Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si e shohin Krishtin artistët? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si e shohin Krishtin artistët? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e shohin Krishtin artistët?

2 posters

Shko poshtë

Si e shohin Krishtin artistët? Empty Si e shohin Krishtin artistët?

Mesazh nga Vizitor Mon 16 Nov 2009 - 8:28

Dy artistë kosovarë kanë mendime të kundërta se si do ta paraqitnin Jezu Krishtin. Luan Mulliqi thotë se do ta paraqiste Krishtin ashtu si e kanë parafytyruar edhe deri më tani, ndërsa Adem Rusinovci nuk mendon njëjtë. Sipas tij, Jezu Krishti nuk ka qenë ashtu siç është paraqitur në fotografi dhe filma. A ka qenë Jezu Krishti një djalë i pashëm, i gjatë, bukurosh, me flokë të gjata, sykaltër, apo një njëri me ngjyrë, flokë të shkurtra dhe të shpeshta, kjo mbetet enigmë. Ju vendosni.

Nga Milot Hasimja më 07.01.2009 në ora 13:59
Për qindra vjet, njëra ndër enigmat më të mëdha botërore, ende të pazgjidhura, mbetet fakti se çfarë ngjyre ka pasur Jezu Krishti. Për miliona njerëz edhe pas 2000 mijë vjetësh, Jezu Krishti vazhdon të jetë një djalë i pashëm, i gjatë, bukurosh, me flokë të gjata apo edhe sykaltër.
Këtë paraqitje jemi mësuar ta shohim në mijëra ikona, skulptura, freska kishtare e në dhjeta filma që prodhohen në mbarë botën. Por, pasi nuk janë gjetur fakte të bollshme për pamjen e tij, e gjitha mund të jetë e kundërt. Apo siç po ndodh, mund vetëm të spekulohet.
Ai mund të jetë një njëri me ngjyrë, flokë të shkurtra dhe të shpeshta. Ndërsa për disa njerëz ngjyra të cilën e ka pasur Krishti nuk luan shumë rol. Në një artikull të BBC, të botuar në vitin 2004, në mes tjerash, duke cituar disa burime të ndryshme, thuhet se “Jezusi ka qenë pjesë e një fisi i migruar nga Nigeria”. Por, debatet për këtë çështje janë ende të përfunduara.
Si do ta kishin paraqitur artistët tanë Jezu Krishtin ? Skulptori Luan Mulliqi thotë se do ta paraqiste Jezu Krishti ashtu siç e paramendojnë një pjesë e madhe e popullatës botërore.
“E kisha paraqitur ashtu siç shumica e parafytyrojnë. Të them të drejtën unë jam skulptor, kështu që me ngjyra fort nuk isha mundur të përcaktohem, por sigurisht që i kisha dhënë një formë të një individi të vuajtur, jo të shëmtuar dhe jo të mjerë”, tha Mulliqi. Sipas Mulliqit, religjionet nuk kanë etnitete, racë dhe, sipas tij, është diçka fiktive.
Ndërsa Adem Rusinovci ka një mendim krejt ndryshe. Sipas Rusinovcit, Jezu Krishti nuk ka qenë i bardhë e as i bukur për kohën që ka jetuar. Por, sipas tij, bukurinë e tij e ka reflektuar me punët e mira që i ka bërë.
“Sepse nëse ti krijohesh për diçka, tek një masë e madhe edhe i shëmtuar me qenë, ke me u duk shumë i bukur. Nëse pa faj varesh, nëse pa faj kryqëzohesh, nuk është me rëndësi pamja. Por, pamja e jote ka me qenë e bukur në shpirtrat e tjerë. Në këtë aspekt ai e ka fituar atë imazh jo për shkak të dukjes, por për shkak të bamirësisë së tij”, tha Rusinovci.
Rusinovci shton se te personazhet të cilët janë pozitivë në jetë, qoftë në histori apo rrëfim, gjithmonë ekrani dëshiron t’i paraqesë si njerëz shumë të bukur. “Përndryshe nuk mendoj se Jezu Krishti ka pas atë pamje siç na paraqitet sot, qoftë në fotografi apo filma”, tha ai.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e shohin Krishtin artistët? Empty Re: Si e shohin Krishtin artistët?

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:38

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Informacioneve te Ndryshme...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e shohin Krishtin artistët? Empty Re: Si e shohin Krishtin artistët?

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Nov 2012 - 5:15

no comenttt
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e shohin Krishtin artistët? Empty Re: Si e shohin Krishtin artistët?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi