Zyrtari kosovar është vrarë, arrestohet gruaja dhe 2 vajzat
Faqja 1 e 1

PRISHTINE - Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të dyshuar për vrasjen e zyrtarit qeveritar, Hamdi Sopa. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, zëdhënësi i policisë, Brahim Sadria, i cili bëri të ditur se personat ishin të pranishëm në banesën e të ndjerit në momentin e krimit.
Burime të besueshme konfirmojnë se Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Gjatë ditës së sotme policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarave, ndërsa ka filluar edhe zhvillimi i hetimeve ndaj të dyshuarave.
Bazuar nga rezultati i autopsisë konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot mori vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.
Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshojë urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite (29 janar 2013), në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij.
(er.nu/koha/BalkanWeb)

Similar topics
» Gruaja e vrarë në muajin e mjaltit, tani është me sozinë e saj
» Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend
» TTP : Bin Laden nuk është vrarë, ai është gjallë !
» Është vrarë Muammar Gaddafi (video)
» Cfare eshte gruaja?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi