Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Shko poshtë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit Empty Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Nov 2009 - 5:21

ADRIAN REXHEP KRASNIQI (12.10.1972 - 16.10.1997)
Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit Adrian_krasniqiAdrian Krasniqi. Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e c ila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri. Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniki, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave pë rsolidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi. Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi. Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.
Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit Empty Re: Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Nov 2009 - 5:22

AZË ZEKË BRAHIMAJ ( 01.01.1921 – 03.08.1998)
Luftërat e shqiptarëve për liri, sidomos në këta dy shekujt e fundit, qoftë nën sundimin shekullor osman, qoftë nën regjimin serbosllav, përkrah trimave dhe luftëtarëve për liri, nuk i munguan as trimëreshat dhe luftëtaret, që populli ynë nxori nga gjiri i vet, duke lënë famën pas vetes dhe njëherësh duke tmerruar edhe armikun me guximin dhe heroizmin e tyre.
Të kujtojnë Norën e Kelmendit, Tringë Smajlin e Kajë Selmanin, Bikë Alijen e Shotë Galicën, Xheve Lladrovcin, e shumë heroina të tjera që mahnitën kombin e për të cilat edhe u shkruan vjersha e tregime, poema e novela, drama e romane, e sidomos u përjetësuan në këngë dhe folklor të rapsodëve më të njohur shqiptarë.
Edhe lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila pos që flijoi veten për lirinë e Kosovës, la pas vetes djem dhe nipa, që në luftë me serbin për lirinë e Kosovës, ia rritën namin kudo ndër shqiptarë. E kjo është Azë Brahimaj, e lindur më 1921 në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës, përkatësisht e martuar në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, komuna e Gjakovës, me Shaban Arif Brahimajn. Nëne Azë, apo Lokemadhja e Dushkajës, siç e quajnë zakonisht, kishte gjashtë fëmijë: katër djem dhe dy vajza. Dy djemtë e mëdhenj, Arifi e Selmani, tash e dy dekada punojnë në Zvicër, ku edhe dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, sidomos në mërgim, duke mbajtur lidhjet gjithnjë me njerëzit e tyre në Kosovë. Ndërsa, dy djemtë e vegjël, Nazmiu dhe Lahiu, ishin direkt në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pjesëmarrës në shumë aksione guerile në Dushkajë dhe Rrafsh të Dukagjinit si dhe luftëtarë të vijës së parë të frontit në dhjetëra beteja të zhvilluara nga Dukagjini deri në Drenicë.
Nazmiu ishte zëvendëskomandant në ZOD, ndërsa Lahiu anëtar i SHP të UÇK-së. Duhet përmendur këtu edhe një të dhënë tjetër, se vajza e madhe e Azë dhe Shaban Brahimajt, Ruka, e martuar për Hilmi Haradinajn në Gllogjan, është nëna e heronjve të parë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan deri në frymën e fundit pikërisht që Kosovën ta shohin të çliruar nga regjimi shekullor serb, e këta janë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, përkatësisht është nëna e dy trimave legjendarë që Lufta e Kosovës nxori nga gjiri i vet, trimave që luftuan derisa Kosova u çlirua nga barbarët shekullorë, e këta janë gjeneralët Ramush dhe Daut Haradinaj. Pra, Lokemadhja e Dushkajës është gjyshja e këtyre katër petritave që lindi dhe rriti Kosova përkatësisht Rrafshi i Dukagjinit.
Po cili është roli i Azë Brahimajt në UÇK-së, forcën që ngriti peshë dhe alarmoi opinionin botëror për gjenocidin që u ushtrua në Kosovë nga regjimi më i egër i Evropës në këta shekuj që lamë pas? Në radhët e UÇK-së u radhit qysh në vitin 1996. Që në fillim të celulave të para të UÇK-së në Dukagjin, nënës Azë iu desh të presë dhe strehojë bijtë më të shquar të Kosovës, qofshin ata që dhanë jetën për lirinë e saj, qofshin ata që luftës ia dolën në krye të gjallë. Nëpër duart e saj, nëpër sofrën e saj, kaluan dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti e Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Ilaz Kodra e Ilir Konushevci, Xhevë Hajda e shumë të tjerë; apo luftëtarët që përfunduan luftën, si: Rexhep e Sylejman Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Sahit dhe Musë Jashari e shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët nëna Azë i përcolli në rrugë për në Shqipëri dhe anasjelltas. Por, roli i saj më i rëndësishëm në veprimtarinë e saj patriotike ishte se, shpesh kishte shkuar në vende të tjera jashtë Jabllanicës për të kontaktuar me grupet, për të mbajtur lidhjet ndërmjet tyre, si p.sh. grupi i Jabllanicës dhe ai i Gllogjanit. Kur nuk kishte mundësi të lëvizjes së luftëtarëve, nëna Azë ishte ajo që i mbante lidhjet ndërmjet tyre. Ose, kur kryheshin sulme ndaj forcave serbe, ajo më vonë kalonte atypari për të konstatuar dëmet e bëra. Ishte personi i vetëm që furnizonte luftëtarët e lartpërmendur, kur qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj, me gjërat e nevojshme ng qyteti, si me ushqim, veshmbathje, pjesë për vetura etj. Më 2 gusht 1998, në ofensivën e egër që forcat serbe ndërmorën në Jabllanicë, ajo nuk pranoi të largohet nga shtëpia, por vazhdoi të përgatit ushqim për bijtë e saj. Ndërsa, më 3 gusht, u vra nga forcat serbe në oborr të shtëpisë, bashkë me nënën e saj 100 vjeçare, duke zbrazur dy bombat që muaj me radhë i ruajti për këtë moment, duke rënë në fushë të nderit, ashtu si luftëtarët e lirisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit Empty Re: Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Nov 2009 - 5:23

NË XHEPIN E MAJTË TË UNIFORMËS SË TIJ TË ZEZË QË ISHTE NGJYROSUR ME GJAKUN E TIJ TË KUQ, MBANTE FOTOGRAFITË E GOCAVE TË TIJ TË DASHURA

Prishtinë, 28 maj 1999 (KeL) - Nata mbuloi horizontin dhe shënoi fundin edhe të një dite të gjatë të kësaj pranvere të përgjakshme. Terrin e zi të kësaj nate të zezë qante zëri i ëmbël i luftëtarëve të lirisë, tek qendronin të shtrirë në dhomën e një shtëpie gjysëm të djegur diku në Lugun e Baranit. Zjarri ngrohu dhomën, bashk me të edhe trupat tonë të lagur, qetësinë e kësaj nate e prishte zëri i ëmbël i bilbilave dhe pishtarëve të lirisë me këngën: "Djell e hënë shnderite Atdheun". Dhoma mori dritë dhe shëndriste fytyrat e lodhura por krenare e të pathyera të luftëtarëve të lirisë, me ëmblemën e UÇK-së në ballë "Djell e hënë shndrit Atdheun/Nënë Kosovën ku kam lënë," ishte kjo kënga më e dashur i zonës së Dugagjinit, Shkelzen Haradinaj, dhe e shoqëronin eprorët Fatmir e Luan Nimani. Zëri i kristalit i këtyre pishtarëve dhe trimave të paepur të krijonte përshtypjen sikur ndodhesh para legjendave të gjalla që vetëm mund t'i shohesh e s'mund t'i prekësh. Në agun e parë të mëngjesit duhet të ishim në vijat e luftës. Tanimë të mësuar që lindjen e diellit ta presin të zgjuar tërë ushtarët e UÇK-së edhe pse të lodhur nga marshimi i gjatë një javor i prillit dhe rrethimi i hekurt nga të katër anët. Zëri i fort i njeriut më të dashur, me luftëtarët, dhe me të zellshmit në mesin e ushtarëve të UCÇK-së, Shkelzenit, sikur qante retë dhe thirrte diellin të shndëritë tokën e Kosovës, atë mëngjes komandanti i dhuruar ndante detyrat që duhej zbatuar me përpikmeri. Për vezhgim të terrenit mbi kodrat e Zhabelit ngarkohet Policia Ushtarake. Në një moment ata bien në priten e forcave serbe dhe pas një qendrese heroike një plumb goditi për vdekje tani heroin Hasim Halilaj nga fshati Gllogjan. Më të marrur vesh për ngjarjen pothuaj se e gjithë Brigada 131 "Jusuf Gervalla" e dëshmuar shumë herë për qendresë dhe heroizem, (Brigade që shumë herë me pushkën e saj bëri toka të skuqej me gjakun e kriminelëve të Serbisë, duke djegur e shkatërruar shumë mjete dhe teknikë luftarake në vijat e frontit në Dukagjin). Në gjendje të gatishmërisë tek vendi i ngjarjes, si rrufeja kokëlartë e vigan ecte Zeni, dhe kohë pas kohe grupe grupe i poziciononte në vendet e duhura ushtarët. Pas tij ecte si gjithmonë djaloshi shtathedhur, veshur me uniformë të zezë gjithherë ne gjendje për të shtënë dhe dal zot vendit të vet, Fatmir Nimanaj. Bukurinë ja shtonte shqiponja në ballë dhe pajisjet e tjera që më shije i rëndiste ne shtatin e tij si Flamur. Si çdo herë edhe këtë ditë i përcillte Luani me flokët kaçurrela dhe sy të kaltër. I hareshëm dhe i gatshëm për veprim në çdo kohë. Nuk e pengonte asnjë kohë plagët që i kishte në trup nga betejat e njëpasnjëshme. Pasion e kishte këngën dhe ajo e shoqëronte kudo. Hap pas hapi në pyllin ku mendonin se ishte trupi i Hasimit. Disa u ndamë në të djathtë e disa në të majtë. Shkëlzeni me shokë ecte drejt rrugës. Pas një kohe dëgjova zërin e Fatmirit tek thërriste. "O prite prite. O Qitjau rrethin". Ndërsa pas pak kohë ndëgjohen breshëri armësh automatike të pandërprera nga shumë tyta të armëve. Ne për një kohë luftuam ne krahun e djathtë të shokëve. Por pushkët e tyre u rralluan. U kthyem te shohim se ku janë. Forcat serbe thirren përforcim. Ishim në një afërsi të madhe me ta. Pas pak takohemi me shokë. Në fytyrat e tyre shohim një dhembje të madhe, sytë i kishin të renduar dhe kokat e ulura. Njëri nga ta mori guxim dhe njoftoi për ngjarjen më të rëndë deri tash që përjetova. Më thanë se Shkelzeni dhe Fatmiri janë vrarë ndërsa Luani është rëndë i plagosur.
Për një çast m'u duk sikur e gjithë Dushkaja u përmbys dhe tërë pesha e saj më zuri. Hoqa kapelen e lagur nga djersët dhe mora fuqinë t'i ngushllojë shokët duke ju dhënë kurajo e forca se lufta duhet vazhduar. Ecëm drejt rrugës dhe u takuam me luftëtarët që vazhdonin betejën. Mali digjej nga predhat e minahedhësve dhe topave 40 milimetra të dorës që përdor këmbësoria jonë. Me qendresën më të fortë vëllau i Shkelzenit i cili me heroizem të pashoq na bëri të fortë e të pathyeshëm. Ecja e tij e patrembur në përcjellje të shokëve, krismat dhe jehona e pushkëve të Shkelzenit dhe të Fatmirit të rënë kokë me kokë me të cilët para kriminel gjakatar gjë që dëshmorin edhe gjurmët, (gjaku dhe gjësendet e plitëve që kishin lënë). Në çdo skute shihej gjaku, vijat e tërheqjes së të vrarëve uniformat dhe kapelave të gjakatarëve, fashot e mbushura me gjak dhe gjëra tjera dëshmuese. Me ndihmën e një traktori shokët morën trupat e dëshmorëve. Ngjitemi rrugës dhe në një vend shoh dy pellgje gjaku të njomë që edhe këta si shumë shokë të tjerë UJITËN rrënjet e luleve në këtë pranverë. Siç tregojnë shokët këta trima u ndeshën me armiqë ballë për ballë në një pozicion të palakmueshëm pasi që armiqtë ishin mirë të pozicionuar dhe kishin organizuar pritë të mirë, duke i lënë të hynë luftëtarët tanë thellë në pozicionet e tyre. Qëndresa e djemve tanë që me veprën e tyre thyen mitet duke kthyer veten në legjendë, dhe me veprën e tyre na dhanë mësim se si duhet rënë për të mos vdekur kurrë. Plumbat përnjëherë kishin goditur të dy trimat për vdekje duke e plagosur rëndë Luanin, që të tre nga fshati Gllogjan i Deçanit. Armët u shndërisnin në rrezet e diellit. Edhe të vdekur u kishin hije. Edhe të rënë dukej sikur këndonin, se u kishte hije edhe lufta, edhe kënga. Edhe të vdekur ishin të hishëm. Ata ishin nga radhët elite të UÇK-së në Dukagjin. Po afrohej mbrëmja. Në Dushkajë u hapen dy varre të reja. Gllogjanit ju ndanë edhe tre trima nga lufta. Dukagjinit ju munguan edhe 3 shokë rrugës drejt lirisë. Kosova humbi edhe tre kreh pushke. Trupin e tyre të njomë e mbuloi dheu i Kosovës që aq shumë e deshën, që aqë shumë e mbrojten që aqë shumë e kënduan. Dielli u fsheh pas bjeshkëve e një shi i imet lagu dheun e ri që i mbuloi trupat e trimave, e dikush nga ushtarët tha: "e shihni Shkelzenin çdo herë i këndoi këtij dielli e sot ai qan për të". Ngadal zbresim maleve e në kokë më sillet kënga "Diell e hënë shndërit Atdheun". Luani mbahej i fortë edhe pse me plagë të rënda në trup, e nisim atë drejtë një vendi ku do të te trajtohet më mirë. Plagët në trup, dhe rruga e vështirë e ndau nga shokët edhe këtë djalosh 20 vjeçar. Jeta as lufta nuk i ndau asnjëherë nga njëri tjetri. Edhe vdekjen për Atdhe e bënë së bashku, Luani u mbeti besnik deri në vdekje idealeve të lirisë, dhe të afërmve të tij, djemve të axhës, Fatmir dhe Naim Nimanajt. Nata ishte e gjatë për të kaluar deri në agim, Mungonte trupi i Hasimit nxjerrjen e sakrifikuan shokët e idealit dhe të luftës. Trupi i djaloshit të ri u gjet në kodër të Zhabelit. Prapa la dy vajza të vogla që aqë shumë i deshi (në xhepin e majtë të uniformës së tij të zezë që ishte ngjyrosur me gjakun e tij të kuq mbante fotografitë e gocave të tij të dashura), larg syve të shtëpisë duke vdekur pa i parë. Varreve të shokëve ju shtua edhe një varr i ri. Me nderime të mëdha u ndamë nga shokët tanë të dashur me betimin se rrugën e tyre do ta vazhdojmë deri në fitore. Vdekja e tyre është shembull për ne se si duhet dhe si vdiset për atdhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës o trimat e Lirisë!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit Empty Re: Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi