Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
3 posters
Faqja 1 e 1
Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
Rrusta, eshte plaku zoteri i lagjes sone dhe qe askush s’do ja jepte 70 vite mbi kurriz. I veshur shik, i paster, i mbajtur, me tradite, e qe besa edhe i fjales, por ka dy dite qe rreth tij fliten thashetheme e thashetheme. Thjeshte eshte bere tema, kryetema, kryefjala e rruges, kafeneve dhe ambienteve te brendshme te tere lagjes.
Si i ri, Rrusta ishte nje punetor i madhe, dhe femijeve te tij u kish krijuar nje mundesi te jeteses mbi mesataren. Jeta me dallget e saj i kishte rrembyer ata dhe ishin shperndar qyteti, me familjet e tyre neper shtepite e tyre, nderkohe qe Rrusta kishte ngelur ne banesen e tij te rregulluar po sipas qejfit te tij. Vinin e vizitonin fundjavave megjithate Rrusta bente gjumin vet, jetonte vet, ushqehej vet e lante e pastronte vet e ndoshta edhe llafoste vet apo me mire me thane vetmevete, pasi Fisnikja e tij kishte 5 vite qe kish vdekur. Vazhdimisht thoshte se me mire te vdiste edhe ai ate dite.
Para baneses se Rrustes dhe lagjes, ne kontenjeret e berllogut shpesh verehej nje plake e kerrusur, qe vuajtjet e kishin renduar aq shume dhe askush nuk dinte nga ishte e sa vjet kishte. E dinim se quhej Rrushe nga kalamjat qe e ngacmonin. Aty mblidhte kanaqet nga siguronte buken e dikush thoshte se edhe flinte streheve. Edhe ndoshta ngase veshja e saj fare pak dallonte nga ngjyra e tokes, ndersa duart dhe fytyra thuajse ishin nje are e levruar ku cdo brazde ishte histori ne vete. I shendrisnin vetem syte e kalter dhe dhembet qe i vereheshin nga buzeqeshja qe si mungonte sa here gershetohej me veshtrim njeriu.
Ka dy dite qe Rrushja me nuk shifet duke mbledh kanaqe. Qysh nga dita kur Rrusta e ftoi brenda ne banese qe te pinte nje qaj te ngrohte. Ca thone se po ta shihnim Rrushen nuk do e njofim, ca thone se Rrusta kish lojtur mendje dhe ish dashuru ne pleqeri, ca thone se Rrushja e mashtroi Rrusten sa per te bere strehe, e madje ca thone se edhe djemt e tij nuk u duken kete fundjave ngase ishin hidheruar me vendimin e babas se tyre.
Flitet e perflitet gjithcka poshte e larte dhe deri me tash vetem nje gje eshte e sigurt: Rrusta dhe Rrushja po bashkjetojne ka dy dite.
Cfare mendoni ju per veprimin e Rrustes dhe Rrushes duke pare gjendjen e njerezve te moshuar ne vendin tone.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
Nuk shikoj ndonje gje te keqe ne kete mes.......askush nuk e do vetmine,dhe ne kete rast,me duket shume gje e paster.
Pres mendime...!
Pres mendime...!
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
Kemi nevoje per dashuri,por humanizmi sjell ndonjehere sjell coroditje.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Dashuri, nevoje, humanizem apo coroditje ?!
Nevoje.... shume per dashuri....
il conte- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5371
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha : 42
Hobi : cinema & calcio.formula uno
Similar topics
» Miket qe cdo femer ka nevoje
» Per sa dashuri keni nevoje?
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër!
» Kam nevoje..????

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi