Per sa dashuri keni nevoje?
4 posters
Faqja 1 e 1
Per sa dashuri keni nevoje?
A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa “ngjitës” bëheni sapo keni një partner të ri të krah? Ose përse kur lidheni nuk arrini që të qëndroni me një partner për një kohë të gjatë dhe nisni që pas një farë kohe të kërkoni për një tjetër, ose dhe për më shumë liri personale? Sipas një studimi të fundit, mënyra me të cilën ne reagojmë në marrëdhëniet tona intime është e paracaktuar
A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa “ngjitës” bëheni sapo keni një partner të ri në krah? Ose përse kur lidheni nuk arrini që të qëndroni me një partner për në kohë të gjatë dhe nisni që pas një farë kohe të kërkoni për një tjetër, ose dhe për më shumë liri personale? Sipas një studimi të fundit, mënyra me të cilën ne reagojmë në marrëdhëniet tona intime është e paracaktuar. Pra nëse jemi apo nuk jemi “ngjitës” ko varet nga ajo çka është shkruar në gjenet tona. Nëse s’do të arrinim që të zbulonim se sa “shmangës”, “të ankthshëm” të “pasigurt”, apo të “sigurt” jemi do të mund që të përcaktonim edhe mënyrën me të cilën sillemi kur jemi në lidhje intime dhe si pasojë do të donim se cili do të ishte partneri ynë perfekt që do ta transformonte lidhjen tonë në një sukses.
Të gjithë ne përfshi ata që sapo kanë nisur që të kenë lidhjet e tyre të para e deri tek ata që kanë 40 vjet martese jemi njerëz që bëjmë pjesë në kategori të caktuara, praktikisht kategoritë e sipërpërmendura të gjendjeve dhe duke kuptuar se në cilën kategori bëjmë pjesë do të arrijmë që të shohim në një dritë të re edhe sjelljen tonë dhe mbi të gjitha do të mund ta ndryshojmë atë për mirë. Një gjë është ndërkohë e sigurt që të gjithë ne jemi biologjikisht të programuar për të kërkuar dashuri. Edhe pse jetojmë në një kulturë që na thotë se pavarësia është gjë e mirë, kjo është tërësisht një gënjeshtër dhe tërësisht larg së vërtetës. Njerëzit që kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira ia kanë dalë që të jetojnë më gjatë dhe në mënyrë më të shëndetshme.
Nevoja për të qenë pranë dikujt që për ne është i veçantë është kaq e rëndësishme sa truri ka mekanizma biologjikë që quhen “sistemet e afrisë” që përbëhen nga emocione dhe sjellje që na japin edhe dëshirën për të qenë pranë njerëzve që duam. Ky sistem shpjegon për shembull se përse një fëmijë që ndahet nga e ëma për një farë kohe bëhet shpesh i egër, ka ankthe dhe sjellje jo të zakonshme që shprehin në njëfarë mënyre revoltën dhe refuzimin e tij për këtë ndarje. Kjo sjellje zgjat derisa ai rivihet në kontakt me të dhe merr prej saj të gjitha ato emocione që i patën munguar dhe si pasojë i sollën çrregullimet emocionale. Por ndërsa të gjithë kemi nevojë për t’u lidhur me dikë dhe për të marrë prej këtij personi sigurinë dhe dashurinë, si dhe kënaqësinë që të ofron një lidhje mënyra se si ne e bëjmë këtë lidhje është e ndryshme në persona të ndryshëm.
Në vitet ’60 disa teste që u nxorën në pah se bebet vetë ishin ose të “sigurta”, ose “me ankth”, ose “shmangëse”. Sapo një nënë të dilte nga dhoma foshnja do të niste të qante, ndërsa me t’u futur ajo do të pushonte së qari. Kjo në rastin kur foshnja ndihej e sigurt. Në rastin e foshnjave “me ankth” kur nëna largohej ajo nuk qante, por kur ajo kthehej foshnja niste të qante dhe ta fajësonte në një farë mënyre të ëmën. Ndërkohë, provat tregonin se rrahjet e saj të zemrës ishin të mëdha dhe nivelet e hormonit të stresit të larta gjithashtu.
Kërkimet kanë nxjerrë në pah se të rriturit sillen në mënyrë të ngjashme me fëmijët kur bëhet fjalë për lidhjet romantike. Lloji i tipit që kemi (çka varet shumë nga mënyra e rritjes dhe përvoja) përcakton edhe mënyrën e marrëdhënies që kemi me të afërmit e zemrës. Kështu, njerëzit e sigurt ndihen mirë me marrëdhënien e tyre intime dhe zakonisht janë të ngrohtë dhe plot dashuri. Ndërsa njerëzit me ankth që kanë nevojë për dashuri zakonisht janë shumë të preokupuar me lidhjen e tyre dhe kanë tendencë që t’i dramatizojnë gjërat, ta tensionojnë marrëdhënien, duke e vështirësuar shumë aftësinë e partnerit për t’ua kthyer dashurinë.
Ndërsa njerëzit që janë “shmangës” zakonisht dinë të mbajnë distancë nga partneri dhe të jenë më të pavarur se dy të parët. Nëse do të përdornim një teori të tillë, atëherë marrëdhëniet tona me të tjerët nuk do të dukeshin kaq të pakuptueshme dhe të ndërlikuara, por tërësisht të parashikueshme. Pra cili tip jeni ju? Shikoni më poshtë karakteristikat e tri ndarjeve të mësipërme dhe vlerësoni veten tuaj:
I ankthshëm:
Keni aftësi për të krijuar relata të mrekullueshme intime, por shpesh keni frikë që partneri nuk dëshiron që të jetë pranë jush me të njëjtin intensitet që ju do të dëshironi. Marrëdhëniet ju konsumojnë shumë energji emocionale dhe jeni shumë i ndjeshëm edhe ndaj lëkundjeve më të vogla të humorit të partnerit. Nëse nuk dëgjoni rregullisht nga partneri juaj ju shqetësoheni shumë dhe kur ndieni se ai është duke krijuar distanca në lidhjen tuaj e shprehni ankthin që keni si më poshtë:
duke bërë një numër të madh telefonatash, duke dërguar sms apo e-maile ndërsa jeni në pritje të telefonatës, duke shkuar në vendin e punës së partnerit me shpresën se do ta bëni që të kthehet;
Në rast se ju kthehen telefonatat apo partneri pranon që të takohet me ju, atëherë jeni ju personi që kaloni në sjellje indiferente duke u sjellë ftohtë me të, apo duke u larguar;
Kërcënoni se do të largoheni përgjithmonë nëse partneri do të vazhdojë që t’u kërkojë që të rrini;
Nisni që të bëni partnerin tuaj xheloz duke i treguar për lidhje me të tjerë
Kjo është një shenjë e sistemit “tepër të ndjeshëm” që e keni. Edhe një gjë fare e vogël mund t’ua ndryshojë tërësisht humorin, apo edhe besimin te partneri dhe lidhja në përgjithësi.
Shmangësi
Për njerëz me një tip të tillë është shumë e rëndësishme pavarësia dhe në vend të intimitetit të theksuar këta lloj njerëzish kanë nevojë për pavarësi. Edhe pse dëshironi që të jeni pranë të tjerëve, një afrim i madh u krijon bezdi dhe menjëherë tentoni që të vendosni distancën që ju pëlqen me partnerin. Nuk e kaloni shumë kohën duke analizuar gjithçka që ka të bëjë me lidhjen tuaj, apo me veprimet e partnerit. Nuk keni nevojë që t’i hapeni për çdo gjë partnerit dhe bezdiseni nëse ai do t’ua kërkojë një gjë të tillë. Vetëm, apo në marrëdhënie me dikë ju gjithmonë dhe në mënyrë të vazhdueshme një tip i tillë kërkon pavarësinë duke e vënë mbi gjithçka dhe këtë e bëjnë përmes përdorimit të shumë strategjive të tilla si:
Duke thënë: “Nuk jam i gatshëm që të lidhem seriozisht”. Megjithëse qëndrojnë në një lidhje për shumë vite
Përqendrohen tek anët jo të mira të partnerit mënyra e të folurit, veshjes
Fiksohen pas një “ishi”, ose ëndërrojnë vazhdimisht për të dashurën “perfekte”
Flirtojnë me të tjerat për ta bërë marrëdhënien të pasigurt dhe të largët
Krijojnë distanca kur gjërat shkojnë mirë si për shembull nuk bëjnë telefonata pas një nate shumë romantike
Shmangin afrimitetin seksual për shembull duke mos dashur që të ndajnë të njëjtin shtrat pas seksit
Krijojnë lidhje të pamundura si ato me njerëz të martuar
I sigurti
Nëse jeni një person i tillë atëherë sjellja e ngrohtë dhe e dashur me partnerin është krejtësisht normale dhe e zakonshme. E keni kënaqësi intimitetin me partnerin, por pa qenë shumë i shqetësuar për lidhjen, sepse e dini se kjo do t’ua prishte atë. Shihni anët e mira të një lidhjeje dini që të komunikoni shumë mirë, të dëgjoni dhe të shqetësoheni me masë për problemet emotive të partnerit. I ndani sukseset dhe shqetësimet me partnerin dhe jeni i gatshëm që ta ndihmoni në rast se do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Ju jeni:
Një njeri që lufton në mënyrë të drejtë dhe jeni i gatshëm që të pranoni gabimin nëse e ndieni se keni vepruar gabim
Jeni mendërisht fleksibël dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të partnerit
I shprehni hapur ndjenjat tuaja dhe nuk bëni lojëra të dyfishta emocionale
Ndiheni mirë me krijimin e intimitetit fizik me partnerin dhe me seksin
Të gjithë do të mund të mësonin shumë nga sjellja juaj me partnerin, por kjo nuk do të thotë se të gjitha sjelljet tuaja janë perfekte..Shqiperia.com

Re: Per sa dashuri keni nevoje?
Nuk e lexova artikullin te gjithe.
Polythrona e ngjeshur fort e mbreterise,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Full

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Per sa dashuri keni nevoje?
kam nevoje ne pergjithesi,,,por me shume e me kam nevoje kur kaloj situata te pakendshme,,,kam nevoje te me degjoj dhe ngushelloje,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Per sa dashuri keni nevoje?
Kam nevoje per dashuri,aq sa te me mbaje zemra ime.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
» Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!
» 5 shenjat qe tregojne qe ju keni nevoje per pushime
» Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër
» Sa here keni rene ne dashuri ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi