Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet njerëzore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet njerëzore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëdhëniet njerëzore

4 posters

Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:59

A ka bërë njeriu progres në përmirësimin e marrëdhënieve të qenieve njerëzore me njëri tjetrin në mënyrë të njejtë siç ka bërë progres në krijimin e mjeteve dhe në kompleksitetin e strukturës sociale? Në qoftë se po, ne mund ta quajmë atë evolucion ose ngritje. A kanë përparuar qeniet njerëzore në sensin e bashkëpunimit? A ndjehet sot një qenie njerëzore më kooperative me të tjerët, se në të kaluarën? A ka bërë ai përparim proporcional në kuptimin e përgjegjësisë me qeniet e tjera njerëzore? A është zhdukur me të vërtetë shfrytëzimi i njeriut ndaj qenieve të tjera njerëzore? Apo vetëm forma e tij është lartësuar dhe se është ngritur në shkallë? A është ulur agresioni i njeriut kundër të drejtave të të tjerëve? A janë përmirësuar marrëdhëniet njerëzore në proporcion me përparimet e bëra në ndërtimin e mjeteve dhe me kompleksitetin e struktures shoqërore? A kanë mbetur problemet e njëjta si më pare? Ose a ka dikush që deklaron se është bërë jo vetëm joprogres në këtë drejtim por gjithashtu ka pasur regres? Me fjalë të tjera, në përgjithësi a mund të thuhet se njeriu vlen dhe gjithçka në kriter të humanitetit të njeriut, ka përparuar proporcionalisht?

Në lidhje me këtë ka pasur pikëpamje të ndryshme; disa cinikërisht mohojnë totalisht se njeriu ka bërë ndonjë progres si do që të jetë në këtë drejtim, për sa thonë ata, nëse kriteri i progresit është mirëqenia dhe lumturia, vështirë se e quajmë progres. Për shembull, për mjetet dyshohet nëse ato i sigurojnë njeriut mirëqenie apo jo. Për shembull, shpejtësia është një nga gjërat që ka përparuar shumë që nga telefoni, aeroplani dhe gjëra të tjera. Por a mund ta quajmë progres këtë përmirësim të shpejtësisë, e matur me kriterin e mirëqenies njerëzore? Apo që kur shpejtësia është një pasuri, në një drejtim ajo ka sjellë mirëqenien, kurse në drejtime të tjera ajo e ka privuar nga mirëqenia: Ajo e çon njeriun e mirë menjëherë tek fati i tij, por gjithashtu ajo e çon njeriun e keq aq shpejt tek qëllimi i tij dhe aq menjëherë tek qëllimi i tij djallëzor.
Një njeri i shëndoshë dhe i ndershëm ka duar të forta dhe këmbë të shpejta. Njeriu i keq gjithashtu ka avantazhe të njejta. Këto pasuri kanë mundësuar kalimin e një krimineli prej një pjese të botës në një tjetër për pak orë, për të vrarë menjëherë mijëra ose miljona njerëz. Atëherë cila është zgjidhja përfundimtare? Edhe pse nuk jam në favor të këtij cinizmi, dëshiroj të shpjegoj pse disa e shprehin atë. Për shembull, a është progres i vërtetë progresi në mjekësi? Në pamje të parë është i vërtetë, për sa shoh unë kur një fëmijë vuan nga difteria, drogat e nevojshme dhe trajtimet e veçanta mjeksore janë gati në dispozicion.
Ky është progres. Por disa njerëz si Aleksis Karl, që i mat këto gjëra me kriterin e humanitetit, besojnë se mjekësia gradualisht po e dobëson specien njerëzore.

Ata thonë: në të kaluarën qeniet njerëzore rezistonin ndaj sëmundjeve; i dobëti zhdukej dhe i forti mbetej i gjallë dhe kjo sillte gjenerata të suksesshme të forta dhe rezistente nga sëmundjet dhe gjithashtu parandalonte rritjen e panevojshme të popullates. Por sot, mjekësia në mënyrë artificiale po i ruan njerëzit e dobët që përndryshe do të kishin vdekur dhe që ishin dënuar vërtet nga natyra. Si pasojë gjeneratat e suksesshme nuk janë në gjendje të mbijetojnë, prandaj çdo gjeneratë që vjen bëhet më e dobët se ajo paraardhëse. Fëmija e lindur në muajin e shtatë të shtatëzanisë është i dënuar me vdekje nga ligji i natyrës;
Por tani mjeksia me progresin dhe mjetet e veta, e ruan këtë fëmijë. Por çfarë do të sjellë gjenerata e ardhëshme? Gjthnjë e më shumë vjen në pyetje mbi-popullimin. Ndodh që ata që janë të përshtatshëm për përmirësimin e rracës njerëzore, zhduken kurse ata që nuk janë kompetent të sjellin këtë përmirësim ia dalin të mbijetojnë. Kjo është një arsye për të dyshuar në këtë çështje.

Shembull tjetër: Në lidhje me mass median, dikush mund të mendojë se është mrekulli që i ulur në një qosh dhe në momentin e duhur dëgjon lajmin për të cilin je i interesuar. Por mbani mend se e njejta gjë krijon kaq shumë ankth dhe shqetësim për qeniet njerëzore; për shumë çështje, sa që është e këshillueshme për njeriun të mos dëgjojë shumë lajme. Për shembull, në të kaluarën njerëzit që jetonin në Shiraz ishin të pavetëdijshëm për përmbytjen që vërshoi Gurçanin, duke mbytur shumë njerëz dhe duke lënë të tjerët pa shtëpi. Por tani ata mësojnë për të menjëherë dhe ndjehen të trishtuar dhe në ankth.
Ndodhi të tilla të pakëndëshme që ndodhin në vende të ndryshme të botës, ka me mijëra.

Nga pikëpamja e mirëqenies njerëzore, dhe mirëqenia si kriter që u meson njerë zve të dyshojnë ta shohin shpejtësinë si matëse e progresit dhe evolucionit ose jo. Megjithatë ne nuk kemi të bëjmë me këto probleme, për sa ne besojmë se ka një evolucion dhe të gjitha këto vështirësi mund të kapërcehen - një temë që do të diskutohet më vonë. Kështu në lidhje me marrëdhëniet njerëzore, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë progres ose evolucion, apo, edhe nëse ka ndodhur nuk është në proporcion me progresin në bërjen e mjeteve dhe në rritjen e organizatës shoqërore.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga Ariel Mon 6 Jun 2011 - 5:47

Pertova me e lexu...kush eshte thelbi i diskutimit? geeegge
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 5:48

Ky eshte thelbi mome

A ka bërë njeriu progres në përmirësimin e marrëdhënieve të qenieve njerëzore me njëri tjetrin
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 5:51



Jemi ne kulmin e artit me te madh njerzor..Komunikimin.Ne se ne shekullin e XIX do te duhej nje muaj,apo dhe me shume per te derguar nje leter ne Amerike per ''Dajtin e Moth'',sot kete djale e merr ne cel. brenda 5 sekondash.

Ne se me pare marveshjet njerzore beheshin me ''qitap'' sot ato nenshkruhen brenda 1 minute nepermet postave elektronike.Ne se ne malet e Dagobise njofitimet per vdekje apo gezime beheshin me te thirrura ose zjarr,sot ato behen me tel brenda 3 sek.

Edhe mynyra e bashkebisedimit midis njerzeve a po grupeve shoqerore ka ndryshuar katerciperisht.Elekuenca eshte elementi qe zbut bisedat,i ben ato me te kendeshme dhe me te embla.

Vetem ne politiken shqiptare vazhdon te trashegohet zhargoni i elementeve te ashper komunikativ,se te tille e kerkojme vete ne.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga Ariel Mon 6 Jun 2011 - 6:06

00027003 00027003
Komunikimi ka arrit majat...prit kur te komunikojme dhe me mendje tani...me vale truri... qesh
kurse per marredhenie mos e pyt, sidomos ne shqiperi... ska mo marredhenie me baze shpierterore...po vec per interes..
ska mo...dhe kalamojt kur i puth te thone...hudh 10 mij lek qesh qesh
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 8:36

po marredheniet njerezore jan prishur kohet e fundit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet njerëzore Empty Re: Marrëdhëniet njerëzore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi