Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kjo nuk eshte liri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kjo nuk eshte liri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kjo nuk eshte liri

2 posters

Shko poshtë

Kjo nuk eshte liri Empty Kjo nuk eshte liri

Mesazh nga WebMaster Fri 10 Jun 2011 - 6:17

Nga Valentina Leskaj
Sot dita nderkombetare e grave ben 100 vjet. Ne kushte normale mund te ishte nje dite reflektimi e celebrimi edhe per grate shqiptare. Nje dite nderimi per sakrificat qe grate kane bere. Po pushteti ne te cilin po jetojme na i ka hequr kete mundesi. Na i ka hequr sepse sot grate ashtu si e gjithe Shqiperia jane ne ditet me te veshtira. Sot edhe femija ne barkun e nenes e di se Shqiperia sot nuk qeveriset me, ne fakt sundohet. E ne nje vend qe sundohet, grate jane te parat qe i paguajne pasojat. Sali Berisha flet per demokraci, per rritje ekonomike rekord e mireqenie qe ja kalon edhe vendeve te BE. Po kush me shume se grate e di se kjo eshte nje genjeshter. *** Standardi i pare i nje shoqerie demokratike jane zgjedhjet e lira e te ndershem, por ne Shqipero ato nuk jane as te lira e as te ndershme. Standardi i nje shoqerie demokratike jane institucionet e pavarura, por sot ato jane nen presionin e kreut te qeverise. Standardi i nje shoqerie demokratike jane mediat e lira, por ketu lirite e mediave po shkojne poshte e me poshte. Standardi i nje shoqerie demokratike eshte liria e protestes, po kater bij nenash i vrau pushteti pse protestuan per nje jete me te mire per femijet e tyre e per te gjithe vendin. Ndaj ne jemi ketu bashke edhe per Ziverin, Aleksin, Faikun, Hekuranin qe sot nuk jane me. E per te njejtat arsye eshte sot me ne cdo grua, cdo nene, cdo moter, per kater te vraret e 21 janarit, per te vraret e kraterit te Gerdecit, per ata te Bulqizes qe i vret varferia. Ne grate e dime mire se: - nuk mund te jete e lire nje grua qe eshte ne pamundesi per te gjetur nje vend pune dhe per fat te keq keto jane shumica sot; - nuk mund te jete e lire nje nene qe nuk ka cfare ti jap femijes per te ngrene dhe keto jane me shumice sot; - nuk eshte liri lemosha qe quhet ndihme ekonomike; - nuk eshte liri borxhi ku eshte zhytur vendi; - nuk eshte liri pamundesia per te paguar ujin e dritat, ushqimet e ilacet, qe shtrenjtohen cdo dite. Grate nuk mund te jene te lira ne varferine e tyre. Nuk mund te jene te lira nen dhunen verbale te ushtruar cdo dite nga kreu i qeverise per gra, nena e motra. Grate nuk mund te jene te lira kur nen kercenimin e humbjes se vendit te punes nuk mund te hapin gojen per te drejtat e tyre themelore. Motra e nje gazetareje te njohur, humbi vendin e punes vetem se motra e saj, beri nje artikull kritik ndaj pushtetit, te njejtin fat pesoi edhe motra e nje gazetari te njohur. Nje vajze humbi vendin e punes pse nena e saj kishte dale ne proteste. Keto nuk jane vetem tre po me mijera gra e vajza, qe sot paguajne haracin e fjales se lire e po keshtu dhe vellezerit e burrat e tyre. Kjo nuk eshte Shqiperia qe nenat dhe motrat shqiptare duan dhe meritojne. Kjo nuk eshte demokracia per te cilen mijera gra e vajza luftuan per shembjen e diktatures, e dite pas dite punuan per te ndertuar nje shoqeri te njerezve te lire. Kjo nuk eshte liria per te cilen grate u ngriten 100 vjet me pare. Te dashura motra, ne sot jemi nen nje regjim qe kerkon te siguroje mbijetesen dhe pasurimin e tij, duke ngushtuar hapesirat e qytetareve. Sot Shqiperia eshte me e varfer se dje me kete qeveri, neser do jete edhe me e varfer se sot. Arsyeja pse sot jemi ketu eshte qe t'ia kursejme vendit te tatepjeten qe ka marre, t'jua kursejme kete femijeve tane qe ata te mos humbin shpresen per te ardhmen e tyre. Eshte kjo arsyeja pse jemi sot te gjitha bashke, sepse ne nuk mund ta pranojme kete standard qe na ofron pushteti i Berishes. Ky nuk eshte standardi i nje vendi anetar i NATO-s dhe aspirant per ne BE. Beteja jone eshte beteja e qytetarise qe grate e ketij vendi kane deshmuar ne cdo proteste te zhvilluar dere sot, ne kerkim te lirise dhe te drejtave njerezore. *** Opozita mbetet sot e vetmja alternative e shprese qe ka pergjegjesine historike te kujdeset per ardhmerine e ketij vendi dhe ne se bashku do t'ia dalim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo nuk eshte liri Empty Re: Kjo nuk eshte liri

Mesazh nga Anakonda Tue 28 Feb 2012 - 17:53

Kjo esht thjesht nje fjale qe gjindet ne shpirtin e nje te burgosuri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi