Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mos  te Ndalemi... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mos  te Ndalemi... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mos te Ndalemi...

Shko poshtë

Mos  te Ndalemi... Empty Mos te Ndalemi...

Mesazh nga Gjeto Gjetani Fri 27 May 2011 - 1:01

MOS TË NDALEMI...
Mund të përmbledhim me pak fjalë të ‘mirat’ e një politike dhe ‘virtytet e çmuara’ të politikanëve. U pajtuan me pakon e Ahtisaarit, thuajse ajo është platformë e popullit shqiptar dhe jo formulë e imponuar për të mbytur aspiratat dhe dëshirat e tyre. Përfaqësuesit që përkrahën dhe po zotohen për zbatimin e pakos, deklarohen se janë përfaqësues të opsionit të pavarësisë. Ju lutem shikojeni dhe lexojeni me vëmendje pakon, që të bindeni për cilësinë kaq të dobët që ka kjo lloj pavarësie, aq sa mund të thuhet, se ajo nuk i përngjan aspak pavarësisë që kanë shtetet e pavarura kudo në botë. U pajtuan me multietnicitetin dhe po e fuqizojnë përditë atë, thuajse këtu jetojnë mbi 50% serbë dhe jo mbi 90% shqiptarë. Krahasoni realitetin e Kosovës dhe shikoni nëse mund të gjejmë diku tjetër në botë një shtet të pavarur që zbaton praktika të tilla politike si kjo e Kosovës. U pajtuan që Kosova të jetë vend pa integritet dhe identitet shqiptar edhe pse ky truall është mbjellë me varre në çdo pëllëmbë të tij, për liri, identitet dhe pavarësi kombëtare e territoriale. U pajtuan të bashkëjetojnë e mira dhe e keqja e Kosovës, vetëm për disa karrige, të cilat nuk shprehin pushtetin e vërtetë shtetëror që buron nga vullneti dhe e drejta e popullit të lirë dhe sovran. Ndjeshmëria dhe dëshpërimi janë bërë pjesë e përditshmërisë të patriotëve të shumtë që i shohin me dhimbje bashkëjetesën e vlerave dhe kundërvlerave. Këto të fundit janë në pikat më të rëndësishme dhe veprojnë për të thelluar mosbesimin dhe për t’i de motivuar patriotët. U pajtuan që të ndodh një degradim i luftës çlirimtare, duke ia dhënë goditjen e radhës kësaj të arriture historike. U pajtuan që të quhet progres krimi dhe korrupsioni dhe kështu u gjet mënyra që të ecet më tej në legalizimin e tij. U pajtuan që të hidhet në ankand trashëgimia kulturore dhe historike dhe me këtë rast mori hisen e saj Serbia. U pajtuan që të ketë gjuhë zyrtare serbe në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës, vetëm për ta përmbushur kërkesën e padrejtë dhe jo realiste për ta bërë, atë që është e pamundur-Kosovën multietnike. U pajtuan që të kemi simbole të tjera nga ato që i kemi pasur deri më tani. U pajtuan për të ndjekur pas këmba-këmbës, procesin e denigrimit të vlerave kombëtare dhe vetë u shndërruan në përfaqësues të kësaj rryme regresive. U pajtuan që të ndjekin politikën e integrimeve në BE dhe në NATO, pa u çliruar dhe bashkuar si komb në një shtet të vetëm dhe pa konsoliduar ushtrinë kombëtare. U pajtuan që të mbetemi të copëtuar dhunshëm pa e pyetur asnjëherë vullnetin dhe aspiratën e shqiptarëve. U pajtuan që të mbesin pjesë e proceseve edhe atëherë kur ato janë me kokë teposhtë, për t`u dëshmuar se janë të moderuar dhe besnik ndaj padronëve të tyre.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi