Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota

2 posters

Shko poshtë

''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota Empty ''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota

Mesazh nga exploreri Thu 9 Jun 2011 - 20:17



''Arrestohet'' Antimateria....

''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota Scienza_antimateria

Shkencëtarët e CERN-nit bëjnë të ditur se kanë gjetur mënyrën se si të ruajnë atomet e antimateries për më shumë se 15 minuta, gjë e cila deri para këtij zbulimi ishte e pamundur të bëhej sepse ajo zhdukej, madje që në të mijtat e sekondës.

Pas këtij zbulimi shkencëtarët do të kenë më shumë kohë të studiojnë në detaje antimaterien dhe të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në momentet e para të krijimit të Gjithësisë.

Antimateria, përkatësisht mosekzistenca e saj, mbetet një prej mistereve më të mëdha shkencore. Grimcat e materies dhe antimateries në esencë janë të barabarta, por kanë ngarkesë të kundërt që shkakton anullimin e tyre kur ndeshen.

“Gjysma e gjithësisë është zhdukur, dhe ne nuk e dimë pse”,- tha Jeffrey Hangst, zëdhënës i ekipit i cili është duke kryer ALPHA hulumtimin në CERN ku gjendet edhe Large Hadron Collider, ndeshësi i madh i grimcave.

Antimateria ka tendencë të zhduket shumë shpejt kështu që deri më tani shkencëtarët nuk kanë mundur ta studionin hollësisht. Tashmë me zbulimin e fundit studiuesit kanë rreth 1000 sekonda kohë për ta studiuar.

''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota Antimateria

“Kemi arritur prej dy të dhjetave të sekondës deri tek 1000 sekonda sepse kemi arritur të “ftohim” atomet e antihidrogjenit në temperaturë më të ulët se 0.5 shkallë nën zeron absolute. Në temperatura më të larta antimateria zhduket menjëherë”,- thekson Hangst.

Deri më tani shkencëtarët kanë arritur të ruajnë rreth 300 atome të antihidrogjenit, kurse numri më i madh i atomeve u'a lehtëson kryerjen e eksperimenteve. Zbulimin e tyre shkencëtarët e CERN e kanë publikuar në revistën Nature Physics.

Sa i përket frikës së njerëzimit se nëpërmjet antimateries mund të shkatërrohet bota shkencëtarët e CERN sqarojnë se:
“Antimateria është krejt e sigurt për shkak të sasive minimale që mund të krijojmë. Do të ishte shumë e rrezikshme sikur të mund të krijonim disa gramë, por për këtë do të na duhej jashtëzakonisht shumë kohë”.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota Empty Re: ''Arrestohet'' Antimateria,do te zbulohet si eshte krijuar bota

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 3:40

cfare nuk po nxjerrin edhe keta tashi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi