Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

4 posters

Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Dënohet më 2 vite burg djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga Durrsaku Thu 17 Nov 2011 - 21:29

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani 48472TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar përfundi misht me 2 vite burg Kostanidin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun.

Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”.

Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policisë.
(shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Re: Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga Durrsaku Thu 17 Nov 2011 - 21:30

hajde demokraci hajde vret njeri dhe denohesh me pak se 2 vjet burg, normal se eshte e ema deputete
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 22 Nov 2011 - 4:42

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani 48472_1TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar përfundimisht me 2 vite burg Kostanidin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policisë.
Vendimi
Procesi gjyqësor në ngarkim të Kostandin Xhuvanit dhe Albi Zelës ka zgjatur vetëm 21 ditë, pasi dy të pandehurit kërkuan nga trupi gjykues aplikimin e gjykimit të shkurtuar. Vetëm 3 javë pas nisjes së procesit, togat e zeza dolën në konkluzionin se Xhuvani dhe Zela duhet të shpalleshin fajtorë. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani për kryerjen e veprës penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 vjet burgim”, – thuhet në vendimin e Gjykatës. Gjithashtu u vendos deklarimi fajtor i Albi Zelës për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit” dhe dënimin e tij përfundimtar me 14 muaj burgim.
Ngjarja
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Re: Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga T_o_n_i Tue 22 Nov 2011 - 4:58

pfff 2 vite burg per 1 jete te nderprer....ku jetojme aman Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani 969217
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Re: Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga Tonii Tue 22 Nov 2011 - 10:34

ndoshta e kan denuar me dy vite burg sepse nuk ka qen plotesisht faji i tij
ndoshta ate dit ka ren bresher i madh nga qielli dhe te ndjerin (viktimen) do ta ket goditur, nuk duhet te paragjykojme drejtesine dhe te akuzuarin
duhet te kemi besim tek drejtesia jone sepse jemi ne hapat e para te reformimit nuk kemi shum 20 vite kemi ne kte proces demokratizues e te pavarur institucionesh ndaj jemi thjesht ne fillim te rruges duhet durim vetem durim dhe me siguri do tia arrim ne 2080 te reformojme e demokratizojme teresisht institucjonet tona shtetrore
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Re: Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi