Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën

2 posters

Shko poshtë

Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën Empty Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën

Mesazh nga Daku Sat 28 May 2011 - 1:17

Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën Manal



Pak kohë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama mbajti një fjalim në lidhje me të drejtat e grave në Lindjen e Mesme. Në këtë fjalim të tij, Obama nuk ka përmendur asnjëherë Arabin Saudite. Në një gazetë të përditshme në SHBA, një gazetar ka kritikuar Presidentin, pasi gjatë fjalimit të tij ka përmendur të drejtat e femrave në Irak, por asnjëherë nuk ka folur për shtypjen që ju bëhet atyre në mbretërinë arabe. Pikërisht në këtë vend një vajzë është burgosur, pasi është kapur nga policia duke drejtuar një automjet.


Rasti


Vajza 32 vjeçare, Manal Al- Sharif është arrestuar, sepse ishte duke drejtuar një automjet. Aktivistet saudite, në lidhje me këtë rast, nuk kanë kërkuar ndihmë nga perëndimi. Ato i janë drejtuar mbretit të tyre Abdullah, për të ndërhyrë. Në Facebook qarkullon një peticion, i cili ka mbledhur 600 firma. Në këtë peticion kërkohet lëshimi i Manal dhe fitimi i të drejtës së femrave për të ngarë makinën. Kërkesën, për këtë të drejtë të gruas në Arabin Saudite, e ka bërë dhe Shoqëria për të Drejtat Njerëzore. Manal është arrestuar të shtunën e kaluar sepse po drejtonte një automjet (në makinë me të ndodhej dhe vëllai i saj). Pas arrestimit të parë ajo është liruar dy ditë më parë. Por gjendja është acaruar, kur Manal ka publikuar në Youtube një video të sajën në timon të makinës, kjo video është shikuar nga 500 mijë persona brenda tre ditëve. Në orën dy të mëngjesit, më 22 maj, policia ka arrestuar Manal dhe e ka shoqëruar në burgun Dammam, nënë akuzën "prishje e rendit publik" dhe "dëmtim të reputacionit të mbretërisë" (Sipas medieve lokale Manal është dënuar vetëm me 5 ditë burg).


Femrat dhe Arabia Saudite


Arabia është i vetmi vend në botë që ju ndalon femrave të drejtojnë makinën. Nga ana legjislative, nuk ka asnjë ligj të shkruar për këto raste, por shteti nuk lëshon asnjëherë patenta për femra. Megjithatë Manal kishte një patentë internacionale që njihet nga vendi ku ajo jeton. Pas krijimit të një grupi mbështetësish në Facebook, një tjetër femër është arrestuar në Arabi sepse ka ndjekur shembullin e Manal. Ndërkohë që femrat Arabe kanë deklaruar se nuk mund të përdorin transportin urban për shkak të ndarjeve të seksit. Jo të gjitha familjet ia lejojnë vetes prezencën e një shoferi, kështu që femrat në arabi varen gjithnjë nga meshkujt e familjes.


Tentativat


I famshëm është një rast në 2009: një vajzë në Gedda u bë heroin, sepse shpëtoi familjen e saj duke drejtuar një makinë të tipit Suv. Fushata që po zhvillohet aktualisht nuk është e para. Në vitin 1990, 47 femra saudite u ulën në sediljen e shoferit, në Riad, për rreth gjysëm ore. Të gjitha u arrestuan nga policia fetare dhe u quajtën "prostituta"


Princesha Arabe


Apelet për këtë çështje kanë ardhur dhe nga familja mbretërore, ku princesha Arabe, Amira, gruaja e manjatit të naftës, Ualid Bin Talal, ka rrëfyer se jashtë vendit ajo drejton automjetet dhe se Arabia duhet t`ia lejojë këtë gjë të gjitha femrave, pasi kjo është një çështje që ka të bëj me shoqërin dhe jo me fenë.



@Keta jane kafshe me callma dhe nen preteksin e fese mbajne te shtypur nje popull te tere duke ju mohur shume te drejta , sidomos femrave,nderkohe qe vete dergjen haremeve ne orgji prostituash.
rrace e felliqur


Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën Empty Re: Arabi, dënohet me burg një vajzë që nget makinën

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 3:54

cfare budallenj qe ka kjo bot,sidomos keta arabet jan te len mendsh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi