Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

3 posters

Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Vizitor Mon 16 Nov 2009 - 2:46

"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shënon momentin e lindjes së një njeriu të klonuar. Është një bebe vajzë, e pagëzuar me emrin Evë, lindur nga një grua amerikane 31-vjeçare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas. Klonimi i njeriut ka qenë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve të fundit. Kjo, për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekspertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakolare.

Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të UFO-ve, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë njëvjeçar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatzëna me fëmije të klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori, por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një fëmijë i klonuar. Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Brigitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbikeje 31-vjeçare holandeze. Faktet përsëri mungojnë.

Metoda e klonimit është etabluar për herë të parë tek kafshët. Klonim quhet procesi i prodhimit të qenieve të gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja më e famshme e botës, është e para kafshë gjitare (kështu quhen kafshët që i ushqejnë të porsalindurit e tyre me qumështin e gjirit) e klonuar. Për të prodhuar Dolly-n, materiali gjenetik i marrë nga një qelizë e diferencuar e trupit programohet sërish duke e kthyer mbrapsht në gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zëvendësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza. Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplantohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Për Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dolly-n, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kërkimet e tij, ai synon, para së gjithash, të manipulojë delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojnë substanca speciale, si p.sh. medikamente. Këto substanca duhet të depozitohen në qumështin e deles nga i cili do të ekstraktohen më pas për t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar këto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.

Klonimi i Dolly-t shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët dhe nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolly kaloi nëpërmjet 276 dështimesh. Një dështim gjatë klonimit do të thotë një lindje me defekt ose vdekje. Por, edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqesin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përveç mbipeshës shumë klone kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. P.sh., tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojnë funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstari Dolly vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Për shkencëtarët është akoma e paqartë se si klonimi influencon shëndetin e kafshëve dhe gjatësinë e jetës së tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë, përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?

Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një sëmundje që duhet të kurohet, kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të lindë një grua 63-vjeçare me anën e metodës së fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe raelianët e konsiderojnë mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelianët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga Zoti dhe as nga evolucioni. Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planetë të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor. Edhe vetë profetët, Buda, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianët janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojnë njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, gruaja e sektit të UFO-ve, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologun franceze dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).

A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu? Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i një embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6-qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të suksesshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitjeje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë për mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtet klone, duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid-it që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht iu mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet për klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjitha kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij për klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.

Për çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopshti idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatzëna me fëmijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndrrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.

Për të pasur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numër i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri në 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.

Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian, por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësinë, prindër që u kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një “dublikatë” të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianët janë edhe ushtarët amerikanë. Ndërhyrja ushtarake amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijët e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikanë është kostoja përkundrejt së cilës bëhet i mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.

Me gjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jenë bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjerë akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që u kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë gjermano-franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.

E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndrrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vlerësuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do të na heqë mundimin e të qenit fëmijë, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë" ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.

Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, p.sh., është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, p.sh., mëlçinë, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transplantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të suksesshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetvete shumë efecient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekësinë.

Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, p.sh., me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me lig, por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiare të mëdha.

Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajër. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndiente të nevojshme të njoftonte nëse i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të Shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi", - ishte koment i tij vetëjustifikues. Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Tanimë atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratorët dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh. Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte viti 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikëson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikëson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eksperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimente njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërisë njerëzore. Përmirësimi i gjeneve nuk i zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 5:30

A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu?

Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i një embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6-qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të suksesshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitjeje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë për mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtet klone, duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid-it që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht iu mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet për klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjitha kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij për klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.

Për çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopshti idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatzëna me fëmijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndrrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.

Për të pasur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numër i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri në 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.

Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian, por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësinë, prindër që u kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një “dublikatë” të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianët janë edhe ushtarët amerikanë. Ndërhyrja ushtarake amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijët e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikanë është kostoja përkundrejt së cilës bëhet i mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.

Me gjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jenë bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjerë akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që u kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë gjermano-franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.

E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndrrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vlerësuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do të na heqë mundimin e të qenit fëmijë, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë" ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga WebMaster Mon 16 Nov 2009 - 5:31

Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, p.sh., është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, p.sh., mëlçinë, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transplantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të suksesshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetvete shumë efecient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekësinë.

Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, p.sh., me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me lig, por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiare të mëdha.

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! 9023_314210250353_135633570353_9519381_246243_n



Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajë. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndiente të nevojshme të njoftonte nëse i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të Shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi", - ishte koment i tij vetëjustifikues. Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Tanimë atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratorët dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh. Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte viti 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikëson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikëson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eksperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimente njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërisë njerëzore. Përmirësimi i gjeneve nuk i zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Vizitor Mon 16 Nov 2009 - 5:38

ne klonim nuk besoj po dhe klonimi asht i ndalum me ligj kle me fal ama spata kohmeta lexu postin ton
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Erika Mon 16 Nov 2009 - 5:59

Ne fakt nuk e di pse njerzit duan te krijojn nje klonim ???

Eshte thyerje e ligjit te natyres dhe mosrespeektimi i saj Por duhet marr parasysh qe ka dhe njerez te cilat e duan kete gje , duan te shoin veten e tyre tek nje tjeter njeri , megjithate duhet te shikohet dhe NJERIU KLON sepse ai nuk do kete prinder dhe nuk do kete prejadheje, kane menduar ata per gjendjen psiqike te tijen se si do ndjehet ai dhe se cfare pasoja do kete????
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Nov 2012 - 18:34

Ç'është klonimi ? A ka tipe të ndryshme klonimi ?

Kur mediat raportojnë lidhur me klonimin në lajmë, ata zakonisht flasin vetëm për një tip te quajtur klonimi riprodhues. Megjithatë ka lloje te ndryshme klonimi, dhe teknologjia për klonimin mund te përdoret dhe për qëllime te tjera përvec prodhimit te binjakut gjenetik te nje organizmi tjetër. Një kuptim baze mbi tipet e ndryshme te klonimit është rruga për te mare një qëndrim te informuar për dëftesat publike ekzistuese dhe per te mare vendimet personale me te mira te mundshme. Me poshtë do te diskutojmë për tre tipe teknologjish për klonimin : (1) teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i ADNse, (2) klonimi riprodhues, (3) klonimi terapeutik.
[redakto]Teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i gjeneve
Termat “teknologjia e ADNse rekombinante”, ”klonimi i ADNse”, “klonimi molecular” dhe “klonimi i gjeneve” të gjitha i referohen te njëjtit proces : transferimi i një fragmenti te ADNse qe na intereson nga një organizëm ne një element gjenetik vetereplikues siç është një plasmid bakterial. ADNja qe na interesonte me pas mund te shumohet në një qelizë te huaj. Kjo teknologji ka ekzistuar që në vitet 1970, dhe është kthyer ne një praktike të zakonshme në laboratorët e biologjisë molekulare në ditët e sotme. Shkencëtaret e plasmideve qe studiojnë një gjen ne veçanti shpesh përdorin plazmidet bakteriale për të gjeneruar shumimin e kopjeve te të njëjtit gjen. Plazmidet janë molekula ADNje kromozomike ekstra, rrethore, te dallueshme nga genomi bacterial normal. Plazmidet dhe tipe të tjerë vektorësh klonimi u përdoren nga eksplorueset e Projektit Te Genomit Human për te kopjuar gjenet dhe pjese te tjera te kromozomeve për te gjeneruar material identik te mjaftueshëm për studime te mëtejshme.
Te “klonosh një gjen”, një fragment ANDje që përmban gjenin që na intereson izolohet nga ADNja kromozomike duke përdorur enzimat e restriksionit dhe pastaj bashkohet me një plasmid që është prere me te njëjtat enzima restriksioni. Kur fragmenti i ADNse kromozomike bashkohet me vektorin e tij te klonimit në laborator, quhet një ”molekule ADNje rekombinante”. ADNja rekombinante me pas mund te riprodhohet bashke me ADNne e qelizës ku është vendosur.
Plazmidet mund te mbajnë deri ne 20.000 bp te ADNse te huaj. Përvec plazmideve bakteriale, vektorë të tjerë mund të mëren viruset, kromozome artificiale bakteriesh (KAB), kromozome artificiale majaje (KAM). Kozmidet janë vektorë klonimi të ndërtuar artificialisht që mbajnë deri në 45 kb AND të huaj dhe mund të paketohen në fage lambda per infektim ne qelizat e E. Kolit. KABte shfrytezojne faktorin e fertilitetit F+ (plazmidin) të gjendur tek E. Koli për të mbajtur 100 deri ne 300 kb AND te shtuar. Nje KAM është një kromozom funksional me prejardhje nga majaja qe mund te mbaje deri ne 1MB AND te huaj. Bakteriet përdoren me shpesh si molekulat ”mikpritese” për molekulat e ADNse rekombinante, por gjithashtu përdoren qelizat e majasë dhe ato humane.
[redakto]Klonimi Riprodhues
Delja e shumëpërfolur vdiq në moshën 6 vjeçare. Dolli, gjitari i pare qe u klonua nga AND e rritur, iu dha fund nga një injeksion letal në 14 Nëntor 2003. Para se te vdiste, Dolli vuante nga kanceri i mushkërive dhe artriti. Megjithëse zakonisht delet Fin Dorset jetojnë mesatarisht nga 11 deri ne 12 vjeç, ekzaminimet e pas vdekjes te Dollit nxorën se veç kancerit dhe artriti ajo ishte normale ne aspektet e tjera. Delja pa emër nga e cila u klonua Dolli kishte vdekur disa vjet me pare para krijimit te saj. Dolli qe mamaja e gjashte qingjave, te cilët u ushqyen sipas mënyrës të vjetër.
Klonimi riprodhues është një teknologji që përdoret për të gjeneruar një kafshe që ka të njëjtën bërthame ADNje si një tjetër kafshe qe ka jetuar me pare ose që akoma ekziston. Dolli u krijua nga teknologjia e klonimit riprodhues. Ne një proces te quajtur ”transferimi i bërthamës somatike” (TIBS), shkencëtaret transferoje material gjenetik nga bërthama e një qelizë të rritur donatore në një vezë bërthama e të cilës, e si rrjedhim dhe materiali i saj gjenetik, janë hequr. Veza e rindërtuar qe përmban AND nga një qelize donatore duhet te trajtuar me kimikate ose me rryme elektrike në mënyre qe te stimulohet ndarja e qelizës. Kur embrioni i klonuar arrin në një fazë të përshtatshme, transferohet ne uterusin e një femre ku ajo vazhdon te zhvillohet deri ne lindje.
Dolli apo dhe çdo kafshe tjetër e krijuar duke përdorur teknologjinë e transferimit te bërthamës, nuk është në të vërtete një klon identik i kafshës donatore. Vetëm ADNja kromozomike apo bërthamore është identike me atë të donatorit. Një pjesë e materialit gjenetik te klonit vjen nga mitokondria në citoplazmen e vezës ku kemi vendosur bërthamën somatike. Mitokondrite, të cilat janë organela qe i shërbejnë si burime energjie qelizës, përmbajnë segmentet e vet te shkurtër te ADNse. Mutacione te mundshme ne ADNne mitokondriale besohet se luajnë një rol të rëndësishëm ne procesin e zhvillimit.
Suksesi i Dollit është më të vërtete mbresëlënës sepse provoi që materiali gjenetik nga një qelize e specializuar e rritur, mund të riprogramohej për të gjeneruar nje organizëm të tere të ri. Para këtij demonstrimi shkencëtaret besonin se kur një qelize behej e specializuar si veshka, zemra, kocka apo ndonjë tjetër lloj qelize, ndryshimi qe i përhershëm dhe gjene te tjera te panevojshme ne qelize do te bëheshin inaktive. Disa shkencëtare besojnë se gabime ose pakompletimi ne procesin e riprogramimit shkaktojnë frekuenca te larta vdekshmërie, deformime, dhe paaftësi te vërejtura midis kloneve te kafshëve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Nov 2012 - 18:37

Klonimi terapeutik
Klonimi terapeutik, gjithashtu i quajtur “klonimi i embrionit”, është prodhimi i embrioneve humane për përdorim ne kërkime. Qëllimi i këtij procesi nuk është të krijohen qenie humane te klonuara, por te mblidhen qeliza burimore qe mund te përdoren për studime mbi zhvillimin e qenieve njerëzore dhe për te trajtuar sëmundje të ndryshme. Qelizat burimore janë të rëndësishme për kërkimet biomjekësore sepse ato mund të përdoren për të gjeneruar efektivisht çdo lloj tipi te qelizave te specializuara në trupin e njeriut. Qelizat burimore ekstraktohen (shtrydhen) nga qeliza pasi ajo i është nënshtruar procesit te ndarjes për pesë ditë. Veza ne këtë faze quhet blastocist. Procesi i ekstraktimit shkatërron embrionin, qe ngre një varietet shqetësimesh etike. Shumë eksplorues shpresojnë qe një ditë qelizat burimore të mund të përdoren si qeliza zevendesuese per te trajtuar sëmundjet e zemrës, Alzhemeirin, kancerin dhe sëmundje te tjera.
Në Nëntor të 2001, shkencëtare nga Teknologji Të Avancuara Të Qelizës (TAQ), një kompani bioteknologjie në Masashuta, deklaruan se kishin klonuar embrionin e parë human me qëllimin për të avancuar kërkimet terapeutike. Për të bërë këtë, ata morën veze nga vezoret e femrës dhe pastaj ia u hoqën materialin gjenetik me një gjilpëre 2/10.000 të incit të gjera. Një qelizë lëkurë u vendos në vezën që i hoqëm bërthamën për të shërbyer si një bërthamë e re. Veza filloi të ndahej pasi u stimulua nga një kimikat i quajtur jonomicinë. Suksesi i rezultateve qe i limituar. Megjithëse ky proces u fillua me tete veze, vetëm tre u ndanë dhe vetëm një që e afte të ndahej në gjashtë qeliza para se të ndalonte.
[redakto]Si mund të përdoren teknologjitë e klonimit ?Teknologjia e ADNse rekombinante është e rëndësishme për të mësuar rreth teknologjive të tjera të lidhura me të, siç është terapia e gjenit, inxhinieria gjenetike e organizmit, dhe sekuencimi i genomeve. Terapia e gjeneve mund të përdoret për të trajtuar kushte të caktuara gjenetike duke përdorur vektorët virusale që mbajnë kopje të korrigjuara të gjeneve me gabime në qelizën e organizmit ku e vendosim. Gjene nga organizma të ndryshme që përmirësojnë shijen, dhe vlerat ushqimore apo që mundësojnë rezistencën ndaj disa tipeve të caktuara sëmundjesh mund të përdorën për të organizuar gjenetikisht ushqimin. Me sekuencimin e genomit, fragmente të ADNse kromozomike duhet të vendosen në vektorë të ndryshëm klonimi për të gjeneruar fragmente te një madhësie të përshtatshme për sekuencim.
Në qoftë së shkallët e ulëta të suksesit mund të përmirësohen (Dolli që vetëm një sukses nga 276 prova), klonimi riprodhues mund të përdoret për të zhvilluar mënyra eficente për ti dhëne përparësi riprodhimit të kafshëve me cilësi të veçanta. Për shembull, kafshe që prodhojnë droga (ilaçe) ose kafshë që kanë shërbyer gjenetikisht për studimin e sëmundjeve humane mund të prodhoheshin në masë.
Klonimi riprodhues mund të përdoret gjithashtu për të ripopulluar kafshë në rrezik zhdukjeje ose kafshë që është vështirë të riprodhohen. Në 2001, lindi kloni i parë i një kafshë të rrezikuar, një ka i egër ose buall. Ai vdiq katër orë pas lindjes nga një infeksion. Në 2001, shkencëtarët në Itali njoftuan për klonimin e suksesshëm te një bebeje të shëndetshme dhie të egër që është në rrezik zhdukjeje. Dija e egër e klonuar jeton në një qendër të jetës së egër në Sardenja. Specie të tjera të rrezikuara janë antilopa bongo afrikane, tigri smartan, dhe panda gjigande. Klonimi i kafshëve ne zdukje parandalon një sfide të madhe të shkencëtareve sepse veza dhe zëvendësuesi që nevojiten për të krijuar embrionin e klonuar do të ishin nga specie të ndryshme nga kloni.
Teknologjia e klonimit terapeutik një ditë mund të përdorët për prodhimin e një organi të terë human nga një qelizë e vetme, ose të prodhojnë qeliza të shëndetshme që mund të zëvendësojnë qelizat e dëmtuara në sëmundjet degjenezuese siç është Alzheimer apo Parkinson. Megjithatë duhet akoma shumë punë para se klonomi terapeutik të bëhet një mundësi reale për trajtimin e çrregullimeve.
[redakto]Çfarë lloj kafshësh janë klonuar ?

Shkencëtaret kanë klonuar kafshe për vite më radhë. Në 1952, u klonua kafsha e parë, një tedpol. Para krijimit të Dollit, gjitari i parë i klonuar nga qeliza e një kafshë të rritur, klonet krijoheshin nga qelizat embrionike. Që nga klonimi i Dollit, shkencëtaret kanë klonuar një numër kafshësh të medhaja dhe të vogla, përfshirë këtu dhe delen, dhi, lopë, mi, derr, mace, lepuj dhe një buall. Të gjithë këta klone janë krijuar duke përdorur teknologjinë e transferimit të bërthamës.
Qindra kafshe të klonuara ekzistojnë sot, por numri i specieve të ndryshme është i limituar. Përpjekjet për të klonuar kafshë të tilla si majmunët, pulat, kuajt dhe qentë kanë qenë të pasuksesshme. Disa specie mund të jenë më rezistente ndaj bërthamës të transferuar nga qeliza somatike se të tjerat. Procesi i heqjes të bërthamës nga qeliza vezë dhe zëvendësimi i saj me bërthamën e qelizës donatore është traumatik, dhe para se klonimet të bëhen me sukses duhet që të bëhen përmirësime në teknologjinë e klonimit.
[redakto]A mund të klonohen organet për përdorim në transplantet ?

Shkencëtaret shpresojnë që një dite klonimi teraupetik të mund të përdoret për të gjeneruar inde dhe organe për transplante. Për të bërë këtë, ADNja do të ekstraktohej nga personi në nevoje dhe do të vendosej në një veze që do ia kemi hequr bërthamën. Pasi veza që përmban ADNne e pacientit fillon të ndahet, qelizat burimore embrionike që mund të transformohen në çdo lloj indi do të kultivoheshin. Qelizat burimore do të përdoreshin për të gjeneruar një organ apo ind që është një lidhje gjenetike me recipientin. Në teori, organi i klonuar mund të transplantohet tek pacienti pa pasur rrezik për kundërshtimin e organit. Në qoftes e organet do të mund të gjeneroheshin nga embrionet e klonuar humane, nevoja për dhurim organesh do të reduktohej shumë.
Duhet të kalohen shumë sfida para se transplanted me "klonim organesh" të bëhen realitet. Do të duhet të zhvillohen teknologji me efektive për të krijuar embrionin human, për të kultivuar qelizat burimore, dhe për të krijuar organe nga qelizat burimore. Në 2001, shkencëtaret me kompaninë e bioteknologjisë Teknologjia e Avancuar e Qelizës (TAQ) raportuan se kishin klonuar embrionin e pare human, megjithatë, embrioni i vetëm që i kish mbijetuar procesit të klonimit ndaloi zhvillimin pasi u nda në gjashte qeliza. Në Shkurt të 2002, shkencëtare me të njëjtën kompani bioteknologjie raportuan se kishin transplantuar me sukses organet e veshkës tek lopa. Skuadra e kërkimeve krijoi një embrion të klonuar të lopës duke i hequr materialin gjenetik një veze dhe duke i injektuar asaj ADNne nga qelizat e lëkurës të veshit të lopës donatore. Meqenëse dihet pak rreth manipulimit të qelizave burimore embrionike nga lopa, shkencëtaret e lanë embrionin e klonuar të zhvillohej në kushte artificiale. Shkencëtaret kanë kultivuar qeliza fetusale nga klonet dhe e kanë transplantuar atë në lopën donatore. Në tre muaj vëzhgimi nuk u vere asnjë shenje e kundërshtimit imunitar në recipientin ku u krye transplantimi.
Një aplikim tjetër i fuqishëm i klonimit në transplantimin e organeve është krijimi i derrkuceve gjenetikisht të modifikuar nga të cilët mund të kultivohen organe të përshtatshme për njeriun. Transplanti i organeve dhe indeve nga kafshët tek njerëzit quhet ksenotransplantizem.
Pse derrkucet ? Primatët do të ishin me të afërt gjenetikisht me humanet, por ata janë me të vështire për t’u klonuar dhe kanë një shkalle shumë me të vogël riprodhimi. Nga llojet e kafshëve që janë klonuar me sukses, indet dhe organet e derrit janë me të ngjashëm me ato të njeriut. Për të krijur një derr, shkencëtaret duhet të çaktivizojnë gjenet që e bëjnë sistemin imunitar të njeriut të kundërshtoje një organ të implantuar deri. Gjenet vendosen në qeliza individuale, të cilat me pas përdoren për të krijuar klone nga të cilët do të kultivohen organet. Në 2002, një kompani bioteknologjie britaneze raportoi se ishte e para që prodhoi klonim double-knockout derave që jane inxhinieruar gjenetikisht për të mos i patur të dy kopiet e gjeneve të përfshira në kundërshtimin e transplanteve. Nevojitën me tepër kërkime për të studiuar transplantin e organeve nga derrat e klonuar në kafshët e tjera.Cilat janë rreziqet e klonimit ?

Klonimi riprodhues është i shtrenjte dhe shumë joeficent. Me shumë se 90 % e përpiekjeve për klonimin dështojnë në prodhimin pasardhësve të gjallë. Do të duheshin me shumë se 100 procedura për transferimin bërthamor për të prodhuar një klon të gjalle. Duke pare shkallen e ulet të suksesit, kafshët e klonuara tentojnë të kenë më shumë komplikime mes stemin imunitar dhe shkalle me të larta infeksioni, rritja e tumorit, e çrregullime të tjera. Studimet japoneze kanë treguar se minjtë e klonuar kanë shëndet të keq dhe ngordhin shpejt. Rreth një e trea e kavieve të klonuara të lindura të gjalla kanë ngordhur shumë shpejt, dhe shumë nga ata ishin të mëdhenj jashtë normales. Shume kafshe të klonuara nuk kanë jetuar mjaftueshëm për të mare të dhëna të sakta për ecurinë e kloneve. Te qenit të shëndetshëm në një moshe të re fatkeqësisht nuk është një faktor i mjaftueshëm për të përcaktuar një jete të gjatë. Vdekja e kloneve njihet si misterioze. Për shembull : delja e pare e klonuar nga Australia që energjike ditën që ngordhi, dhe rezultate e autopsisë dështuan në përcaktimin e shkakut të ngordhjes të sa.
Në 2002, kërkuesit në Institutin Whitehead për Kërkime Biomjekësore në Cambrige, Massachusetts, raportuan se genomet e miut të klonuar janë me rrezik. Duke analizuar më shumë se 10.000 qeliza të melcise dhe të placentas të miut të klonuar, ata zbuluan se rreth 4 % e gjeneve funksionojnë në mënyre anormale. Parregullsitë nuk vijnë si rezultat i mutacioneve në gjenet por nga ndryshimet në aktivizimin normal ose në shprehjen e disa gjeneve.
Probleme gjithashtu mund të krijohen nga programimi i gabimeve në materialin gjenetik nga një qelize donatore. Kur një embrion krijohet nga bashkimi i një spermatozoidi dhe një veze, embrioni merr kopje të të shumtevet të gjeneve nga të dy prindërit. Një proces që quhet “fiksimi” kimikisht shënjon ADNne nga nëna dhe nga babai në mënyre që të meret vetëm një kopje e një lloj gjeni (ose gjeni amësor ose ai atësor). Defektet në fiksimin gjenetik të ADNse nga një qelize e vetme donatore mund të çoje në zhvillimin e disa çrregullimeve në embrionin e klonuar.
[redakto]A duhet të klonohen njerëzit ?

Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.
Lidhur me joefikasitetin e klonimit të kafshëve (vetëm një ose dy pasardhës të gjelle për ç'do 100 eksperimente) dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që joetike të provohej të klonohej njeriu. Jo vetëm që shumica e përpiekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të medha” dhe kushte të tjera dobesuese. Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur parakohë nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Te njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për me tëpër, shkencëtaret nuk e dine si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jene aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekia për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike. Derrat e klonuar rritin shpresat për transplant.
Kërkim në gazeta : të krijosh një dele të klonuar të quajtur Dolli Deborah Barnes, Ph.D.
Dështimi për të kaluar legjislacionin e klonimit, 1997-2003 Dështimi për të kaluar legjislacionin e klonimit, 1997-1998
1997-1998 Masat kundër klonimit 2001-2003 Masat kundër klonimit
Derrat e pare "double-knockout"
Korrespondenti i shkencës në çështjen pretendon të ketë kapërcyer në çështjen për krijimin e organeve për transplant nga deri në njeriu.
Terapeutistet e PPL, me baze afër Edinburgut në Skotlande, thotë se ka krijuar të ashtuquajturit derrat double-knockout, të përpunuar gjenetikisht për të mos i patur të dyja kopjet e një gjeni që shkakton refuzimin.
Shkencëtaret kanë dhëne reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Disa eksperte thonë se ky është nja avancim i gënjeshtërt, ndërsa të tjerë thonë se ky është një hap i vogël përgjatë një rruge shumë të gjatë.
PPLja është kritikuar gjithashtu për publikimin e lajmit në shtyp, në vend që të publikonte të dhënat e tij në një gazete shkencore ku meritat e kërkimeve të saj do të mund të gjykoheshin me me saktësi.
Double-knockout
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Nov 2012 - 18:38

Analizë

Pse Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumë shtete të tjera, akoma nuk ka qenë e suksesshme për të venë në zbatim legjislacionin për ndalimin e klonimit riprodhues ? Nevoja për një ligj të tillë është veçanërisht shumë e madhe në SHBA për shkak të mungesës të ndonjë sistemi efektiv për të licencuar laboratorët private të kërkimeve, klinikat e fertilitetit, apo për veprime të tjera komerciale duke përfshire këtu dhe embrionet dhe gametët humane. Administrata e Ushqimit dhe Drogave në SHBA (AUD) ka kërkuar ligj mbi klonimin e njeriut, por është nën mandate të ligjit për të konsideruar veten sigurinë dhe efikasitetin dhe jo për tu mare me dekrete sociale, politike dhe morale.
Ndoshta dy ndryshimet me të dukshme midis SHBA dhe shteteve të tjera janë përçarja e presidentit në këtë shtet midis abortit, dhe fuqisë të lobit të saj bioteknologjik. Këta dy faktorë ishin vendimmarrës në mosmarrjen parasysh të përpjekjeve Kongresionale për kalimin e legjislacionit kundër klonimit në 1997-98, dhe bllokuan valën e dyte të Te këtyre përpjekjeve në 2001 deri në 2003.Masat kundër klonimit në 1997-1998

Kur Senati po merte në konsiderate legjislacionin kundër klonimit në 1998, industria e bioteknologjisë loboi fuqishëm kundër faturës Republikane që do të kishte ndaluar të dy, dhe klonimin riprodhues dhe klonimin për kërkime, duke dhëne argumentin se kjo do të limitonte kërkimet mjekësore. Ndërsa industria e biteknologjisë mbështeste zyrtarisht fature Feinstein-Kenedi, duke e nxjerr jashtë ligjit vetëm klonimin riprodhues, ajo nuk beri asnjë përpjekje për të siguruar kalimin e saj pasi fatura e Republikaneve u mund në Senat.
Pengesa e dytë e madhe për kalimin e legjislacionit për klonimin në 1998 ishte ngatërrimi i saj me me politikën e abortit. Avokatet kundër zgjedhies, të kundërshtuar në çfarëdo forme mbi kërkimet për embrionin apo në manipulim, mbështetnin faturën më të kuptueshme Republikane. Avokatet pro zgjedhies, të hezituar për të pyetur për meritat e klonimit për kërkime nga frika se kjo mund të përmirësonte statusin moral të embrioneve, mbështetnin faturën Feinstein-Kenedi.
Për të mposhtur këto pozita të polarizuara do të duhej një motivim, energji dhe udhëheqje e stërmadhe. Fatkeqësisht shumë pak Senatoreve iu duk urgjente nevoja për të vene në veprim legjislacionin. Ndërkohë që historia e Dollit tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, shumë shkencëtare dhe përfaqësues të bioteknologjisë argumentuan se asnjë shkencëtar serioz nuk kishte propozuar të klononte njeriun, dhe një përpjekje e tillë nuk duhej dhe nuk mund të ndodhte për një kohë të gjatë. Senatori Kenedi luajti një rol kyç në mbrojtjen dhe lëvdimin e këtij pozicioni tek anëtaret e tjerë të Senatit gjatë debatit bazë : “Çdokush duhet ta ketë të qartë se nesër nuk do të jetë absolutisht farë nevoja për të vepruar për parandalimin e klonimit të një qenieje njerëzore. Asnjë shkencëtar me reputacion nuk do të donte të klononte qeniet njerëzore. Shkencërisht, kjo akoma nuk mund të ndodhe.” (Regjistrimet Kongresionale, 10 Shkurt, 1998, faqe S561).Gjatë debatit të shkurtër bazë të Senatit në 1998, deklarata ishte formuar si një si një proces mjekësor bërthamor kundër të drejtave të embrionit. Shumë pak komente i adresoheshin implikimeve më të mëdha etike dhe sociale të klonimit për kërkime, potencialit të tij eugjenikë, apo rrugët e gjera të kërkimeve alternative. Ashtu siç pritej, vota finale për faturën Republikane u rezua duke dominuar pro zgjedhjeja kundër rreshtave të anti ndërprerjes, më gjithsej 42 vota në favor të saj të dhëna nga Republikanet kundër ndërprerjes.
[redakto]Masat kundër klonimit 2001-2003

Në vitin 2001, pak njerëz diskutonin se klonimi i njeriut ishte një perspektive e largët. Nga të dyja palët që pranuar nevoja për ndalimin e klonimit riprodhues, megjithëse disa legjislacione e limitonin shqetësimin e tyre në manifestimin e rreziqeve fizike që klonimi do të pasqyronte dhe tek fëmijët e klonuar dhe tek femrat që do të pretendonin të ngeleshin shtatzëna me ata. Karakteristika më e madhe e debateve Kongresionale në 2001-2003 mbi klonimin ishte përsëri politikat përçarëse klonimit për kërkime.
Kalimi i faturës të Weldon në Dhome në Gusht të 2001 me një vote prej 265 kundër 162 votash që më i forte sec pritej. Dymbëdhjetë Demokrate pro zgjedhjes votuan për faturën e Wildon. Ndonëse, vota ishte polarizuar se shumti në një mënyre tjetër përgjatë rreshtave pro-zgjedhjes/pro-jetës.
Nje situate e ngjashme filloi të formohej në Senat.
A similar situation took shape in the Senate. Sam Brownback (R-KS), a conservative abortion opponent, introduced a Weldon companion bill (S. 790) that would ban both reproductive and research cloning. Pro-choice Democratic Senator Mary Landrieu (LA) joined him as a co-sponsor, but most of the bill's support came from anti-choice Republicans.
Fatura kryesore konkurruese (S. 1758), e cila do të ndalonte klonimin riprodhues por aprovonte qarte klonimin për kërkime, u prezantua nga Senatoret Dianne Feinstein dhe Edward Kennedy. Shume Republikane kundër zgjedhies, duke përfshire këtu dhe Orrin Hatch, thane se do të votonin për të, por gjithashtu ajo u meshtet në mase nga Demokratet pro zgjedhjes.
Nga fundi i Marsit, të dyja faturat dolën të ishin disa vota më pak nga maxhoranca. Në Qershor të dyja palët ofruan kompromise. Senatoret Spekter dhe Harkin menduan për inkorpporimin e rregullave dhe kontrollet shtese në faturat e tyre, të cilat në formën e tyre fillestare i garantonin kërkuesve në bioteknologji pothuajse një liri të pakufizuar. Senatoret Brownback dhe Landrieu testuan mbështetjen për një pezullim të përkohshëm në vend të një ndalimi të përhershëm për të cilin ato flisnin në fillim. Megjithatë nuk kishte kompromis të mjaftueshëm për të thyer ngecjen që ekzistonte dhe kështu Senati vendosi ta tërhiqte votën e tij.
[redakto]Fytyra e vërtetë e klonimit

Si do të dukej bota nëse shkencëtare renegate këmbëngulin në eksperimentet e tyre për të klonuar njeriun ? Ekspertet thonë se nuk do të ishte e bukur-dhe që shtrirja e klonimit human mund të mos zgjatë për shumë kohe. Raelianet, një grup fetar që beson se alienët krijuan jetën në tokë, pushtuan faqet kryesore të medias me deklaratën e tyre një dite pas krishtlindjeve se ata i kishin sjelle në jete klonin e pare human. Kjo mbetet e paprovuar, dhe shumë eksperte e konsiderojnë atë një gënjeshtër.
Por pasi qetësohet atmosfera e pas karnavaleve, dalin të tjera deklarata se klonet po vijnë në jetë në tokë. Kjo ditë mund të jetë shumë e afërt.
“Është plotësisht e pakontrollueshme që grupe të ndryshme do të përpiqen të klonojnë qeniet njerëzore. Por ata do të krijojnë shumë bebe të vdekura dhe shumë që do të vdesin gjatë rrugës” thotë bioeticieni Tomas Murrai.
Te humbura në deklaratat reklamuese për klonimin human janë dëgjuar fakte shkencore që tregojnë se klonimi i kafshëve është plot me rreziqe dhe para dhe pas lindjes. Shkencëtaret janë në gjendje të klonojnë delet, macet, derrat, buajt dhe minjtë, por jo pa gabime shumë domethënëse që zakonisht shfaqen në përmasa mbi normale të fetusit, defekte placentale, të mushkërive, të veshkave dhe probleme kardiovaskulare, anomali të trurit, mosfunksionim të sistemit imunitar dhe vënia e shumte e peshës pas lindjes.
Përpjekjet për të klonuar primatët kanë treguar të jenë dhe me të vështira dhe mund të jenë të pamundura me metodat e tanishme, thonë shkencëtaret. Një shqetësim të veçante përbejnë embrionet që duken si normale dhe të shëndetshëm por që në nivelin gjenetik janë një "galeri horroresh" thotë Tanja Dominko, e cila kryesoi kërkimet për klonimin e primatëve, në Beaverton.
Teknologjia e Avancuar e Qelizës në Worcester, është grupi i vetëm shkencor që ka njoftuar për krijimin e embrioneve humane për qëllime kerkimesh. Drejtori mjekësor i ACTse Robert Lanza thotë që shpreson që një ditë të krijoje kurën për sëmundje të tilla si Alzheimer duke e bazuar në qeliza të kultivuara nga embrionet e klonuar. Por ky grup ka zbuluar se klonimi i embrioneve humane nuk është kaq i thjeshte. Vetëm një ka arritur ndarjen deri në shtatë qeliza dhe që kishte anomali gjenetike shumë domethënëse.
Lanza thotë se teknikat po përmirësohen për qëllime të kërkimeve mjekësore por jo mjaftueshëm sa për të krijuar një bebe të shëndetshme.
"Defektet shkatërruese në lindje"
Në qofte se në maternitete do të fillojnë të shfaqen bebe të klonuara, shkencëtaret parashikojnë që ata do të lidhen me respiratorët sepse zemrat dhe mushkrite e tyre do të jenë të deformuara. Gjithashtu të porsalindurve të cilët kanë dëmtim të trurit dhe nuk mund të thithin iu nevojiten gypat ushqyes. Te tjerë mund të kenë deformime fizike shumë të theksuara. Edhe ata të lindur me një pamje normale ka shumë mundësi që të shfaqin epilepsi, autizëm apo anomaly në sjellje.
“Te gjitha të dhënat mbi klonimin e kafshëve tregojnë shkalle të larta të humbjes të fetusit, abort dhe vdekje që në bark, dhe shumë kafshe të klonuara kanë defekte shkatërruese që në lindje” thotë Gerald Schaten.
“Kur njerëzit punojnë me kafshët e fermës apo me minjtë e laboratorit dhe lind një pasardhës që vuan, veterineret mund t’i bëjnë ata të ngordhin pa dhimbje. Po njerëzit të cilët po përpiq të klonojnë njeriun, a do të bëjnë të njëjtën gjë me një bebe që vuan ?”
Dy specialiste fertiliteti, Severino Antinori nga Roma dhe Panos Zavos nga Lexington, kanë njoftuar për përpjekje individuale për të klonuar njerëzit. Antinori bëri të ditur në Mars se në Janar do të lindte një klon. Zavos duhej të kishte filluar përpjekjet e tij vjeshtën e kaluar. Antinori, Zavos dhe Boisselier nga Klonaid, kompania Raeliane që thotë se ka sjellë në jetë dy bebe të klonuara, kenë dale se tepërmi nëpër programet televizive, dhe disa kritike, kanë kërkuar legjitimitet duke i ftuar ata të dëshmojnë para Kongresit dhe Akademike kombëtare të shkencave.
Akkoma asnjë nga këta njerëz nuk ka siguruar prova për aftësime për të krijuar në të vërtete një klon human të shëndetshëm, thotë Murrai. Kur u pyeten se si ia bënë për të shmangur deformimet që janë hasur në kafshët e klonuara, të tre ata përsërisin se shkencëtaret të cilët klonojnë kafshët nuk dinë se c’bëjnë.
“Nëse procesi kryet në mënyrën që behet klonimi i kafshëve, po, ka rrezik” Zavos tha për "USA TODAY" në Gusht kur ai prezantoi një çift anonim që tha se ata kishin në plan të kishin një bebe të klonuar. "Ne kemi shkencën e fetusit amësor, dhe në do të monitorojmë shtatzënitë më shumë kujdes."
Shumë nga defektet e lindura të hasura në kafshët e klonuara janë të ngjashme me deformimet fizike të të sëmurëve mendore dhe me prapambetje mendore të gjetura në çrregullime të rralla gjenetike të shkaktuare nga një fenomen i njohur si fiksimi gjenetik, thotë Artur Baudet, profesor gjenetikë në Kolegjin Baylor të Mjekësisë në Hjuston.
Këto çrregullime lindin kur gjenet e nënës dhe të babait nuk kalojnë në zhvillimin embrionik natyrshëm.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?! Empty Re: Klonimi, a është krijuar njeriu i ri?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi