Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet at – bijë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet at – bijë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëdhëniet at – bijë

5 posters

Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga WebMaster Sun 9 Sep 2012 - 22:04

Që herët, në vogëli, vajza ka nevojë të shohë prindërit që duhen
dhe e dëshirojnë njëri-tjetrin. Falë babait e nënës vajza do mund të
kërkojë që dhe ajo të dashurojë e të duhet nga të tjerët.
Elona Kormaku
Psikologe klinike


Vështrimi dëshirues që babai i drejton mamasë së saj është përcaktues
për vajzën për t'i kultivuar ndjenjën e dashurisë. Figura e babait e
ndihmon vajzën të fitojë feminitetin dhe ta zhvillojë atë. Përmes
fjalëve të tilla si: "Ti je vajza ime e bukur!" ... "Sa bukur je veshur
sot!", përmes dhuratave (një kukull, një unazë për vajza të vogla të
luajnë së bashku apo të kalojnë orë të tëra pa prezencën e njerëzve të
tjerë).

Vështrimi mashkullor është esencial, përderisa vajzat vetafirmohen në
përballje me figurën atërore. Vajza e konsideron babanë si një matës
nga i cili do mund të vlerësojë meshkujt e tjerë. Nëse ai sillet mirë,
është i dashur, i ndershëm dhe mbrojtës, është shumë e mundur që vajza
të dëshirojë të shohë po këto cilësi edhe tek mashkulli i jetës së saj.
Babai duhet të jetë admirues, krenar dhe të transmetojë një imazh
pozitiv të vajzës.

Edhe pse babai ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e vajzës si në
sferën personale, profesionale dhe atë të ndjenjave, në stadin e
adoleshencës zhvillohet një distancë midis tij dhe vajzës, e cila mbetet
esenciale për përgatitjen e shtigjeve të reja në marrëdhënie me
meshkujt e tjerë në jetën e së bijës.

Vajza adoleshente bëhet më indiferente dhe lidhja gjithnjë e më
shumë e tensionuar. Babai kërkon të jetë akoma aktiv në vlerësimin e
feminitetit dhe bukurisë së vajzës, por i duhet të pranojë njëkohësisht
se tashmë ajo është e preferuar edhe në sytë e meshkujve të tjerë. Në
këtë periudhë situata tensionohet akoma më shumë kur vajza kërkon të
mbyllet në dhomën e saj duke ëndërruar për dashuritë e reja të moshës e
duke u sjellë e ftohtë me babanë dhe akoma më keq kur në këtë moshë
duket se vajza rifillon të afrohet sërish me nënën. Gjatë kësaj kohe.
babai duhet të vazhdojë t'i qëndrojë pranë vajzës. Edhe pse ajo duket
një e huaj. Një vështrim mbështetës, mbrojtja dhe përkëdheljet
prindërore nuk duhen mohuar dhe nuk duhet të mungojnë përgjatë kësaj
periudhe, pasi roli i babait mbetet vendimtar dhe largësia emocionale
është vetëm e përkohshme.

Marrëdhëniet at – bijë  Foto-1marrdh
Kur një vajzë tashmë është e pjekur, ajo ndërton një lidhje të veçantë
me secilin nga prindërit. Vajza e re së bashku me ndryshimet
fizike-emocionale do ta ketë të vështirë që të ruajë të njëjtën
marrëdhënie me babanë si më parë. Vajza e rritur dëshiron të ketë
afrimitetin e dikurshëm me babanë pa qenë pranë fizikisht me
njëri-tjetrin Konkretisht, babai nuk mund të hyjë më si më parë në
dhomën e vajzës apo akoma edhe më shumë në tualet. Për këtë arsye,
mbajtja e linjave të komunikimit është vendimtare për të siguruar
lidhjen at-bijë dhe që të qëndrojë e fortë gjatë viteve që vijnë.

Nga fëmijëria në adoleshencë e deri në moshën adulte, lidhja at-bijë
do të ndryshojë dhe për më tepër do të analizohet nga të dyja palët.
Etërit, të cilët fillojnë vendosjen e kufijve të rreptë për vajzat e
tyre të vogla, si një mjet për t'i udhëzuar ato në vitet e hershme, do
ta kenë të vështirë t'i vendosin ato në adoleshencë dhe në fund të
dorëzohen, duke hequr dorë nga kontrolli kur vajzat e tyre të jenë
adulte. Kjo vështirësi duket se shfaqet edhe tek vajzat që duhet t'i
përmbahen e t'i respektojnë këto rregulla në faza të ndryshme të jetës.
Çdo gjë mund të kalojë natyrshëm dhe papengesa komunikimi kur ato
trajtohen në mënyrë jokritike apo negative, çka mund të shkaktojë një
çarje në marrëdhënien e tyre.

Interesi i treguar nga ana juaj dhe e babait për interesat,
preferencat dhe angazhimet vetjake është një mënyrë e shkëlqyer për të
ndërtuar mënyra të reja komunikimi. Të pranoni dhe të mos gjykoni. kur
babai ju rrëfen për miqtë e tij të vjetër dhe takimet që bën me ta. Për
ndryshimet e reja që ka dëshirë të bëjë në shtëpi. në punë etj. Mos
kritikoni se si sillet me fëmijët tuaj dhe zakonet e reja familjare. të
cilat mund të vijnë si rezultat i viteve që kalojnë ... E njëjta gjë
vlen për një përshtatje nga ana e babait në lidhje me stilin e jetës së
vajzës. Daljet e vona natën. blerjet e shumta për gardërobë, edukimi i
fëmijëve. pushime të shtrenjta etj. Mundësia që i japin njëri-tjetrit
për të shprehur dhe vepruar lirshëm në bazë të interesave personalë, i
ndihmon etërit dhe bijat të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme e të
fortë ashtu siç nis që në vogëli. Marrëdhënia at-bijë është unike dhe e
veçantë. Ajo mund të mbijetojë përgjatë viteve në baza të forta
respekti. të kohës cilësore kushtuar mes tyre dhe të një komunikimi të
qëndrueshëm. /Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Re: Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga Anakonda Thu 13 Sep 2012 - 0:08

e pra e edhe un i kam pas marrdheniet e mira me babin;por kur vdiq ai hyna ne nje depresion te thell saqe fillova te urreja tgjith;esht shum e tmerrshme te jesh jetim/e sidomos pasi ke pa vmarrdheniet e mira me prindrin qe fatkeqesisht nuk jeton me....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Re: Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 14 Sep 2012 - 1:39

Babi eshte dashuria e pare & e perjetshme e nje vajze...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Re: Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga T_o_n_i Fri 14 Sep 2012 - 1:52

mbeshtetja me e forte e nje femre eshte tek babai ...por jo se e le nga pas nenen ...por thuhet qe lidhja mes bij e babe jan me te forta
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Re: Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga Ariel Sat 15 Sep 2012 - 7:57

Oooooo gocat jane princeshat e babit...vertet jane te lidhura me nenat...po marredhenia mes goces dhe babit eshte magjike...eshte dicka ndryshe... Babai per gocat eshte si ai globi i plotesimit te deshirave...te largimit te streseve...i te ndjerit e vleresuar dhe e perkedhelur...e shohin si idhull...si frymezim shpirteror dhe siguri per te ecur perpara...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Marrëdhëniet at – bijë  Empty Re: Marrëdhëniet at – bijë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi