Artistët dhe shqipëria etnike
2 posters
Faqja 1 e 1
Artistët dhe shqipëria etnike
Nga të gjitha shtresat elitare intelektuale të një shoqëria, pa dyshim se krijuesit janë ata që, përmes mënyrës së komunikimit të tyre artistik, gjithnjë si kasnecë të parë të një agimi, pa paragjykime i kanë paraprirë dhe i paraprinë shpalosjes publike të çdo shqetësimi dhe synimi tonë kombëtar si popull.... Në këtë kontest, ndoshta mund ta paramendosh një politikan në anën e kundër të këtij tabori, por kurrsesi një artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli.
E vërtet! Si paradoks i kësaj paradigme, ka ngjarë që nëpër kohëra të ndryshme të historisë, edhe në mes nesh të ketë pasur të ashtuquajtur “krijues sistemi”, të cilët, të nxitur nga lakmitë egocentrike për privilegje të ndryshme, poste dhe avancime të shpejta shoqërore pa merita, talentin e tyre të shprehur nga kjo fushe sublime e dijes krijuese, e kanë sakrifikua fatin e tyre, si humbje të sigurt, në formë të shlyerjes definitive nga kujtesa e këtij populli. Në fakt, ata nuk kanë qenë ndonjëherë dhe as që janë tashti artistë të mirëfilltë, por “argat” ordinar që me servilizëm i shërbenin një klike të caktuar politike përkohësisht në pushtet, dhe me kohë, patjetër do të vdesin dikur. Vetë fakti se sot, disa krijues janë të pavdekshëm, apo të tjerët bëhen me kohë të harruar tërësisht nga populli, edhe më bindshëm e vërteton këtë tezë.
“Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, është shprehur kështu në një vepër të tij, kolosi ynë i letrave shqipe, Jakov Xoxa. E saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në disa copëza, artisi i mirëfilltë shqiptar, kurrë nuk duhet të sheh tela me gjemba, postblloqe, ideologji ndarëse ndërmjet dhe dogana .. apo, atë marrëzi të ndarjes tonë fizike qindvjeçare të quajtur KUFI. Ai, në këtë ecejake të vetë krijuese nëpër këto barriera artificiale, kurrë nuk duhet të llogaris se bënë “KALIM”, por “QARKULLIM”. Një qarkullim aq ti natyrshëm, mu sikur gjaku i cili lirshëm lëviz nëpër tërë trupin tonë.
Po të kesh talent, letë është të bëhesh edhe artist i mirëfilltë, o biri im! Por, para se kjo dhunti krijuese të gufoj jashtë qenies tënde, mjafton që paraprakisht një kohë të qëndrosh në heshtje, qetësi meditative dhe me përsiatje i përqendruar në thellësitë e brendësisë së UNË-it tënd të vërtetë. Mu aty në strofullin e gravurave gjenetike të prototipave tua të lashta, o njeri! E, më pas, vetvetiu në koshiencën tënde si vegim, sigurisht fuqishëm do të gufoj ajo porosi inspiruese e brezave tanë mijëvjeçare, si zgjim: “ne jemi NJË dhe tërësi e pashkëputshme shpirtërore e një lashtësie civilizuese, biro! Prandaj, as që mund të na ndaj ndonjëherë kush!” Andaj, ky zë i brendshëm intuitiv duhet të jetë frymëzimi yt bazë krijues, artist! Rruga jote e shpresës, besimit dhe sakrificës, në të cilën gjatë krijimtarisë sate, kurrë nuk duhet të dyshosh, poet!
Prandaj, zgjidhe shtegtimin tënd të vërtetë të jetës, o biri im! Qarkullo lirshëm si gjaku në trupin tënd, pa hezitim! Sepse, koha e revidimit të padrejtësisë, eliminimit të frikës dhe vënia në drejtësi e kësaj padrejtësie të madhe, veç ka filluar të realizohet, krijues...!
Adnan Abrashi

Re: Artistët dhe shqipëria etnike
Artiste e cfare artistesh ka pasur shqiperia etnike,ndersa tashi vec fjal te kota.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqiperia Etnike
» Shqiptaret e duan Shqiperine Etnike
» Si e shohin Krishtin artistët?
» Artistët urojnë për Pavarësinë e Kosovës!
» Artistët shqiptarë të dashuruar pas smartphone!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi