhe menjëherë do të autorizohet Perikli Teta, Ministër i Mbrojtjes, që të merret me përmbushjen e nevojave të Frontit. Me këtë edhe do të nënshkruhet një marrëveshje për aftësimin profesional të djemve dhe vajzave të cilët do të dërgoheshin në Shqipëri. Marrëveshje do të fillojë të zbatohej menjëherë në vitin 1991.

Ferizaj do të bëhet qendër e përhapjes së platformës së Frontit

Në këto rrethana do të krijohet edhe BSPK. Në të njëjtën kohë do të krijohet edhe Dega e SPEVZPK me qendër në Ferizaj, e në krye të saj do të jetë veprimtari i pa lodhur i çështjes kombëtar Remzi Hoxha, për fatin e të cilit ende nuk dihet që nga tetori i vitit 1995, i cili përmes Afrim Morinës do të bëhet anëtar i udhëheqjes së Frontit. Ky shumë shpejtë, përmes bashkëveprimtarëve Basri Zukës, Shefqet Maliqit, Agim Ahmetit, Mustaf Miftarit etj., të cilët pranojnë platformën e Frontit, do të zgjerojë radhët, sepse kishin një të kaluar ilegale dhe dinin si të vepronin në rrethanat e krijuara. Shaban Viça do të marri kontakt me këta veprimtar përmes Frontit, me disa prej të cilëve njihej edhe më herët dhe së bashku do të bëjnë zgjerimin e radhëve, do të lëvizin nëpër qytete e fshatra, do të tubojnë mjete financiare e të mira materiale, do të mundësojnë dhe sigurojë lëvizjen e anëtarëve të kryesisë së Frontit në zhvillimin e aktivitetit të tyre. Aktiviteti i tyre do të jetë i gjithanshëm, pra jo vetëm përbrenda sindikatës, duke gjetur bashkëmendimtar, por më të dalluar janë Remziu e Shabani sepse u mundësonte edhe përvoja më e madhe e luftës ilegale në kuadër të LPRK dhe njohjet me veprimtar në gjithë hapësirën kombëtare, që kishin krijuar gjatë asaj kohe. Ky grup shumë shpejtë do të zgjerojë rrethin e veprimit në Shtime, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Shkup, Tetovë, Gostivar etj. Pra ky qytet do të jetë një qendër rrezatuese e Frontit, sepse vet pozita gjeografike do të mundësojë këtë. Shaban Viça, siç do ta njohin shokët e veprimit e të luftës me nofkën Baci, ishte gjithkund ku e lypte nevoja. Ai qoftë me shok apo dhe vet do të jetë në gjithë hapësirën kombëtare, për të përmbushur misionin e shenjt që i kishte vu vetës. Nuk ishte rastësi nofka Baci, sepse kudo që shkonte gjente mirëkuptim, kishte aftësi komunikimi e bindjeje, për zgjidhjen e kauzës kombëtare. Edhe pse do të burgoset pothuaj e gjithë kryesia e Frontit, këta nuk do të ndalnin veprimtarinë e vet dhe do të punojnë me përkushtim në kryerjen e misionit për çlirim e bashkim kombëtar. Zhdukja së Remzi Hoxhës nga organet e SHIK, do t’i tronditi të gjithë bashkëveprimtarët, edhe Bacën, sepse këta dy ishin lidhur shumë ndër vete, prandaj bënë gjithçka, herë vetë e herë me shok për të ndriçuar fatin e Tij, para dhe pas lufte, duke shfrytëzuar të gjitha mundësit përmes lidhjeve që kishte krijuar gjatë punës së vetë, pothuaj njëzetë vjeçare. Pas analizave që i kishte bërë Fronti situatës politike kombëtare, vendosi që të shuaj aktivitetin e vet dhe u morr qëndrim që të gjithë anëtarët të kyçeshin në UÇK pa pretendime për të ruajtur pozitat që i kishin në hierarki. Për Shabanin nuk kishte dilema se si të vepronte, ngase Ai kishte rrethin e vet të bashkëveprimtarëve dhe me guxim e përgjegjësi morale do të kryej detyra të rëndësishme. Pas ndërhyrjes së NATO- së në Kosovë, si shumë të tjerë edhe Ky, nuk u pajtua me gjendjen e robëruar të shqiptarëve në vise tjera, prandaj edhe më me përkushtim do të jetë në vija të para të frontit në radhët e UÇPMB e UÇK. Gjatë vitit 2008 u bënë disa takime të ish anëtarëve të Frontit për të përgatitur Monografinë në njëzetë vjetorin e themelimit të tij, Baci do të jetë ndër të parët që do t’i përgjigjet ftesës për këtë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në grumbullimin e materialit i cili pritet të publikohet më vonë. E kam thënë edhe një herë tjetër, Shaban Viça është radhit në kolonën e dëshmorëve të kombit dhe historia është pasuruar edhe me një figurë të pa kontestuar për çlirim e bashkim kombëtar. Nuk mjafton që me përvjetorë të kryejmë misionin për ndriçimin e punës së Tij, por duhet punua me përkushtim në hartimin e një monografie, se puna afro njëzetë vjeçare nuk mund të përmblidhet me fjalime përkujtimore.
Lavdi e respekt punës së shenjt e të palodhur të Shaban Viçajt-Bacit!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi